lule
at this moment in time...
Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269
|
Re: Renia e kultures gjuhesore
Citim: Po citoj ato që tha volter
Problem me te cilin ndeshet sot gjuha e njesuar kombetare eshte edhe problemi i kultures gjuhesore, ne te vertete renia e theksuar e kultures gjuhesore. Thyerjet e normes drejtshkrimore, morfologjike, sintaksore;thyerjet e normes se pikesimit; madje thyerjet e normes se alfabetit jane bere dukuri e perditshme ne jeten tone. Moskujdesi ndaj gjuhes eshte shtrire aq shume saqe ne disa institucione nuk perdoret fare ë-ja. Renia e kultures sone gjuhesore edhe me dukshem shihet ne veprat shkencore, dhe sidomos ato publicistike.
Marre nga Letersia shqipe dhe gjuha letrare - Rexhep Qosja.
Ndeshja e shqipes me gjuhet e huaja eshte rreziku me i madh. Mediat, ato te shkruarat dhe ato elektroniket, po percjellin deformimet që i bëhen gjuhes shqipe përmes perdorimit te fjaleve te huaja (ne vend te fjaleve qe vete shqipja i ka).
Veç mediave, si të rrezikshëm janë shpallur (serish) edhe politikanet. Edhe ata percjellin deformime te gjuhes shqipe me fjalet e huaja që perdorin ne fjalimet dhe opinionet e tyre.
Rinia shqiptare gjithashtu, shpreh rrezik, ndersa synon te shfaqin modernizim ne perdorimin e gjuheve te huaja qe ata dijne
duke i ngaterruar keto gjuhe mes njera-tjetres.
Keshtu në shqipen e tyre futet dhe anglishtja (ne shume forma te saj), edhe italishtja, edhe frengjishtja..
Në fillime, ndërhyrja e gjuheve te huaja ndihej vetem ne leksikologjinë e shqipes, tani ajo ka shkuar edhe me thelle, deri aty nuk mban me. Gjuhet e huaja kanë depertuar dhe ne strukturën e ndërtimit të fjalive në gjuhën shqipe...
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|