Enya
Shpirt # 1
Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
"Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.
"Shpirt",
U vesha dhe u zhvesha...
Vellon e nuserise tek provoja,
Trupi vec me rrenqethej,
Ty tek te imagjinoja...
Ne krahet e mallit Shpirt,
me fort se kurre te shtrengoja...,
Nje gote vere te kuqe rrekelleva,
Vec Ty te imagjinoja...
Gishterinjte kercisja,
Dhembet shtrengoja,
Syte me ishin bucatur nga te qarat;
Cdo nate Ty te kujtoja...
Enderra me nuk kisha.
Lutjet me ishin mbaruar.
Priftin doja ta vrisja,
Qe pranoi per te me martuar!
Dritaren lehte hapa.
Komshinjte ishin ne gjume.
Nuk kishte drite ndezur,
Ne lagjen ku banoja une.
Ty te imagjinoja...,
Me dukeshe sikur te kisha prane.
Buzet fort kafshova,
Per pak zgjova babane!
Te ftoj ne darsem Shpirt!
Me yjet le te vallezojme.
Hena do te na mbuloje trupin e djersitur,
Prej afshit te dashurise sone...
Enya, august 24, 2008
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|