Prishtinasja_
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251
|
Citim: Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq
Po poligamia s'eshte peversitet se fundi fundit vajza do kete pranuar per tu martua dmth eshte e dyanshme, po ama Nente?
aman se edhe kater femra ta corodisin trurin
O i nderuar! Jam e bindur se fare mire e di realitetin perse Muhammedi a.s. martoi nente gra?! Po pse nuk sjell te verteten ne shesh/pah!?, e lehte per t'a kuptuar meqe nuk je i vetmi! Verberia e injorances ne zemra qe mbartni per Islamin, si e vetmja fe e pranuar tek Krijuesi, nuk u lejon te flisni te verteten. Trashegimtar te paraardhesve mohues jeni dhe sot, andaj nuk u peshon rende asnje genjeshter e intriguar ne peshoren e Besimtareve musliman. : ) Keshtuqe Muhammedi a.s. nuk i martoi gjitha grate e tij me kurore-dashurie, pervec Hadixhes dhe pas vdekjes se Hadixhes (gruas se pare) Aishen. Do perpiqem kur jam me e lire, t'i sjell disa info adekuate qe trajtojne pikerisht temen (dilemen e disave) ne fjale. E, sa i perket poligamise, eshte folur e perfolur me cindra here , megjithate bera nje paste nga postimi im (tek tema e alkimistit-poligamia).
Kur'ani e ka kufizuar numrin maksimal te grave ne kater, me kusht te prere qe te gjitha te trajtohen ne menyre te barabrte dhe te drejte. Me kete nuk duhet kuptuar se Kur'ani i nxit besimtaret qe ta praktikojne poligamine ose qe poligamia eshte konsideruar ideale. Me fjale te tjera, Kur'ani e "toleron" ose "lejon" poligamine. Perse eshte e lejuar ose toleruar poligamia ne Kur'an? Pergjigja eshte e thjeshte, ekzistojne vende dhe kohe ne te cilat disa shkaqe e bejne te domosdoshme poligamine. Islami si religjion universal, i pershtatshem per te gjitha vendet dhe kohet, nuk ka mundur t'i injoroje keto shkaqe detyruese. Ne shume shoqeri njerezore numri i grave e tejkalon numrin e meshkujve. Ne Shtetet e Bashkuara ka mbi tete milione femra me shume se meshkuj. Ne Tanzani ka 95.1 meshkuj ne njeqind femra. Ne Guineja, ne cdo njeqind meshkuj gjenden njeqind e njezet e dy femra. Cdo te duhej te bente shoqeria me keto dallime proporcionale midis gjinive? Ekzistojne shume zgjidhje; disa do te preferonin celibatin (beqarine), disa me deshire do te praktikonin mbytjen e femijeve femra (gje qe ndodh edhe sot ne disa shoqeri), disa do te supozojne se rrugedalje mund te jete lejimi i cdo lloji te dekadences: prostitucioni,homoseksualiteti,adulteria. Fiset indiane te Amerikes Veriore kane pesuar dallime aq te medha pas luftimeve dhe disfatave te shumta kunder te bardheve. Grate e ketyre fiseve, te cilat ne esence kane gezuar status tjeter te larte, e kane pranuar poligamine si mbrojtje me e mire nga zhytja ne vepra te pahijshme. Pastaj duke e pasur parasysh, pas luften e Dyte Boterore, ku ne Gjermani ka pasur 7.300.000 femra me teper se meshkuj, 3.3 milione kane qene vejusha (sipas statistikave), ne mesin e tyre kishte vetem njeqind meshkuj te moshes njezet deri 30 vjec ne cdo njeqind e shtatedhjet femra te po kesaj moshe. Shume nga keto femra kishin nevoje per mashkull, jo vetem si partner seksual,por edhe si personi i cili do te siguronte mjete per jete ne kohen e varferise dhe mjerimit te papare. Shume vajza te reja dhe vejusha mbanin lidhje seksuale me perfaqesuesit e forcave okupuese, pasi qe ushtaret e disa ushtrive aleate e shfrytezonin lengaten e ketyre femrave ( ku mjerishte dhe ditet e sotme kem mjafte te tilla raste). Ketu duhet te pyesim veten, c'eshte me e ndershme? Te jesh nje gruaja e dyte e respektuar dhe e pranuar apo prostitute e njemendet ne aspektin e aleateve te civilizuar? Dhe si perfundim te pyesim veten, c'eshte me e ndershme per femren, receta kur'anore apo teologjia e bazuar ne kulturen e perandorise romake?.., ku Ati Hillman ka theksuar se kisha romake e ka ndaluar poligamine per t'iu pershtatur kultures greko-romake, e cila e parasheh vetem nje grua legjitime, gjersa i toleronte konkubinat dhe prostitucionin. Keshtu qe bota e sotme posedon me shume arme per shkaterrimin masiv si asnjehere me pare,keshtu qe kisha evropiane do te jete e detyruar heret o vone ta pranoje poligamine si rrugedalje te vetme per t'i casur njerezit ne rruge te drejte pasi qe deri ne ditet e sotme nuk e kane te njohur fare kodin e moralit,andaj u jane nenshtruar ketyre dukurive te shemtuara qe jane duke rrenuar familjet e tyre, dhe cdo shoqeri. Dhe mu per kete Ati Hillman thekson,se: Mund te supozojme se keto teknika nukleare,biologjike dhe kimike do te shkaktojne nje dallim drastik midis gjinive, dhe poligamia do te paraqitet si menyre e domosdoshme e ekzistences...Atehere ne kundershtim me zakonin dhe ligjin e meparshem, do te shtohet nevoja natyrore dhe morale per poligamine. Ne kete situate teologet dhe paria kishtare shpejt do te gjeje shkaqe te forta dhe vargje biblike qe do ta miratonin konceptin e ri te marteses."
Keshtu qe poligamia ne Islam eshte akt i pranishem dhe i perbashket. asnjeri nuk mund ta detyroj gruan te lidhe kurore me ndonje njeri te martuar,sikurse nga ana tjeter,bibla e cila i qaset poligamise se dhunshme, ku vejusha eshte e detyruar te martohet me vellane e burrit, edhe nese tanime eshte i martuar,pa marre parasysh pelqimin e saj. Me kete si konkluzion mund te nxjerrim se: poligamia ne boten muslimane eshte shume me e vogel se perqindja e aferave jashtemartesre ne Perendim, ssepse meshkujt musliman jane shume me strikt ne monogami se meshkujt ne boten perendimore.
I nderuari kalores, mos harro se kerkimi i dijes eshte detyrim jo vetem per besimtaret islam por i kushtezohet cdo qenie njerezore, madje nese nuk arrin te behesh Dijetare mire do ishte te jesh kerkues i dijes sepse do zgjeron horizontin e injorances me ate te diturise/miresise dhe te se vertetes!.
Allahu ne Kur'an thote: Thuaj (Muhammed): "A jane te barabarte ata qe dine dhe ata qe nuk dine?" (Ez Zumer,9).
Astronaut, ti i nderuar, kur nuk ke bazen e forte te njohjes adekuate, mos n'a shpif brockula kot, po ik hape ndonje teme ku ke prirje aftesie per t'a debatuar e diskutuar,ok!?Se Kur'anin e kane studiuar dijetaret me 20/30 vite e akoma s'jane te afte te debatojne dic te tille (ndjejne pergjegjesi morale dhe frike), kurse ti per nje dite o dy te vetme qe i ke hudh syrin kur'anit merr pergjegjesi t'me debatosh dic te pazakonshme.
__________________
Duaje per njerezit ate qe don per veten. Muhammedi, alejhi selam.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|