Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Nacionalizmi sjell izolim, iluzion, injorance, disinformacion, lufte, prapambetje. Te gjitha keto Shqiperia i ka patur.
Vete perkufizimi i nacionalizmit presupozon mbajtjen e traditave dhe rezistencen ndaj ndryshimit. Ne kushtet e kufijve te ngjeshur ballkanike nacionalizmi ka qene dhe eshte simbol i luftes, pasi mundohet te mbahet ne kembe nje identitet ndryshe ne teori (jo ne praktike). Ne praktike Shqiperia ka qene dhe eshte nje grup zakonesh me perzjerje nga gjithe rajoni, siç eshte cdo shtet tjeter. P.sh. dialektet e Italise veriore ngjajne me frangjishten ose gjermanishten. Shkodra eshte influencuar nga republika e Venecias, ndersa Korça nga tradita, dialekte dhe kenge greke. Po ashtu Italia eshte kryekeput ndryshe nga veriu ne jug. Etj, etj, etj. Pra nuk ka dhe s'mund te kete identitet kombetar kultural.
Nacionalizmi i duhet ushtareve ne beteje. Ose njerezve qe kerkojne luften ne kohe paqeje. Njerezit normale dine te perparojne duke perfituar nga kulturat e botes, duke mbledhur ato, duke i studiuar, duke bashkepunuar me to. Mos harrojme qe edhe Italia e vende te tjera Evropiane ishin nje grup nen-shtetesh me identitete te ndryshme. Ishte vizioni pertej nacionalizmave lokale qe i bashkoi. Ndryshe do ishin "dhi e zgjebosur e bishtin perpjete" (si vendet e ballkanit). Nese ballanasit do mendonin per nje bashkim ne vend te vinin nacionalizmin para gjithçkaje, sot do ishim pjese e nje prosperiteti tjeter.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|