Roi
Drift in and out....
Regjistruar: 21/04/2009
Vendbanimi: Shkretetire
Mesazhe: 786
|
Ajo qe pritej dhe qe duhej te ndodhte,ndodhi !!
Ligji Lodo Alfano eshte antikushtetues !
Organi suprem i gjykates italiane,La corte Costituzionale,hodhi poshte ligjin e bere nga ministri Alfano enkas per Berlusken,pasi shkonte ndesh me kushtetuten italiane !
Kushtetuta flet qarte (dhe jo vetem ajo italiane) "Ligji eshte i barabarte per te gjithe" !! Dhe perpara tij duhet te perkulet dhe sulltani i Italise (sic e quan nje gazetar i huaj kohet e fundit Berlusconi-n) ! Proceset ndaj tij nuk mund te ndalen thjesht per faktin pasi ai mbulon nje rol teper te rendesishem ne qeverine italiane ! Gjithkush mund te perndiqet penalisht dhe civilisht pavaresisht postit qe ka !
Nje shuplake te cilen vertet e meritonte, pasi jo vetem qe i kishte hyre vetja ne qejf si shume,por ndihej vertet i paprekshem kohet e fundit ! Thua se ishte Al Capone,apo personi me te cilin gjithmone i ka pelqyer te krahasohet (ne enderrat e tij)...Napoleon Bonaparti !!!!!
Nje ligj qe u fal imunitet figurave me te larta shteteore nuk ekziston ne asnje vend demokratik te botes, pasi te gjithe jane te barabarte e duhen te gjithe ti perkulen ligjit e jo ligji disave !
Rastet e korrupsionit qe perfshijne Berlusconi-n jane te panumerta ! Do ishte momenti te fillonte te paguante edhe ai si cdo njeri i zakonshem !
Sdq gjendja ne Itali nuk eshte aspak e qete ! Berluska thote qe un do i shkoj deri ne fund mandatit qe me dha populli per te qeverisur ! Nuk behet fjale per zgjedhje te parakohshme !
Nga ana tjeter psikopati i Lega Nord-it (Lidhjes se Veriut),Bossi,kercenoi se veriu do ishte gati te ngrihej me arme ne dore nese do shkohej drejt zgjedhjeve te parakohshme....nuk eshte se eshte nje fraze e re fare kjo e tija,por sdq gjendja eshte vertet e tensionuar !!!
Te shohim cdo ndodh ditet ne vijim !
Por nje gje eshte e sigurt, Berlusconi nuk ka aspak kulturen anglosaksone,miresine,apo thjesht mirkuptimin,llogjiken qe te jepte doreheqjen ashtu sic do i takonte cdo lideri i cili perkohesisht eshte thirrur te drejtoje nje shtet demokratik !! Eshte vete ai i pari, qe ka shkelur ligjet e shtetit te cilin do duhej te drejtonte !
Edhe nese populli e ka votuar,tashme nuk eshte me i denje jo vetem moralisht,por edhe ligjerisht,te jete akoma ne krye te Italise !
Berlusconi zhduku !! (meqe shprehjen ik e ka zene Nano )
__________________
Si sta come d'autunno sugli alberi le foglie !
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|