Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > TIRANA - MILAN / Se shpejti ne Qemal Stafa!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

TIRANA - MILAN / Se shpejti ne Qemal Stafa!

Kam degjuar "shkarazi" ne TV se se shpejti Milan do te mberrije ne Tirane per te luajtur nje ndeshje miqesore me Tiranen!!!

Tani per tani nuk kam ndonje informacion me te hollesishem (edhe lajmet ne TV nuk i kam pare me vemendje) pasi as ne web nuk po gjej te perflitet gjekundi!

Sapo te kete ndonje te re per ceshtjen do ju bej me dije, ose ju mua!
Ai qe do marre vesh i pari eshte i ftuar te postoje!


Forcaaaa... forca kush?! Forcaaaaa Partizani!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2008 19:29
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Re: TIRANA - MILAN / Se shpejti ne Qemal Stafa!

Citim:
Forcaaaaa Partizani! [/B]



Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2008 21:13
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Di qe ndeshja eshte me 14 tetor.
Vetem qe e ndjej veten icik ngushte, sepse nuk mund te bej tifozllik tamam.

Duke qene se eshte nje ndeshje miqesore, them te fitoje me i miri.....

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2008 23:43
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Milani "zbardh" 10 orėt e vizitės nė Shqipėri

Me një faks zyrtar të dërguar në Shqipëri, Milani ka zbardhur çdo detaj të vizitës më 14 tetor. Pasi ka konfirmuar listën e futbollistëve që do të luajnë në sfidën kundër Tiranës për trofeun "Taçi Oil Albania Reads", klubi i Serisë A zbardhi edhe itinerarin. 10 orë mjaft të ngjeshura qëndrimi në Shqipëri, ndër të cilat përveç drekës zyrtare dhe ndeshjes në orën 19:00 është parashikuar edhe një takim me Kryeministrin Sali Berisha.

Në kryeqytet do të mbërrijnë disa prej yjeve kuqezinj, të cilët nuk do të jenë të angazhuar me përfaqësueset respektive. Nën urdhrat e trajneri Karlo Ançeloti do të jetë kapiteni legjendar Paolo Maldini, i cili është futbollisti me numrin më të madh të ndeshjeve të luajtura për Milanin dhe në Serinë A. Përveç tij do të jenë dy fituesit e "Topit të Artë", braziliani Ronaldinjo dhe ukrainasi Shevçenko, tre kampionë të botës si Nesta, Inzagi e Pirlo dhe lojtari i vetëm që ka fituar tre herë Ligën e Kampioneve me tre skuadra të ndryshme (Ajaks, Real Madrid e Milan), Klarens Sedorf. Skuadra e Milanit, e shoqëruar edhe nga delegacioni me 22 zyrtarë të klubit, mes të cilëve spikasin emrat e Adriano Galianit, Ariedo Braidas, Leonardos, Mauro Tasotit e Filipo Galit, do të niset nga Milano në orën 10:00 të mëngjesit të ditës së martë dhe do të mbërrijë në aeroportin "Nënë Tereza" pas 90 minutash. Në mesditë "Djajtë" do të akomodohen në hotel "Sheraton", ndërsa në orën 13:30 do të marrin pjesë në drekën zyrtare (delegacioni i Milanit së bashku me 20 të ftuar nga organizatorët e "Taçi Oil"). Në orën 15:00, delegacioni i Milanit do të pritet në Kryeministri nga drejtuesi i këtij institucioni, z. Sali Berisha, ndërsa pas një ore e gjysmë është parashikuar konferenca e administratorit Galiani, trajnerit Ançeloti e disa lojtarëve. Në pushim të ndeshjes, që do të startojë në orën 19:00, do të jepet çeku për UNICEF, ndërsa në 21:40 skuadra do të niset drejt Rinasit, për t‘u kthyer në Itali. Edhe pse lojtarët nuk do të jenë, në orën 22:00 do të organizohet mbrëmja gala, ku është parashikuar një ankand me fanellat e autografuara nga lojtarët e Milanit. Të pranishëm aty pritet të jenë Masaro dhe Barezi.


"Gazeta Shqip"

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2008 17:59
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Halili: Tirana, sfidė Milanit tė madh

Drejtuesit bardheblu janë shprehur se Tirana do të tentojë ta mposhtë skuadrën më të mirë në botë

Tirana e ka vlerësuar ndeshjen me Milanin, që do të luhet më 14 tetor, ora 19:00, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” jo thjesht si miqësore. Madje bardheblutë do të tentojnë të futen në histori, pse jo edhe duke e mundur skuadrën kampione të botës. Me këtë qëndrim është shfaqur Refik Halili, një nga donatorët e Tiranës, që mban presidencën e radhës te ekipi bardheblu, në konferencën për shtyp të mbajtur në ambientet e restorant “Vjena”. I shoqëruar nga donatorja Shefikat Ngjela dhe shefi i klubit Ed Gjini, Refik Halili ka siguruar që Tirana do të bëjë një paraqitje dinjitoze me Milanin e madh, duke u angazhuar maksimalisht, me qëllimin për të marrë një rezultat pozitiv. “Për ne është një nder i madh që Tirana është përzgjedhur nga organizatorët si kundërshtarja e Milanit për ndeshjen e 14 tetorit. Milani është një skuadër e madhe, kampione e botës, dhe nuk ka nevojë që t’i bëhet reklamë famës së saj. Megjithatë, futbollistët tanë janë të angazhuar maksimalisht për këtë takim. Ju siguroj se Milani nuk do ta ketë aspak të lehtë me Tiranën, madje do të dëshiroja që ndeshjen ta mbyllinim të paktën në barazim dhe ta çonim te gjuajtjet e penalltive. Në fakt, ndoshta do të duket e tepruar, ne do të tentojmë që trofun e këtij aktiviteti ta mbajmë në Shqipëri. Me një fjalë, do të tentojmë që edhe të fitojmë. Dhe nëse do ta arrinim këtë, do të ishte moment historik për Tiranën dhe futbollin shqiptar”, ka deklaruar Refik Halili.
2000 bileta për ultrasit bardheblu

Donatorët e Tiranës kanë menduar edhe për tifozët e zjarrtë bardheblu. Halili ka sqaruar se 2000 bileta të kësaj ndeshjeje do të “bllokohen” nga donatorët, të cilët do t’ua shpërndajnë më pas tifozëve të Tiranës, të cilët do të vendosen veçmas në tribunën përballë. Qëllimi është që tifozët bardheblu të ndihen më të privilegjuar, duke i blerë biletat me një çmim më të lirë se ai i hedhur në treg. “Ne si donatorë kemi vendosur që tifozët e zjarrtë të Tiranës, që janë të shumtë në numër, të vendosen në një vend të veçantë në tribunën përballë. Për këtë arsye, kemi “blerë” rreth 2000 bileta, që do t’i shpërndajmë si klub. Përveç kësaj, kemi vendosur të krijojmë një dekor të veçantë në pjesën e stadiumit ku do të qëndrojnë tifozët bardheblu. Qëllimi ynë është që në këtë ndeshje tifozët e Tiranës ta ndiejnë veten më të privilegjuar, çka do të thotë se ne, që përbëjmë bordin drejtues të Tiranës, do të vendosin se me çfarë çmimi do t’ua japim biletat tifozëve tanë. Kuptohet me një çmim më të ulët se ai i tregut. Ne do të bëjmë gjithçka për tifozët tanë, sigurisht brenda mundësive tona, sepse nuk jemi ne organizatorët e kësaj miqësoreje. Në fund të fundit, ne duhet të jemi krenarë dhe të privilegjuar që jemi zgjedhur si kundërshtarë të Milanit të madh.


Çmimi i biletave, i lartë

Në konferencën për shtyp është diskutuar edhe për çmimin e lartë të biletave. Gazetarët e pranishëm e kanë pyetur donatorin e Tiranës se pse janë vendosur çmime kaq të larta, kur dihet që të ardhurat e kësaj miqësoreje do të përdoren për bamirësi. Presidenti Halili ka shpjeguar me detaje se, për sa i përket organizimit të kësaj miqësoreje, drejtuesit e Tiranës nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë. “E thashë edhe më lart, ne duhet t’i përgëzojmë organizatorët që kanë zgjedhur Tiranën si kundërshtare të Milanit të madh. Sa për anën organizative dhe për çmimin e biletave, nuk mund të themi asgjë. Ne do të bëjmë atë që kemi mundësi për tifozët tanë. Pra, kemi marrë 2000 bileta për mbështetësit bardheblu, çmimi i të cilave do të vendoset nga bordi drejtues i Tiranës, në mënyrë që t’ua japim më lirë.”

Privatizimi, shpëtimi i futbollit shqiptar
Pa dashur, Refik Halili, duke iu përgjigjur pyetjes së të pranishmëve nëse do të jetë e përvitshme miqësorja me Milanin, ka prekur një temë “të nxehtë” të futbollit shqiptar: privatizimin e klubeve. Sipas Halilit, vetëm duke i privatizuar klubet do të vijë shërimi i kësaj loje të bukur. “Ju më pyesni nëse do të jetë e përvitshme kjo miqësore, por çfarë përgjigje t’ju jap nëse klubet tona të futbollit akoma janë të paprivatizuara? Nëse Tirana do të privatizohej nga donatorët, unë mund t’ju përgjigjesha ndryshe, sepse angazhimi ynë do të ishte shumë më i madh, jo vetëm në kuadrin e një miqësoreje. Privatizimi i klubeve po e mban peng futbollin shqiptar. Është një problem që edhe media duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi. Pra, le të bashkohemi të gjithë, që futbolli shqiptar të ecë përpara si në çdo vend tjetër të botës.”

Itinerari i Milanit në Shqipëri

10:00 Nisja nga Milano.
11.30 Mbërritja në Rinas.
12:00 Mbërritja në hotel Sheraton.
13.30 Dreka zyrtare.
15:00 Takim me Kryeministrin Berisha.
16.30 Konferencë për shtyp në ambientet e Sheratonit (besohet Maldini).
17.30 Nisja për në stadiumin “Qemal Stafa”.
19:00 Fillimi i ndeshjes.
19.45 Dorëzohet çeku për UNICEF in.
21:00 Mbaron ndeshja.
21:40 Skuadra niset për në aeroport për të udhëtuar drejt Milanos.
22:00 Darka gala, ku do të bëhet edhe ankandi me fanellat e lojtarëve të Milanit (përfitimet do të jepen për bamirësi). Do të marrin pjesë Masaro dhe Barezi.

Përbërja e Milanit:

Kristian Abiati
Masimo Ambrozini
Luka Antonini
Marko Borrielo
Matias Kardaçio
Mateo Darmian
Ronaldinjo
Nelson Dida
Xhuzepe Favali
Emerson
Methju Flamini
Filipo Inzagi
Zeljko Kalac
Kakhaber Kaladze
Paolo Maldini
Alesandro Nesta
Çinoje Osuji
Nikola Pazini
Andrea Pirlo
Klarenc Sedorf
Filip Senderos
Andrij Shevçenko
Rodnej Shtraser
Tabare Viudez Mora
Trajner: Karlo Ançeloti

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2008 19:00
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

.

Shikoni ndeshjen KETU!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 18:08
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Di qe ndeshja eshte me 14 tetor.
Vetem qe e ndjej veten icik ngushte, sepse nuk mund te bej tifozllik tamam.

Duke qene se eshte nje ndeshje miqesore, them te fitoje me i miri.....



Ndjen vehten ngushte???????? Pse tifoze e minjve qeke ti??? Thashe se ishe tifoze me Durresin .........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 18:32
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

Llahtaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaar

Gol Tiranaaaaaaaaaaaaaaa!

Tirana 1 - 0 Milan

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 18:36
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Nje loje shume e bukur e Tiranes ndeshja fantastike hahaha Milani

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 19:21
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gjergj Kastrioti
Veritas Odium Parit

Regjistruar: 21/10/2004
Vendbanimi: God is busy, me too...
Mesazhe: 2957

q******************a ro*************

Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa


Spektakeeeeeeeeeeeeeeeeeeel


Tirana 2 - 0 Milan


Gol speeeeeeeeeeeeeeektakolar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

__________________
It is in truth not for glory, nor riches, nor honours that we are fighting, but for freedom - for that alone, which no honest man gives up but with life itself.(Declaration of Arbroath)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2008 19:39
Gjergj Kastrioti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gjergj Kastrioti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Gjergj Kastrioti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Gjergj Kastrioti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gjergj Kastrioti Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gjergj Kastrioti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > TIRANA - MILAN / Se shpejti ne Qemal Stafa!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.