lule
at this moment in time...
Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269
|
Venecia, nė luftė tė pėrjetshme me ujin
Sheshi i Shën Markut
Italia është një vend që me dimrin nuk ka gjithmonë marrëdhënie të mira. Madje jo rrallë përballet me përmbytje dhe rrëshqitje të tokës. Një nga zonat më të prekshme dhe më të ekspozuara ndaj vërshimeve të ujërave, për shkak të reshjeve të mëdha, është edhe Venecia. Laguna e bukur, një nga perlat botërore të arkitekturës, historisë dhe bukurisë së natyrës kërcënohet vazhdimisht nga fluksi i ujërave. Me vite janë bërë shumë plane për shpëtimin e pjesëve më shumë të kërcënuara, por të pakta kanë qenë realizimet konkrete të masave mbrojtëse. Së fundi shirat e dendur që ranë në të gjithë zonën e Venetos dhe Friulit e kanë ngritur nivelin e ujërave në lagunën qindravjeçare dhe e kanë çuar në 340 centimetra mbi nivelin e detit. Kështu disa nga sheshet më të famshëm të qendrës së qytetit janë mbuluar nga ujërat.
Përmbytja
Shirat kanë qenë gjithmonë një problem i madh për qytetin dhe brishtësinë e tij. Por me kalimin e kohës, pasojat e tyre, pra përmbytjet, janë bërë gjithnjë e më problematike dhe kërcënuese dhe madje identifikohen edhe me vetë qytetin. Lartësinë më të madhe ujërat e shiut e kanë arritur të vitin 1996. Në atë dimër, të 70 centimetrat e lartësisë shkaktuan shumë dëme në ndërtesat dhe sheshet e vjetra të qytetit.
Turizmi
Dhe shiu, ndër të tjera në këtë qytet i gjithi një monument kulture, është bërë edhe pjesë e turizmit. Ata që shkojnë për të kaluar ditë të bukura dhe të paharrueshme në lagunë kanë shpesh kënaqësinë që ta fiksojnë qytetin nën litarët e shiut, pjesë e pandashme e peizazhit dimëror venecian.
Stërvitja
Dhe pse jo. Ka nga ata që e shohin pjesë të rutinës së tyre dhe një element më shumë ndihmës në stërvitje.
Turmat
Javën e kaluar, pjesa më e madhe e zonës veriperëndimore të Italisë ka pasur probleme nga reshjet e vazhdueshme që kanë shkaktuar nivele të larta të ujërave dhe mbi të gjitha janë kthyer në një problem të vërtetë dhe të madh për qarkullimin normal të kalimtarëve dhe të mjeteve të transportit. Në Venecia, qytetin e njëmijë e një kanaleve, me fillimin e stinës së shirave, pamje si këto janë më se të zakonshme. Njerëzit duhet që të bëjnë akrobaci për të kaluar nga një rrugë të tjetrën, në një nivel të ujit shumë të lartë.
Ende romantik
Venecia, gjithsesi, me ujë apo pa ujë, nuk e humbet kurrë sharmin e saj, sidomos për ata që e zgjedhin si qytetin e ëndrrave të dashurisë. Vetëm se në këtë rast, mjafton një sens praktik për të shijuar një bukuri të lashtë në kushtet e reja.
(Shqip)
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|