Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Mungesa e shkollave profesionale dhe kostoja e tyre
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Mungesa e shkollave profesionale dhe kostoja e tyre

E ardhmja e nej vendi varet nga aftesia prodhuese e tij. Terheqja e investimeve ne nje bote te konkurrences se madhe te tregut te punes behet vetem permes nivelit profesional te tregut te punes.
NE Shqiperi pothuajse jane zhdukur shkollat profesionale te dikurshme, arsimi i mesem profesional qe pergatiste profesionet e ndryshme. Por nuk mjafton vetem kjo por edhe ne shkollat e larta nuk ka interes per shkencat ekzakte por vetem per shkencat shoqerore. Vetem ekonomista, jurista dhe lende te tjera shoqerore. Si mundemi te terheqim investoret apo edhe te zhvillojme vendin nese interesi eshte vetem tek sherbimet dhe jo tek prodhimi?

Si mund te zhvillojme infrastrukturen kur nuk kemi njerez qe qofte te bejne projektet, apo edhe te kene kualifikimet mesatare per ndertimet e rrugeve, hekurudhave etj?

Jepni mendimet tuaja

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2006 18:31
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipėri
Mesazhe: 190

Kjo eshte nje teme goxha interesante qe ka nevoje per nje studim te gjithanshem. Eshte interesante sepse interesi ne shkollat profesionale do te ulte inflacionin e specialisteve me universitet. Tashme kerkesa per shkolle te larte eshte kthyer ne nje mode dhe ne nje presion spese nepermjet shkolles se larte duket qe fitohet nje status social "i rreme", por jo nje status i caktuar ekonomik.

Persa i perket mungeses se shkollave profesionale nuk mendoj se jane me pak se kane qene, thjesht eshte rritur numri i shkollave te pergjithshme dhe i atyre socio- kulturore. Kjo vjen per shume arsye.
E para sepse si thashe me lart shkollat profesionale nuk kane reputacion te mire ose me mire te themi nuk sherbejne per te ngritur statusin shoqeror dhe si rrjedhoje nuk ka kerkesa.
E dyta; shkollat profesionale kushtojne sepse pervec lendeve teorike shumica kerkojne pajisje per praktike dhe cdo profil kerkon nje investim kolosal si per mjediset qe duhet te jene ne dispozicion ashtu edhe per pajisjet e praktikes. Shkollat tona ekzistuese profesionale kane mungesa te jashtezakonshme te atyre qe pemenda me siper dhe per kete arsye dhe niveli i nxenesve qe dalin nga keto shkolla eshte i ulet dhe shumica e mesojne zanatin kur kur jane ne vendin e punes.
E treta; shkollat profesionale kane nevoje per nje reformim rrenjesor para se te hidhen ne tregun e arsimit si nga ana permbajtesore dhe strukturore ashtu dhe nga dobishmeria.
Qe nje shkolle profesionale te jete e sukseshme ajo duhet ti pergjigjet kerkesave te tregut te punes gje qe shume pak shkolla e bejne. Kjo vjen sepse ne kemi nje treg shume fluid, dinamik dhe aspak te qendrueshem ne menyre qe te bejme nje analize te nevojave, te hartojme nje liste te profesioneve te duhura dhe ti ofrojme keto profesione ne menyre qe keto te fundit ti sherbejne permiresimit te cilesise.
Nga ana tjeter menyra e mesimedhenies eshte ende e vjeteruar per shkak te kushteve ekzistuese. Nuk ekziston ende mundesia e vleresimit objektiv te nxenesve pasi nuk mund te kontrollosh se si nje nxenes i caktuar i kryen veprimet ne praktike kur ky i fundit nuk e kryen kete veprim.
Ne fakt deri tani Arsimi dhe Formimi Profesional ka patur me shume donatore se cdo tip tjeter arsimi ne Shqiperi, por ende nuk ndjehet veprimi i ketyre te fundit pasi kane te bejne me efekte afatgjata si dhe patjeter dhe pazgjidhshmerisht me vullnetin e mire politik.

Per mendimin tim eshte shume e rendesishme qe ky arsim te zhvillohet dhe te kete ngritje te reputacionit pasi kjo do te zgjidhte ceshtjen e cilesise si te sherbimeve ashtu dhe do te clironte pak tregun e arsimit te larte qe ne fund te fundit nuk ka arsye logjike te jete kaq i perhapur ne Shqiperi.

Aktualisht ne Shqiperi ka rreth 43 shkolla profesionale, 9 qendra rajonale te Formimit Profesional Publik dhe qindra proivate (duke perfshire qendrat qe ofrojne mesimin e gjuheve te huaja)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Mars 2007 19:30
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tonia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tonia Shto Tonia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tonia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Arsimi > Mungesa e shkollave profesionale dhe kostoja e tyre

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.