agata
idealiste
Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981
|
E dashur, ne nentor ditet jane te shkurtra, ndersa netet te gjata. Diten edhe mund te merresh me diçka e te bredhesh neper qytet apo te besh ndonje gje tjeter, por kur shkulmat e para te eres bien qe nga ana e Harkut te Triumfit mbremjes dhe mbi shamps d'Elize ndizen dritat e reklamave, zemra ime mer fund se s'ka ku te kapet me e atehere ajo fillon te jepet mbas enderrimeve.
Enderron te vij me ty te Megi Ruth dhe Klice, te Fuke, ne Shvar, te ekpozita persjane dhe ne Luver, ajo rend, rend...
Krijese shume e dashur qe rrjedh shpejt e njekohesisht e perjetshme si nje rrahje e vetme zemre, qiell mbi nje karvan ndjenjash, qe enden si karvani i ciganeve, o qiell si ai ne tablone e Van Gongut qe ndodhet ne Luver, e dashur ishte mrekullin koha qe ndenja me ty! Ishte nje vere e tere plot drite, det e rini! Ne e ushqenim njeri-tjetrin me rini e gjalleri te ndjenjave dhe e ardhmja kthehej prape ne nje fre te tendosur ne duart tona, qe drejton disa kuaj bashke te mbrehur ne nje karroce qe vrapon ne rrugen e gjate drejt se panjohures e se ardhmes.
Ishte nje mrekulli te te shihja ty, e dashur, te rinuar, te shihja çapkenlleqet e tua qe NIçe i ka quajtuar supertrimeri e i vrojtur ne kohen e vet me shume vemendje.
Ti i ngjaje nje anije qe shkeputet pa zhurme nga bregu, qe eshte ngarkuar me nje mall te çmuar e se ciles gjate kohes qe ka qene ne port, i eshte bere nje remont shume i kujdesshem nga duar miqesore e tani ajo lundron me vela te shpalosura te fryra prej ererave te mbara...
Por tani ti je larg e ketu qendron e gjithe puna. Nuk kam pothuajse asgje se me çfare te genjej veten. Dita, eh, edhe shtyhet, por ah, as naten as diten nuk ia dal dot.
Me nje fjale, fakti qe nuk jemi bashke s'ka asnje kuptim... Mbremja bie mbi çatite e shtepive dhe ti ngul ata syte e tu te kuq, ne dritare e nderkohe lind pyetja e pyetjeve, pyetja e vetme, pyetja e mbremjes dhe e nates, ajo pytja budallaqe: ku do te jesh valle tani, a do te shoh shpejt valle, dhe A ME DO ME APO JO? Kur u nise heren e fundit kujtoja se te dashuroja, por tani e di se ajo nuk ishte ende dashuri e plote dhe mendoj se nuk jam i afte te te dashuroj me shume se tani sepse vetem tani te dua plotesisht pa lene asgje manget. Cdo gje imja eshte perqendruar te ti.
Adio, adio e dashur, e Vetmja ime.
REMARK
__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|