Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiperia Demokratike > ARSHI PIPA nji Shkodran e Shqiptar i madh Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ARSHI PIPA nji Shkodran e Shqiptar i madh

Prof. Sami Repishti : Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes:

Shoku i im Arshi Pipa

Aeroplani që fluturon për Washington, D.C, sillet rrotull mbi kryeqytet në pritje të urdhnit për zbritje në aeroport. Koha asht shumë e keqe, me shi e erë të fortë, karakteristikë e stuhive jo të rralla në muejt e verës. Unë jam i tretun në kujtime, dhe nga dritorja shoh vetëm retë e zeza që mbulojnë qytetin, dhe që i përshtaten shumë mirë gjendjes sime shpirtërore. Arshiu ka vdekë, por akoma e gjej të vështirë me e besue.
Në Gadswell Funeral Home të Washingtonit, D.C,pjesëmarrësit presin në heshtje fillimin e ceremonisë së përkujtimit.
Përshëndes motrat e Arshiut dhe i ngushëlloj për humbjen e madhe të vëllaut të vetëm. Mandej, qetësisht, ulem në nji bankë pranë nji miku shkodran, kushëri i Arshiut. Shkëmbejmë mendime e kujtime për Arshiun që, tashma, shtrihet pa jetë në arkivolin e stolisun.
Atmosfera āsht solemne! Lulet rrethojnë kufomën si kunorë. Para nesh āsht i ndjeri Arshi Pipa, edukator, poet, kritik, letrar, intelektual i shquem dhe shtyllë e demokracisë shqiptare për pesëdhetë vjet. Asht Arshiu, shoku i vuejtjeve të përbashkëta dhe i mërgimit të hidhun.
Trupi i tij i lodhun nga puna e randë shtatëdhetë-e-shtatë vjeçare ma në fund u dorëzue. Fëtyra e Arshiut ka marrë pamjen e shlodhjes së plotë që siguron vetëm gjumi i vdekjes. Muskujt e fytyrës nuk janë të tensionuem, goja e mbyllun ruen një farë buzëqeshje non-shalante e më kujton shumë çastet e lehta të jetës së tij. Mjekra gjysëm e bardhë i përshtatet mirë moshës dhe flokëve pak të rralluem e të zbardhuem shumë vjet ma parë. Qepallat e mbylluna nën dy vetulla të trasha bojëhini mbështjellin sytë e tij dikur të ndritshëm e pak si të mekun, që nuk i shoh ma. Me duer të palueme mbi gjoksin e trupit të shkrimë nga sëmundja, Arshiu shtrihet para meje i ngrimë, pa jetë. Arshiu ka vdekë!
Arshiu ka lindë në Shkodër, ashtu si unë. Aty ka mbarue edhe studimet fillore e të mesme. Maturantët e ish-liceve të
Shkodrës, private dhe shtetërore, para vjetit 1994, nuk kanë qenë të shumtë, por ata që janë dallue në studime dhe kanë premtue shumë kanë qenë edhe ma të pakët. Arshiu ka qenë njeni nga ata që ka lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shkollës që e edukoi - Kolegji Saverian - dhe në mendjet e kolegëve të tij. Ma vonë, në Universitetin e Firenze-s, ai shkëlqeu dhe na studentët ma të rinj mburreshim me atë, që në moshën 21 vjeçare filloi të jepte filozofi e letërsi në shkollat e mesme të Tiranës. Tri vjet ma vonë, murtaja komuniste e arrestoi, e torturoi, e dënoi dhe e dërmoi trupin e tij delikat në qelitë e errëta
dhe kampet komuniste të punës së detyrueshme.
U takova me Arshiun në fund të vjeshtës së vjetit 1956, pak ditë mbas Revolucionit Hungarez, dhe masakrave të Budapestit. Ishte një takim i rastit. Ai kalonte rrugës vetëm e i vetmuem. Unë, si punëtor krahu i NSHN-s, ishe caktue me hapë puset e zeza të Teatrit Migjeni që ato ditë po ndërtohej në Shkodër. E pashë. E thirra. U ndal e më veshtroi. Pa i dhanë kohë të mendohet shumë, i thashë: "Jam Samiu!"
Ai e preu për nji çast, e nuk foli. Mandej me hap të ngadalshëm u afrue në bregun e gropës. Buzëqesha, e ai m'u përgjegj me nji gjest sikur donte të thoshte: "Ku paske përfundue!"
Dola nga gropa i mbushun plot pluhun në fytyrë e trup, me rrobat e grisuna e duer të mbulueme nga balta. I shtrëngova dorën që më ofroi. Frika e gjithanshme na detyroi të mos flasim gjatë. "Due të shoh", më tha. "Sonte rreth orës 9:00!" Pranova!
Mandej më spjegoi të mos trokitshe në derën e shtëpisë, por nën dritare, që të mos krijohej dyshimi tek fqinjët.
Ashtu veprova! Atë mbramje, në dritën e pakët të dhomës tij, u përqafueme për të parën herë. Folëm me za të ulët në nji atmosferë konspiracioni për ma shumë se dy orë. Aty u reflektue frika jonë e jetës me thikë në fyt dhe bindja se jeta në shoqëninë e re komuniste nuk kishte asnji kuptim, ashtu siç nuk kishte asnji kuptim edhe iluzioni se gjendja do të ndryshonte në nji të ardhme të afërt.
Aty përfundueme se edhe qendrimi jonë në Shkodër ishte shumë i rrezikshëm. I tregova se ekzistonte nji listë prej afër 400 vetësh, elementë "të padëshirueshëm" që do të ekzekutoheshin në mënyrë masive e pa gjyq nga Shteti komunist me rastin ma të parë të nji lëvizje antipushtet. I thashë gjithashtu se nji ish-shoku im, tashti oficer Sigurimi, më kishte tregue në konfidencë se emni i Arshiut dhe i imi, ishin në atë listë. Ishte e qartë se jetojshim me litar në grykë, në pritje të momentit fatal
që mund të mos vinte (ç'ironi!) nga xhelatët tanë. Fati jonë personal dhe i popullit tonë ishte në duert e largëta të Moskës së kuqe ... !
U ndamë sikur të ishim dy miq të vjetër. U takuem përsëri disa herë, por jo shpesh, dhe gjithherë natën. Deri në një natë gushti të vitit 1957.
Ishte ditë e mërkurë. Arshiu trokiti në dritaren time. Nana u tremb. Unë dola jashtë, e përqafova, dhe hymë mbrenda. Arshiu ishte i tronditun.
"Kam vendosë të largohem nga Shqipënia!" më tha, "të Shtunden mbrama. E kam rregullue mirë këtë punë." Dhe tue më
shikue drejt në sy, shtoi: "Eja me mue. Do të arrestojnë"
Nuk më erdhi i papritun lajmi, sepse ky ishte subjekti që trajtojshim vazhdimisht. I spjegova me gjysëm zani gjendjen e vështirë të familjes sime, që ishte e atillë sa të më gozhdonte në vend, e më detyronte të përballohem me rrezikun e nji arrestimi të dytë dhe dekada të gjata në burgjet dhe kampet komuniste. Arshiu nuk foli, uli kokën, dhe mandej si me pa dashje shtoi: "Do të marr motrën me vete ... Nanën jo ... asht shumë e plakun". Më tregoi hollësitë e planit të arratisjes, dhe se si nji ish i
burgosun e kishte vue në lidhje me burrin që do të rrezikonte jetën me e ndihmue. Të dy ishin shokë të mi të burgut, të heshtun për natyrë, por guximtarë, të vendosun dhe besnikë, siç kanë qenë katundarët e rretheve të Shkodrës, racë e vjetër burrënore e lindun për sakrificë!
Heshtëm të dy. Instinktivisht u hodhëm në krahët e njeni-tjetrit në nji gjest solidariteti që asht i mundshëm vetëm për ata që ballafaqojnë vdekjen ose e presin atë së shpejti. Sepse, Arshiu dhe unë, në ato ditë ishim dy krijesa të mjera "të dënueme" dhe në pritje të ekzekutimit që mund të vinte çdo çast, pa lajmërim, si kosa e vdekjes! Me sy të përlotun, u ndamë.
Natën e së shtundes nuk fjeta fare, duke i kaluar orët e errësirës pranë dritares së hapun tue u lutë që qetësia e natës të mos shkyhej nga krismat e mitrolozit që korrte shpesh të rinj e të reja në përpjekjet e tyne për arratisje. Atë natë Arshiu me motrën Fehime, kaluan kufinin pa asnji incident dhe filluan jetën e re të mërgimit të detyruem ...
Dy vjet ma vonë u arratisa. Heroi i Arshiut ka qenë edhe heroi im, me të cilin kishe lidhë nji miqësi shumëvjeçare gjatë viteve të burgut. Me gjithë përpjekjet e mia me e bindë të arratisemi së bashku, ai refuzoi. Përsëri "familja" e pengonte. Dy vjet ma vonë, i friksuem nga arrestimi, mori malin dhe u vra pak metra larg telave me gjemba të kufinit që rrethojshin Shqipëninë e mjerë gjatë viteve të terrorit të kuq.
Në aeroportin Ildewild (sot J.F. Kenedy) të Nju Jorkut zbrita me 9 prill 1962. Në sallën e pritjes gjeta Arshiun. U përqafuem. Ai ngriti valixhen e vogël me të gjitha leckat e mia të mbledhuna gjatë dy vjetëve në kampet për refugjatët shqiptarë në Jugosllavi e Itali. Unë i mora krahun, dhe i lumtun pa kufi, u drejtova kah dalja. Po hyjshe në jetën e re e premtuese!

Pyetja e parë që bani Arshiu ka qenë:
" E ke pa nanen?"
- Po! "i thashë. E kam pa dy javë para se të largohem ... në nji dyqan frutash".
I spjegova se si, e veshun me rroba të zeza, me nji pamje që të këpuste shpirtin, por trupin e drejtë e dinjitoze, me përshëndeti sa më pa. I shtrëngova doren e thatë nga mosha dhe vuejtja.
"Si je me shëndet?" e pyeta. "A mbahesh, si e kalon?"
Ajo buzëqeshi. "Mirë!" më tha shkurtimisht. Mandej, sikur i erdhi zani përsëri e shtoi:
"Ky paska qenë fati im ... Ditën sikur kaloi disi, por mbramjet janë të vështira ... Jam krejt vetëm. Kur shkoi në krevat, mendoj me vete ... Arshiu e Fehimja janë të sigurtë, nuk kanë frikë nga Sigurimi. Ata kanë shpëtue ... e ky mendim më qetëson".
Heshti sikur donte të mblidhte ma shumë fuqi e me vazhdue.
"Por kur mendoj se nuk do t'i shoh përsëri, ndoshta kurr ma ... atëherë nata më bahet shumë e randë, nuk më zen gjumi..." e filloj me qa.
Pa mbarue mirë fjalën, zani i saj u këput. Unë i hodha krahun rreth shpatullave të bame kockë. E afrova pranë meje. Ajo vuri kokën në parzmin tim, e trupi i saj i lodhun e i shkrimë u lëkund nga emocioni i mbrendshëm si trupi i nji zogu të trembun në duert e fëmijve. Lotët nuk pritshin njeni-tjetrin. E mbajta edhe ma fort pranë meje për ngushëllim atë krijesë të vetmueme që po kalonte ditët e vështira të pleqnisë vetëm e në skam, me frikën e përditshme të internimit ...!
Ma në fund, plaka u tërhoq, fshiu lotët, rregulloi pak shaminë e zezë që i mbulonte kokën, më shikoi me nji buzëqeshje që mshehte kalvarin e saj e në heshtje u largue me hapa të ngadalshëm.
E ndoqa me sy gjatë rrugës që e çonte kah shtëpia këtë hije të veshun në rrobe të zeza, simbole të jetës pa gëzim që jetonte kjo krijesë fisnike, e që fati e kishte dënue me vuejtë deri në fund!
Kur mbarova tregimin, Arshiu uli kokën e nuk tha asnji fjalë. Vetëm Zoti e din se sa i randë duhet të ketë qenë ky moment për atë, për zemrën e ndjeshme të këtij djali të denjë për nji nanë aq të madhe. Ashtu si ai, edhe unë kishe lanë nanën plakë në duart e diktaturës së pamëshirshme, dhe në atë çast vllaznimi ndajshe me Arshiun dhimbjen e pafund të shkëputjes për së gjalli nga prindët që na lindën, na rritën me aq kujdes e ngrohtësi ... e që na i deshtëm me gjithë zemër!
Për tri javë me radhë, Arshiu e unë ndamë së bashku dhomën ku ai banonte. Gjatë ditës, ai jepte mësime në Columbia
University, ndërsa unë kërkojshe punë në agjensitë e ndryshme. Në mbramje kalojshim orë të gjata me bisedime mbi gjendjen në Shqipëni, e natyrisht për familjet tona të braktisuna. Pa kalue shumë kohë, kuptova se pesë vjet në emigracion, e sidomos vitet në Shtetet e Bashkueme, kishin ba efektin e tyne mbi Arshiun. Horizonti i tij politik ishte zgjanue, dhe sidomos trajtimi i subjektit tonë ma të dhimbshëm, diktatura e kuqe, tek Arshiu randonte ma shumë kah racionalja dhe kontrastonte me emocionalen time, të nji të porsa-ardhuni. Ai përpiqej të spjegonte tragjedinë komuniste të Shqipënisë në nji përqindje të madhe me falimentimin e regjimeve të kalueme, për të cilët nuk kishte shumë tolerancë, sidomos me "orientalizmin" e thellë në mentalitetin e popullsisë. Por, mbrenda në zemër, Arshiu ishte i vramë!
Arshiu kishte zhvillue gjithashtu nji sensibilitet të dukshëm për padrejtësitë që vërente në shoqërinë amerikane. Si profesor në nji kolegj zezakësh në Little Rock, Arkansas, ai kishte jetue prima facie, realitetin e diskriminacionit racial, dhe ishte revoltue.Si plotësim i kuadrit, ai kishte dhanë mësim gjithashtu në rrethet "aristokratike" të Columbia-s, dhe Georgetown University Washington, D.C., aty ku elita e rinisë së popullsisë së bardhë përgatitet për drejtimin e fatit të kombit amerikan. Kontrasti e kishte vra Arshiun shpirtnisht, dhe natyra e tij e ndjeshme ishte përgjegjë pa shumë rezistencë ... !
"Moralisht, unë i takoj së majtës", më tha nji ditë Arshiu. Ajo që francezët quejnë "l'ethique du gauche" ishte zgjidhja e problemit të tij moral. Dhe besoj se kjo ka qenë arsyeja që Arshiu, i burgosun politik për dhetë vjetë nga diktatura e kuqe, përkrahu lëvizjen studenteske të Berkeley University, Kaliforni, që u zhvillue gjatë viteve 60 dhe 70, e njohun si "free speech movement". Ky konglomeracion i paformë, por vokal dhe i artikuluem, do të bahej ma vonë lëvizja e gjanë rinore që "revolucionarizoi" shoqëninë amerikane me liri të pakufizueme në muzikë, seks e drogë: "Free your body, free your mind".
Efektivisht, asht e para që fitoi ...! Ky slogan ndigjohej kudo dhe mbrohej me kambëngulje nga të rinjt universitarë dhe ma vonë edhe nxanësit e shkollave të mesme. Arshiu ishte magjepsun nga ky shfrim revolucionar i rinisë në hedhjen poshtë të vlerave shoqënore "tradicionale", dhe reklamim i lirisë pa kufi. Ma vonë kjo lëvizje mori karakter politik, sidomos me luftën agresive në Vietnam, dhe u përkrah mga masa të gjana popullore që undërshtojshin këtë konflikt shumë antipopullor. Arshiu thithte i entuziazmuem ajrin plot barut të kësaj atmosfere revolucionare në kampet universitare amerikane, nji qendrim që e bani atë edhe nji kritik të fortë të politikës së jashtme amerikane dhe të shfaqjeve të diskriminacionit në mesin e shoqënisë amerikane.
Ky formim i ri i Arshiut reflektohej edhe në mënyrën e tij të jetesës: i thjeshtë, me nji pakujdesim të theksuem në veshje e mirëmbajtje. Arshiu jetonte në ato vite nji jetë autentike, besnik i bindjeve të tij të mbrendshme - "la bonne foi existentialiste".

Në shtator 1966, Arshiu kaloi në Universitetin e Minnesota, në nji qytet të pastër të përbamë kryesisht nga emigrantë të
Evropës Veriore. Ai u gjet në nji ambient krejt të ndryshëm nga ai i mish-mashit në Berkeley University, në nji shoqëni që ai përfundimisht admironte për çiltërsi të individëve dhe ndershmëni kolektive të vendasve. Sa herë që vizitonte New York-un, i cili ato ditë po transformohej nga influksi i madh i refugjatëve nga ishujt e Karaibeve dhe Amerikës latine, ai shihte kontrastin e madh në mes të dy vendeve. "E pabesueshme", thonte, "sikur nuk jetojmë në të njajtin vend!"
Në Minnesota, Arshiu u qetësue. Në kondita optimale për punë, dhe i respektuem nga studentët e kolegët, ai gjeti kushtet që kërkonte për punë kërkimore. Pjesa e madhe e veprimtarisë intelektuale dhe e kërkimeve u ba në këtë vend dhe në këtë atmosferë. Gjatë pushimeve të gjata dimnore, ai pushonte në nji shtëpi pranë liqenit Lake Superior, rrethue nga bora e në nji qetësi absolute.
Gjatë pushimeve verore Arshiu vizitonte qendra studimesh e biblioteka evropiane, sidomos në Itali. Kërkimet e letërsisë dhe historisë arbëreshe e kanë tërheqë gjithherë. Atje njohu shumë shkollarë e kolegë universiteti me të cilët mbante korrespondencë të rregullt. Ndërkaq, biblioteka e tij personale po rritej çdo ditë, ndërsa mundësia e studimit pakësohej për arsye të moshës e të shëndetit. Me daljen në pension, ai zuni vend në Washington, D.C. pranë motrës Fehime, në njiapartament të mbushun me libra.
Gjatë nji vizite, Arshiu më tregoi me krenari disa koleksione të revistave të vjetra shqipe dhe nji seri raftesh me libra të radhuem me kujdes. Nji kënaqësi të veçantë tregonte për revistën Albania të F. Konicës dhe botimet e shqiptaro-amerikanëve.
Hera e fundit që e takova ka qenë në maj 1996. Atë ditë bashkësia shqiptaro-amerikane mbushi Sheshin Lafayette të
kryeqytetit amerikan, para Shtëpisë së Bardhë, me pankarta dhe flamurë shqiptarë e amerikanë dhe me brohoritje për nji
Republikë të Kosovës, të lirë dhe neutrale.
U shkëputa nga demonstrata dhe shkova në apartamentin e Arshiut. Më priti me gëzim e kuriozitet. Donte të dinte mbi atë që zhvillohej përjashta. Ai vetë ishte i lodhun për pjesëmarrje.
Por thelbi i bisedimeve tona ishte përsëri gjendja në Shqipëni dhe zhgenjimi jonë për zhvillimin e padëshirueshëm të lëvizjes demokratike në fatmjerin vendin tonë. Qendrimet autoritare që kufizoheshin me diktaturën personale të presidentit, e sidomos qëndrimit jo-miqësor që qeveria Meksi tregonte kundrejt forcave të "së djathtës" e shqetësojshin shumë. Arshiu në vitet e fundit kishte ba nji kthesë të plotë. Tani, ai mendonte se forcat politike të së kaluemes mund ta shpëtojshin Shqipëninë dhe për këtë shkroi edhe në gazetën Dielli.
Shkodra, gjendja e qytetit tonë të lindjes, dhe ardhmnia e saj, ishin nji subjekt që e biseduem gjatë, me zemër të thyeme e pesimizëm. Mbrapambetja e qellimshme pesëdhetë vjeçare kishte atrofizue jetën ekonomike e kulturore të qytetit dhe fondet e nevojshme për ringjallje nuk dukeshin askund. "A dying city!"
Ideja e nji qyteti "të dënuem me vdekje" na torturonte të dyve. Të ndërgjegjshëm për pamundësinë tonë me ndihmue, të dy e ndiejshim veten të mundun. Në dhomë u krijue nji atmosferë e randë që u përpoqem ta shpërndajmë me bisedime mbi subjekte, që në vetvete, për ne muk kishin ndonji interes të veçantë. Ishte nji pamje e dhimbshme: dy dashnorë të Shkodrës të zhgënjyem e të deshpruem!
U largova mbas nji përqafimi të ngrohtë dhe urimet e zakonshme për shëndet të mirë. Por shëndeti i Arshiut po keqësohej çdo ditë, dhe mbas disa ndërhyrjeve kirurgjikale që e munduen shumë, trupi i tij u lodh, derisa u dorëzue me 20 korrik 1997, në Washington, D.C.

10 korrik 1998
Baldwin, New York, USA

Prof. Sami Repishti
Shënim: Ndërmjetësi për gjetjen e "burrit" që ndihmoi Arshiun me kalue kufinin, ka qenë i ndjeri Malo Kraja. Ndërmjetësi im ka qenë i ndjeri Muhamet Fejza, ish-student nga qyteti, nji i ri me zemër florini. "Burri" që rrezikoi jetën me ndihmue Arshiun dhe mue në arratisje ka qenë i ndjeri Muho Saiti, nga katundi Vithgar i Anës së Malit, të cilin Arshiu dhe unë e kemi quejtë gjithherë "hero". Të tre kanë qenë ish të burgosun politikë.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2004 16:17
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Dimensionet te reja nga arkivi i disidentit Arshi Pipa

Nje seri veprash nga arkivi i disidentit Arshi Pipa eshte prezantuar dje ne ambjentet e Bibliotekes Kombetare. Te zgjedhura nga shtepia e librit "Phoenix", keto vepra plotesojne kolanen e botimeve speciale te mendimit shqiptar. Jane kater vellime, per te cilat kane menduar te vijne deri ne kete dite dy motrat e poetit Fehime Pipa dhe Nedret Kalakulla, te pranishme ne promovim. Pas botimit te dy librave "Rusha" e "Libri i burgut", keto vellime te fundit, te perzgjedhura dhe te qemtuara, vleresohen si shume te rendesishme per Pipen shkrimtar e perkthyes. Nderkohe, fushat humane qe ai levroi kane vend per kritiken, publicistin, linguistin etj. Studiuesit e letrave Koci Petriti e Stefan Capaliku theksuan rendesine e ardhjes se Pipes me keto faqe te panjohura, si dhe vazhdon te mbetet e tille nje pjese e mire e vepres se tij. Sipas tyre Arshi Pipa, ben pjese ne ata pak krijues e personalitete te mendimit qe sa ishin gjalle i ka ndjekur fati i shkrimtarit pa lexues. Eshte momenti kur vepra e tyre pret te fitoje dimensione te tjera dhe te kaloje nga qarqet intelektuale, ne ato me te gjera deri tek shkollaret.

"Lundertare" eshte libri i pare poetik qe Pipa i ka bere bashke ne vitin '44. Jeta e te riut, mosha me deshiren per udhetim dhe arrati ne kete vellim eshte transfiguruar ne lirike. "Dhe sa e ambel eshte me e pa vehten si ishe njihere!" Ne parathenien e po atij viti qe shoqeron vepren, Pipa shpjegon kete rendje tek poezia "pse kjo asht kur e dheshmja bahet qiellore dhe erresira bahet drite". Ne kete botim te ri permbledhja "Lundertare" shkon bashke me "Librin e Dashurise dhe te fatit", ku perfshihen krijime mbi metafiziken e shpirtit dhe fatit. Ne krijimtarine e Pipes ky ka qene momenti kur ka provuar si bie "rasa". "Rasa e verbet asht shndrrue ne Fatin e papercaktuem, qe poeti do te shkoje tue diktue."

Ajo qe e ka mbajtur gjalle gjate dhjete viteve ne burg, perben vepren II ose "Autobiografine", e cila ndahet ne pese pjese. "Juvenilia" mbledh bashke perkthime nga poezite e ciklit "Lundertare". Pjesa e dyte eshte perkthim ne italisht i poezise se vitit 1969, perkthime te lira serish ne italisht dhe anglisht nga "Libri i Burgut", gjithashtu poezi te shkruara per vendin e lindjes. Lexuesi ve re periudhen e zbrazet ne krijimtarine e Pipes, pas hyrjes se tij ne nje "bote te re" (ne vitin 1958 ai arratiset drejt Amerikes). Dy pjeset e tjera te ketij vellimi jane poemat qe ai krijoi gjate qendrimit dhe proves se kesaj bote.

Pipa si perkthyes prej latinishtes sjell ne vepren III "Lyrika latine", perfunduar ne vitin 1958 ne Sarajeve. Behet fjale per dy mije vargje nga lirikat ose copa lirike nga me te njohurat te autoreve latine. Ketu lexuesi gjen "Shenime mbi Metriken", si nje koment estetik per secilin poet. Historiku i lirikes latine perfshin liriken popullore me poetet Lukreci, Katuli, Virgjili, Horaci, petet elegjiake, Properci, Tibuli, Ovidi, Martiali etj. Arshi Pipa per sa i perket perkthimit ben pjese ne ata pak latinist. Gjithashtu keto perkthime ndiqen nga arsyet qe ai jep per zgjedhjen e dialektit ne gegerisht apo toskerisht qe ka shfrytezuar per poete latin te vecante.
Libri IV ose "Shembuj nga lirika evropiane moderne" eshte nje antologji e poezise boterore duke pershkuar rrugen nga Dante tek Rimbaud. Poezite e mbledhura ne kete vellim, Pipa i ka trasheguar prej shokut te rinise Ruzhdi Cobo, fletorja e te cilit i bie ne dore vetem ne vitin '92, kur viziton Shkodren. Perkthimet e ketij vellimi i mbeten struktures ritmike te origjinalit dhe kronologjise. Ato nisin me humanistet italiane Dante, Petrarka, Leopardi dhe perfundon me "aventurieret" simboliste te shek.XIX, ku bejne pjese simbolistet Rimbaud, Baudelaire, Verlaine.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2004 16:26
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Arshi Pipa: diversanti i fundit nė Shqipėri

Hektor ÇIFTJA*

Ardhja e parë si diversant:

Shqipëria, gjatë 50 vjetëve, jo vetëm ishte shteti ku mungonin plotësisht liritë e të drejtat e njeriut, por ishte edhe vendi më i mbyllur në mënyrën më fantazmagorike, ku shqiptaret nuk dinin absolutisht asgjë se çfarë ndodhte përtej kufijve shtetërore. Aq sa nëpër shkolla nxënësit i përfytyronin piramidat e kufirit jo si gurë shënjues, por si vende ku bëheshin luftime midis atyre që vinin nga jashtë, agresorëve, e që ishin domosdoshmërisht armiqtë e atyre që ishin mbrenda e që mbroheshin deri në vetësakrifikim. I tërë kufiri u rrethua me tela me gjemba, kryesisht për të mos lejuar arratisjen e shqiptarëve. Nëse dikush, me leje të studiuar mirë nga organet kompetente, do të kapërcente kufirin për të shkuar qoftë deri në Kosovë, bie fjala për ndonjë ndeshje sportive, jo më shumë se sa një javë, ai njeri quhej “i shëtitur”: një bluzë e blerë atje do të ruhej si fetish, simbol që tregonte epërsinë e tij ndaj çdo shqiptari tjetër. Ndersa i huaji më i famshëm e për të cilin shqiptarët kishin dëgjuar më shumë ishte ndoshta Zhoa Amazona, i cili financohej nga ambasada shqiptare për të shpërndarë librat e diktatorit në Brazil. Ndërsa në familje burri ndjehej “më burrë” nëqoftëse arrinte të ndërtonte një paisje të veçantë për televizorin, në mënyrë gjysëm klandestine, për të shmangur zhurmuesit e instaluar nga qeveria, e për të arritur të shikonte në orët e vona të natës ndonjë program në kanalet televizive në gjuhë të huaj të shteteve fqinj. Për shkak të luftës së egër në çdo drejtim ndaj institucioneve dhe besimeve fetare, shumica e shqiptarëve filluan ta shoqërizojnë në mendje figurën e priftit jo si njeri që merret me punët e fesë, por si një agjent sekret, me veladon të zi, që punonte vetëm për të shkaktuar kryengritje të armatosura. Një nga librat zyrtarë të detyrueshëm për t’u lexuar nga të gjithë shqiptaret ishte libri i diktatorit “:Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, ku midis të tjerash i lihej porosi të gjithë udhëheqësve të ardhshëm të mos lejonin që në Shqipëri të hynte asnjë i huaj me mjekër, sepse aty agjentët anglo-amerikanë mund të fshihnin paisjet e tyre (“Comrade Lolou and the Fun Factory”, nga Cali Ruschala, http://www.diacritica.com/degenerate/5/enver.html)

Le të vijmë tani tek Arshi Pipa. Shumë shqiptarë të brezit të viteve ’80-të nuk do ta kishin idenë se kush ishte Arshi Pipa sikur të mos kishte folur vetë udhëheqësi në një kontekst tragjik që lidhej me vetëvrasjen misterioze dhe mbretërore të ish-kryeministrit. Mehmet Shehu ishte ushtarak i lartë me shkollim perëndimor, marksist nga ata që shkuan vullnetarë në Spanjë në vitet ’30-të, bashkëpunëtor i diktatorit në të gjitha nismat e mëdha, (kupto edhe krimet e mëdha), deri në shkëputjen banditeske nga Bashkimi Sovjetik, i mbijetuari i të gjitha spastrimeve në parti e shtet, dhe kandidati i vetëm për vendin e diktatorit mbas vdekjes së tij, si pasojë kjo e lidhjeve të fuqishme familjare në kupolën e partisë. Kur diktatori e rrëzon këtë njeri deri në vetëvrasje, një nga akuzat e mëdha që i bën ishte që lejoi që djali i tij të fejohej me mbesën e Arshi Pipës. Për shqiptarët e mbyllur e të izoluar ishte vegimtar fakti që A.Pipa jetonte në Amerikën e fortë dhe antikomuniste nga ku vinin vetëm diversantë. Aq më tepër që përderisa kryeministri rrëzohet nga pushteti vetëm sepse djali fejohet me mbesën e Pipës, patjetër që ky Pipa duhej të qe shumë i rrezikshëm. Në shkolla, televizion, shtyp, e në mbledhjet e përjavshme, çdo shqiptari, sa herë që flitej për kryeministrin e rrëzuar, aq herë, në një mënyre apo tjetër do t’i përmendej Pipa. Ky kontakt i panatyrshëm që shqiptari krijoi me figurën e Pipës, është ajo që unë po e quaj këtu si ardhja e Pipës si “diversant” në Shqipëri, sepse i një natyre të përafërt ishte imazhi i rremë psikologjik që u krijua për të mbrenda kufijve, sidomos për shkak të izolimit të vendit dhe fushatave të vazhdueshme të “shpëlarjes së trurit”.

Ardhja e dytë si diversant:

Ndoshta askush nga brezi i 30vjeçarëve e lart në ditët e sotme nuk do ta kishte mësuar se kush ishte Arshi Pipa po qe se për të nuk do të kishte shkruar Ismail Kadareja tek “Ftesë në Studio”. Nje liber i çuditshëm ky, pa formë, i botuar mbas “arratisjes” së Kadaresë, por i shkruar përpara rënies së diktaturës. Një libër në të cilin autori i ngjan atij marangozit apo artizanit që mbas ‘90-ës, meqë në treg dolën teknologji të reja, vendos të shesë të gjithë punishten me çmim shumice se e di se nuk do ta përdorë dot më, dhe ngutet të heqë gjithçka që ka në bodrumin ku punon, përpara se të jetë shumë vonë. Dhe kur një shkrimtar nxjerr në treg bodrumin e tij, me fjalë të tjera copa ditaresh, apo shënimesh personale që janë aq personale sa vetëm për shkak të delirit se është njeri i madh, ai kërkon t’i shesë për art, faktikisht ai nxjerr në public copa mllefesh të hershme, copa fantazish prej të sëmuri, paragrafë që ka dashur t’i botojë po nuk do t’i përmblidhte dot asnjë lloj libri e kështu me rradhë. Pikërisht në këtë libër Kadareja merr pozicionin psikopatologjik të viktimës, jo prej rregjimit, por të viktimës prej kolegëve të vet të letrave, e fillon e fantazon historira sikur ai është Moxarti e të tjerët Salieri e kështu me rradhë.

Ishte në këtë libër, që si çdo libër i Kadarëse jepej me detyrim nëpër shkolla, që shqiptarët dëgjuan përsëri për Arshi Pipën. Këtu Kadareja, me mllefin e tij psikopatik, të pahijshëm e aspak artistik, shkon deri aty sa nuk shkojnë ndoshta as dy të pirë që grinden në kafe: tallet me emrin e Pipës, duke e deformuar në “Pipiç”, gjë që nënkupton një sharje shumë të rëndë. Profesor Pipa atje portretizohet si njeriu që në botën tjetër-përendimi dhe Sh.B.A. kanë qënë për shqiptarët gjithmonë “bota andej, ose bota matanë”, pra bota e mistershme, e ndaluar- pra shkruante dhe botonte “letra anonime” kundër Kadarese, që regjimi komunist, mbasi të lexonte këto “letra”, ta dënonte Kadarenë si “armik”. Këto gjëra, Pipa, sipas Kadaresë, i bënte sepse e kishte zili këtë të fundit si shkrimtar dhe donte që ta “fundoste” përfundimisht.

Se si kishin qene keto “letra anonime”, pra se cfare kishte shkruar e thene Pipa qe te meritonte keto sharje, kjo u mor vesh mbas -90-es, kur gazetat i ribotuan disa nga këta shkrimet kaq shqetësuese të profesorit shqiptaro-amerikan. Bëhej fjalë për një studim “Subversioni përkundrejt konformizmit- fenomeni Kadare”, botuar në vitet ‘70-të në Sh.B.A. në një revistë në gjuhën shqipe dhe që Pipa me fare pak ndryshime e ka përfshirë në “Albanian Contemporary literature”. Shkrimi në vetvete, me argumenta studiuesi e kritiku letërsie, e në një frymë krejtësisht të re shkencore arrin në tezën se në veprën e Kadaresë, për shkak se shkrimtari i përket fizikisht regjimit komunist, pamja e jashtme është konformiste me ideologjinë zyrtare, ndërsa për shkak të talentit të lindur dhe gjenialitetit, veprat përmbajne një subversion ideologjik, që nuk është antikomunizëm i mirëfilltë, por një lloj herezie e cila nuk vjen për shkak sepse shkrimtari është disident apo rebel, si bie fjala Jevtushenko apo Pasternaku, por sepse talenti i madh nuk i shpëton dot frymës së realizmit artistik . Pra së pari bëhet fjalë për një studim shkencor, dhe së dyti bëhet fjalë për elementet letrare të natyrës subversive në raport me kohën në veprën e Kadaresë. Kjo e inatos Kadarenë e “Madh”, dhe bën që pikërisht në fund të viteve 90-te, kur regjimi kishte marrë tatatëpjetën, ai ta akuzojë Pipën për “mëkatin” se kishte gjetur në veprën e tij elemente që binin në kundërshtim me realizmin socialist. Sot, Kadareja i ka harruar këto, dhe po bën çmos të proklamohet si shkrimtar disident e antikomunist, duke paguar shuma të mëdha për materiale propagandistike si “ Dialog me Allen Bosquet ”, apo si librat socrealistë të Maks Velos, Shaban Sinanit e Alfred Ucit, apo duke provokuar debate e fushata të panevojshme mediatike si ai mbi “Pashallarët e kuq”, një poemë fundekrye socrealiste, biles më konformiste sesa romani “Dasma”. Të gjitha këto do të ishin të panevojshmë, dhe jo kaq qesharake dhe groteske, sikur njerëzit, në vend që të merreshin me “ashallarët e kuq”, të lexonin studimet e Pipës, ku Kadareja del shume teper e më seriozisht i lavdëruar.

Ardhja e tretë si diversant:

Për herë të tretë si diversant, Pipa do të hyjë në Shqipëri në vitin...2004
Citat: “Eshte per te ardhur keq qe Robert Elsie, i cili edhe nje here duhet pergezuar per ate ndihmese te pacmuar qe ka bere duke e e njohur letersine shqipe ne bote,me kete studim te gjate e me te tjera si ky, te krijoje nje opinion te shtrember , ashtu si Pipa, per shkrimtarin tone te madh ne boten perendimore.


Nuk eshte cudi qe keto konsiderata te kene ndikuar dhe te ndikojne te "senatoret e akullt" te Akademise se Shkencave te Suedise qe Ismail Kadarese te mos i jepet per te gjashten kandidature cmimi Nobel, me kerkesen e Akademsise Franceze. (Nën.im.-H.Ç.)

Do te doja qe kjo kerkese te vinte te pakten edhe nga disa organizma jo zyrtare shqiptare , te Kosoves dhe te diaspores shqiptare, te vete shtypit tone, i cili nuk duhet te mjaftohet vetem me nje lajm, ku te shprehet keqardhja qe Kadarese ende padrejtesisht nuk po i jepet ky titull, por t'i kthjeje faqet e tij, dhe kete ta beje qe keta muaj, ne kolona ku ne nepermjet zerit te intelektualeve tane me te shquar,madje edhe te huaj qe e duan ate sa e duam edhe ne, te shprehet kjo deshire qe ky cmim te vije me se fundi ne atdheun tone, ne vendlindjen e shkrimtarit tone me fame boterore.

Sepse, kur Kadareja te fitoje kete titull te merituar, ate e ka fituar cdo shqiptar, e ka fituar Shqiperia, imazhi i se ciles sot, per shkak te qeverisjes se pushtetareve tane te mbrapshte,te molepsur nga korrupsioni dhe miopia politike, fatkeqesisht eshte erresuar dukshem ne bote. (nën.im.-H.Ç) (Skifter Këlliçi; Edhe Elsie si Pipa në disa gjykime për Kadarenë “Koha Jonë”- E Hene, 23 Shkurt 2004)

Ky shkrim vjen pas një tjetri i cili i kushtohet terësisht Pipës.Jo se është ndonjë artikull me të cilin ja vlen të merresh ky shkrimi i këtij soc-realistit, por është një tjetër dëshmi se si në shekullin 21, në media moderne, profesori i vdekur shqiptaro-amerikan perceptohet akoma si “diversanti” i përrallave me sigurimsa të revistës “Në shërbim të popullit”. Sot llogjika e këtyre njerëzve është kjo-Shqipëria ka një imazh negativ, që të rregullohet ky imazh negativ duhet që Kadareja të marrë çmimin “Nobël”, dhe ata që shkruajnë se Kadareja në veprën e vet i ka shërbyer regjimit komunist pa tjetër që me siguri nuk duan që ai të marrë çmimin “Nobel”, pra si rrjedhojë duan të shkatërrojnë Shqipërinë që ajo të ketë imazh të keq. Por përballë këtyre diversantëve anti-shqiptarë, duhet të mobilizohet i gjithë populli “ushtar” grusht-bashkuar rreth Kadaresë, që ai të marrë çmimin “Nobel”. “Do te doja qe kjo kerkese te vinte te pakten edhe nga disa organizma jo zyrtare shqiptare , te Kosoves dhe te diaspores shqiptare, te vete shtypit tone, i cili nuk duhet te mjaftohet vetem me nje lajm, ku te shprehet keqardhja qe Kadarese ende padrejtesisht nuk po i jepet ky titull, por t'i kthjeje faqet e tij, dhe kete ta beje qe keta muaj, ne kolona ku ne nepermjet zerit te intelektualeve tane me te shquar,madje edhe te huaj qe e duan ate sa e duam edhe ne, te shprehet kjo deshire qe ky cmim te vije me se fundi ne atdheun tone, ne vendlindjen e shkrimtarit tone me fame boterore.”( S.Këlliçi)

Edhe këtë herë, njeriu i thjeshtë shqiptar dëgjon për Pipën, jo si për studiuesin e qindra faqeve studime si bie fjala “Trilogia Albanica”, apo “Albanian Contemporary Literature”, por si për diversantin që bashkë me ca diversantë të tjerë si Elsie, po prish imazhin e Shqipërisë.

Dy fjalë për jetën e “diversantit”:

Arshi Pipa është lindur në Shkodër, Shqipëri, në 1920. Pas diplomimit në liceun shtetëror të Shkodrës, (Ndarje Klasike) në 1938 studioi filozofi në Universitetin e Firences. Disertacioni i tij, “Morali dhe feja në Bergson” (E. P. Lamanna, kosultant), mbaroi në 1942 dhe mori gradën e doktorit në filozofi. Në 1941-shin, u emërua mësues filosofie në liceun shtetëror të Tiranës. Në atë kohë jepte mësim në licetë shtetërorë të Shkodrës dhe Tiranës, 1942-44. Pas luftës, ishte mësues i italishtes dhe shqipes në kolegjin e mësueseve në Tiranë. Në Prill 1946, u arrestua, për shkak të kundërshtimit të tij për të vepruar në përputhje me politikën e regjimit shqiptar. Dokumentimi i dhjetë viteve (1946-56), i kaluar në burgjet dhe në kampet e punës së detyruar, gjendet në “Libri i burgut” (Prison notebook,1959). Në 1957-ën u arratis për në Jugoslavi, ku jetoi si refugjat për vite. Gjatë asaj periudhe, përktheu në shqip përzgjedhje nga poezia lirike latine (250 faqe), me përkthime, me kapituj mbi metrikat dhe shënime) Emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1958-ën. Emërimi i tij i parë ishte në kolegjin, Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku jepte mësim filozofinë (1960). Gjatë vitit akademik pasues, drejtoi departamentin e gjuhës italiane në universitetin e qytetit të Xhorxhias, shkolla e gjuhëve dhe gjuhësisë dhe gjithashtu jepte mësim filozofi, në kolegjin e arteve të lira (verë, ’61, dhe ’62). Ishte pedagog i gjuhës italiane në universitetin Kolumbias në vitet 1961-62, dhe profesor asistent i gjuhës italiane në universitetin e Delfit, Garden City, vitet pasuese gjatë të cilave ai gjithashtu jepte mësim tema filozofike në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66, ishte profesor asistent (Profesor asistent i perkohshem në vitet 1963-64 ), në departamentin e gjuhës italiane në universitetin Kalifornisë, Berkli. Atje jepte mësim kurseve të letërsisë moderne italiane dhe seminaret e kritikës letrare, (De Sanctis, 1963, Croce, 1964, Vico,1965 ), aq mirë sa dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor, ( 1965 ), Në vitin 1966, drejtoi disertacionet PhD. Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin e Universitetit të Minesotës dhe Mineapolis, në fillim si profesor shoqërues ( 1966-69 ), dhe më pas si profesor i gjuhës Italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane, ( Departamenti i gjuhëve Romane gjatë vitit 1968 ). U bë pjestar i UM, si anëtar i zotuar, dhe shërbente si mbështetës në ndarjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Programi për gradat e Master-it u themelua në vitin 1968, ndërkohë ai ishte drejtues i gradimeve studimore në gjuhën italiane. Temë-diplomat për master dhe disertacionet e PhD, u shkruan nën drejtimin e tij. I ka dhënë mësim kurseve të padiplomuara të gjuhëve, të ndara në kurse të ulët dhe të larta, kurseve të qytetërimit dhe kulturës ( gjithashtu në Anglisht ) dhe, në veçanti, kurseve të padiplomuara për shkrimtarët e mëdhenj, ( Dante, Boccaccio, Manzoni, Leopardi ), zhanre ( Poezinë kalorsiake. Letërsinë Utopike ), dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi në tregim dhe dramë ), përfshi seminaret ( Ungaretti dhe Montale, Vico dhe Croce ). I U ka dhënë gjithashtu mësim sëbashku, kurseve të diplomuara të gjuhëve Frënge dhe Italiane, ( Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinë Italiane ), duke pasuar me themelimin e programeve të Master-it në gjuhët Frënge dhe Italiane ( 1970 ), të ndërtuar përmes nismës së tij. Publikimet dhe referatet e tij shkencore ( në Anglisht, Italisht, Frengjisht dhe Shqip ), janë në: (a) poezi; (b) estetikë dhe filozofi; (c) kritikë letrare. Në poezi kemi katër volume me vjersha në Shqip: Lundëtarë ( Sailors, 1944 ), Libri i burgut ( Prison Notebook, 1959 ), Rusha ( 1968 ), dhe Meridiana ( 1959 ); Në Estetikë dhe Filozofi kemi artikuj të ndryshëm dhe shumë referate shkencore, ( disa prej tyre janë mbajtur në konferenca të huaja dhe kongrese ndërkombëtare në Amsterdam, Londër, Uppsala, Palermo, Venecia; Në kritikë letrare puna e tij ka lidhje me letërsinë Italiane, po aq sa dhe me atë Italo-Shqiptare dhe me letërsinë dhe kulturën Shqiptare. Shkrimet e tij në letërsinë italiane janë më shumë në fushën e specializimit të tij, letërsi bashkëkohore (Montale dhe Ungaretti në veçanti ). Ka botuar gjithashtu artikuj mbi Danten, De Sanctis, Manzoni dhe Moravia. Monografia e tij “Montale dhe Dante” (1968 ), ka patur dhe një botim në italishte, “Montale e Dante” (1975 ). Artikujt, reçencat dhe kritikat e tij janë botuar në “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Review”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”; “Revue de litterature comparée”, “Revue des études italiennes”. Artikuj dhe revista mbi Italo- Shqiptarët si edhe letërsinë dhe kulturën Shqiptare, i ka botuar në: “Südost- Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”; “Comparative literature studies”, “Books Abroad”, “Rivista di letterature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des études sud-est européennes”. Rezultati i kërkimeve të tij mbi Italo- Shqiptarët si edhe kulturën dhe letërsinë Shqiptare janë “Trilogia Albanica ( 1978 )”, e cila përbëhet nga tre libra: "Vargu popullor shqiptar: Struktura dhe zhanri i tij", "Jeronim De Rada”, "Letërsia Shqiptare: Perspektivat sociale." (për një paraqitje më të detajuar mbi punën studimore të Pipës shih shënimet në fund të shkrimit )

Informacioni i mësipërm, i cili është kortezi e Robert Elsie-së sipas burimeve autentike nga vetë Pipa, sipas meje flet shumë për këtë shkencëtar të madh. Së pari na tregon potencialin e tij intelektual, i cili ka kaluar nepër një “filtër” të rrallë, siç është ai i universiteteve amerikane. Pra A.Pipa nuk ka qenë aspak autori i dështuar e xheloz, përkundrazi. Së dyti, interesimet studimore e botuese të Pipës kanë qenë shumë më tepër sesa thjesht një konflikt imagjinar me k Kadarene, apo zhberja e “kongresit të Drejtshkrimit” siç kanë folur disa. Interesimet e tij janë prej studiuesi shqiptaro-amerikan, dhe që të kuptohen shkrimet e tij, qoftë edhe ato për Kadarenë apo për gjuhën e njësuar duhet marrë parasysh patjetër konteksti kulturor i studimeve letrare filozofike të kohës, si edhe shkollimi i tij i mirëfilltë klasik. Qe të lexohen si duhen ato që ka shkruar Pipa duhen marrë parasysh se me cfarë merreshin profesorët amerikane të filozofisë dhe letërsisë ato vite, si edhe baza e shëndoshë, por e huaj për shqiptarët e realizmit socialist siç ishte shkollimi klasik.

Të gjitha kërkimet tregojnë se Pipa ishte pak i interesuar për fatin personal të Ismail Kadaresë, dhe studimi i tij për Camajn, mikun dhe kolegun e ngushtë është i vetmi studim ku Camaj përkufizohet si i dështuar e i pazoti në shumë nga krijimet e tija letrare. Megjithatë midis Camajt e Pipës nuk pati asnjë lloj konflikti.

Sot Pipa nuk jeton më: Atij ju benë vite që nuk është më me të gjallët, (pavarësisht se S.Këlliçi e vdes atë 20 vite para vdekjes së qënë). Ne duhet të kuptojmë se prof. Pipa nuk ka patur, dhe nuk ka më nevojë për ne, as që ta lavërojmë e as që ta shajmë. Ai ishte një profesor i disa universiteteve prestigjoze amerikane, ku për studimet dhe kërkimet shkencore i mori shpërblimet, që kanë qenë vetëm ato akademike, siç ishin titulli Profesor Emeritus, i dhene nga universiteti i Minesotas, si edhe vendin e punës në universitet. Sot, ne e dime mire se sa nuk është e lehtë të meritosh një vend të tillë në Sh.B.A. Studimet e tij kanë kaluar nëpër “filtra” shkencorë të një natyre krejtësisht tjetër, me “filtrat” ideologjikë, me të cilët i shohim gjërat ne shqiptarët, edhe sot e kësaj dite në shekullin 21. Sot jemi ne që kemi nevojë për Pipën:

-Sepse u themi albanologëve të huaj që gjatë një gjysëm shekulli shqiptarët nuk nxorrën vetëm diktatorë, por edhe studiues letërsie, që ishin dinjitozë në mjediset kërkimore-shkencore në Amerikë dhe Europën Perëndimore;

-Sepse, duke përdorur studimet e Pipës, studentët shqiptarë në gjithë universitetet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjithandej, si edhe mësuesit e gimnazeve anembanë, nuk janë të detyruar ta bëjnë studimin e 500 vjetëve letërsi duke ju referuar vetëm kritikëve të realizmit socialist, qoftë të Shqipërisë apo të Kosovës, po kanë në dorë edhe një burim shkencor i cili të paktën është me natyrë alternative;

-Sepse edhe njerëzve si Kadareja u bëhet më shumë nder kur i lavdëron ai që di dhe ka mundësi të kritikojë si Arshi Pipa, ashtu si për mbretin kanë më shumë rëndësi lëvdadat e kundërshtarit, sesa ato të lakejve apo palaçove të oborrit të tij letrar.


*Master në Kritike Letrare dhe pedagog letërsie në
Universitetin A.Xhuvani të Elbasanit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2005 13:05
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Lamtumirë

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!
Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.
E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.

Arshi Pipa

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:12
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Pjesa eshte marre nga libri i Uran Karakulles "ARSHI PIPA, njeriu dhe vepra"

Kapitulli II

"Besoj se Shqiperia do te jete me te vertet e lire,

vetem athere kur shqiptaret do te kene mundesi

te lexojne, te studjojne dhe vlersojne

veprat e shkrimtareve te tille te medhej

si Arshi Pipa."

Martin Camaj



FEMIJERIA DHE ADOLESHENCA

Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Kjo është datëlindja që njihte ai. Them kështu, sepse kam gjetur në regjistrin e gjendjes civile në Shkodčr, ate të vitit 1930 (nuk kishte regjistër me të vjeter), si datëlindje 13 shkurtin e po atij viti. Por kësi punesh në Shqipëri nukjanë fort të rralla....

Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave te po një barku. Vëllanë me të madh gjashte vjet para tij, Muzaferin, i kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe I motrave, të cilat gjithë jeten e kane adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, per Muzaferin nuk ishte po e njejta gje. Aty nuk bëhej asnjë dallirn ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Jshte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, te pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjes se mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nčnës së forte, të dhemshur aq edhe të drejtë den në shkallen e një modeli klasik.

Fëmi I mbarë, I shëndetshëm dhe I bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një “lojcak” I madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një “sherret”, domethënë që nuk linte dy gure bashke. Perveç lojrave teper të guximshme me shokët e vet të lagjes, majat e pemeve të larta në oborrin e shtepise a ne kopesht, pusi i thelle dhe kulmi i çatise ishin vendet e preferuara te tij.

Zakonisht femijet dhe adoleshientet çamaroke nuk I nenshtrohen disiplines dhe mësimeve të shkolles. Per pasojë, shpesh perpanimi në mësime ecen çale-çale. Por tek Arshiu ky fare rregulli s’kishte fare vend. Perkundrazi! Tek ai natyra e gjalle dhe dinamizmi I moshës se re harmonizohej qysh në fëmijëni mrekullisht me zellin e madh per shkollen, per rnesimin. Dhe faktet tregojnë se ai qe në kiasčn e pare e deri në mature dilte gjithnje i pari i klasës!

Filloren e kreu tek shko]la e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nënte klasë, den me vonë madjé, nč kohen e regjimit komunist. Vërtetë ishin te pakte këto gjimnaze para luftčs Se Dyte Boterore në Shqiperi, porishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korces etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Norrnalja e Tiranës (vetëm per vajza) dhe Shkolla Teknike Amenikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavąjës.

Tek jezuitët Arshiu mori bazat e kultures klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe per pasoje, kur shkoi të vazhdoje nč Gjimnazin shtetenor te Shkodres, qe quhej atehere Lice, si ai i Korçes dhe i Tiranes, kishte baza te forta per te dale i pari edhe ne dy gjuhet klasike qe permendem me lart. Dhe kčto dy gjuhe ai s'i ndau gjate gjithe jetes. Perkthimet e bollshme, të lena në doreshkrim e deshmojne me se miri kete fakt.

Gjate kohes se arsimimit ne shkollen e jezuitčve, ku jepnin mesim klerikë të shquar, i ati, duket per një lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi që te ndjeki njekohesisht edhe mejtepin, per te rnesiuar format e moralit islamik. Keshtu Arshiu, deri ne moshen e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte per bukuri shume nga syret e Kuranit arabisht, per çudine dhe admirimin e miqve shkodrane te dhene fort pas kësaj feje, por qe arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!...

Gjimnazi i Shkodres, si thame, ishte fort i dalluar nder ata pak homologet e tij të atčhershem në vendin tone. Dhe kjo pune jo vetem nga programi, por sidomos nga turpi i tij mčsimor, qe perbente ajken e inteligjences shqiptare te asaj kohe, qe te gjithe intelektuale te formuar me se miri, me prirje te theksuara perendimore, por me shpirt teresisht kombëtar. Figura te tilla si Hil Mosi, Mirash Jvanaj, Ndue Paluca, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kolë Kamsi, Skender Luarasi, Anton Deda e tč tjerë si keta, e deshmojne qarte çfare thashe pak me lart. Dhe kjo pune sigunisht ndodhte edhe ne shkollat e tjera te mesme ne Shqiperi të cilat jepnin dije te shendoshe dhe farketonin qytetare te denje te zotet per vendin, farketonin shqiptare të vertete e te denjë, plot humanizem, drejtesi dhe dashuni, den në adhunim per kombin dhe shqiptanizmin. Ne ate kohe, den nč prak te ardhjes se pushtetit komunist në fuqi, shkolla shqiptare mund te krenohej me te drejte se nuk kishte aspak pse t’ia kishte zili shkollave me te mira e prestigjtoze europiane dhe ainerikane!

Por kete e deshmojne edhe plot reivsta arsimore a peclagoejike qe botoheshin ne Shqiperi para Iuftes se dyte boterore si “Laboremtis”, "Norma1isti” etj. Ashtu sic mund te deshmojne mesuesit e nxensit e asaj kohe qe ende jane gjalle sot, e qe po behen gjithnje e me te paket...

Familjaret dhe shoket e tij te moshes se re, me kane treguar se Arshiu, jo vetem qe ishte i pari ne mesinie, por edhe nder me të dalluarit nder lojra, ne gjimnastike e sport. Ndersa i vellai me i madh, Muzafeni, mbasi kishte lojtur futholl ne gjimnaz, kishte arnitur te behet nder asat e skuadres “Vllaznia”, Arshiti ishte efektiv i skuadres se gjimnazit, edhe pse nuk kishte talentin e shpllar Futbollistik te Muzaferit dhe nuk hyn ne skuadren e qytetit. Keto qe them ketu jane te trajtuara me gjere e me sakte tek kujtimet e mjaft sportisteve shkodrane te asaj kohe si dhe te gazetareve sportive te koheve te sotme.

Për guximin tek Arshiu do te sjell tre shembuj nga rnomente te ndryshein te jetes se tij: Kur ishte adoleshent, me tregonte ne Shkoder shoku i tij i moshës, tek vinin ne lurn per t’u lare, Arshiu, si asnje nga shoket etij, hidhej ne pellgun e lumit nga nje shkemb i larte pozicioni i te cilit ishte shumë i rrezikshem per kete pune. Ne Burgun e Burrelit Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokeve te denuar atje duhan, ndopak sheqer a ç'te kishte mundur te mbledhi, me rrezik qe po ta shohin rojet, e fusnin dhe ate në biruce, mes dimnit, ne çiniento, vetem me mhathje e kanotjere ne trup, per nje muaj rresht, megjithese ai ishte I semure. Kurse rasti i trete i takon moinentit te arratisjes kur ai can kufinin, bashke me te motren Fehimen, me kobure ne dore, i vendosur te mos bijne ne dore i gjalle me tek rojet.

Me shoke Arshiu ishte, si me gjithe te tjeret i sjellur dhe shume i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdiinisht ne mesimet. Ne albumin e familjes, mes te tjerave ka edhe nje fotografi ku ai eshte bashke me tre shoke te tij te klases, para nje tabele te zeze, ne oborr, tek po man noun e profesonit, ne per gatitjen per provimet e matures. Ne tabele, veç disa shprehjeve algjebrike, ka ne nje ane edhe nje vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershe qe tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para “tortures” se matures:

Me studime

e numra te shkreta.

kot na shkuen

te rijt e jeta.......

Gjimnazi i kohes së tij si dhe i kohes sime ndahej, mbas semimatures, ne (Iy dege: Reale e klasike. Realja ishte e prirur me fort ndaj shkencave te natyres, me preferim matematiken e fiziken. Klasikja ishte e priru ndaj dijeve humanitare te gjuheve. E Arshiu zgjodhi me deshire ketë të fundit. Duket qe në moshë fare te re ai e kishte percaktuar rrugën e tij në jete. Dhe kjo pune duket edhe nga dy fakte te tjerë. Gazeta “Cirka” e vitit 1936’’, kur Arshiu ishte dy vjet para matures, kishte shpallur nje konkurs poetik.

Ne te mori pjese edhe studenti i klases se gjashte te Gjiinnazit shkodran, i deges klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Ne Lamen e Luftes” fitoi çmimin e trete. Ishtë nje vjershe e gjate me plot 26 strofa, secila gashtevangeshe, here me rime e here pa rime. Vjersha ka karakter epiko- lirik. Tema e saj eshtë nje lloj proteste e hapur kunder luftes si nje veprim mizor. qe sjell vetem vdekje. Pra eshte te terthorazi nje hymn per paqen, rnire kuptimin, vllazerimin e njerezve e popujve. Keshtu humanizini i shpirtit te tij nis e nxjerr krye qe ne moshe fare te re, ate te nje adoleshenti gjimnazist.

Prova e tij e dyte e hotuar ne shtypin e kohës, kete here ne lemin e prozes, shifet tek tregiini me titull “Liqeni”, nje tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare’’, shtator-tetor 1941. Kjo proze, sigunisht eshte shkruar ne moshe fare te re, por u botua atehere, sic tregon data, nderkohë qe autori i saj ishte tashme pedagog ne gjimnazin e Tiranes dhe jepte filozofi. Nuk e dinie me saktesi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruaje poezi. Por nje gje eshte e .sigurte qe kete pune ai e ka nisur qe ne bangat e gjimnazit te Shkodres. Dhe keto poezi gjimnaziale ne shumicn e tyre do te mbushin me vone faqet e librit te tij të pare me titull “Lundertare" botuar ne Tiranë me 1944.

Pjesa eshte marre nga libri:

ARSHI PIPA njeriu dhe vepra

Shkrimtari: Uran Kalakulla

BOTIMET TOENA ISBN: 99927 1 169 8

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2005 14:20
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Ka lindur në Shkodër më 1920. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, ai studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.).
Shkrimet e tij të boruara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në: 1) poezi, 2) estetikë e filozofi dhe 3) kritikë letrare. Në poezi janë vëllimet shqip: "Lundërtarë", "Libri i Burgut", "Rusha" dhe "Meridiana", me përjashtim të vëllimit të parë, të gjitha veprat e tjera janë botuar jashtë dhe për këtë njihen ende pak nga lexuesi shqiptar. Përsa u përket studimeve dhe kritikës, përmendim vetëm disa nga ato që kanë të bëjnë me letërsinë shqipe: "Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, "Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare", "Humanistët italo-shqiptarë", "Bisedë përmbi Kadarenë", "Fenomeni Kadare" etj.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 14:29
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Kanali

Kanali
I
Nga Korça bumbullon. Currila shiu
Rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje.
Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje:
nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.

Mbramje, Dikush përbri qet gjak për goje.
Këndon lehtas matanë nji fmi arixhiu.
Ky grindet për pakë uj qi shoku i piu;
ai shan se i vodhën bukën. Hyn nji roje.

Shkopinj e shkelma. Britma. Fryn bilbili.
Pushim. E dergjet lodhja, pran secili,
e flen kush mundet për at natë me fjetë.

Si lazaret rënkon e fshan baraka.
Nesër të gjithë i pret kanali, brraka,
veç atyre qi i pret nji vorr i shkretë.

------------------------------------------------------ Koment
Në këtë sonet mjedisi i përgjithshëm i barakës ku banojnë të burgosurit. Detajet e zgjedhura nga poeti na ndihmojnë për të pasur një tablo të qartë e të gjallë të këtij kampi të shfarosjes. "Ndër baraka, shkruan poeti, rrojshin së bashku ordinerë dhe politikë. Vjedhjet ishin të shpeshta, të bame prej ordinerëve, të cilët nxiteshin nga rojet që të vidhshin politikanët. Po t'ankoheshe, ndëshkimin e kishe ti dhe jo vjedhësi, mjaftonte që ky të mohonte fajin. Mentaliteti i rojeve ishte ky: Politikanët janë përfaqësues të klasës kapitaliste-borgjeze, kurse ordinerët janë "proletarë". Puna kishte mbërrit deri n'at pikë sa njeriu të flente me trastën e bukës nën kokë".


IX
Ditën asht vallja, natën sarabanda
Se rraskapitesh ditën, natën flen?
Nuk thom për morrin, qi për trup e gjen
(u msuem me të) si miza dheu ndër banda.

E zgjohesh trembshëm… Ndien a vesh t'rren?
Këlthitje, t'çjerruna, rënkime t'randa…
Torturohen tash shokët te komanda,
e radha jote nesër ka me qenë.

E ç'nuk na bajshin! Na rrihnin me tel;
lakuriq, e mandej n'ujna handraku
na zhyteshin, trupin plagë n'currila gjaku.

E na lidhnin me fill prej telefoni
Për shtylla aty pranë krahanuer e bel
Që t'na pështynte nesrjet divizioni.

------------------------------------------------------ Koment
Natën rojat torturonin me ndihmën e disa të burgosurve, të cilët morën emrin "brigata e zezë". Të burgosurit merreshin nga shtrati dhe dërgoheshin në komandë (ose në një vend tjetër mbas telave, por edhe brenda telave) dhe aty torturoheshin mizorisht. Mbas torturës shpesh vinte veçimi. Disa herë veçimin e bënin për të dhënë shembull brenda kampit.

XIII
N'infermierin e kampit, nji kasolle
Anash rrethue me hasër, nalt me kashtë,
dergjen ndër qelbësina pesë a gjashtë;
njiqind, dyqind i ka gjithmonë okolle.

Pushim ankojnë. Por vjen rreshteri i vrazhdë
Dhe krisin hujt e çizmet n'ato golla
Jetë s'përçundun ngelun veç gëzholle
E shpesh me shkelma i qet nga shtrati, jashtë.

E vdesin fatkëqijt aty te praku
Vdesin e hendeqeve ndër baraka gjaku,
vdesin nën shtrat ku mshehen për me vdekë.
Vdesin tue pritun bukën, ndër gjiriza
Tue ba nevojën, vdesin posi miza,
dhe si coftina i kallin ndër hendekë.

------------------------------------------------------ Koment
Për të kuptuar mirë ferrin e kësaj infermierie, vlen të lexohet shënimi i vetë poetit: "Infermieria e kampit ishte tepër e pakët për me përballue nevojat. Ndonjëherë, ndër rasa më të randa, dhe mbi insistimin e mjekëve, disa të burgosun u dërguan nga infermieria në spitalin e Korçës. Unë qeshë njeni prej tyre, "Rreshteri i vrazhdë" asht rreshteri Hito i burgut te Durrësit, më famëkeqi ndër të tjerët. Një tjetër nga ata që kryen tortura me zell të madh asht polici Skënder Xh, i burgut të Korçës. Kam dëshmue vetë torturën që ky i ka ba një të riut korçar bash në infermierin e kampit.

XXIV
Ajo na mbajti gjallë. Si luleferrë
Nga rrota e qerres shkelun rrafsh me tokën,
por qi nuk shtrohet për me vdekë e kokën
nesërjet diellit plot uzdajë i pjerrë,

ashtun nën rrotën, që për ne që mokën
me shpirt ndër dhambë duruem na kët skëterrë,
lirin e andrruem te nata e bame sterrë,
e zemrat tona për atë flamur rrokën.

Se nuk dyshuem na kur qi shpejt a vonë
Nga tiranija e randë atdheu do t'shkundesh,
dhe si nji perlë e nxjerrun thellë prej fundesh

ma e bukur do t'shkëlqente besa jonë.
Vuej por qëndro! Marr zemër te burrnija!
E vdis tue brohoritun: Rroftë Shqipnija!

------------------------------------------------------ Koment
Ideali i pamposhtur i lirisë këtë herë, ashtu siç ka ndodhur mijëra herë në histori, bën edhe këtë radhë mrekullinë e triumfit të jetës mbi vdekjen, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të dritës mbi terrin. Është pikërisht për këtë, që ky sonet i fundit, dallon kaq shumq nga gjithë të tjerët.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 14:31
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Elegjia Vllazërore

Ma thonte zemra e ngrata
se jeta t'kishte lanë,
edhe pse miqt e shokët
nuk dojshin me ma thanë.
Der sa mbi krye mandata,
kur s'e pritsha më ra,
dhe mora vesh çka në andërr
prej kohe m'ishte gja.

E pau epileptiku
qi s'njifte mue as ty.
Po kapërcejshim lumin
kur befas ura u thye…
Un rashë… m'u turr vërtiku…
humba! Uluroi një za…
Ti u hodhe, m'kape, m'qite…
por vetë nuk dole ma!

Ti vuajte, ti rreziqe
durove simbas stinës
nga ishulli i Ventottenes
ndër telat e Prishtinës.
E pse përbuze vdiqe
terrorin bolshevik,
gjithmonë armik i shtypjes
e bir i atdheut besnik.

Sot qi nga dita e mortit
Ka rrjedhë ma se nji mot,
tue ta nderue kujtimin,
o vlla, nuk derdhi lot.

Pse për vdekjen e t'fortit
i fortë duhet me u bamë.
As i përmendi fajtorët:
nuk kam ma çka me i namë.
Kur ndofta nga mizori
Po përgatitet ura

për mue kët herë e kanga
e mbramë āsht kjo qi thurra,
me gjakun tand dëshmori
vulosi sot nji bč:
përbuzi komunizmin
e truhem për atdhč.

------------------------------------------------------ Koment
Shënim i poetit:
Kjo elegji u shkruajt në Nanduer 1948, pak para se të nxirresha në gjyq për herën e dytë. Ky gjyq u ba në Prokurori të Durrësit me dyer të mbylluna dhe zgjati gjithsej 15 minuta. Vendimi i gjyqit u dha brenda në burgun e Durrësit. Im vëlla Myzafer Pipa, avokat, qe arrestue në shtatuer 1946 dhe mbasi u torturue deri në vdekje, u nxuerr dhe u vra me nji batare automatiku në Degën e Sigurimit të Shkodrës, kinse kishte dashtë t'ikte. Vrasjen e tij, të cilën ma kishin mbajtë mshehtë, e mora vesh vetëm gjatë proçesit të dytë në Prokurorinë e Durrësit.
Andrrën e pau nji i burgosun, kosovari Azis Sula, në kohën e vrasjes. Im vëlla pat qenë burgosë nga autoritetet fashiste italiane n'ishullin Ventottene afër Gaetas, më 1940 dhe më vonë internue në kampin nazist të Prishtinës më 1944.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 14:33
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Nemesis (mallkim)
I
Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mā e naltë
kur del prej s'thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t'adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t'anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i'Iskanderit
e zhyen me tjetër fč,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t'falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n'gërmaz me grushta, e uj kur bājmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n'gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n'sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s'vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mā keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t'thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bāh' ni qorre.
E zezë asht nata, por s'ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n'se lypet durim e besë qi s'vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t'lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n'handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.

------------------------------------------------------ Koment
Poema është shkruar në burg prej vitit 1946-1948. Është një nga krijimet më të fuqishme të autorit në poezi. Ajo përbëhet nga katër pjesë dhe është një stigmatizim i politikës antikombëtare dhe i egërsisë së diktaturës. Poeti del nga muret e burgut dhe lëshon një mallëkim në emër të popullit shqiptar kundër atyre që, siç thotë, e kthyen atdheun "veç burg e kasaphanë".

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 14:34
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Elegji për Gac Çunin

Vdiq edhe nji tjetër! Qanje shokë, të ngratin!
Banja t'madhe gjamën! Vdiq tue sosë afatin!
Si, pat hjekë e vuejtun, mbasi shumë qe rrekë
Tue luftue me morden! Vdiq: e lanë me vdekë!

Shtrydhë e shterrun forcash djerreve t'Bedenit,
fill andej përplasun brrakave t'liqenit;
ra e u'mek djaloshi… Vinte i imët kah shtati,
s'ishte për tź kazma, s'ishte për tź shati

Se ktij qielli i fali çka s'i dha secilit:
frymën e muzikës, zanin e bilbilit.
Oh sa herë ndër muzgjet e robnis ai zā
Zemrën qi lëngonte balçëm ai ju bā

Dridhej nën zā letas, mallshëm, melodija,
tash ndër kangë shkodrane, tash n'Ave Maria.
Prante zhurma e dhomës, që të gjithë veshtojshin
Tretun ndër kujtime t'ambla qi ato zgjojshin…

Gac, o shok i vuejtjes, nxānsi im i lashtë,
mā s'ta gjegja zanin, mā nuk t'ndesha jashtë!
N'imshtën e Burrelit vorrin ku ta banë
Kur ushton gjethnaja, Gac ti ndoshta fshān?

Fshāj nji kangë lirije qi t'u mbyll n'krahanuer!
Fshāj nji jetë artisti qi pa fryt u-buer!
Fshāj e përmbas teje le t'ankojë shojqnija
qi na njofti vlerën, mbarë t'ankojë rinija!

------------------------------------------------------ Koment
Këtë elegji poeti ia kushtoi një ish nxënësi të tij dhe shok burgu, Gac Çunit ish-mësues në Kastrat të Shkodrës, që kur vdiq në burgun e Burrelit, nuk i kishte mbushur të tridhjetat. Ai ishte turbekuloz, megjithatë u kishte bërë ballë me trimëri vuajtjeve të burgut. Në mars 1956, pak muaj para se të lirohej, ai pati një sulm apendiciti. Drejtori i burgut e la të vdiste pa e çuar që të operohej. Në burg Gac Çuni kishte kompozuar këngë patriotike, njëra prej tyre ishte kënga për tre të rinj shkodranë të vrarë në gusht 1948 prej Partisë Komuniste. Caci kishte kompozuar edhe këngë të tjera mbi motive popullore. Njëra ndër këto: "Kanga e kaçurrelit", është bërë sot popullore në Shqipëri.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2005 14:37
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiperia Demokratike > ARSHI PIPA nji Shkodran e Shqiptar i madh

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.