Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Shkombėtarizimi i klerit katolik
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
odeta
Anetar i ri

Regjistruar: 29/01/2006
Vendbanimi: o det..
Mesazhe: 13

Shkombėtarizimi i klerit katolik

Në ngjarjet e kohëve të fundit ka kaluar pa rënë në sy emërimi i bërë nga Vatikani në ipeshkvitë e Rrëshenit, Lezhës dhe Sapës. Kjo ngjarje jo aq e parëndësishme në jetën e komunitetit fetar katolik në Shqipëri duhet analizuar edhe për faktin se nga tre ipeshkvët e emëruar nga Vatikani vetëm njëri prej tyre është me kombësi shqiptare, ndërkohë që dy të tjerët janë me kombësi të huaj. Pas këtyre emërimeve në hierarkinë e lartë kishtare katolike në Shqipëri raporti mes shqiptarëve dhe të huajve ndryshon në favor të këtyre të fundit një dukuri kjo e re
në historinë e kësaj kishte të dominuar kryesisht nga elementi klerik shqiptar. Në momentin kur po flasim Konferenca Episkopale Shqiptare organi më i lartë i kishës katolike në Shqipëri përbëhet nga tre ipeshkvë shqiptarë dhe tre të huaj.

Edhe nëse e shohim në logjikën e politikës së emërimeve të Vatikanit kjo prirje është e pazakontë. Koncili i dytë iVatikanit i mbajtur në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e kishte shpallur si parim bazë të rekrutimit të klerit katolik në botë mbështetjen tek elementi vendas. Kjo politikë realiste e shpallur nga Vatikani vjen pas në debati të gjatë shumëshekullor dhe pas një lufte të gjatë mes partizanëve të përparësisë së frymës universale të kishës katolike mbi elementin tradicional dhe partizanëve të një kishe me frymë universale por të ngjyrosur me elementin tradicional. Edhe pse bëhet fjalë thjesht për
përparësi të klerit vendës dhe jo për pastrimin total të tij mbi baza kombëtare, kjo politikë ka sjellë që në pjesën më të madhe të rasteve elementi vendës të jetë mbizotërues në raport me atë të huaj. Në rastin e Shqipërisë kjo gjë nuk ndodh. Në fakt, në vitet e para pas rënies së komunizmit prirja nuk qe e tillë pasi fillimisht në hierarkinë klerikale katolike u thirrën në shërbim shqiptarë, pjesërisht nga ata klerikë që i kishin rezistuar persekutimit të ashpër komunist dhe pjesërisht nga ajo pjesë e klerit katolik shqiptar që ndodhej jashtë kufijve të Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, kleri shqiptar megjithë
vlerën e madhe morale të rezistencës antikomuniste nuk u
përfill sa duhej nga Vatikani. Megjithatë pritej që pas momenteve të para kleri shqiptar ta merrte veten dhe tash pas 15 vjetësh ai të ishte mbizotërues në vend.

Fatkeqësisht nuk ndodh kështu. Edhe sot ashtu si edhe 15 vjet më parë kleri vendës është në minorancë, i papërfillur, dhe mbi të gjitha i ndrydhur në një politikë të brendshme të Vatikanit që nuk të jep shpresë për një përmirësim të pozicionit të tij në vend.

Nëse i shmangemi logjikës së brendshme kishtare dhe e gjykojmë ngjarjen në kontekstin historik, prirja duket edhe më e pashpjegueshme dhe alarmante. Kleri katolik shqiptar ka një traditë të shkëlqyer, traditë që e njeh atë si gardianin kryesor të besimit katolik në Shqipëri, por edhe një element të rëndësishëm të identitetit kombëtar shqiptar.

Madje nuk dihet se cili prej këtyre elementëve ka qenë përcaktues në konfigurimin e klerit katolik në Shqipëri. Formula e Pagëzimit dhe Meshari janë njëherësh dokumente të rëndësishme të historisë së kishës shqiptare, por edhe dokumente të rëndësishme të gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dëshmi të rezistencës kombëtare, por edhe
të afirmimit fetar Një simbiozë e tillë mes kishës dhe kombit shqiptar do të vazhdojë për më shumë se pesë shekuj.

Pikërisht në saj të kësaj simbioze Shqipëria dhe shqiptarët një vend dhe një popull që pjesën më të rëndësishme të historisë së tyre i kaluan nën Perandorinë Osmane, sot janë një komb me fytyrë evropiane dhe një kulturë ku dominantja kryesore kulturore është kultura perëndimore. Mrekullia qe se nën ndikimin e Buzukut, Budit dhe Bogdanit, një yjësi e
tërë intelektualësh u bashkuan në këtë ambicje për të skicuar profilin e ardhshëm perëndimor të Shqipërisë. Në këtë yjësi ku shndrisin përkrah njëri-tjetrit myslimanë, ortodoksë dhe katolikë, klerikë si Fishta, Mjeda,
Marlaskaj, Doçi, Harapi, Palaj, Kurti, Prendushi dhe të tjerë janë ndër më shkëlqimtarët. Dhe nëse personalitete të tilla e kanë rrezatuar autoritetin e tyre në tërë botën shqiptare, kjo ndodh edhe prej faktit se ata donin njëlloj si fenë ashtu edhe atdheun, si myslimanin ashtu edhe katolikun apo ortodoksin. Natyrisht krahas tyre nuk kanë
munguar edhe figura të ndritura klerikësh të huaj si Zef Valentini, të cilët e bëjnë edhe më të pasur mozaikun e mësipërm. Emërimet e mësipërme natyrisht fyejnë nga pak edhe personalitetet e mësipërme. Shqiptarët e mësuar me këtë figurë legjendare kleriku e kanë të vështirë të mësohen me klerikët e çuditshëm të ardhur nga matanë detit.

Edhe sot e kësaj dite ata e kanë të vështirë të mësohen me
priftërinjtë “modernë” me xhinse, të cilët e kanë të vështirë të depërtojnë në mentalitetin dhe botën e tyre, të cilët shfaqen njëherë në javë nëpër famullitë e varfra shqiptare, predikojnë në një gjuhë që ata nuk e njohin dhe për njerëz që zor se do të arrijnë t’i njohin ndonjëherë.

Probleme të kësaj natyre ekzistojnë edhe në besimet e tjera. Problemi i përkatësisë kombëtare të klerit nuk vetëm një problem i brendshëm i besimeve, por një problem i gjithë shoqërisë. Ky problem ka të bëjë me kohezionin shoqëror me të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Mbizotërimi i një politike besimesh që nuk respektojnë specifikën e shoqërisë shqiptare mund të jetë problemi kryesor i kësaj shoqërie në të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye krijimi i një kleri që e identifikon fatin e vet me fatin e shoqërisë është edhe një mënyrë për t’i shndërruar besimet në një faktor të zhvillimit shoqëror, por edhe një
kusht i një marrëdhënie afatgjatë me shqiptarët.


marr nga gazeta shekulli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 11:40
odeta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė odeta Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me odeta (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: odeta Shto odeta nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto odeta nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
odeta
Anetar i ri

Regjistruar: 29/01/2006
Vendbanimi: o det..
Mesazhe: 13

At Zef Pëllumbi, françeskani 82-vjeçar, ngre alarmin për rënien e Kishës Katolike në duart e të huajve, gjë që, sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë më parë që në Shqipërinë e Buzukut, Budit, Bogdanit dhe Kazazit. Kritikon Vatikanin, qeverinë shqiptare, por edhe shoqërinë që nuk reagon ndaj këtij sundimi të vërtetë të klerikëve të huaj, të cilët prej 15 vjetësh nuk u flasin më shqip besimtarëve

AT ZEF PËLLUMBI: “Shqipëria e pushtueme prej priftërinjve të huaj”

Po priftërinj të huaj sa janë? pyet gazetarja Bedini

At Zef pellumbi:
Tani, numër të saktë unë nuk kam, por e di që më shumë se gjysma e klerit katolik në Shqipëri janë të huaj. Por nuk janë vetëm priftërinj. Ka edhe shumë murgesha të huaja, kryesisht nga Italia, që kanë ardhur në Shqipëri. Se si kanë ardhë, se pse kanë ardhë e ç’ka kanë ardhë të bajnë ato, hala nuk e kam marrë vesh prej 15 vjetësh

A këshillohet Vatikani me palën shqiptare, domethënë me shtetin shqiptar, për zgjedhjen e arqipeshkve?

Nuk e di a e çan kryet Vatikani për klerin shqiptar. Unë nuk kam marrëdhënie me Vatikanin. Një herë të vetme kam komunikuar me papën Gjon Pali i Dytë me anë të një letre dhe zëri im në të vërtetë u dëgjua. Për të tjera herë, mua nuk më ka pyetur kush. Por për një gjë jam i sigurt, që Vatikani luan politikën e të gjitha vendeve të botës dhe nuk mund të vendosë një udhëheqës shpirtëror pa pyetur autoritetet shtetërore, edhe komuniste në qofshin ato. Vatikani merr pëlqimin e tyre për drejtuesit e propozuar.

me tutje At Zef Pëllumbi shprehet:

"Shqetësimi më i madh për besimtarët është se klerikët e huaj nuk dinë të flasin shqip. Populli do t’i flitet shqip dhe jo me një shqipe më zi se kinezët"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2006 11:45
odeta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė odeta Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me odeta (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: odeta Shto odeta nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto odeta nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 25/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

Nuk kam ndonje kundershtim per pranine e te huajve ne klerin shqiptar, me kusht ama qe te flasin nje shqipe te rrjedhshme dhe te paster. Po nuk diten shqip le te ikin nga kane ardhur. Dalin e teprojne shqiptaret gjakprishur pseudogreke ne jug qe ne shume kisha kane vjet qe nuk thone meshen shqip por greqisht. Nuk na duhen absolutisht gjuhe te huaja ne objektet fetare ne toke shqiptare, kjo vlen si per latinishten, si per italishten, spanjishten, greqishten apo dhe arabishten. Kemi fatin e mire qe trashegojme nje gjuhe mijeravjecare e te pasur, cdo fjale qe i duhet feve mund te perkthehet ne shqip dhe te tingelloje shume me bukur.

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2006 15:51
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SEND_ME_AN_ANGEL Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Shkombėtarizimi i klerit katolik

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.