Ana_uk
Anetar i ri
Regjistruar: 25/06/2003
Vendbanimi: England
Mesazhe: 16
|
ja historia e dashurise sime te Pare dhe shpresoj te jete e fundit...
Kam rene ne dashuri per here e pare qe ne moshen 13, pra kam qene ne klase te tete (8) (ne ate kohe kam qene ne shqiperi), ai ishte nje vit me i madh se une
une e doja shume por ai nuk e dinte
por cuditerisht edhe ai me simpatizonte mua por une nuk dija gje
. Fatekeqesisht me duhej te largohesha nga shqiperia qe pare 5 viteve (familjerisht) dhe erdha ne angli, dhe sic e kuptoni vete une nuk e pashe me ate djalé por pyesja shoqen time te ngushte shpesh here per te
pas disa muajsh edhe ai kish ikur ne Itali e pastaj ne Belgjike dhe atehere nuk kisha me shpresa qe do ta takoja dhe jo me qe ti thoja qe sa shume e dua, kurré nuk e mendoja
e kam dashur kaq shume saqe jam munduar shpesh here te dashuroj ndonje tjeter (pasi nuk kisha shpresa qe do ta shikoja me), por nuk mundesha, me e shumta qe mund te beja isha vetem te simpatizoja dike por kurré nuk kam rene ne dashuri tjeter (pervec atij),ai ishte gjithcka per mua
pastaj fati vazhdoj duke u permisuar pasi ai kishte pas ardhur ne angli qe prej 2 vitesh por une nuk dija gje
ai kish fituar letrat dhe kish ikur ne Shqiperi per pushime, atje une kam shoqen time te ngushte qe prej moshes 6 vjec (qe ne klase te pare) pra u bene 13 vjet qe e dua ate vajzé sikur te ishte motra ime
.Cuditerisht ai e kishte pyetur per mua dhe nese kishte mundesi qe te kishte numrin tim, sigurisht ajo ja kish dhene pasi ajo e dinte qe une akoma vuaja per ate djalé
. Shkurt
ai me telefonoj kur u kthye dhe vendosem te njihnim njeri-tjeterin
dhe qe sot e asaj dite ne ndodhemi ne krahet e njeri-tjetrit, nuk mund ta imagjinonim qe ta humbismin njeri-tjeterin edhe nje here
boll kishim humbur gjithe kéto vite (4 vjet) pa ngrohtesine e njeri-tjetrit
.
Sot ndihem e dashuruar, e sigurte, e lumtur dhe si ne parajse, thjeshte prania dhe shikimi i tij me zgjasin jeten, perkedheljet e tij me qetesojne dhe me relaksojne ne cdo menyre si fizikisht ashtu edhe mendurisht
me dt 13 korrik mbush 2 vjet qe jemi lidhur ketu ne angli, por jane bere 6 vjet te plota qe ne prill qe kam rene ne dashuri me te
por Zoti eshte i madh dhe i degjon lutjet
pra...dashuria e pare eshte dicka e frymezuese dhe nuk mund ta harrosh kaq lehte...edhe po u mundove ta harrosh eshte shume me dhimbje...lot...melankoli...urrejtje...etj...etj...
__________________
"Jam e vdekur por mar fryme..."
"E vdekur per se gjalli"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|