Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit!
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Re: Re: Re: Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit!

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86


Misterioz, na thuaj icik se cna ka bere turku, po mos na harro te na thuash edhe se cna ka bere greku, serbi, italianet e paraardhesit e tyre( qe nga venedikasit e pabese deri tek romaket shtypes). Misterioz, ti me shume mundesi nuk ja ke haberin per ndikimet (negative) ne kohera te ndryshme brenda ne shqiperi te frances, austrise e anglise. Por te pakten se kush ka nenshkruar copetimin e trojeve shqiptare e di, po ashtu duhet ta dish se kush ka toleruar masakrimin, e popullit shqiptar ashtu sic kane masakruar me duart e tyre popuj te mbare botes, te cdo kontinenti. Por po flitshim per 'shkaterrimin qe solli turku' ne shqiperi. Ti cuditesh se si nuk u bene muslimane Rumunet,Bullgaret,Greket,Serbet. Po pikerisht, mosnderrimi i fese tyre tregon se nuk u eshte imponuar gje, vertet nuk e kupton kete sakatllik ne llogjiken tende, apo mos valle nuk e di ti qe keto popuj nuk kane ndenjur shume me pak nen pushtimin osman, sesa shqipetaret. Grekerit miku im, kane hero tyrin nje sherbetor (me origjine shqipetare) te Ali pashait. Ne ate kohe filluan ato te ngrenin krye, po as qe i preu kush femijet e as femrat. Na thuaj ti, i nderuar, cna beri turku. na pushtoi..?? Po mire, mes shtetesh nuk ka pasur ndonjehere gjendje te tipit un te rri ne punen time e ti ne tenden, pushtime te verteta quhen ato kur vihet dore mbi pronen e popullit e mbi vete popullin.
Ore, synetlliqet pse nuk ja bene 'me zor' grekerve?? Apo u kishin friken. Te qe puna per ti bere synet me zor, ta bejne sot edhe Kostas Karamanlisin. Ashtu sic bente cte donte amerika me agjentin e saj te cpifur, Sadamin, qe ti si rob i ngritur qe je, na e jep si shembull te dhunes te 'muslimaneve'.
O misterioz, po cfare merrka vesh e gjithe bota per vrasjen e nje palestinezi ore, shko ore mos fol kur zdi asgje ne lidhje me ate ceshtje se le nam. Ke qindra video femijesh qe vriten ne mes te dites, njerez qe vriten me gure ne koke nga ushtaret 'heroike' te izraelit. Po i kane shpatullat e ngrohta keto, nga ato xhaxhot qe ti mbron, nga qeveria me e degjeneruar dhe me terroriste qe kane pare dekadat e fundit.
Historia ka treguar aq gjera sa qe vetem ato qe e kerkojne historine rrugeve nuk kane marre e as qe do marrin ndonjehere vesht.




Na ishte nje here e nje kohe ca engjuj pushtues qe na quheshin Osmanet. Ata erdhen ne Shqiperi edhe ishin aq te mire sa qe smorren asnje cun per skllever apo skerkuan te na fshinin gjuhen tone. Gjithashtu keto shpetuesit e shtetit shqiptare nuk na vene fene e tyre edhe asnje xhami e tyre sndodhet ne qender te qytetit. Fal zotit ata smorren prona shqiptare edhe futen Pashamanet e tyre, bile bile ata nuk asnje lidhje mbi kulturen turke me shqiptare sepse sic tha tostoi ata sjane pushtues ata vet nuk vune dore mbi pronen e popullit e mbi vete popullin.

E per 500 vjet shqiperija lulzoje vete ndersa turqit ndenjen mbrapa sepse nuk perfituan nga shpatullat e vendeve te pushtuara. Rrofte turqija e turqit qe na duan kaq shume edhe gjithmone kane pasur te drejtat tone per krye.

Faleminderit gjithashtu a turq engjellore qe i morre 9 bijte e Princit Shqiptare Gjon Kastriotit edhe i cove ne turqi e i arsimove edhe ja nderrove emrin ne vete fene e tyre krishtjane edhe ja vure nga Gjergj ne emrin kristjane Skender.

E tani le te falenderjme turqit e ti puthim kembet se ata me verte kane qene miqte tane.

Gjithashtu o tolstoy faleminderit per kete leksjon historije me verte cdo gje ka kuptim.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Modifikuar nga kalorsi_i_kuq datė 11/04/2007 ora 00:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2007 00:38
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Re: Re: Re: Re: Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit!

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq



Na ishte nje here e nje kohe ca engjuj pushtues qe na quheshin Osmanet. Ata erdhen ne Shqiperi edhe ishin aq te mire sa qe smorren asnje cun per skllever apo skerkuan te na fshinin gjuhen tone. Gjithashtu keto shpetuesit e shtetit shqiptare nuk na vene fene e tyre edhe asnje xhami e tyre sndodhet ne qender te qytetit. Fal zotit ata smorren prona shqiptare edhe futen Pashamanet e tyre, bile bile ata nuk asnje lidhje mbi kulturen turke me shqiptare sepse sic tha tostoi ata sjane pushtues ata vet nuk vune dore mbi pronen e popullit e mbi vete popullin.

E per 500 vjet shqiperija lulzoje vete ndersa turqit ndenjen mbrapa sepse nuk perfituan nga shpatullat e vendeve te pushtuara. Rrofte turqija e turqit qe na duan kaq shume edhe gjithmone kane pasur te drejtat tone per krye.

Faleminderit gjithashtu a turq engjellore qe i morre 9 bijte e Princit Shqiptare Gjon Kastriotit edhe i cove ne turqi e i arsimove edhe ja nderrove emrin ne vete fene e tyre krishtjane edhe ja vure nga Gjergj ne emrin kristjane Skender.

E tani le te falenderjme turqit e ti puthim kembet se ata me verte kane qene miqte tane.

Gjithashtu o tolstoy faleminderit per kete leksjon historije me verte cdo gje ka kuptim.


kalorsi_i_kuq pershendetje, me kishte marre malli me te lexu.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2007 01:01
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Re: Re: Re: Re: Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit!

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq



Na ishte nje here e nje kohe ca engjuj pushtues qe na quheshin Osmanet. Ata erdhen ne Shqiperi edhe ishin aq te mire sa qe smorren asnje cun per skllever apo skerkuan te na fshinin gjuhen tone. Gjithashtu keto shpetuesit e shtetit shqiptare nuk na vene fene e tyre edhe asnje xhami e tyre sndodhet ne qender te qytetit. Fal zotit ata smorren prona shqiptare edhe futen Pashamanet e tyre, bile bile ata nuk asnje lidhje mbi kulturen turke me shqiptare sepse sic tha tostoi ata sjane pushtues ata vet nuk vune dore mbi pronen e popullit e mbi vete popullin.

E per 500 vjet shqiperija lulzoje vete ndersa turqit ndenjen mbrapa sepse nuk perfituan nga shpatullat e vendeve te pushtuara. Rrofte turqija e turqit qe na duan kaq shume edhe gjithmone kane pasur te drejtat tone per krye.

Faleminderit gjithashtu a turq engjellore qe i morre 9 bijte e Princit Shqiptare Gjon Kastriotit edhe i cove ne turqi e i arsimove edhe ja nderrove emrin ne vete fene e tyre krishtjane edhe ja vure nga Gjergj ne emrin kristjane Skender.

E tani le te falenderjme turqit e ti puthim kembet se ata me verte kane qene miqte tane.

Gjithashtu o tolstoy faleminderit per kete leksjon historije me verte cdo gje ka kuptim.



O kuqi, te t'them nje gje, injorantet qe bejne si ironike jane ne gjendje edhe me te mjere se femrat e shemtuta qe bejne si interesante. Po ske faj ti, se e merr malli Lezhjanin per shkrimet e tua, e te behet qejfi ty.

Lexo icik pa u nxefur
Mire mo lal, nuk besoj te mos kesh aq tru sa te mos kesh kuptuar qe une nuk kam shkruar qe turqit nuk na kane pushtuar, por kam shkru qe ato ishin me tolerantet ne krahasim me te tjeret, ne menyre te pakrahasueshme. Cdo popull i botes krenohet me pushtimet e tyre por ama u nxihet faqja nga masakrat qe kane kryer, ti me fol per masakrat turke ne shqiperi, se qe edhe ne krenohemi me zgjerimin e trojeve tona nga te paret tone, qe krenohemi me prijesit pellazge dhe ilire, edhe ti duhet ta dish. Apo te genjen akoma mendja ty se ne nuk kemi pushtuar kend ndonjehere, thjesht pasi nuk kemi dashur, mos te ta degjoje kush se thote ky qenka i humbur fare.
Shume popuj te afrikes dhe azise nuk flasin me gjuhen e tyre, por gjuhe te vendeve qe i kane pushtuar ne periudha 50 vjecare apo maksimumi 100 vite. Cne qe shume vende me origjine jo sllave ne azi flasin rusisht, cne qe anglishtja e frengjishta jane gjuhe zyrtare dhe ne shume raste gjuhet e vetme te shume popujve ne afrike e azi..Cne qe e gjithe Amerika;veriore e jugore, flasin gjuhe qe nuk kane fare lidhje me gjuhet e popujve autoktone aty. E ti, i dashuruari pas amerikes, e di se ne nje kohe qe ne shqiperi erdhen turqit, ne po ate kohe shkuan europianet ne amerike. Dhe e di fare mire qe ne amerike, fliten vetem gjuhe qe nuk kane fare lidhje gjuhen e popujve autoktone.
Me gjithe keto fakte, aq te veshtire e paskan pasur osmanllinjte te na e zhduknin shqipen, apo edhe te gjithe neve(sic bene shume 'heronj' spanjolle me inkasit, majate, acteket etj) po ta kishin pasur qellim tyrin, e aq me teper, per 500 vite.. te mos e kuptosh nje gje te tille, duhet te jesh keq fare nga logjika.
Feja e tyre nuk te eshte imponu ore xhaxho. Po aq botekuptim ke ti, sa i thua nje feje, fe e nje populli. Per vete nuk e kam zgjedh islamin duke pare muslimanet, kam zgjedhur islamin duke pare islamin e duke zgjedhur nder mundesite e tjera qe kam. Kete mund ta beje cdokush, cne qe iken turqit, po muslimanet nuk u kthyen e nuk po kthehen ne turma ne te krishtere, ashtu sic u kthyen ne muslimane me turma, vetem 250 vite pas ardhjes se pushtuesit turk. (po kjo ste thote gje ty zotrote, apo osmanllinjve ju tek te benin shqiptaret muslimane me zor vetem 250 vite pasi erdhen).
E si musliman qe jam, mos me thuaj mua si gje te keqe ndertimin e xhamive, un merzitem qe kane bere aq pak. Ajo eshte gje e keqe per ndjenjat e tua te korruptuara dhe te papastra. Sot ndertohen kisha ne gjithe shqiperine, pa pyetur a ka kristiane a jo ne ate zone ku ndertohen, po spo u thote kush gje, te blejne toka e ti bejne edhe ne maje ne kryeministrise (apo nuk u pelqejne vendet e larta per te vendos kryqe, kisha e statuja 'shenjtoresh', per te thene, 'ne jemi me lart, ketu bejme ligjin ne', nejse se nuk eshte tema jone) Se zotrote e di fare mire se edhe sot, per te marre te drejta te barabarta me shtetasit greke, duhet te pagezohesh dhe e di fare mire se cila ishte arsyeja kryesore qe u masakruan kosovaret. Ti nuk merresh me perhapjen e kristianizmit ne shqiperi jo, pasi gjeja e vetme qe u djeg vithet atyre si ty eshte se osmanllinjte prezantuan nje fe te re, e inatin e keni me ate fe.
Pronat e shqiptarve sot te shqipetareve jane akoma, pervec atyre qe ka marre greku, maqedonasit e sllavet, turku nuk ka ndonje prone shqipetare, apo eshte shqipetar stambolli zotrote??Me egersine dhe urrejtjen qe kane pasur e kane akoma vendet komshi qe kemi, duhet te te shkoje mendja ndonjehere kokes tende te indoktrinuar, qe osmanllinjte i kemi pasur me teper si guacke ku jemi mbrojtur, ti e di fare mire se cndodhi pasi iken ato 'pushtuesit gjakatare'. Po pse kerkuan shqipetaret disa here autonomi dhe jo pavaresi, nuk e di ti?! E pasi osmanllinjte erdhen ne nje gjendje sa te rrezikonin kufinjte e tyre te pare,e jo me te mbronin tokat shqipetare, atehere kerkuam pavaresi, se fundja te vetem do luftonim ndaj ujqerve 'komshinj', te pakten te luftonim si popull i lire.

E 'pashamanet' qe thua ti, shqipetare kane qene. 'pashamane' shqipetare ka pasur ne gjithe perandorine, e jo me ne shqiperi. 'Pashaman' ne shqiperi te emeruar nga osmanllinjte kane qene edhe vete Skenderbeu, Ali Pasha, Karamahmud Bushatlliu, qe jane dashur shume nga populli yne. E Skenderbeu, meqe ra fjala, mire qe ja nderruan me zor, e bene nga 'gjergj' ne 'skender', po pastaj, perse nuk shpalli ai qe ate emer nuk e kishte te vetin, por njolle te turqve, perse e perdori dhe u njoh ne gjith europen me ate emer, te 'ndyre osman'..apo mos valle, edhe Skenderbeun e kishin mashtruar e dhunuar, e i kishin vene ndonje bombe ne koke qe do shperthente sapo te thonte qe nuk quhet skender..
Ku i kane anijet e mbytura me ar, diamante e xhevahiret qe morren nga shqiperia..ashtu sic dihen pakashum se ku ndodhen anijet e mbytura te nje pjese te mire te vendeve te europes, qe moren E MARRIN akoma duke ZHVATUR, MASAKRUAR, SHTYPUR qindra popuj anembane botes.
Kam miq plot qe studjojne ne Turqi, secili nga to thote qe na shohin me shume respekt kur thone qe jane shqipetare. Te mburrin per besen, trimerine, zgjuarsine. O i mjere qe lundron i lumtur dhe i sigurte ne oqeanin e pabese te injorances, po kush eshte ai shqipetar qe nuk e kane pare e trajtuar si lecke vetem se eshte i tille, ne greqi, itali, e gjetke. Po ai shteti i madh ku 'plotesohen endrrat' e qe i ke vene flamurin poshte emrit tend qe shpreh se gjendesh akoma ne fluturime don kishoteske, cne qe te merr qindra dollare per intervista, e pastaj te thote ik se nuk me pelqeve, nuk ke te drejte te vesh kembe ne shtetin tim te bekuar. Cne eskursioniste shqipetare kthehen mbrapsht ne kufirin francez me italine, e shoket e tyre te klases vazhdojne rrugen.
Eshte nje gje te thuash qe osmallinjte na shtypen, eshte gje tjeter te thuash qe turqia e sotme eshte vend armik dhe antishqipetar. E para eshte injorance, e dyta degjenerim.

Meqe ne fund ke vendosur nje 'falenderim', un po te '''''''''kerkoj te falur''''''''' per fyerjet

__________________
dita me e bukur: sot

Modifikuar nga tolstoy86 datė 11/04/2007 ora 14:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Prill 2007 14:43
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Juve (jo vec ti) ju ka marre Lumi Islamik Turko-Arab, edhe keni harruar c'eshte nje mysliman shqiptar.

Po kjo sme nxen aspak, po kur ju simptazoni me turqit qe na kane pushtuar, keqtrajtuar, edhe vete flamuri yne eshte i ngjyrosur my gjakun e rezistences shqiptare, KJO s'durohet.


Nuk kisha nevoje te perdorja ironi, por sic thuhet ne Amerike : "Use common sense, ey"


Pershendetje Lezhjan, faleminderit.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 05:38
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

ore po ju po kapeni se kush pushtues ka qene me i miri?turqit na copetuan nga nje ane megjithese na lane gjuhen dhe ndonje tradite,mos harroni se ishte nje perandori dhe perandorite nuk kane kohe te merren me asimilim por me mbledhje taksash.shqiptaret u islamizuan ne mase ne periudhen e taksave 10 fish qe nxorri zoti tanzim(tanzimati).ai propozoi qe kush nuk kthehej ne musliman do te paguante keto taksa te ekzagjeruara dhe do ti merreshin djemte ushtare per 7 vjet.natyrisht qe pergjigja e pare qe RRAPO HEKALI me trimat e mallakastres e laberise qe i hengri zemren per se gjalli sulejman pashes i cili erdhi te vinte ne veprim udhezimet e padishahut.por me vone shume shqiptare e pane te udhes qe te pranonin per sy e faqe kete islamizim se sic duket ishin lodhur nga lufta me ta dhe kishi ca llogari per te lare me gjitonet,kujto Ali pasha e Bushatllinjte.sa per vendikas apo makaronaxhinj apo shkjej apo greqaqis te gjithe jane munduar te na fusin fete e tyre por ne te gjithe e dime kush eshte feja jone SHQIPETARIA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 12:39
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Kalores, se cduron e car nuk duron ti, kjo nuk me intereson fare. Se sa atdhetar jam une, as ate nuk e di ti. Por ajo qe me acaron pak, eshte se shume palo atdhetare si surrati yt, e shprehin atdhetarine e tyre vetem duke llapur, e duke leshuar llafe qe lidhin islamin me shtypjen e vazhdueshme dhe prapambetjen e vendit tone. Nuk kam ndoj simpati te vecante per turqit, thjesht un shkrova gjera qe kam lexuar ne lidhje me temen ne fjale, nga shume libra (shqipetare). Ato budallelliqet qe thua ti, i ka degjuar cdokush qe ka pare filmin e skenderbeut. Ti bie shkurt, po deshe pergjigju atyre qe te kam shkruar me pare, ose vazhdo te na tregosh fragmente nga filmi..mos te humb kohe me ty.
Sajmo, tema ashtu erdhi. 'Pushtues hesapi, te gjithe njelloj' nuk mund te thuash. Thuaja kosovareve, 'po edhe osmanet edhe serbet njelloj ishin, pushtues..'do kuptosh se cdua te them. Copetimin na e ka bere tjeter kush. Nuk po them gje, te pushtuar kemi qene, por ske pasur kufinj mes tokave shqiptare, bashke kane qene. Tani smund te besh ze as ne Presheve, as ne Janine..Ajo logjika e taksave, nuk funksionon per Britanine e madhe, se perandori ka qene edhe ajo, po ti bene shume popuj te heqin dore nga gjuha e tyre dhe te flitnin gjuhen e Shekspirit. (ajo pune vazhdon edhe sot, nga afrika ne indi, vdesin nga uria, po reklamat e koka koles i gjen cdokund, po mos ta zgjerojme edhe me teper temen).
O Labi, Tanzimati eshte ceshtje aq e gjate, sa qe nuk do i futej as edhe nje turk atij muhabeti. Ne historine shqipetare mbahen si masa qe nuk sollen ndonje ndryshim per lirine e shqipetarve si komb. Gjithsesi, edhe njehere ndihem i keqkuptuar, eshte pune tjeter islami e perhapja e tij ne shqiperi.
Nuk me intereson fare historia e perandorise ne aspektin personal, po islami me intereson. Mos bini ne verberi patriotizmi (llafesh), e te mos keni tolerance ndaj atyre qe mendojne se shqiperine e kane memedhe, dhe se vec asaj kane edhe fe, islame, kristiane apo car te kene zgjedhur.
Shqipetarine, mbaje edhe si kombesi, edhe si fe.
Gjeja e vetme qe me shqeteson, eshte se disa miushe, hedhin llafe ndaj islamit, sa here qe disa kane inate me turqit, me arsyetimin se i kemi pasur pushtues. Nuk eshte islami turkllek, dhe as vlere turke, eshte vlere njerezore, dhe ato qe e lidhin gjithnje me pushtimin, jane o dashakeqes te ksaj feje, ose njerez qe nuk mendojne drejte.
me te mira

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 15:08
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
el-Nino
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq
Juve (jo vec ti) ju ka marre Lumi Islamik Turko-Arab, edhe keni harruar c'eshte nje mysliman shqiptar.



po ca eshte nje musliman shqiptar mo kalorso qe e paskemi harruar ne?? na e thuaj po qe se e di ti se na ben nder neve qe s'e dime.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 16:07
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė el-Nino Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: el-Nino Shto el-Nino nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto el-Nino nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

UNE DERI ME SOT NUK KAM NJOHUR NDONJE MYSLIMAN SHQIPTAR.......NE SENSIN E PLOTE TE FJALES MYSLIMAN(qe do te thote i nenshtruar)KUJTO,...ISLAM NDRYSHE,MYSLIMAN NDRYSHE,PER TE MOS THENE QE ASNJE NUK I RESPEKTON PRECETET E KUR-ANit.JAM DAKORT ME TY tolstoy QE ISLAMIZMI S"KA PSE TE JETE FAJTOR PER PRAPAMBETJEN E SHQIPERISE SEPSE ESHTE(te pakten per mua)THJESHT NJE FE MONOTEISTE SI TE TJERAT QE PO JETON MESJETEN E VET.KRISHTERIMI DIGJTE LIBRAT E FILOZOFEVE POETEVE SHKENCETAREVE E HISTORIANEVE (dhe njerezit qe i ngriheshin kunder)PAK KOHE ME PARE,ISLAMI PO E BEN TANI(kujto statujat e budes ne afganistan ose denimin e njerezve qe shrehin mendime te lira p.sh,salman rashdi,nga klika e mullaheve,censuren e.t.j).NE FAKT ATA JANE PAK ME PAS NE GAREN E SHKATERRIMIT DHE MASHTRIMIT TE NJEREZIMIT DHE UNE KETE E QUAJ PRAPAMBETJE(ne gare).NUK JAM MARKSIST ASPAK POR E THEM ME BINDJE TE PLOTE SE FETE JANE OPIUMI I POPUJVE.KU DO TE KETE PERFUNDUAR VALLE SHPIRTI I NJEREZIMIT QE JETOI PARA SE TE LINDNIN KETO FE?(pak a shume dymije vjet me pare),NE FERR?ATEHERE KY ZOTI PSE NUK U SHFAQ TE PAKTEN 50 MIJE VJET ME PARE KUR DIHET QE NJEREZIMI ISHTE SHUME SAPIENS?DUHET TE JENE BILIONA SHPIRTERA ATJE......

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Prill 2007 20:45
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha sajmolabi
UNE DERI ME SOT NUK KAM NJOHUR NDONJE MYSLIMAN SHQIPTAR.......NE SENSIN E PLOTE TE FJALES MYSLIMAN(qe do te thote i nenshtruar)KUJTO,...ISLAM NDRYSHE,MYSLIMAN NDRYSHE,PER TE MOS THENE QE ASNJE NUK I RESPEKTON PRECETET E KUR-ANit.JAM DAKORT ME TY tolstoy QE ISLAMIZMI S"KA PSE TE JETE FAJTOR PER PRAPAMBETJEN E SHQIPERISE SEPSE ESHTE(te pakten per mua)THJESHT NJE FE MONOTEISTE SI TE TJERAT QE PO JETON MESJETEN E VET.KRISHTERIMI DIGJTE LIBRAT E FILOZOFEVE POETEVE SHKENCETAREVE E HISTORIANEVE (dhe njerezit qe i ngriheshin kunder)PAK KOHE ME PARE,ISLAMI PO E BEN TANI(kujto statujat e budes ne afganistan ose denimin e njerezve qe shrehin mendime te lira p.sh,salman rashdi,nga klika e mullaheve,censuren e.t.j).NE FAKT ATA JANE PAK ME PAS NE GAREN E SHKATERRIMIT DHE MASHTRIMIT TE NJEREZIMIT DHE UNE KETE E QUAJ PRAPAMBETJE(ne gare).NUK JAM MARKSIST ASPAK POR E THEM ME BINDJE TE PLOTE SE FETE JANE OPIUMI I POPUJVE.KU DO TE KETE PERFUNDUAR VALLE SHPIRTI I NJEREZIMIT QE JETOI PARA SE TE LINDNIN KETO FE?(pak a shume dymije vjet me pare),NE FERR?ATEHERE KY ZOTI PSE NUK U SHFAQ TE PAKTEN 50 MIJE VJET ME PARE KUR DIHET QE NJEREZIMI ISHTE SHUME SAPIENS?DUHET TE JENE BILIONA SHPIRTERA ATJE......


Jo mor lal se ngaterron shume gjera.
Te filloj nga fundi, njerezimi fillon me nje profet, Ademin a.s. Pra Zoti, qe do krijonte njerezimin e filloi ate krijim me nje mesues qe do u tregonte se cishte e mire dhe cfare ishte gabim. SE ZOTI, QE DESHMOI MESHIRE TE PAKUFI NE CDO DETAJ TE NJERIUT, QE KA CDO DETAJ NE PERFEKSION, NE AJER ( TE JETE OKSIGJENI NE NJE SASI PAK ME TE MADHE NE RAPORT ME ELEMENTET E TJERA NE DIGJEMI VELLA, BEHEMI HI), ETJ ETJ, PASI NUK DUA TE LARGOHEM NGA TEMA, PRA AI QE DESHMON KAQ MESHIRE NE CDO KRIJIM TE TIJIN, NE CDO FRUT, NE CDO RREZE DIELLI, NE CDO PIKE SHIU.., SI MUND TE KRIJONTE DIKEND, TI VINTE DETYRA TE CILAT NUK DO IA LAJMERONTE E QE PASTAJ TA TORTURONTE, CNEVOJE DO KISHTE FUNDJA..
Nuk fillojne fete para 2000 viteve, dhe nqs i referohesh fese qe solli Jezu Krishti, ajo mori formen qe ka sot ( pra ne nje fe qe zdi se ceshte mono apo politeiste) rreth 300 vite pas vdekjes se krishtit. Nuk mbahet pergjegjes asnjeri pervec se per ato qe ka i jane transmetuar nga profeter te kohes. Ne historine islame, dihet qe pjesa me e madhe e njerezve ishin politeiste, njerez qe benin idhuj nga hallva, qe i luteshin atyre e pastaj i hanin. Shume nga ato vdiqen para se Muhammedi a.s te vinte, por ne kohen e tyre, feja e hz. Ibrahimit njihej dhe kishte edhe praktikante, pra Zoti nuk denon kend se koti, denon ato qe nuk binden , se nuk duan te kuptojne. Udhezues, ka pasur gjithmone, dhe i jane derguar cdo populli. Pastaj ti qe besoke qe shpirti ekziston, a ste duket icik pa kuptim te ironizosh me krijuesin e ketyre shpirterave, qe serish, edhe po ti hidhte ne ferr te gjithe, nuk do kishte kush te drejte te qahej. Llogjika jote me duket icik si llogjike e miteve, ku njerezit i revoltoheshin perendive qe besonin..
Nuk e di tamam se kush, por nje ish kardinal shume i njohur amerikan qe u kthye para ca vitesh ne musliman me duket, thote 'te kisha pare muslimanet (dhe gjendjen e tyre ) nuk do isha bere kurre musliman, por pashe islamin'. Ne kete pike ke te drejte. Gjendja e muslimaneve sot eshte e mjere. Te nxjerr arsye agjenturat e huaja, grupet gjoja muslimane, percarjet e ndryshme etj etj eshte pjeserisht e sakte, pasi islami ka pasur gjithmone armiq. Faji kryesor eshte te largimi nga mesimet e Kur'anit, qe urdheron dijen, bashkimin, kryrjen e ibadeteve dhe ndjekjen e mesimeve te profetit. Sa i bene keto, bota islame ishte mbret i tokes, dijetare dhe shkencetare te medhenj, por kur u larguan nga ato qe thame me siper, (nga islami shkurt), erdhen ne gjendjen qe i dime sot, qe i sjell ne maje te gishtit, cdo lob i fuqishem antiislam, dolen ne pah budallenjte talebane qe sic thua bombarduan statujat e budes (mgjs eshte urdher absolut i profetit te mos cenohen as ndertesat, as faltoret dhe as besimtaret e feve te tjera), dolen budallenjte qe nuk lene femijet e tyre te shkollohen etj etj. Me perendimin ndodhi e kunderta, u afruan me mesimet e islamit ( punuan sikur do rronin gjithmone, kerkuan dijen sikur ta kishin urdher nga  Zoti, respektuan ligjet dhe te paret e tyre etj etj:te gjithe keto, urdhera qe kerkojne 'BINDJE' NE ISLAM, SIC THUA TI, POR QE SHUME QARTE SHIHEN QE JANE THJESHT NE TE MIRE TE NJEREZIMIT DHE JO SHTYPJE E NJEREZVE) dhe lulezuan..
Tani, te thuash qe te gjitha fete jane njelloj, buron nga mosnjohja e tyre, te thuash qe jane opium, buron nga mosinteresi per te ditur dicka ne lidhje me to. Ai opiumi Sajmo, eshte shpresa e vetme e shume njerezve qe nuk do jene ne nje grope te erret ne perjetesi, pas vdekjes, pasi te berit hic, e para nuk ka njeri ne bote qe ta perceptoje po te mundohet te imagjinoje se cdo thote te besheh hic, e dyta eshte edhe me e keqe se vete ferri. Te berit hic te vellait, te nenes, te gjithe atyre qe do, te zhyt ne depresion, por ne nje fare menyre e beson, pasi thua tani qene, tani sjane kund, po veten si mund ta mendosh te behesh hic.. e vetem shpresa e te mos berit hic, e ben islamin nje opium, te embel. KJO ESHTE PER TE NDJEKUR LLOGJIKEN TENDE, PASI ISLAMI AS KA TE BEJE FARE ME NJE MASHTRIM TE VETES PER TE GJETUR QETESI, MEGJITHESE EDHE VETEM AJO DO MJAFTONE. por nuk e di a ke ti ndopak deshire per te pasur ndopak njohuri (te sakta) per ate qe quan opium, thjesht duke besuar britmat e zeza te disa injoranteve qe thone se ne jemi islami, ne jemi ajo cka ben islami me njerezit..

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2007 10:36
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

DEGJO MIKU IM....JAM SHUME SHUME I BINDUR QE BEHEMI ASGJE OSE RIQARKULLIM MATERJE.....DO TE DOJA APO JO QE ATA QE UNE DUA TE KTHEHE NE ASGJE?JO,POR NUK BEJ DOT GJE PER TI NDIHMUAR(dhe po tu jap opium thjesht i drogoj e kjo s"do te me bente te ndihesha mire)ESHTE THJESHT CIKEL I JETES VDEKJA,AI FINAL.NE QOFTE SE NUK E PRANOJME DO TE THOTE QE JEMI THJESHT PRIMITIVE.KA SHPIRTERA APO JO?JO.DO TE ME PELQENTE SHUME QE GJERAT TE ISHIN ASHTU SI THUA TI POR ASKUSH NUK E PROVON DOT.TRE FETE MONOTEISTE NGJASOJNE APO JO?PO KANE TE NJEJTEN RRENJE (HEBRAIZMIN....abraham....ibrahim) PERPARA ADEMIT OSE ADAMIT ME DUKET SE KA PASUR NJE MORI GJALLESASH PRIMITIVE.....duke arritur deri tek dinosauret.UNE KUR"ANIN NUK E KAM LEXUAR POR A KA NDONJE PARAGRAF QE FLET PER DINOSAURET APO I KA SHPIKUR SHEJTANI PER TU HEDHUR HI SYVE NJEREZVE?me rspekt.........

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2007 18:45
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Adhuruesit e gjakut.....por jo te Zotit!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.