shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
OK. Une perseri e vendos pronen ne themel te ketyre nocioneve.
Prona, jo kjo prona qe ndau Sala, por prona si koncept filozofik eshte nje element baze i krijimit te cdo organizimi social.
Po e kap mbrapsht shpjegimin duke shpresuar qe do jem me i qarte.
Njeriut i dhemb se pari shtepia ku ka lindur, prone e familjes se tij brez pas brezi, te themi. Atje ai formon ndergjegjen e eksiztences dhe trashegimise, pra te ruajtjes se llojit.
Me tej kjo ndjenje shtrihet edhe tek rruga ku luajti se pari si femije, ose tek rera e bregut ku hapi gropat e para dhe i mbushi me shurre. Eshte me tej edhe ai pylli qe kur u rrit shkroi emrin ne trungun e nje peme.
Pra keshtu pak nga pak arrijme tek fshati apo qyteti dhe edhe me tej tek krahina.
Keshtu lind nje koncept i ri-KRAHINIZMI.
Dashuria per krahinen po e perkthej une, ose per analogji me patriotizmin: ndjenja qe zhvillojne nje bashkesi njerzissh me interesa te aferta etj etj, sipas perkufizimeve te mesiperme.
Me vone kur i forcohen krahet dhe mund te fluturoje, njeriu e zgjeron edhe horizontin. Ai njeh kombin e tij dhe qytetet e tjera, lidhjet qe ka me to. Meson keshtu vendin ku beri nje shkolle, apo ushtrine, krijon lidhje afektive me njerez te tjere bashkekombetare.
Arritem tek PATRIOTIZMI (i Patrias pra)
Une mendoj dhe ndjej qe edhe me tej. njeriu ka te drejte te krijoje lidhje.
kur luan nje ekip futbolli ballkanas me nje tjeter nga Afrika, sigurisht qe Piktori do te doje qe te fitoje ai ballkanasi, edhe sikur te jete ekip serb apo grek, pse jo? Edhe une ashtu mendoj dhe bej tifo.
Keshtu parapelqej europianet karshi filipinove dhe termeti qe bie ne Sri Lanka me dhemb me pak se ai qe do bjere pas nje viti ne Napoli, larg qofte.
Keshtu pra i kthehem serisht fillimit te ketij arsyetimi: Ma lindi ndjenjen shtepia ku u linda, ajo prona e lene brez pas brezi. Po te isha lindur skllav dhe te sherbeja ne duert e nje Patrici romak, nuk do kisha asnje lloj patriotizmi.
Ne 1997, u vune re disa elemente animaleske, por po aq edhe humane qe shkojne ne dobi te ketij arsyetimi: Dyqanin ma vodhen malsoret e Bathore, jo ai tiranse i vjeter. Posten ne Korce, ma dogji ai i zbrituri nga Gurmujasi keto vitet e fundit dhe jo korcari i vjeter. As ne Gjirokaster ku kisha ngritur nje kjoske, nuk me hyri gjirokastriti qe kam komshi, por ai tjetri qe ka erdir nga Tepelena.
Po ishin keta qe nnuk kishin krijuar asnje lloj afeksioni per lagjen,qytetin apo zonen ku jetonin.
Po te shtrihesh me gjere pershkrimi merr forme edhe me te plote.
Skenderbeu, vertet ashtu sic thoni ju, ishte hero, patriot, i rralle, ideolog, i shkathet. Trim sa nuk behet se luftonte vete(kjo per mua ishte cilesia kryesore e tij)
Nacionalizmi eshte i nxitur nga udheheqje te ndryshme dhe jo i lindur prej zemres se njeriut. Nacionalizmi gjen vend tek trushpelaret dhe njerzit qe mund te indoktrinohen.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|