Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Martiret e kishes ortodokse autoqefale shqiptare!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Simona
Keshilltare e ''NR''

Regjistruar: 15/10/2005
Vendbanimi: Ne Seline Roze
Mesazhe: 330

Martiret e kishes ortodokse autoqefale shqiptare!

Mendoj se duhet te perkujtojme herojt e martirat e kombit shqiptar ku pa dyshim vend te nderuem zen edhe prifti ortodoks Papa Kristo Negovani, i cili pagoi me jeten e vet ne moshen 30 vjecare dashunine per atdheun dhe Gjuhen SHQIPE.



PAPA KRISTO NEGOVANI
(1875-1905)

Jetëshkrimi

Papa Kristo Negovani—martyri dhe prinjësi shpirtëror i Shqipërisë për krah të cilit mbas njëzet e katër vjetëve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefën Gjeçovi—lindi në katundin Negovan të Maqedhonisë në vitin 1875. Negovani, katund në rrethet e Florinës, ësht i banuar krejt nga Shqiptarë e thuhet se këta, bashkë me ata të katundit Bellkamen, kanë vajtur atje dyke u çpërngulur nga katundi Plikat i Kolonjës së Korçës njëqind e pesëdhjetë e ca vjet më parë.

Kristua në fshatin e vet mbaroi shkollën fillore greke edhe pastaj për mësime më të lartëra hyri në gjymnas t’Athinës. Mbas tre vjetve u shtërngua t’a lërë shkollën, sepse atin e tij i a vranë kusarët dyke i marrë tërë pasurinë edhe të riut i u desht të kujdesohej për ushqimin e familjes së vet.

Më 1890 në Negovan e emëruan si mësonjës të shkollës greke. Në këtë kohë filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarët e Negovanit edhe të Bellkamenit, të rrethuar vetëm nga armiqtë, po kërcënoheshin nga një mijë të zeza, që të humbisnin gjuhën, zakonet dhe të harronin fare Mëmëdheun e tyre të vërtetë: nën rrogozë e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarët e maleve bënte ç’mos për t’i greqizuar këta Shqiptarë të kulluar. Kundrejt këtij rreziku nisni luftën e parë Mësonjësi i ri i shkollës së Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjë valë ideali helenik, rroga e saj nuk e embëlsoi aspak: Kristua vendosi të krijojë n’ato katunde të vetëmuara çerdhen e vërtetë të shqiptarizmës. Dyke u mësuar nxënësvet alfavitën greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi t’u predikojë të rinjvet e bashkëfshatarëve të vet dashurinë për Mëmëdheun e vërtetë: “Për mbi çdo gjë gjuha shqipe ishte ajo që duhej mësuar, sa më parë”, — i thoshtë or’ e çast, kujdo e kudo.

Kristua – mësonjës kishte dije të plotë për zulmën e madhe të stërgjyshërve t’anë, ndoqi këmba-këmbës lëvizjen e madhe të Rilindjes Kombëtare pas Lidhjes së Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqërisë së Stambollit të vitit 1879 e nga ajo e shoqërisë Drita të Bukureshtit të viti 1881 edhe u familjarizua me udhëheqësit më në zë të lëvizjes shqiptare të asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nën petkun e zķ do t’i sillte shërbimet më të mëdha Kombit të vet të robëruar, prandaj, edhe në marrëveshje me mëmëdhetarët e mërgimit, më 1892 mësonjësi i ri shkelmoi dëfrimet e djalërisë dhe u bë prift i katundit dyke u bërë njëkohësisht pararendësi, frymëzonjësi dhe krijonjësi i Kishës së më vonëshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare.

Edhe punës i dha zjarr: në shtëpin e vet hapi një shkollë shqipe të natës:

...O djem, o vashë, vraponi
Nd’ i bekuar mësim!
Gjuhën e Mëmës mësoni
—Me dëshir’ e mallëngjim!

Sepse:

Mësimi do t’shpëtonjë
të varfrënë Shqipëri!... [1]

u bënte thirjen Shqiptarëvet kudo e veçanërisht bashkëfshatarëvet të vet.

Puna ideale mori rrugën e mbarë: njëqind djem e vajza katundare natë për natë në këthinën e ngushtë të shtëpisë së tij mësonin abecenë shqipe dhe historinë lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Për mësimin e gjuhës shqipe i mungonin të gjitha, por prifti-mësonjës-idealist i plotësonte me shpenzimet e veta edhe or’ e çast shkruante me duart e veta abetaren nepër fletore edhe u çpërndante nxënësvet.

Më vonë gjuhën shqipe filloi t’a përdorë dalë ngadalë në kishë: së pari e këndonte shqip vetëm ungjillin, pastaj shtoi lutje të vogla e së fundi meshën e tërë. Kisha dhe shtëpija e tij u bënë çerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin të mëdhenj e të vegjël për të marrë kungatën e shqiptarizmës nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjërata e shumta i nxiste për të ruajtur si syt e ballit gjuhën e zakonet, këngët dhe vallet thjesht shqiptare edhe të bënin theror çdo gjë, sa edhe jetën për të fituar lirinë e vetëm lirinë!

E Negovanësit dhe Bellkamenësit u magjepsën aqë fort nga vepra e nga fjale e Atit të Mirë sa që çdo botim, që dilte nepër kolonitë shqiptare, me një herë fluturonte nepër këto vënde me aqë ankth e dashuri sa edhe një abetar vetëm shëtiste me njëzet vetë sa grisej e bëhej lëvere!
Ketë propagandë tërë flakë atdhedashurije Papa Kristua e përhapte edhe ndër zemrat më të strukura shqiptare me anën e libravet të tija që botonte, si edhe me anën e shkrimevet të tjera të shumta që shkruante nepër fletoret dhe nepër të përkohëshmet.

As kërcënimet e Mitropolitit të Kosturit, as ato të komandantit të komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatërresat e parreshtura të atdhemohonjësvet edhe t’anmiqëvet të tjerë nuk e trembën Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mësonjësit idealist mori dhenë nepër Shqipëri si prinjës i lirisë, ndërsa u çfaqej si fantomë tmerri armiqëvet. Por atdhemohonjësit edhe armiqt e Kombit nuk lanë dy gurë bashkë gjer sa e vunë në vijë punën e tradhëtisë: Papa Kristo Negovani ishte halë në sy, luftëtari më i rrezikshëm edhe armiku më i math i tyre, prandaj duhej çdukur! Vepra e shëmtuar e trathëtisë nuk vonoi shum:
Në natën e errët të 12 Shkurtit të vitit 1905, atëherë kur Shenjtori-Mësonjës çpërndante naforën në kishë, një grup njerëzish të panjohur e rrëmbyen nga shtëpija dhe e shpunë jashtë katundit.

Atje u zhvillua tragjedija më çnjerëzore: Gjakpirësit së pari me sopata e me thika i a copëtuan trupin e pastaj me tehin e përgjakur të sopatës më të rëndë i a çanë kryet në dysh e i a derdhën trutë dyke e përcjellur gjakësin’ e tyre me fjalët therëse:

Shko tani të bësh propagandë për lirin’ e Shqipërisë e t’a thuash ungjillin shqip!

E:
...Papa Kriston e vranë,
dhe s’ra për ’të një këmbanë!...

Por zemra e përvëluar e Kombit e vajtoi me dënesë:

...E gjithku në Shqipëri,
Mbajën e rin ndë zi;
Cilido si për një bir,
Çë la jetën me pa-hir;
Cilido si për një vlla,
Çë nga Grekërit u vra;
Jo në luftë e jo për ftesë,
Po ndë fshehie e me pa-besë;
Jo te sheshi i burrëris,
Po te prita e kuseris!...

e qau me plot vrer Poeti i math arbëresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mësonjës-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrëke në moshën tridhjetë vjeçare për të zbukuruar e për të kristalizuar për jetë të jetëvet lulen e lirisë Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha të tija i ka nënshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.

Përgatiti: Sterjo Spasse


SHKRIMTARËT SHQIPTARË, II, Tiranë, 1941.

__________________
Rikthimi ne vetevete rilind njeriun nga nje varrim persegjalli diku i humbur shkretetirave te pafundme.......kurre nuk eshte vone per ta gjetur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2006 18:14
Simona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Simona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Simona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Simona Shto Simona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Simona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mobidik
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 31/12/2005
Vendbanimi: in this word
Mesazhe: 44

vertet

vertet Papa Kristo eshte nje shembull i gjalle dhe qe te gjihthe duhet ta nderojne, por ajo qe me ben te cuditem eshte sepse shteti shqiptar e le kete figure dhe nuk denjon sikur te quaj qofte nje rruge me emrin e tij, ose ti kete ngritur nje memorial. Nderkohe qe pa dashur te paragjykosh ka rruge dhe memoriale per persona qe mund te themi kontributi i tyre mund te jete modest ne krahasim me kontributin e tij!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2006 20:24
mobidik nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mobidik Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mobidik (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mobidik Shto mobidik nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mobidik nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Petro Nini Luarasi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Shko te: navigacion, kërko
Petro Nini Luarasi (1865 - 17 Gusht 1911)

I biri i Nin Petro Kostallarit. Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist e pedagog, Mësues e Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:

bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2006 20:34
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.

Vdiq prej tyre...prej kujt?
Thuaje sakte.
E helmuan greket.
Kjo eshte e verteta.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2006 03:54
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 25/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

mendoj se te dyja keto figura historike, Papa Kristo dhe Petro Nini Luarasi jane nga me fisniket ne historine tone mijeravjecare. Me kujtohet ne menyre shume te vagullt nje poezi prekese e Cajupi-t per Papa Kriston, por per fat te keq nuk mbaj mend me shume se disa vargje te fillimit

na vrane shoke na vrane
papa Kristo Negovane
Papa Kristo kush te vrau?
Nga femija kush te ndau?
.......

kush e ka poezine e plote eshte i lutur ta postoje, besoj se ja vlen mundimi sepse eshte me verte shume e bukur. Nqs nuk gaboj poezia gjendet tek permbledhja Baba Tomorri, qe fatkeqesisht nuk e kam me vete ketu.

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2006 15:13
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SEND_ME_AN_ANGEL Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Martiret e kishes ortodokse autoqefale shqiptare!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.