Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.
Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha al74



Jane shume te thelle ketej A.D.



sigurisht qe jane te thella prandaj e permenda procesin e selektimit (pra perzgjedhjen e emigranteve sipas kritereve te caktuara) nje prej tyre e permendi Faja me lart por ka dhe shume te tjera.

Cdo shtet eshte i lire te hartoje ligje te ndryshme qe jane ne benefit te shtetasve te tyre kete parim ndjekin shtetet e civilizura... pervec shtetit shqiptar qe sju plas shume per shtetasit e vet ... persa ju perket emigranteve do mbijetojne me te miret e me te zgjuarit ju uroj fat sdi ctju them me teper.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 14:39
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Re: Per tu pergjigjur

Jo rralle shqiptaret rrine mes shqitparesh e nuk integrohen kurre. Dhe ne kete rast nuk mjaftojne as 5 breza te integrohen, jo 1 apo dy. Tani nje gje nuk kuptoj. A jemi dakort te gjithe qe integrimi ka rendesi? Atehere si arrihet integrimi?

. [/B][/QUOTE]
Sidomos meshkujt faje. Ata intergrimin e quajne largim nga traditat Shqiptare. Se per cfare traditash e kane fjalen ec e merre vesh. Tere diten pune, e lokale Shqiptaresh dhe harrojne qe femija ne shtepi ka nevoje per kontakte me prinderit. Se kush do ua mesoje gjuhen Shqipe atyre qe eshte kryesorja ...?!
Thjesht nxjerrin justifikim per te mos pranuar paaftesine e tyre ne intergrimin e jetes se atij vendi.
Me nje fjale me mire pranojne injorancen se intergrimin ne jeten e nje vendi tjeter.
Dhe femra qe intergrohet shihet me sy te keq nga keta Shqiptare ''patriota''.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 15:27
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Seleksionim apo Integrim

Nuk besoj nisen nga deshira per te zgjedhur ata qe do rrine e perzene te tjeret. Kam pershtypjen se nisen per te zgjidhur problemin e madh social qe shkaktohet nga emigrantet,

Ne mentalitetin italian racizmi ka ekzistuar prej kohesh, veriu ka qene racist qysh ne vitet '60 (per terronet). Racizmi italian nuk bie kollaj dhe shteti nuk eshte shembulli me i mire i organizimit. Por sidoqofte... Racimi lind sidomos kur ka perplasje kulturash qe nuk mund te bashkejetojne kollaj. Jugu i Italise ka tradita maskiliste qe jane kthyer ne filma humoristike. Ne pergjithesi jugoret i besojne familjes me shume sesa shtetit, duke krijuar forma organizmi mafioze. Jo rastesisht ngrihet tere lagjia te protestoje kur arrestojne ndonje mafioz. Eshte kultura e tille. Nuk duan shtetin, duan mafian. Ne shqiptaret vijme nga nje vend me shtet te pabese, prandaj nuk kemi besim tek shteti (tek drejtesia). Vijme nga nje kulture maskiliste, klanore, familjare, qe shtyp femrat dhe dikton martesat e dashurite (ngjan me jugun e Italise).

Ne emigracion *nuk* jemi te afte te organizohemi ne forma institucionale. Shoqatat e shqiptareve bejne festa me kenge popullore dhe kaq. Nuk dime te protestojme njehere, secili sheh çatine e tij.

Emigrantet shpesh vijne nga kultura te tilla, te paorganizuara qe akoma me shume nuk mund te organizohen ne emigracion. Nje mase e tille njerezish te paorganizuar (qe nuk kane gje per te humbur) cenojne parimet e popullsise lokale. Mjaftojne 300 vete nga nje komunitet i tille qe te krijohen probleme per 3 milione banore (dhe per emigrantet e tjere).

Per keto aresye besoj kerkohet integrimi. Por fatkeqesisht kerkohet vetem me ndeshkime, jo me stimulime. Psh. perjashtohet kush nuk di gjuhen, por nuk stimulohet ai qe e di. Ne shkence dihet qe stimulimet jane me efikase sesa ndeshkimet. Sidoqofte ideja qe emigranti duhet te mesoje gjuhen e vendit ku jeton qendron (se ka vetem Italia). Ndoshta kjo nuk zgjidh problemin e atyre 300 veteve, por fut emigrantin me kulturen lokale, krijon mundesine qe emigrantet e tjere te izolojne ato 300 te paintegruar. Pra eshte nje mase sociale.




Para 1 muaji takova te atin e nje shoku. Ka 6 vjet me dokumenta, merr dhe pension nga Italia (pa punuar kurre) dhe nuk jeton fare ne Itali. Po me fliste me preokupim se mos i heqin pensionin meqe shkont rralle. Jo per gjuhen qe s'behet fjale ta mesoje ai person, por edhe pensionin e merr per qejf ne distance.

Zor se gjen shqiptar te thote "t'i hiqet pensioni atij shqiptarit". Perkundrazi, te gjithe preokupohen po te dale ligji qe duhet te vizitosh Italine çdo 6 muaj tep akten. Ne duam te zhvasim shtetin fqinje, ta perdorim, ta bastisim (ashtu si shteti fqinje degjeneron emigrantet me dokumenta, rradha e rregulla). Per kete aresye nuk shikojme objektivisht nga syte. Shikojme me parime klani, buke, familje. Mendojme se ne jemi "NE" dhe italianet jane "ATA". Pikerisht kjo eshte mungesa e integrimit. Mesimi i gjuhes eshte nje hap i vogel dhe qesharak per ta luftuar. Shumica e shqiptareve e di italishten pa problem.

Mesa pashe, sistemi i pikeve favorizon ata qe nuk kane proçese gjyqesore, njerezit e ndershem, ne menyre qe te pandershmit dhe te paintegruarit te humbasin lejen e qendrimit. Kush ka proçese penale nga ju? Kush nuk di italishten baze? Kush nuk ka 3 miq italiane?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 16:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Re: Per tu pergjigjur

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Sidomos meshkujt faje. Ata intergrimin e quajne largim nga traditat Shqiptare.



Prandaj me pelqejne femrat

Pa shaka, poshte shtepise time meshkujt rrine me grupe dhe turma. Mbyllin grate e motrat neper shtepia e vete ulen ne trotuar duke pire alkol. Kur kalon ndonje goce i bejne komplimente "seksuale". Nja dy raste i kane ndjekur. Kjo eshte kultura qe sjellin, imagjino vete...

Ne amerike edhe hahet (multietni mo), po Italia nuk eshte mesuar te pranoje keto lloj kulturash.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 17:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
An_Al
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 26/11/2009
Vendbanimi: Usa
Mesazhe: 93

Re: Re: Re: Per tu pergjigjur

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Prandaj me pelqejne femrat

Pa shaka, poshte shtepise time meshkujt rrine me grupe dhe turma. Mbyllin grate e motrat neper shtepia e vete ulen ne trotuar duke pire alkol. Kur kalon ndonje goce i bejne komplimente "seksuale". Nja dy raste i kane ndjekur. Kjo eshte kultura qe sjellin, imagjino vete...

Ne amerike edhe hahet (multietni mo), po Italia nuk eshte mesuar te pranoje keto lloj kulturash.



Ne Amerike s'guxon t'a shikosh tjetrin ne sy se ju duket sikur i shan nga nena pale t'a ndjekesh nga pas apo ti hedhesh fjale,se e telefonojne direkt policine e hapi vetes avaze pastaj neper gjyqe per ngacmim seksual.

Nje pyetje kisha qofte per emigrantet ne USA dhe ne Europe .
Me erdhi nje leter nga zyra e Social Security (numri i punes) ku shpjegonte per te ardhurat qe kisha pasur per keto vite pune ne Usa edhe sa kredite kisha fituar per pension dhe simbas llogaritjeve te ketyre duhen 40 kredite per retirement(pension).Tani vetem me keto dy vite qe kam punuar une 2008 dhe 2009 (megjithse te ardhurat per 2009 nuk ishin perfshire,por nga letra qe me dergoj kompania e punes sime per te ardhurat e di sa taksa kam paguar dhe sa te ardhura kam bere)i bie qe une i kam plotesuar 40 kredite per pension.Po ne Europe sa vite pune duhet te kesh apo c'fare kreditesh duhet te plotesosh qe te kualifikohesh per pension?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 19:04
An_Al nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė An_Al Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me An_Al (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: An_Al Shto An_Al nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto An_Al nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Re: Re: Re: Re: Per tu pergjigjur

Citim:
Po citoj ato që tha An_Al


Ne Amerike s'guxon t'a shikosh tjetrin ne sy se ju duket sikur i shan nga nena pale t'a ndjekesh nga pas apo ti hedhesh fjale,se e telefonojne direkt policine e hapi vetes avaze pastaj neper gjyqe per ngacmim seksual.

Nje pyetje kisha qofte per emigrantet ne USA dhe ne Europe .
Me erdhi nje leter nga zyra e Social Security (numri i punes) ku shpjegonte per te ardhurat qe kisha pasur per keto vite pune ne Usa edhe sa kredite kisha fituar per pension dhe simbas llogaritjeve te ketyre duhen 40 kredite per retirement(pension).Tani vetem me keto dy vite qe kam punuar une 2008 dhe 2009 (megjithse te ardhurat per 2009 nuk ishin perfshire,por nga letra qe me dergoj kompania e punes sime per te ardhurat e di sa taksa kam paguar dhe sa te ardhura kam bere)i bie qe une i kam plotesuar 40 kredite per pension.Po ne Europe sa vite pune duhet te kesh apo c'fare kreditesh duhet te plotesosh qe te kualifikohesh per pension?

Ketu ne Itali tani per tani duhet te rrumbullakosesh nr 95 dhe me rreformat qe do te behen tentohet te behet 100 e keshtu me rradhe.
Pensionin e merr çdo njeri qe ka mbushur moshen per pension. Mosha aktuale eshte 65 vjeç, pra ke punuar s'ke punuar merr nje pension minimal.
Si realizohet 95 e tanishme. 95 eshte shuma e viteve te punes dhe moshes tende, qe do te thote nese je 65 vjeç e ke 30 vite pune merr pension (pension te plote te mire qe eshte baraz me rreth 80% te rroges se fundit). Po pate 40 vite pune del ne pension direkt pa llogaritur moshen. Tani per tani perfitojne ata qe kane filluar pune ne moshe te re 15-16 vjeçare dhe dalin ne pension ne moshe me te re pra minimumi i jetes per pension sot per sot eshte 55 vjeç, nese vertet realizon kete atehere INPS te dergon nje leter qe te thote nese nuk del ne pension dhe vazhdon te punosh rroga jote do te jete e plote dhe nuk paguan taksa, ta zeme nese nje puntor merr mesatarisht 1200 euro ka paguar 22% taksa pra i shtohen edhe nja 250 euro. Personalisht sado rreforma te behen do dal ne pension me vite pune sepse une kam 11 vite pune te rregullt ne Itali qe te bej 40 me ligjin aktual me duhen edhe 29.
Ps. ajo letra qe te ka ardhur ty, mesa di une e dergon Inps ne shtepi nje here ne 5 vite me duket, nqs kam gabuar ne 10 sepse mbaj mend se kam nja dy letra te tilla ne shtepi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 19:22
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Re: Re: Re: Re: Re: Per tu pergjigjur

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor


Ps. ajo letra qe te ka ardhur ty, mesa di une e dergon Inps ne shtepi nje here ne 5 vite me duket, nqs kam gabuar ne 10 sepse mbaj mend se kam nja dy letra te tilla ne shtepi.


Ketu te ne dergohet vit per vit me duket. Kur te afrohet data e datelindjes mesa kam vene re.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 19:56
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
An_Al
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 26/11/2009
Vendbanimi: Usa
Mesazhe: 93

Re: Re: Re: Re: Re: Per tu pergjigjur

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ketu ne Itali tani per tani duhet te rrumbullakosesh nr 95 dhe me rreformat qe do te behen tentohet te behet 100 e keshtu me rradhe.
Pensionin e merr çdo njeri qe ka mbushur moshen per pension. Mosha aktuale eshte 65 vjeç, pra ke punuar s'ke punuar merr nje pension minimal.
Si realizohet 95 e tanishme. 95 eshte shuma e viteve te punes dhe moshes tende, qe do te thote nese je 65 vjeç e ke 30 vite pune merr pension (pension te plote te mire qe eshte baraz me rreth 80% te rroges se fundit). Po pate 40 vite pune del ne pension direkt pa llogaritur moshen. Tani per tani perfitojne ata qe kane filluar pune ne moshe te re 15-16 vjeçare dhe dalin ne pension ne moshe me te re pra minimumi i jetes per pension sot per sot eshte 55 vjeç, nese vertet realizon kete atehere INPS te dergon nje leter qe te thote nese nuk del ne pension dhe vazhdon te punosh rroga jote do te jete e plote dhe nuk paguan taksa, ta zeme nese nje puntor merr mesatarisht 1200 euro ka paguar 22% taksa pra i shtohen edhe nja 250 euro. Personalisht sado rreforma te behen do dal ne pension me vite pune sepse une kam 11 vite pune te rregullt ne Itali qe te bej 40 me ligjin aktual me duhen edhe 29.
Ps. ajo letra qe te ka ardhur ty, mesa di une e dergon Inps ne shtepi nje here ne 5 vite me duket, nqs kam gabuar ne 10 sepse mbaj mend se kam nja dy letra te tilla ne shtepi.




Piktor,Faleminderit qe u pergjigje pyetjes sime.
Letra qe me erdhi mua vjen cdo vit kur afrohet ditelindja.Mua me beri pershtypje sepse vetem per keto dy vite qe kam punuar,megjithese me ore te zgjatura,te kisha fituar gjithe keto benefits sepse gjithashtu ne leter shpjegon se nqs une kualifikohem per disability(nqs per nje arsye shendeti nuk punoj dot)te ardhurat do te ishin $884 ne muaj.Gjithashtu ,nqs une nderroj jete, familjes sime i jepen keto te ardhura ..
$734 per femijen ne muaj dhe $734 per bashkeshortin qe kujdeset per femijen dhe kjo shume eshte kur une ende si kam plotesuar 40 creditet.

Megjithate,faleminderit edhe njehere per shpjegimin .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 20:24
An_Al nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė An_Al Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me An_Al (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: An_Al Shto An_Al nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto An_Al nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ketu ne Itali çdo vit te vjen moduli Cud. Qe do te thote Certifikata unike e te ardhurave.
Kete vit psh vjen Cud 2010, dhe ka tabelen e te ardhurave per vitin 2009.
Ne te jepen te dhenat perveç te ardhurave por edhe taksat qe ke paguar , sigurimet etj.
Ne baze te kesaj nese ke paguar me shume taksa se duhet (per vitin 2009) ne baze te te ardhurave te kthehen kete vit pra ne 2010, por ne rast se ke paguar me pak taksa ne 2009 ti mbajne gjate vitit 2010 dhe zakonisht mbas 6 mujorit te pare te vitit, pra nga korriku ne nentor ose do marrish ose do japish ose asnjeren nga te dyja sepse je ne rregull me indekset qe jane nje perllogaritje ne vete.
Ndersa ajo letra qe permenda une qe vjen nje here ne 5 vjet nga Inps (instituti i sigurimeve shoqerore) eshte tabela e kontributeve pensionistike.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 20:58
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Re: Re: Re: Per tu pergjigjur

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Pa shaka, poshte shtepise time meshkujt rrine me grupe dhe turma. Mbyllin grate e motrat neper shtepia e vete ulen ne trotuar duke pire alkol. Kur kalon ndonje goce i bejne komplimente "seksuale". Nja dy raste i kane ndjekur. Kjo eshte kultura qe sjellin, imagjino vete...




O Fajtoro!

Ku banoke ti mor burre i dheut, ne ndonje albaniatown? Une nuk di/kam degjuar qe te kete te tilla ne Itali. Ne realitetin tim pirjen e alkolit ne trotuar e kane nordafrikanet (sidomos). Shqiptaret pijne alkool, nuk diskutohet, por zakonisht zgjedhin baret, ku (eshte me se e natyrshme) rrine ne grupe.

Pa shaka. Ne pallatin tim ka 4 familje shqiptaresh. Dy e kane blere shtepine, dy jane me qera. Asnje problem me fqinjet. jane familje normale, ne te mirat e keqijat e tyre (dmth s'ka ndonje dallim me Italianet).

Ne rrethin tim shoqeror 5ne 8 familje e kane blere shtepine me kredi, Jane te gjithe familjare dhe punojne rregullisht. Dy kane aktivitet privat, te tjeret punojne normalisht.

Ngelet veshtiresia per tu "bere grup" sic thua ti, por kjo ka te beje pak me "hubden" e shqiptarit. Per sa i perket gjithe te tjerave nuk shof asnje gje anormale me Italianet.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2010 21:14
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 18 faqe: « E parė ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Aktualitete mbi emigracionin.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.