Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Kristo Dako: Shqipėria, Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Kristo Dako: Shqipėria, Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme

Kristo Dako, studiuesi dhe patrioti korçar, bashkëkohës i ngjarjeve që vendosën fatin e shtetit Shqiptar pagëzuar nga Fuqitë e Mëdha. Njeriu që shëtiti pëllëmbë për pëllëmbë në “tokën e harruar”, këshillëtarin e presidentit amerikan Uillson, Çarls Krejn dhe roli i tyre në çështjen shqiptare. Dëshmitë e masakrës greke që vijnë për herë të parë në veprën e Dakos “Shqipëria, çelësi kryesor i Lindjes së Afërme”.

“Pasi shtinë në dorë fshatin Kodër pranë Tepelenës, grekërit iu bënë thirrje të gjithë fshatarëve, burra, gra e fëmijë që të mblidheshin tek kisha. Kur u mblodhën të gjithë, 230 gjithsej, oficerët grekë iu dhanë udhër ushtarëve të hapnin zjarr mbi ta me mitralozë. U vranë të gjithë; ua prenë kokat dhe i varën në muret e kishës. Gjenerali De Weer, i misionit hollandez, shkoi vetë në atë fshat dhe pa me sytë e tij këtë mizori greke të tmerrshme. Në fund të qershorit “Lëvizja e Esadit” iarriti grekërit, dhe filloi një sulm i përgjithshëm, por më 6 korrik 1914 shqiptarët u detyruan të tërhiqen.” Kjo është dëshmia e Kristo Dakos, studiuesit dhe patriotit icili na jep këtë peizazh gjaku në pranverë të vitit 1914, pikërisht nga vendi i ngjarjes. Dhënduri I Qiriazëve, shoku i jetës së Sevasti Qiriazit, kreu i Partisë Nacionaliste Shqiptare, rrëfen në veprën e tij “Shqipëria, çelësi kryesor i Lindjes së Afërme” fatin e Shqipërisë pas dorëzimit të qeverisë nga Ismail Qemal Beu në duart e një mbreti, Princit Uilliam Vidit caktuar nga Fuqitë e Mëdha, gjendjen në kufijtë e rrezikuar në prag të ardhjes së Princit dhe rolin amerikan në çështjen shqiptare. Skena e mësipërme përshkruar nga Dako, është vetëm një nga ato ngjarje që ndodhën si rrjedhojë lakmisë, intrigave dhe sulmeve që vinin nga Serbia e Greqia, që shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, gra dhe fëmijë, viktima “të politikanëve të paskrupuj dhe zotër të luftës” siç shënon Dako. Kjo vepër plotëson boshllëkun e librave historikë dhe iu paraprin të tjerëve që marrin në fokus periudhat më të errëta dhe më të manipuluara nga historia shqiptare deri më tash, nga pavarësia deri tek ikja a e Mbretit Zog.

Pasi ka bërë një kalim nëpër hartën e vendit të tij Dako konkludon se: “megjithëse Shqipëria zotëron pozitën gjeografike më të rëndësishme në Adriatik, megjithëse është çelësi kryesor i Lindjes së Afërme, megjithëse ndodhet tridhjetë e nëntë milje nga Italia, ende, është ndoshta, vendi më pak i njohur i Evropës.” Me përvijimin që i bën të kaluarës, Dako qëndron aty ku rreh çështja shqiptare, dhe në të njëjtën kohë çështja e popujve të Ballkanit në kapërcyell të shekujve 19-20, tek çështja e krijimit të kombit sipas parimit amerikan të presidentit Uillson, ai i nacionaliteteve. Autori i veprës “Shqipëria çelësi kryesor i Lindjes së Afërme”, arrin në konkluzionin se, është vullneti popullor që konstituon kombësinë. “Por nëse ky parim do të zbatohej për shqiptarët do të zhvillohej një debat i vështirë pasi do të duhej që të kishte parasysh vullnetin popullor. Por sa më larg ta ndjekësh historinë e këtij populli trim, do ta gjesh atë të karakterizuar prej dy pasionesh: nga pasioni për gjuhën e tij dhe nga pasioni tjetër për zakonet e lashta… Ky popull i vogël - dhe ata janë veçse një grusht – ka luftuar me vendosmëri të dyfishtë, madje me sukses kundër pabarazive të panumërta që e kanë rrezikuar gjithmonë për ta zhdukur. Të shtrënguar përballë Adriatikut, vendstrehimi i vetëm për ta mbeteshin malet, kështu ata u pushtuan nga gotët, hunët, serbët, bullgarët dhe normanët… ” shkruan në parathënien e kësaj vepre, në vitin 1919, Richard Gotheil nga Columbia University i Nju Jorkut.

Një nga kapitujt interesantë të veprës është “Evropa nis të luajë tragjedinë e saj në Shqipëri”, ku Dako është dëshmitar okular i ngjarjeve. Ja çfarë shkruan ai për momentin e ardhjes së princ Vidit në Durrës: “Ai u prit me brohoritje entuziaste nga popullsia, ndërsa të shtënat e mirseardhjes zbrazeshin nga porti. Akti i tij i parë ishte emërimi i Esad Pashës Ministër lufte dhe si Kryegjeneral i Shqipërisë, gjë që sigurisht ishte një gabim fatal për Esadin, që të paktën, ishte i padëshirueshëm për bashkatdhetarët pasi emri i tij ngjalli pakënaqësi dhe përçmim në popull. Sapo shtiu në dorë këtë pozitë të rëndësishme, nën udhëzimin dhe ndihmën e fqinjëve lakmitarë të vendit, Esad Pasha nisi organizim e grushit të shtetit kundër qeverisë së tij me ambicien që të bëhej vetë Sovran i Shqipërisë. Ai u kap në flagrancë, shtëpia iu bombardua dhe vetë u detyrua të ikte nga vendi, duke u betuar se nuk do të kthehej më kurrë në Shqipëri. Por me ikjen e tij “Lëvizja e Esadit” nuk pushoi, përkundrazi u rrit duke marrë një karakter kërcënues, sepse tani mbahej gjallë akoma nga fqinjët dhe të afërmit e tij, që të mos dështonte. Ndërsa Esadi po bëhej gati për coup d’etat në kryeqytetin e Shqipërisë, grekërit i dhanë një goditje prej Korçës, djepit të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe të arsimit, të enjten në mëngjes në orën 2:30 të 2 prillit 1914.

”Historia e sulmit shkruar më 25 prill 1914 nga autori që ishte dëshmitar i gjallë bashkë me miqtë e tij amerikanë, është një ilustrim tipik i politikës së përgjithshme, të ushtruar nga në një formë të neveritshme nga fqinjët e Shqipërisë për shpërbërjen dhe coptimin e saj, pasi u ishte ndaluar ta përmbushnin haptas këtë qëllim. Në fund të qershorit “Lëvizja e Esadit” i arriti grekërit dhe filloi një sulm i përgjithshëm, por më 6 korrik 1914 shqiptarët u detyruan të tërhiqen. Së bashku me nënpunësit e qeverisë 350 mijë njerëz ikën për të shpëtuar jetën. 50 mijë u grumbulluan në Berat, 100 mijë gjetën strehim në Elbasan, të tjerët u endën për ca kohë dhe pastaj shkuan të fshihnin kokën nën ullinjtë e Vlorës. Duke folur për shkatërrimet nga fqinjët në Shqipëri, i nderuari Aubrey Herbert, anëtar i Parlamentit Britanik, tha: “Kam bindjen se ky popull është shfarosur sistematikisht në zona të ndryshme kufitare të Shqipërisë, nga ata që iu ishin betuar si fqinjë të tyre. Përveç gjithë fatkeqësive të saja, Shqipëria e vuajti këtë kob të madh, sepse e gjithë bota nuk e di se çfarë po ndodh në atë kënd të Ballkanit. Shqiptarët po shuhen në heshtje, sepse ata nuk janë të aftë të ankohen ose të bëjnë të ditur katastrofën e vuajtjeve të tyre, ata janë lënë të vdesin urie pa i ndihmuar kush.” Shqipëria qe braktisur në fatin e vet. Pesë Fuqitë që e krijuan dhe i premtuan ta mbronin dhe ta ndihmonin ia kishin tërhequr mbrapsht mbështetjen morale dhe Shqipëria u rrënua si pasojë e sulmeve, që ishin organizuar, mbështetur dhe zbatuar nga ata që ju betuan solemnisht që ta përkrahnin.

Dako rrëfen: “Nëse shënimet vetiake do të duken shumë pasionale, lexuesi të kujtohet se incidentet e treguara janë krejt të vërteta dhe të gjalla për shkruesin dhe se permes këtij pasqyrimi konkret ai përpiqet të portretizojë peripecitë e popullit të tij.” Kështu nis rrëfimin e përkujtimeve, Kristo Dako, në kapitullin e fundit të memorialistikës “Shqipëria çelësi kryesor i Lindjes së Afërme”. Për herë të parë Dako aktivizohet në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, jo në Shqipëri, siç mund të dukej në pamje të parë, por në Bukuresht, ku ndiqte shkollën bashkë me të vëllain, pasi ishte larguar në 1890-ën nga vendlindja e tij, Korça. Bukureshti kishte një koloni të gjerë shqiptare dhe me një organizim të fortë kombëtar. Në Bukuresht doli literatura e parë propaganduese e lëvizjes kombëtare për Shqipërinë. Kristo Dako zgjidhet sekretar nderi i kësaj organizate dhe për disa vjet e mbajti këtë post, duke lexuar historinë e “racës së harruar”, duke u frymëzuar me parimin e çlirimit të vendit dhe të pavarësisë kombëtare. Ishte mjaft e natyrshme që duke mbajtur një pozitë të tillë në një organizatë, që pohonte si qëllim të vetin çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha turke dhe lirinë nga dominimi i klerit grek, ai të lidhej dhe të bashkëpunonte me pionierët e lëvizjes kombëtare shqiptare.

Në këto rrathana takon zonjushën Sevasti Qiriazi, gruan e re që më pas identifikohet me lëvizjen që kishte si qëllim edukimin e fëmijëve shqiptarë me shkrimin e gjuhës amtare dhe historinë e vendit të tyre. Interesat dhe ambiciet e tyre ishin kaq të afërta sa shoqëria dhe korrespondenca e tyre e dendur arriti shpejt në një romancë. Afrimi ishte i pashmangshëm dhe nga ky takim i paracaktuar në kauzën e përbashkët të lirisë, Kristo Dako gjeti nusen. Ja si e përshkruan ai takimin e tyre të parë: “Kur e takova për herë të parë, Sevastinë, tashmë zonja Dako, ajo kishte zënë vendin e të vëllait në krye të shkollës së parë shqipe për vajza themeluar brenda kufijve territorialë të Shqipërisë. Filizi i romances tonë më gjallëroi dhe më futi në rrugën e madhe të arsimit për emancipimin e shqiptarëve, pasi ndjeva thirrjen e pashmangeshme për të shërbyer në këtë fushë me perspektivë të ndritshme për të ardhmen e vendit. Majde në rininë time ndjeva se gruaje ime do të shenjtërohej për çlirimin e popullit tim nga zgjedha turke.”

Ndonëse vazhdonte studimet për gradën shkencore në Universitetin e Bukureshtit, ai shkon në Shtetet e Bashkuara për të plotësuar përgatitjen arsimore me të vetmin qëllim: të ishte i aftë të kthehej në Shqipëri dhe të jepte gjithçka për kauzën e emancipimit të saj. Regjistrohet në kolegjin e Oberlinit në pranverë të vitit 1907. Dy vjet më vonë kthehet në Shqipëri. Arrestohet nga Guvernatori i përgjithshëm i Vilajetit të Manastirit. Burgoset në Manastir. Por kjo pati një efekt negativ sa u pa e arsyeshme se Dako do të ishte më pak i rrezikshëm jashtë se sa në burg. Kështu lirohet dhe gjatë periudhës që meret me përgatitjen e librave shkollorë për t’i vënë në qarkullim në shkollat sqhipe, takohet për herë të parë me Shkëlqesinë Charles Crane (Çarl Krejn) nga Çikago, i cili do të kishte nëj ndikim të jashtëzakontë në çështjet politike të Shqipërisë. Falë përpjekjeve të tij, Krahina e Korçës u përfshi, nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, brenda kufijve tokësorë të Shqipërisë së pavarur. Studiues dhe autoritet i përhershëm i çështjeve ballkanike, vëzhgues i hollë i situatës në Lindjen e Afërme, një nga njerëzit më të informuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi çështjet ruse, Zoti Krejn nuk e kishte vizituar kurrë personalisht Shqipërinë. Në maj të vitit 1911 ai nis udhëtimin e tij. Megjithëse kishin plasur kryengritjet gjithandej ai ishte i vendosut ta vazhdonte udhëtimin e tij dhe falë kësaj vendosmërie, nëpërmjet zotit Krejn mund t’i tregonim botës se në ç’kushte gjendej vendi. Gjatë tre vjetëve pas vizitës së zotit Krejn deri në arritjen e pavarësisë, në Shqipëri ndodhën shumë ngjarje. Autoritet greke e mbanin ende të pushtuar Korçën në kundërshtim me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës.

Shkolla “Qiriazi” ishte po aq e kërcënuar sa edhe nën pushtimin turk. Në mars të vitit 1914, pas pesë shekujsh sundim turk, Korça bëhet pjesë e Shqipërisë së Pavarur, por kërcënimi ishte sundimi grek, ditës së 1914-ës ku turma thërriste “Rroftë Greqia!”. Por sulmi i papritur helen dështoi duke shmangur përsëritjen e masakrës së Shën Bartolemeut. U dëshmua përfundimisht se sulmi ishte përgatitur nga oficerë të ushtrisë greke që vepronin në bashkërendim me peshkopin grek. Nga mesi i qershorit “Lëvizja Epirote u bashkua me lëvizjen e Esadit dhe pasi filloi një sulm i përgjithshëm përgjatë kufirit çifti Dako dhe zonjusha Qiriaz bashkë me shumë qytetarë u detyruan të iknin për të shpëtuar kokën. Në ndjekje kishin pas trupat e Esad Pashës dhe vetëm eskorta e Konsullit Britanik të Manastirit, zotit Greg për t’i ndihmuar gjatë ikjes iu shpëtoi jetën.

Deklarata e Çarl Krejnit pas udhëtimit në Shqipëri Zoti Krejn shpërndau një deklaratë domethënia e të cilës nuk mund të anashkalohej kur u mor vesh që ishte raporti i parë që i jepej botës nga një dëshmitar okular I përgjegjshëm dhe i paanshëm lidhur me situatën e vërtetë në Shqipëri dhe me kryengritjen shqiptare kundër sundimit turk. Thelbi i kësaj deklarate ishte si vijon: “Nën mbulesën e një amnistie dhe një armëpushimi në dukje, trupat turke po shkatërrojnë sistematikisht çdo banesë njerëzore, të gjithë të mbjellat dhe të gjitha mjetet e mbjetesës në territorin e malësorëve shqiptarë. Shkretimi po vazhdon pa mëshirë pa u kursyer jetët. Mjaftë nga pleqtë, gratë e fëmijët, që nuk patën fatin të shpëtonin në Malin e Zi u masakruan. Gratë u përdhunuan në mënyrë të lemerishme. Në këtë moment disa qindra gra e fëmijë janë bllokuar nga Mali i Zi dhe janë rrethuar nga turqit. Shpëtimi i tyre duket i pamundur.” Deklarata e zotit Krejn u vërtetua dhe u konfirmua nga deklarat të ngjashme nga zonjusha Durham, Baroni Siat Yoost de Kruyff, Kryetar i Shoqatës së Shtypit të Huaj në Kostandinopojë, dhe sinjor Zoli, korrespondent i gazetës “Secolo”. Si rezultat i këtyre dëshmive dhe publicitetit të gjerë që iu dha deklaratave, Turgut Shevqet Pasha, komandat i trupave turke në Shqipëri, u tërhoq dhe u urdhërua dorëheqja e tij.

Elsa Demo
Shekulli

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2004 16:54
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

SA PER DIJENI

Gjat konferences te londres kryeminisri angles i ka thene presidentit willson qe (crendesi ka nqs ndajme tokat e 500 mije shqipetareve dhe i leme ne dore te fqinjeve te tyre ,ata jane si skocezet qe edhe nqs u jep pavaresine ata vetem do presin njeri-tjetrin ne fyt) .Presidenti amerikan teper i indinjuar nga keto fjale i tha kryeministrit anglez qe ( karakteri im nuk lejon nje fjalor te tille ,dhe plus pastajqe sa per dijenine tuaj familja ime eshte me origjine Skoceze).

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2004 11:54
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

Superfuqite e medhaja

Barcaletat apo thenjet e figurave te shquar kane pasur pak ndikim ne fatin e Shqiperise. Dhe ne Shqipetaret kemi ca nocione pak naive per historine dhe si u vendos fati i pavaresise se vendit tone.
Duke mos hyre ne shume detaje arsyet qe ndikuan ne pavaresine e Shqiperise jane te natyres gjeopolitike te pozicionit te vendit tone ne Ballkan.

Pas luftave napoleonike dhe Koncertit te Europes Rusia u fut ne skenen e politikes europiane si superfuqi per te mbajtur paqen ne Europe por edhe per te realizuar qellimet e veta. Endra me e madhe e Rusise ka qene deshira per nje port ne ujrat e ngrohta. Per kete arsye ndermori luften e Krimese kunder Turqise. Por Anglia duke ditur qellimet e Rusise, ndihmoi Turqine dhe Rusia e humbi luften (ushtria ruse u demtua ne menyre katastrofike.)

Rusia hodhi syte ne Ballkan per te pare mundesite e nje aleance me Serbine, ne menyre qe te arrinte te kishte nje baze ne Mesdhe. Kisha ortodokse ruse i kerkoi kishes serbe te lidhej me patriarkun e Rusise, por Serbia vendosi te mbante aleancen me Konstandinopolin. Fuqite e medhaja, (duke perfshire dhe Vatikanin) i vune re qellimet e Rusise ne Ballkan, prandaj e ndane Ballkanin ne menyre te tille qe te ishte e pamundur per Rusine te kishte ndikim ne gadishull.

Periudha e viteve 1918 deri ne luften e Dyte Boterore ishte nje periudhe tranzisioni per Rusine, dhe Lenini me Stalinin ishin me te preokupuar me problemet e brenshme te vendit. Me mbarimin e luftes Rusia zuri edhe njehere statusin e superfuqise dhe i hodhi perseri syte ne Ballkan per te realizuar endren e portit ne mesdhe. Kesaj rradhe u ndalua nga SHBA. Arsyeja me e madhe e Planit Marshall te Trumanit ishte pikerishit qe te ndhihmonte Greqine dhe Turqine qe te mos beheshin satelite te Rusise. Ne Greqi, lufta civile ndermjet atyre qe ishin pro-perendimit dhe aleateve te Rusise (komunisteve) mori permasa te jashtezakonshme dhe pa ndihmen e Amerikes, rrjedhojat mund te kishin qene krejt ndryshe.

Shqiperia? "Sulmi anglo-amerikan" te cilin Enver Hoxha e permend ne veprat e tij te "famshme" ishte pikerisht pjese e Planit Marshall per te ndihmuar Shqiperine qe te mos behej aleate e Rusise. Fatkeqesisht e kunderta ndodhi dhe . . . the rest is histori.

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2004 19:07
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NYCgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NYCgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Kristo Dako: Shqipėria, Ēelėsi i Lindjes sė Afėrme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.