Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiperia Demokratike > "Njeriu i mėngjezit" bėhet "Qytetar Nderi" nė Durrės - Bashkim Hoxha
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

"Njeriu i mėngjezit" bėhet "Qytetar Nderi" nė Durrės

Gazeta Korrieri


Bashkim Hoxhës i jepet titulli i lartë i qytetit me rastin e 50 vjetorit

Nesër, duket se e gjithë dita durrsake, do t'i kushtohet intelektualit Bashkim Hoxha. Në kuadër të 50 vjetorit të ditëlindjes, ai, do të marrë titullin e lartë si "Qytetar Nderi ", propozuar nga Shoqata "Durrësi". Ndërkohë, një koncert në drejtimin e Mirush Kabashit dhe me pjesmarrjen e Manjola Nalbanit, Kastriot Tushës, Anjeza Shahinit dhe Eranda Libohovës, do të nderojë kontributin e tij qytetar. Orkestrina e këtij koncerti do të drejtohet nga Fatos Qerimi, ndërsa do të jetë dhe një grup baleti nën drejtimin e Eno Birkos. Burime të Televizionit të Teutës, konfirmojnë se të hënën në orën 11.00 do të promovohet libri i tij i ri "Sakrifica", ndërsa në orën 18.00, kryebashkiaku i qytetit, Koka, do t'i dorëzojë titullin e lartë të "Nderit të qytetit".

Durrësi duket se është mësuar me Bashkim Hoxhën, në kuadër të një simbioze, që fillon që nga mëngjezi ditor. Aty qahen hallet e përditshme materiale dhe ideale të Durrësit dhe ai si një administrator, mundohet që t'u kthejë një përgjigje inkurajuese bashkëqytetarëve të tij. Pothuaj e ka bërë për ditë atë punë, që nga viti 1997, ku në ekranin e tij, durrsakët, e ndjejnë të nevojshme që të shfryjnë gjithshka. Ajo që duhet të veçohet për autorin, është se: Nuk ka rreshtur dhe të shkruajë dhe prozë cilësore. Nga dora e tij, kanë dalë me rradhë: "Dëshmitari i Shkretëtirës", "Hotel Ballkan", "Mbreti i Vesës", "Mot i keq për dashuri", "Fjalë të ndyra dashurie", "Njeriu tjetër", "Një lolo dhe një mbret", "Unë dhe Mefistofeli" (dramë), "Ftesës për gjyq", "Këngë dashurie dhe korba", "Qyteti pa dashuri". Hoxha është në kulmin e krijimtarisë së tij dhe një emër, që nuk i mungon asnjëherë publikut. "Sakrifica" është sprova e fundit e tij në letrat shqiptare.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2004 03:19
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Shqiperia Demokratike > "Njeriu i mėngjezit" bėhet "Qytetar Nderi" nė Durrės - Bashkim Hoxha

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.