Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! Vlerėsimi i Temės: 14 votime, mesatarja 4.86.
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ooooo ta marrim me rradhe se kjo tema ecka me shpejtesine e drites.

Mendoj se kjo eshte tema me delikate qe mund te ishte kapur por vleresoj trajtimin e kendshem te saj. Eshte tema me deilkate per dy aresye. E para sepse dashuria nuk eshte perkufizuar dot ndonjehere. Shume psikologe jane munduar te bejne teste qe te nxjerrin sa i dashuruar mund te jete njeriu, por ashkush nuk ja ka arritur. Pra eshte nder ato konstrukte psikologjike qe nuk u gjendet menyra si te shperbehen ne njesi matese.
Se dyti, eshte teme delikate, sepse njeriu ne boten e tij formon prototipa pozitive dhe negative. Keta prototipa na udheheqin. Psh Mendimtari ka prototipin e nje femre jo shume per shtepi nese shkon ne diskoteke, dikush tjeter ka prototipin e nje femre te prapambetur nese martohet me shkusi. Nuk eshte e thene qe njeri ta kete mire e tjetri gabim.

Pra ne nje fare menyre po flasim per dicka te papercaktuar duke u nisur nga paragjykime shume personale. Ja pse kjo teme eshte e pafundme, sic tha Mendimtari.

Kush eshte mendimi im ?
Per mua eshte e kote te ndajme boten ne te bardhe e te zeze, ne shkusi dhe dashuri, ne te rinj dhe pleq. Nga eksperienca ime dhe nga ato qe kam pare ju siguroj qe dashuria nuk ka nje ligj. Ligjet dhe paragjykimet thyhen ne cast kur hyn mos-llogjika e ndjenjave. Prandaj mjellme e dashur nuk di ku ta kategorizoj veten. Nuk ndjehem i nje krahu apo nje tjetri. Prandaj nuk jam dakort me Mendimtarin qe ve limite moshash. Nuk mendoj se nje 18-vjecare terhiqet nga 18-vjecari me shume se nga 26-vjecari. E gjithe ceshtja eshte cfare vlereson ti dhe cfare vleresoj une. Psh tek nje 18-vjecare une adhuroj forcen qe ka per te jetuar, forcen me te cilen dashuron, deshiren per ti provuar te gjitha, impulsivitetin, etj. Per ty, Mendimtar, impulsiviteti mund te jete nje veti e keqe sepse do e bente 18-vjecaren te provonte dhe ndonje mashkull tjeter pervec teje/meje.

Mahhh nuk di cte them. Mua me pelqen shumica e menyrave te jeteses se njerezve. Gjera qe do dukeshin sikur perjashtonin njera tjetren tek une jane bashke. Me pelqen impulsiviteti i 18-vjecares, aq sa vleresoj seriozitetin e nje femre qe eshte martuar dhe ka femije. I adhuroj te dyja. Te dyja kane dicka qe vleresoj me shpirt.

Nejse, se sot mu lidhen fjalet, nuk po di te shprehem tamam. Po ju them vetem ate qe di nga vleresimi shkencor i dashurise.

Eshte e njohur se dashuria eshte nje forme osesiviteti, pra nje lloj fiksimi. E keni degjuar shprehjen "Eshte bere me fiksime" ? Ne nje fare menyre dashuria i bie te jete nje forme fiksimi. Megjithate ju kujtoj qe ne dinamikat mes nje cifti lojrat nuk jane aq te thjeshta sac mund te dalin ne kete forum. Po te degjonit psikologe te vertete do mbeteshit gojehapur. Do ju dukej dicka e pamundur, por nga ajo qe del i bie qe shpesh njeriu ben zgjdhjet e veta ne baze te nje konfiguracioni te caktuar. Pra edhe kur nderron dashnoren mundohet te gjeje te njejtin konfiguracion vartesish ne raport. Prandaj edhe gjerat nuk jane asnjehere aq te thjeshta sa thashethemet shqiptare na kane bere te gjykojme. Psh ne nje cift, vajza ka probleme me shendetin dhe ka nevoje per te fejuarin qe te cohet nga krevati etj. Ju do thonit sa gjynah e shkreta dhe sa zemer te madhe paska ai djale. Ok, keto jane ndjenjat pozitive qe vijne ne castin e pare. Por nuk mendoni se kjo gjendje mund te jete konfiguracion i kendshem per vajzen e cila jo vetem varet nga i dashuri ne jeten e perditshme, por VAR te dashurin me jeten e saj. Pra fundi fundit ai qe mbetet i lidhur detyrimisht pas tjetrit del i dashuri, i cili nuk jeton dot jeten e tij dhe mbetet i kontrolluar nga e fejuara.

Mbase keto jane pak te veshtira per tu kuptuar, dhe mbase une nuk i spjegoj mire, por eshte e rendesishme te kuptojme te gjithe qe bota nuk eshte aq bardh e zi sa e kujtojme. Ose me mire ajo qe neve na duket e bardhe jo gjithmone eshte e tille. Nje gjykim si ky mund te na hape mendjen per te patur me pak paragjykime dhe prototipa.
Dhe sic e thashe me pare, mos kujtoni se e bardha eshte e tille gjithmone. Edhe te heqesh paragjykimet nga mendja nuk eshte gje e mire. Personi mbetet pa asnje pike mbeshtetese ne jeten e tij. Eshte thjesht nje ceshtje ekuilibri qe duhet gjetur duke respektuar veten dhe te tjeret.

Se fundi, per tu rikthyer tek tema e dashurise, me pelqen menyra si e perballon jeten si Mendimtari ashtu edhe Mjellma. Mbase dikujt mund ti duken nivele te ndryshme serioziteti por mua me duket i njejti pikerisht sepse ploteson nje nga kushtet qe Mendimtari tha per te qene nje njeri i arrire:
2. Te kete besim tek vetja e te doje veten me shume se cdo gje !

O, se mos harroj. Edhe kur do tjetrin me shume se veten eshte nje gjendje qe me pelqen.

Modifikuar nga Fajtori datė 16/01/2003 ora 16:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 16:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Exclamation

Pershendetje!
Tema e hapur eshte teper interesante.... por me vjen keq qe me siper ka devijuar ca ndryshe.
Madje sot ishin hapur nga secili prej dy anetareve ne fjale, (Elbasanlliu_2003 & Mendimtari) dy tema te reja te cilat nuk kane fare lidhje me kete miniforum. Temat tuaja ishin hapur me qellimin per te fyer njeri tjetrin, gje qe do bente te mundur vazhdimin e lojes suaj teresisht pa kuptim.... Ju njoftoj se na duhej ti fshinim. Por nuk mjafton kjo, e ndoshta do ishte me vend edhe t'ju kujtohej edhe nje here se ky nenforum ka te beje me tema te trajtuara ne kendveshtrimin psikologjik, e kjo teme, pra ''Dashuria'', nuk duhet te devijoje sic ka devijuar, ne te kundert nuk do ti gjeni me postimet tuaja!

Shpresojme ne mirekuptimin tuaj....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 17:36
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ENISS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ENISS't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ENISS Shto ENISS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ENISS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Cool

nuk jam psikolog,por i dashuruar

Anetare te horizontit.Mos e merni kete debat me mendimtarin si deshire per ta ofenduar.Ne thjeshte tek tema per dashurine ne trajtimin qe i kishte bere mendimtari,nuk rame dakort dhe ja vume ne dukje(ndoshta nuk isha i afte te flisja vete per dashurine,se tek e fundit nuk jam as psikolog as as filozof)qe ai te fliste per dashurine dhe si e konceptonte ate,por jo per urretjen dhe fobite e tij per meshkujt shqiptare(ndoshta dhe per mua ne disa nuanca)Per mua dashuria perjetohet,dhe qe te flasesh per te duhet te kesh nje kendveshtrim,ndoshta te jesh pak jashte ndikimit te saj.Ose duhet te jesh shume i/e zgjuar dhe te jesh mjeshter i te shprehurit.Une per vete perderisa i them nje femre :"Te dua dhe dua te bej dashuri me ty" nuk don ta ndaja shume ndjenjen nga seksi(te pakten sa jam ne kete moshe dhe me kete mendje).

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 19:04
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
anonime kakavije
Anetar i ri

Regjistruar: 30/12/2002
Vendbanimi: te sheshi ke mejdani
Mesazhe: 8

Te lendon te shohesh qe nuk dime te degjojme tjetrin dhe te pranojme se fjala ngjyra perfshin nje game te gjere te tyre dhe fjala ngjyre tonalitete te ndryshme te saj. Mlosperputhja e ngjyrave dhe toneve ne penelatat qe i japin trajte nocjonit dashuri ne botkuptimin e njerezve te ndryshem nuk e ben te nevojshme vjelljen e vrerit nga ana njerit apo e tjetrit person. Shpresoj qe mos ta kem koklavitur shume muhabetin me zhargone apo terminologji lodhese per ndokend :p. Variacjoni eshte cka e ben boten interesante dhe jeten te tretshme prandaj le ti japim nje dore bashkjeteses se varjeteteve.

P.S. Elbasanlli nen 21 dhe mbi 19. Keep smiling ... F.

__________________
Mori Maro ime mbese
Zeme kater e leme pese

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 20:41
anonime kakavije nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė anonime kakavije Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me anonime kakavije (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: anonime kakavije Shto anonime kakavije nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto anonime kakavije nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

nuk jam piktor

Vetem mosha me pelqeu ke letra jote.Po ajo F. cfare eshte?Po spate foto piktoroje nje.(me llafe la)

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2003 20:50
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė elbasanlliu_2003 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto elbasanlliu_2003 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40

Mendimtari ne meditim!

Se pari, jam tip qe kur arrij ne nje pike, arrij se kam aresye, dhe nese arrita ne ate pike, pasi dikush qe hyn me 27 nofka, me uli dhe shau, ai me fyu mua dhe personin tim, pa asnje te drejte, pa aspak llogjike apo justifikim, e me shume injorance! Por, jam edhe tip qe keto pallavra i le pas kraheve!
Elbasanlliu, ti me eke keqkuptuar, ose lexon shume shpejt, e nuk kupton mire tekstin ne nje shqipe perfekte: Une nuk shaj e hedh vrer mbi meshkujt shqipetar! Nuk pergjithesova, je ti ai qe e nxorre kete pergjithesim sipas imagjinates tende! Une thashe qe shumica, pra me shume se gjysma e meshkujve shqipetare kane nje nocion shume te gabuar ndaj dashurise.... dhe aresyet nuk po i perseris se behem plake e keqe po i thashe 1000 here!
Fajtori, ti ne nje pike, thoje:...Mendimtari thote qe per te qene nje njeri i arrire: Duhet ta duash jeten....
Ok, por me kupto koleg, nuk mjafton te duash veten me shume se çdo gje, nuk je i arrire, pasi arritja jote perfshin perbrenda edhe familjen tende, dhe nese ti je i qete, e do veten, i lumtur perbrenda, ama qeraja e shtepise te vjen çdo muaj, dritat, gazi, uji, tefefoni, asikuracioni i makines, benzina et duhet paguar dhe me shume EURI :-), pra, nese nuk ke ndonjeren nga pikat e tjera (apo edhe te tjera qe une nuk permenda) qe fola ne teme, ti nuk je i arrirre, pasi arritje pa te ardhura nuk ka, e pa te ardhura shancet e nje familjeje te qete skarsojne ne maksimum! Bile, per kete qeshtje, dua te hape nje teme te re, e cila do te perfshije shume veta, pasi do te perzihen mentalitete nga me te ndryshmet, dhe do kenaqemi!
Me besoni, me keto debate, ne nuk shfryjme, nuk behemi UNEEEE, por thjesht piqemi me shume, marrim gratis e fale forumit leksione nga njeri tjetri, te cilat nuk duhet te jene thjesht te shkruara, por te kerkojme te zberthejme persene: perse Mendimtari, Fajtori, Elbasanlliu_2003, Sy kaltera, Mjellma etj mendojne ashtu?!! Si te veproj te bej edhe une ashtu, pra, kjo teme dhe te tjerat duhet te na japin ate qe e quaj une: Fuqi e padukshme qe shnderron radikalisht jeten tone dhe ambjentit perreth nesh!

__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2003 00:24
Mendimtari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mendimtari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mendimtari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mendimtari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mendimtari Shto Mendimtari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mendimtari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mendimtari
Pronar Restorat-Picerie

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: Durres dhe Bolonja
Mesazhe: 40

Ku jane mesazhet e Juaja? Dashuria nuk ben pushim per week end:-)

Po, perkundrazi, dashuri, si koncept shpirteror, materializohet pak a shume vetem per week end, ku njerezit ndjejne qe do te jene te lire per 2 dite dhe mund te bejne shume gjera te bukura, prandaj, pres mendime une, dashuria nuk ben kurre pushim, eshte perhere ne detyre, sidomos ne week end! Por, nese keni vendosur qe te stakoni prizen per week end, ok, po ju le pak ne paqe:-)! Sa per mua, sonte kemi nje feste shqipetaresh, parashikohen rreth 300 studente, kemi marre me qera nje disko pup dhe Dj yne fierako-tironas, Mandi, do levize disqet me kenget me te bukura shqipetare dhe e di, do ndodhi si perhere, shume goca do te hypin siper tavolinave duke perdredhur belin e kercyer Naploni! Pushime te mbara!

__________________
Jeta, si nje lum i madh, ecen perpara, e fshin nga memoria jote momente qe duhet te harrohen, e nderkohe ti ndryshon, piqesh e perparon!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2003 14:40
Mendimtari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mendimtari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mendimtari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mendimtari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mendimtari Shto Mendimtari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mendimtari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mjellma
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 45

Pa shih Mendimtari,dashka te shkoje ne nje mbremje dhe te kenaqet me gocat qe perdredhin belin ne maje te tavolines....pse me ishte krijuar pershtypja mua se ty te dukeshin te teperta keto argetime,qenkam gabuar, se futke veten tek "asketet".......Ja kalofsh mire ne mbremje Mendimtar dhe ne fakt te kam zili,ketu s'po kujtohet njeri per nje kenaqesi te tille.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2003 17:44
mjellma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mjellma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mjellma (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mjellma Shto mjellma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mjellma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Thomasina
nena me e lumtur ne bote

Regjistruar: 15/01/2003
Vendbanimi: war land
Mesazhe: 11

Cfare mendoj une per dashurine.

Dashurija per mua eshte dicka qe se blen dot por e fiton.
Te duash dike per mua eshte ta besh ate pjese te zemres e jetes tende te perditeshme edhe kur se ke prane. Zemra jote te rrahe njesoj me te atij /asaj. Aroma e trupit te saj/tij te ngjasoje me kopshtin e Idenit.

E kam kalur kete perjudhe e kam fluturuar mbi re.

Ti mendimtar shkruan bukur poezi o proza o cfare do qe i quan. Per sa i perket disa ideve te tua nuk jam dakort.

Ne do dike e don me shume se vetja , kjo do te thote ne nevoje te japesh maksimumin ose edhe jeten ne eshte e nevojshme.

Sipas teje po nuk ishe doktor , inxhinjer o dicka i aritur ne jete sic e thekson ti nuk ka te drejte te dashuroj. Cdo kush ka te drejten e fatin te dashuroje. Me mbas i takon atyre ta cojne perpara . Kushtet e bejne jeten me komode po jo dashurine. Ne jemi rritur nga prinder qe kishin minimumin ne cdo aspekt te jetes.....po flas nga pervoja prindet e mi e donin e e respektonin njeri tjetrin njesoj qe nga dita e njohjes deri ne diten qe Zoti i ndau.
Cdo te thuash qe as kush ne Shqiperi apo ne shume vende te botes pse nuk kane PC, cell apo TV nuk e duan njeri tjetrin. Ai qe zoteron nje zemer full me ndjenja , pasterti , respekt, dashuri e gjen menyren si ta lulezoje kete dashuri .

Edhe minatori , edhe ai qe pastron rruget e qytetit naten( mbase per ty nuk jane te arritur), per mua e per konceptin e rrugen qe i dhane jetes se tyre jane dikushi. E si dikushi gezojne te njejtat te drejta si kur ai qe nuk di ci ben parase. Kane te drejte te dashurojne.

Edhe homoseksuali dashuron njesoj si ty e si mua. Do te thuash eshte sick, jo nuk mendoj ashtu. Per mua e per ty po mund te jete se ne jemi strait. Po ama ka nje dashuri per te dhene e nje dashuri per te marre.

Shume e komplikuar eshte.

E vetmja gje qe do te thoja para mbylljes eshte ....mos mbete njeri pa dashuri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2003 20:53
Thomasina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Thomasina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Thomasina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Thomasina Shto Thomasina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Thomasina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vajza e lumtur
Anetar i ri

Regjistruar: 17/01/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 3

Jo cdo gje qe shkelqen eshte ar.

Me shume kureshtje dhe me shume vemendje po i lexoja te gjitha pergjigjet mbi temen qe ka hapur MENDIMTARI dhe te them te drejten jam shume dakort me mendimet e tij, dhe per sa i perket pergjigjes se elbasanlliut nuk jam hic dakort sepse nuk eshte e verete.Persa i perket titullit te mesazhit tim<> une desha me thene se vertet qe ti mundesh me gjete fatin tend me dashuri duke shkuar neper disko apo duke bere qejf me shoqerine por ,mbas gjithe ketyre qejfeve jo ne te gjitha rastet perfundon mire, sepse une nuk mund ta quaj dashuri serioze apo me mire te them jete serioze te tille ,ne kete menyreE cfare mendoni ju per nje jete te tille ose me mire me thene per nje aventure te tille? sepse une me thene te drejten nuk mundem ta quaj jete kur ti ndahesh nga njeri e lidhesh me tjetrin e tjetrin vetem me be qejf e mbas atij qejfi cfare ngelet per ty vec nje aventure me shume dhe asnje gje me teper..............................................................................
une jam nje vajze ku babi me ka lene vec 14 vjece dhe jam rritur me vellain edhe me nenen,dhe bo bej 4 muaj hyj per 5 muaj qe jam fejuar dhe me then te drejten jam e fejuar gjysem me shkusi dhe gjysem me dashuri e dua dhe me do ,ti te them qe ne keto momente jam edhe do te jem ne te njejten kohe vajza me e lumtur ne bote sepse e di qe tashme kam burrin tim qe me do dhe e dua.Une atij i kam falur dashurine ,sinqeritetin dhe mbi te gjitha respsektin dhe per mua ky eshte ekuacioni i nje jete te lumtur edhe serioze .Nuk e di se cfare mendoni ju po cfare duam ne me shume nga kjo jete pervec se nje njeri qe te qendroje afer e te fali gjithe dashurine qe ti kerkon apo ke kerkuar per nje jete serioze?
E prandaj po thoja pak me siper qe < POR JO SEPSE NEVE NJE HERE LINDIM NJEHERE MARTOHEMI E NJEHERE VDESIM E JETA NUK ESHTE AVENTURE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2003 23:13
vajza e lumtur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vajza e lumtur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me vajza e lumtur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: vajza e lumtur Shto vajza e lumtur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vajza e lumtur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.