Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Ah, kjo gazetaria shqiptare!!!
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

"Natyrisht që tre racat bazë kanë lidhje me jetën në Galaktikën tonë. Vetëm në sistemin Pleyades me qendër diellin Alcyne [,] ku vërtitet dielli ynë për 26,7 mijë vjet [,] banojnë mbi 70 milionë qenie inteligjente."
I kujtojmë lexuesit ato mësime të shkollës që duhet ti dij çdo kush, se Galaksia jonë quhet Kashta e Kumrit ose Rruga e Qumështit; në ‘të bëjnë pjesë miliarda yje (diej), nja 20 mijë grupime yjesh si kjo që përmend autori ynë, në kopimin që i ka bërë ndonjë shkrimi nga anglishtja, gjë që shihet se si ai e shkruan: pleyades dhe Alcyne, pasi në një shumicë gjuhësh këto shkruhen: plejade-n-s dhe Alkione. Dhe siç thotë fjala e urtë: kopjuesit mbeten tërë jetën e tyre nxënës të dobët, edhe autori ynë e tregon veten se ai është një nxënës shumë i dobët në degët e astronomisë dhe historisë, përderisa i tregon lexuesit broçkulla më të mëdha nga ato të Saliut tonë. Që dielli ynë rrotullohet së bashku me planetët e tij rreth një pike po ashtu lëvizëse, kjo dihet. Kjo pikë quhet apeks (Njohuri astronomike, T. 1973, f.52). Por kjo pikë është e lëvizshme, pra teorike, pasi ky rrotullim nuk është saktësuar në radhë të parë, për vetë tërheqjen e yjeve dhe grumbujve të ndryshëm të yjeve. Dihet nga çdo nxënës gjimnazi se dielli ynë afrohet me yllësinë e Lirës dhe të Herkulit. Por dihet se yje të ndryshëm të tjerë gjithashtu afrohen tek njëri-tjetri apo largohen. Këto lëvizje të tyre për jetën e njeriut janë të ngadalda. Pra, panvarsisht se yjet lëvizin në hapsirë me dhjetra kilometra në sekondë, hapsira ndërmjet tyre është kaq e madhe, sa për syrin tonë ato duken të palëvizshëm. Pra akoma nuk mund të paraqesim një hartë e të themi se kjo është lëvizja rrotulluese e këtij ylli apo e këtyre yjeve këtu. Dihet vetëm se dielli ynë, me gjithë grumbullin e yjeve të tjerë të afërt me ‘të rrotullohen rreth qëndrës së Galaktikës tonë, Kashtës së Kumtrit (Rruga e Qumshtit) në rreth 250 milion vjet, apo diçka më pak, -tani e kam harruar shifrën e saktë. Por nuk është provuar e dhëna e rrotullimit të sistemit tonë diellor rreth sistemit yjor të Plejadës, që unë nuk e di nga e ka nxjerrë Alfredi ynë!?! Ndonëse ai i është shmangur fjalës rrotullim duke përdorur termin vërtitet, pas të cilit çdo kush mund të spekulojë pastaj si të dojë, duke thënë: po jo more, unë nuk parakuptoj me ‘të rrotullimin e diellit rreth këtyre yjeve, por thjesht një vërtitje si ajo vërtitja në bulevard, që e lemë veten të iki nga të na çojnë këmbët, ashtu kuturu! Po, do thonim ne në këtë rast, edhe këto fantazi lëshohen kështu kuturu për të budadallëpsur edhe më shumë miletin, i cili pak e ka sot mangësinë arsimore të daljes nga bangat e shkollës!
E sqarojmë lexuesin, se yjet e ndritshëm të Plejdës janë nga më të njohurit në kurorën e qiellit. Këto yje janë në të gjitha mitet e popujve të ndryshëm të vjetër, për ‘to nuk ka libër Astronomie, Historie-Mitollogjie, Natyre dhe, biles edhe Gjeografie nganjëherë, që të mos ketë disa rreshta mbi yjet e Plejadës. Mitollogjia greke e vjetër dhe ajo e lashtë ka histori nga më të bukurat për ndjekjen e këtyre Nimfave nga gjahtari Orion, disa yje të tjerë këto në kurorën e qiellit, në formë drejtkëndëshi me një të mbledhur paksa në mes dhe disa yje që zgjaten si shigjetë, si dhe ca yje të tjerë si punë e harkut të shigjetës. Kjo formë e këtyre yjeve ka bërë duket që njeriu i lashtë të shihte në këtë formë yjesh një shigjetar, dhe meqë ky shigjetar kot nuk ishte aty, ky njeri i lashtë gjeti ato yje të bukur të yllësisë së plejadës si nimfa të sulmuara nga ky shigjetar.
Por ne nuk do të merremi këtu me mitollogjinë greke, e as ato të tjerat, të cilat kushdo mund ti lexojë në shumë libra dhe ti gjejë edhe në Vikipedia. Nuk do të merremi as me pllakën (die Himmelscheibe von) e Nebra-s, e gjetur para disa vjetëve këtu në Gjermani, e mbi të cilën nuk kalon java pa mos u përmendur në TV, dhe e cila përmban diellin, hënën, 7 yjet (kryesorë) e plejadës dhe një objekt tjetër, për të cilin diskutohet akoma. Këtu duam të theksojmë, se nuk ka mësime shkollore apo tekste që të vërtetojnë tezën e lëshuar nga Alfredi ynë, të ndonjë lidhje të veçantë të përbashkët vërtitje të sistemit tonë diellor dhe këtyre yjeve të plejadës…
…Tashti sa unë pashë në internet, mos ndoshta shkenca ka zbuluar gjatë këtyre vjetëve apo muajve të fundit ndonjë rrotullim të sistemit tonë diellor rreth plejadës dhe, për habinë time gjeta disa forume të tjera që flisnin për këtë problem. Duket, fantazistë të ndryshëm, të cilët ua kalojnë me fantazinë e tyre edhe miteve të popujve të vjetër, kanë hedhur në internet këto ide të rrotullimit të sistemit tonë diellor rreth plejadës, (fakt jo-shkencor ky), biles diçka e bukur ishte pyetja e një diskutanti në një forum, pasi ai përmendte moshën e sistemit tonë diellor midis 5 dhe 10 miliardë vjetësh, -çfarë mëson edhe çdo kush në shkollë-, dhe moshën e yjësisë së plejadës, e cila vërtitesh aty tek +- 100 milionë vjet; pyetja e tij ishte, ku është rrotulluar dielli ynë gjatë asaj kohe prej miliarda vjetësh, para se të lindtnin këto yje?! A nuk duket e bukur kjo pyetje, drejtuar këtyre fantazistëve,që i bëjnë faktet shkencore çorap!?
Me figurat e yjeve dhe me kopime të shtrembëra nga fantazitë e popujve të lashtë, ne mund të krijojmë sot historira nga më të bukurat fantastike, për të cilat kompanitë e filmit në Hollivud do të tregonin interes. Por vetëm kaq. Bie fjala, pamë se në mitet e shumtë e të ngatërruar të këtij gjahtarit Orion që ndjek yjet e bukur të Plejadës, kishte edhe të dhëna sporadike të lashtësisë që flisnin për ecjen e tij mbi ujë. Mirpo, duke ditur edhe se ky „gjahtar“ është në shumë mite të popujve të ndryshëm, duke parë në internet se është edhe në atë judeas, tek krahasohet rripi i tij lidhës, (nja tre yje këto që duken rallë edhe me sy në mes të drejtkëndëshit që përmendëm), pra, tek krahasohet ky rrip lidhës me një rrip në ijen e Jakobit biblik, i cili u plagos nga një Hyjni-Perëndi-Zot-Njeri-Xhind, (aq e ngatërruar është në Bibël kjo përrallë pa fantazi!), ne mund të krijojmë disa histori hollivudiane për ndikimin e një sekti të veçantë judeas në krishtërimin e hershëm, të cilët i dhanë Jezuit edhe cilësinë të ecte mbi ujë, nga fakti i këtij Orioni; biles në historitë tona hollivudiane (mite moderne) ne kemi shumë mbështetje edhe nga fakti, se ky gjahtar është i ngjashëm me Apollon shigjetarin, (hyu i Hënës hershmërisht ky), feja e të cilit (helenizmi) pati disa filtrime me judaizmin e disa shekujve para Krishtit. Ngado tu vërtitesh miteve të vjetër e sido ti vërtitësh ato nëpër gishtrinj, -siç bënte një autor tjetër, Arsim Spahiu, me të cilin jemi marrë në një nga librat tonë të kaluar-, ne mund të krijojmë cilën histori të duam dhe si ta duam. Vazhdojmë aty ku e lamë, tek numri simbolik antik grek, 7-ta, pra tek 70 milion qëniet inteligjente që banojnë në sistemin Plejade, ku na u vërtiska dhe Toka jonë (!):
"Të thuash se Toka jonë nuk ka patur komunikim me JT (jashtëtokësorët) dhe se jeta e njeriut vjen nga zhvillimi cilësor i amembave njëqelizore, kjo është një gafë e rëndë e qëllishme e darvinizmit apo atyre që e sponsorizuan atë. Historinë më të përafërt dhe më të saktë se çfarë ka ndodhur në qiell e ka paraqitur Hesiodi me veprën e vet Teogonia."
E kuptuat të dashur lexues? Nëse nuk e keni kuptuar ironinë e madhe të autorit tonë, lexoheni edhe një herë. Nëse nuk e keni kuptuar, se gjithë ç’shkruan vetë autori ynë nuk i beson, lexoini edhe një herë të dyja fjalitë. Dhe derisa ta keni gjetur, ne i shpjegojmë shpejt dhe si shkarazi lexuesit se amembat njëqelizore quhen ameba, pra pa një „m“ të dytë dhe pa përcaktimin (ndajfoljor?) njëqelizor, pasi me ameba kuptojmë protozoarë të vegjël njëqelizorë, (Fjalori i Mikrobiologjisë nga Robert Andoni, T.1980, f.12). Pra, nuk është e nevojshme të shtojmë pas termit amebë edhe termin njëqelizorë, sepse kemi një tautollogji të shquar, pra një përsëritje të qartë të kuptimit që na jep termi i parë.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2013 12:32
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Pasi besojmë se lexuesi e ka gjetur ironinë e Alfredit, ne e tregojmë këtë në analizën tonë. E para, Alfredi ynë bën sikur i përket atij grupimi njerëzish sot, të cilët e marrin me dyshim, apo edhe nuk e pranojnë fare evolucionin e llojeve gjatë historisë së krijesave gjallore. Deri këtu në rregull. Edhe kundërshtarët e evolucionit të llojeve do të kenë fjalën e tyre, kështu merr edhe më shumë vlerë teoria e evolucionit.
Mirpo ai nuk vazhdon me fakte dhe argumenta të kohëve të sotme për mbrojtjen e kësaj ideje jo-shkencore (antidarviniste), por ai na kthehet 2700 vjet mbrapsh, duke na përmendur Hesiodin dhe Teogoninë e tij, vepër kjo që përmbledh mitet e lashta të shoqërisë para-helene dhe helene mbi krijimin e Universit, zotave, perëndive, hyjnive, tokës, diellit, yjeve, etj.. Pra, ai përdor simbolikën e tij, kthimin mbrapsh në dijet njerëzore, si të dojë tu thotë lexuesve: kush ka mend e kupton se unë po tallem, budallenjtë le të vazhdojnë të lexojnë me interes më tej!
Në kohën e Hesiodit dhe pak pas tij, njeriu sapo kish nisur të kuptonte ndryshimin në shumë aspekte të Jetës, Natyrës dhe Universit. Por ai akoma nuk kish arritur deri aty sa të dallonte ndryshimin e llojeve, proçes ky të cilin e quajmë evolucion. Ai kish nisur të dallonte proçesin e evolimit, por jo në kuptimin e sotëm, se sa në atë të ndryshimit dhe një farë zhvillimi. Për këtë kemi rastet që na tregon Zenoni mbi këndvështrimet e ndryshme ndaj një objekti të caktuar, kemi dialektikën e Hera-klitit, Parmenidit, etj., që tregon ndryshimin dhe zhvillimin, kemi dallimin e ndryshimit të gjuhës nga Herodoti, kemi ide të Anaksimandrit mbi prejardhjen e njeriut nga peshku, kemi ide të prejardhjes së çdo sendi nga tre apo katër elementë bazë, kemi metamorfozën e Pitagorës, kemi elementë llogjik të parimit shkak-pasojë, etj., kemi pra shumë e shumë ide që janë pranë konceptit të evolucionit. Kemi pra dallimin e konceptit të ndryshimit dhe zhvillimit, por akoma jo në atë të ndryshimit të llojeve, siç e kemi tek Darvini. Kaq gjë e di çdo nxënës i klasës së tetë, (apo e dinte të paktën në kohën time). Kjo dije bëhet sikur anashkalohet nga autori ynë, sepse ai do na sjelli gjëra edhe më fantastike më tej.
"Nga këto teori pranohet se të bardhët kanë ardhur për herë të parë në planet nga yllësia e Andromedës, nga i ashtuquajturi niveli i dytë i dendësisë së vibrimit."
Edhe në këtë fjali shohim qartë se si autori ynë kopjon shkrime fantazistësh të tjerë, të cilët i injorojnë zbulimet shkencore dhe bazohen vetëm në mitollogjitë e lashta. Në këto mite të lashta, në këtë dije antike, „ylli“ mjegullor me emrin Andromeda kujtohej se i përkiste kësaj galaksie me emrin Kashta e Kumrit (Rruga e Qumështit), sepse në atë kohë mendohej se në qiell ekzistonte vetëm një galaksi (ndonëse jo kaq qartë sa sot). Mendimi se ky yll, e më vonë ky grumbullim yjesh, i përkiste Galaksisë tonë, vazhdoi deri në shekullin e sapo-lënë, atë të 20. Vetëm me anë të teleskopëve modernë u dallua se ky „yll“ apo ky grumbull yjesh me rrathë mjegullorë, na qenkësh një Galaktikë tjetër jashtë Galaktikës tonë, Rrugës së Qumështit. U zbulua gjithashtu se kjo Galaktikë është e ngjashme me Galaktikën tonë dhe ca më e madhe se e jona, si dhe lëviz në drejtimin tonë, më saktë, ne lëvizim në drejtim të saj, si më të vegjël që jemi, pra tërhiqemi ndoshta nga ajo. Kjo dashuri platonike e dy galaktikave mund të përfundojë në një dashuri materiale aty pas disa miliarda vjetësh, -kjo sipas matjeve të sotme të shkencarëve.
Tani, të gjithë këta fantazistë alfredianë që gjurmojnë llozhat masonike në cilëndo kohë dhe cilindo aneks të globit tonë, e pse jo dhe të Universit, e njëkohësisht nuk lenë film Hollivudi pa parë mbi ngjarje fantastike Matriksësh dhe Luftra Yjesh të regjizorve (bie fjala) Xhorxh Lukas apo Stiven Spilberg, të gjithë këta fantazistë gjurmojnë për ngjarjet e tyre vetëm mito-llogjitë e lashta, të cilat e mbanin Andromedën akoma si pjesë të Galaksisë tonë të vetme të Universit, (është një mitollogji e bukur mbi Andromedeën), ndaj dhe bëjnë fjalë për ardhjen e njeriut nga kjo Galaksi, duke harruar se kjo nuk është ai yll apo yjllësi që kujtonin mitet dhe dija e lashtë, por është një krejt tjetër Galaksi, ku dritës i duhet rreth 2.5 milion vjet të mbërrijë nga kjo Galaksi tek ne; pra ne e shohim sot këtë Galaksi ashtu siç ka qenë ajo 2 milion e gjysëm vjet më parë.
Pra, ndërsa këto „të fshehta“ që po na tregon Alfredi ynë mbi ardhjen e banorve të tokës nga yllësitë e afërme, bazohen në një farë llogjike (po themi), për shkak se këto yllëjsi janë larg nga Toka jonë disa vjet-dritë deri disa qindra vjet-dritë, (bie fjala kjo e Plejadës është aty tek 380 vjet-dritë larg, -shiko Vikipedia-, çfarë d.t.th. se drita e tyre do rreth 380 vjet të mbrrijë tek ne, pra ne shohim si kanë qenë këto yje para rreth 380 vjetësh), në anën tjetër, Galaksia e Andromedës është larg 2.5 milion vjet-dritë larg nesh, pra asnjë qënie nuk do të mundte të vinte prej andej tek ne, apo nga ne atje. Kështu këta fantazistë ngatërrojnë distancat, duke e bërë dhe Universin çorap.
Dhe imagjinoni sa qesharake duket për një nxënës mesatar në lëndën e astronomisë, tek ai lexon ardhjen e njeriut "…nga i ashtuquajturi niveli i dytë i dendësisë së vibrimit". Unë nuk e di nga kush e ka kopjuar autori ynë këtë dëndësinë e dytë të vibrimit, por besojmë se kjo duhet të jetë përmendur në ndonjë film hollivudi, skenaristët e të cilëve bazohen tek mitollogjitë e lashta, ku Galaksia e Andromedës dukej si një yll me dridhje më të mëdha nga yjet e tjerë.
Unë e mbaj mënd nga tetvjeçarja akoma mësimin që na sqaronte dallimin e yjeve nga planetët e sistemit tonë diellor; yjet dallohen sepse ato „dridhen“, si të thuash, fiken dhe ndizen gjatë gjithë kohës, pra lëshojnë dritën e tyre me dridhje, ndërsa planetët e sistemit tonë diellor nuk lëshojnë pikë dridhje, ata shihen qartë pa fik-ndezjen yjore. Kjo vjen -na thuhej- ngaqë drita e yjeve përplaset në valët e sistemit tonë diellor. Duket, edhe drita e miliarda yjeve të Andromedës përplaset më parë në valët e galaksisë tonë, pa përfillur pastaj valët e sistemit tonë diellor, përveç kësaj mundet që edhe vetë dritat e spiraleve të saj të difraksojnë me njëra-tjetrën, -për këtë mund të shikoj çdokush vetë në libra të ndryshëm apo në Internet. Nuk është ky problemi ynë tani, por të paktën ne dimë se ky vibrim i Andromedës duhet të jetë dalluar qysh në kohë të lashta, përderisa miti e vendos këtë bukuroshe të dhënë tek një përbindësh deti, pra tek ky det toksor që ka këto valë-vibrime, gjë që në fantazitë e mëtejshme të sotme, është quajtur dëndësi vibrimi. Kjo na tregon, se këta njerëz që kopjojnë njëri-tjetrin për zbukurimin e fantazisë së tyre, kanë parasysh pikërisht këtë Andromedë, në dritën e së cilës shohim këto difraksione të forta (vibrime), pra këta fantazistë e fusin padashur Galaksinë e Andromedës në Gaksinë tonë, panvarsisht se ajo e para është edhe më e madhe se e dyta, duke vazhduar me mendësitë e kohrave të lashta, të cilat e kujtonin ndriçimin vibracional të Andromedës një yll brenda Galaktikës tonë, e më vonë një yllëjsi të caktuar, po ashtu brenda Galaktikës tonë!!! A nuk është për të qeshur kjo!?!
Vazhdojmë aty ku e lamë, tek këta parakaluesit tanë të bardhë, të ardh nga yllësia e Andromedës, (duket kjo ngaqë shpëtimtari Andromedës mitollogjike, Perseu, ishte verior, pra i bardhë).
"Për herë të parë Toka u kontaktua prej tyre në Afrikë, në shtetin e Malit të sotëm, tek fisi Dogon."
Kjo fjali na bëri kureshtar, ndaj hapëm kompjuterin dhe pamë kush është ky fis Dogon në Malin e sotëm. Ky qenka një fis afrikanësh, i shtrirë në Burkina Faso e në Mali, ka lëvizur duke u ngrejtur lart drejt Malit, vazhdon rite të vjetra afrikane, ndërmjet të cilave edhe prerjen tek femrat, një pjesë janë sot myslimanë e një pjesë kristianë, por përzihen edhe ritet e tyre afrikane, gjithsej janë sot nja 400 mijë banorë të fisit Dogon.
Për fatin e tyre të mirë, këta i paskan vizituar dy europianë, francezi Marcel Griaule më 1931 dhe më 1946 sërish Griaule me studjuesen Germaine Dieterlen. Në disa komente këta klasifikohen si etnologë, si etnografë, diku Griaule edhe si antropolog. Kjo nuk na prish ndonjë punë, pasi këto shkenca kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, studimin e jetës së njeriut dhe popujve të ndryshëm, ritet e tyre, veshjen, gjuhën etj..
Thamë fatin e mirë, sepse në disa fshatra të këtij fisi kanë vazhduar këto dekadat e vona vizitorë nga bota, duke çuar kështu tek ‘ta dollarë dhe sende të tjera të nevojshme për ‘ta. Kjo ka ardhur nga kureshtja që kanë ngjallur shënimet e dy studjuesve francezë, si dhe një studjues i mëvonshëm amerikan.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2013 12:36
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Francezi Marcel Griaule i ka pyetur këta banorë qysh herën e parë, po ashtu edhe herën e dytë me shoqëruesene tij, dhe paska marrë nga ‘ta disa të dhëna që ishin të habitshme, të dhëna këto që ata të dy i botuan më 1951 në librin „Një sistem Sirius sudanez“, të dhëna këto që pak tërhoqën vëmëndjen asaj kohe ndër studjuesit e tjerë, të dhëna këto tek të cilat është bazuar në vitet ’70 studjuesi amerikan i gjuhëve, Robert Temple, i cili tërhoqi vëmëndjen e gjithë botës me librin e tij mbi fisin Dogon dhe dijet e tyre.
Ky fis na festoka çdo 50 vjet një festë me maska të çuditshme dhe sipas tregimeve të njëri pas tjetrit, (nga fshatari dogon tek francezi Marcel dhe nga ky tek studjuesi amerikan Robert), na del se ky fis e ditka që ekzistoka një yll me emrin po tolo që d.t.th. ylli i siguit, ku sigui është identik me yllin real sirius; dhe po tregon tek fisi i dogonëve kokrrën më të vogël të drithrave të tyre, emri i kësaj të fundit në latinisht është digitaria exilis, nga ky emër i njohur -sipas këtyre studjuesve- u përhap dija e tyre për rrotullimin e yllit të vogël digitaria rreth yllit të madh të siguit, që është Siriusi i njohur qysh nga antikiteti.
Këtu problemi është, (na tregon fantazia masoniste), se shkencëtarët zbuluan vetëm në shek. e XIX, që rreth yllit të njohur Sirius vërtitet një yll tjetër më i vogël e më i rëndë, i cili u quajt Sirius B. Pra, dogonët kishin të dhëna për këtë yll përpara se ky të zbulohej, thotë Robert Temple, duke e zgjeruar edhe më tej mitin e dogonëve afrikanë, nga sa kish dashur apo aluduar Marcel Griaule.
Duke ndjekur në internet materiale të shumtë mbi këto të dhëna të shpalosura nga dy studjuesit francezë dhe ai amerikan, shikon se edhe artikujt që e hedhin poshtë këtë të ashtuquajtur dije dogone, nuk janë të pakët. Kemi p.sh. dy autorë, belgun etnolog që ka jetuar tek fisi dogon shumë vjet, Valter van Beek, kemi një artikull nga Dr. Klaus Richter, e plot komentues të tjerë. Nga këta kundërshtarë jepet e dhëna se, pyetjet e francezit Griuale kanë qenë sugjestive dhe si të një hetuesi që pret vetëm një rezultat. Kjo ka bërë që treguesit dogonas të japin mite të impovrizuara për hir të mikut të tyre. Ata kanë folur thjesht për një mit krijimi të botës, siç kanë të gjithë popujt, por nuk kanë bërë fjalë për yllin Sirius dhe bashkshoqëruesin e tij.
Pastaj, të dhënat se në këto yje paska planetë dhe qënie inteligjente, siç na e zgjeron më tej „mitin“ dogon amerikani Temple, duken tepër entuziazte, pasi në jetën e tyre të shkurtër të këtyre yjeve Sirius, nuk ka si të zhvillohet jeta atje aq shpejt. Përveç kësaj, rrotullimi dhe tërheqja e dy Siriusve, A dhe B, është aq e madhe sa nuk mund të lejojë formimin apo ekzistencën e planetëve në sistemin e tyre të ngjitur.
Të gjitha këto kundërti të tezës entuziaste të amerikanit Temple, gjinden po ashtu në artikuj të ndryshëm në internet. Mjafton të klikosh „fisi dogon“ (gjerm.: Stamm Dogon) në Gogle, dhe të dalin të gjitha të dhënat mbi realitetin dhe trillimin. Në përgjithësi këta fantazistë u përngjajnë fetarve, ndoshta edhe vijnë nga familje fetare, siç duket nga mbiemri i amerikanit, Temple; si të tillë këta kanë vështirësi të hyjnë në debate të hapura, sepse e shohin menjëherë zvoglimin e tyre.
Autori ynë Alfred ka rënë duket në kontakt me lloj-lloj shkrimesh interneti, ndonëse këto teorira fantastike sot lulëzojnë gjithashtu në libra të ndryshëm, dhe ai ka dhënë variantin më të shkurtuar të tyre, ndaj dhe vetëm sa e përmend këtu fisin Dogon. Kjo është tipike e këtyre fantazistëve, pasi këta e shohin se një mit i ri fantazist nuk ka bazë për tu provuar dhe dallohet që është një trillim fëminor, këta vetëm sa e përmendin këtë mit shkurtimisht, duke pretenduar se të dhëna të tjera më të rëndësishme janë në plan të parë. Dhe ja shikoni si vazhdon autori ynë me të dhëna të mëtejshme, pas zbritjes së të bardhve tek fisi i të zinjve në Afrikë, ai Dogon.
" Në shkëmbim të një teknollogjie më të lartë ndaj të zinjve që kishin ardhur 1 milion vjet para në Afrikë, andromedianëve apo pellazgjianëve ju lejua pjesa veriore e planetit, i cili nuk ka pasur këtë lloj sipërfaqe. Pellazgjianët, ku natyrisht bëjnë pjesë edhe ilirët (vetë fjala yllir ka lidhje me ardhjen nga yjet të kësaj race) e lashtë dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët, shtriheshin nga Esperia (Amerika e sotme), Atlantida, Europa dhe deri në ishullin e Aenus (Japonia e sotme e cila edhe sot, në veri, e ruan gjurmën pellazgjiane të saj."
Duke parë zhvillimin teknollogjik të dy mijë vjetëve të fundit, apo qoftë edhe të dyqind vjetëve të fundit, ne mund të nxjerrim një ide mbi teknollogjinë e lartë të asaj kohe para 3.5 milion vjetëve. Ka mundësi që ky majmun i bardhë, me të dalë nga anija kozmike, pra nga disa guva kodra aty përreth, i ka treguar atij majmunit të zi se si mund të kërcente e të kapte kokrrën e mollës në degët e holla të pemës. Kjo duhet të ketë qenë teknollogjia e përparuar! Dhe ky majmun i zi është çjerrë duke e detyruar këtë shkencar të bardh të shkonte drejt veriut. Nuk e di nëse ndokush do kishte mendim tjetër.
Përveç kësaj shohim se fiset ilire (yllire) u quankan kështu nga shkaku se kanë ardhur nga këto yje andromedianë (miliona vjet larg tokës tonë). Mirpo këtu na del një problem. Kjo fjalë, yll, ka ardhur nga gjuha e këtyre andromedianëve (pellazgjianëve), apo është gjuha e këtyre afrikanëve dogonas? Duke parë se afrikanët kanë gjuhë tjetër nga e jona, i bie që kjo fjalë ka ardhur me këta pellazgjianë nga yllësia e Andromedës. Çudia është, pse nuk u quajtën të gjithë këta yllirë apo yllas, por u quajt vetëm një pjesë e tyre? Çudi si nuk përmenden ilirët (apo yllirët) në librin më të vjetër, Iliadën e Homerit? Apo kemi prej 3.5 milionësh lozha masonike që i mbajnë disa gjëra të fshehta? Vazhdojmë.
"Para vitit 9,600 pr.Kr., në vend të Detit Mesdhe ka ekzistuar lugina Aegis, e cila u fundos kur lëvizën pllakat litosferike të planetit nga goditja e Atlantidës prej forcave andromedane të Zeuesit. Në qiell kishte ndodhur lufta e tretë qiellore, luftëra që kishin zgjatur 1.5 milion vjet nga rebelimi i reptilianëve të yllësisë së Drakos-Alpha Draconis dhe Epsilon Bootus & Opheos (yllësia e gjarpërit) ndaj andromedianëve superiorë të galaktikës."
Shihet nga vetë përdorimi i shkronjave „ph“ kopimi i shkrimeve anglo-gjermane dhe termave të filmave hollivudia-në nga njerëz të ndryshëm, midis të cilëve edhe autori ynë Alfred Cako. Zakonisht, në shqip dhe shumë gjuhë të tjera kjo është shkronja „f“, pasi dhe tonizimi i „ph“ është në anglishte dhe gjermanishte „f“, por ata e shkruajnë me ph.
Çfarë na habit në fjalinë e mësipërme është numri i vitit, 9600 para Krishtit, i cili korrespondoka me zbritjen në tokë të racës së verdhë, në Atlantidë. Duke patur parasysh se Dragoi është pjesë e miteve kineze dhe aziatike, i bie se këta reptilët qenkan raca e verdhë e zbritur në tokë, ose të paktën vëllezër të tyre. Çudi, sepse aziatikët ngjajnë më shumë me ne njerëzit e bardhë dhe të zinj, se sa me reptilët (e filmave hollivudianë)!
Dhe tjetra gjë që na bie në sy është se Zeusi paska luftuar me këtë racë reptilësh gati 1.5 milion vjetë. Pra, luftrat e racës së bardhë andromediane me racën e verdhë, apo miqtë e tyre reptilianë, qenkan zhvilluar njëherë në yllëjsi të tjera larg, për gati 1.5 milion vjetësh. D.m.th. vëllezërit tanë andromedianë (pellazgjianë) prej të cilëve u shkëputëm ne yllirët, (raca e bardhë), 3.5 milion vjet më parë, paskan filluar luftën nën udhëheqjen e Zeusit, 2 milion vjet më vonë me këta reptilët; shkaku ka qenë se parakaluesit tanë të yllëjsisë së Andromedës nuk e paskan duruar që reptilët të fitonin panvarsinë ndaj sundimit të tyre. Dhe si vajti më tej kjo luftë, le ta ndjekim autorin tonë.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2013 12:39
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

" Pasi u larguan prej nga këto yllësi prej andromedianëve në betejën e quajtur Perseus, banorët e mbetur të 119 planetëve të dominuar nga reptilianët e Alpha Draconis hynë në sistemin tonë Plejades dhe si fillim shkatërruan 11.500 vjet para Kr. dy planete rebele të quajtur nga Hesiodi Hephaestus dhe Phaeton (Hephahestus ekzistonte midis Diellit dhe Mërkurit kurse Phaethon-i ishte midis Marsit dhe Jupiterit). Copat e të parit janë tërhequr nga dielli ndërsa meteorët e të dytit përshkuhen në tekstet e vjetra sikur „qielli rrjedh lotë gjaku“ dhe ato të gjithë i kemi parë në ndonjë rast pa teleskop kur hyjnë dhe digjen në atmosferën tonë."
Duket se fantazia e Alfredit tonë tashmë është futur në ujë, pasi ai tregon ato përralla që tregonin në Greqinë e lashtë për të vënë fëmijët në gjumë. Çdo kush e njeh hyun Hefest, farkëtarin (apo kovaçin), birin e Zeusit dhe Herës, të cilin mitollogjia greke e tregon të shëmtuar e të çalë, por të fuqishëm, të cilin e hodhën qysh fëmijë nga Olimpi poshtë.
Po ashtu dhe Feti (apo Faetoni) është i njohur në mitollogjinë e vjetër greke, si bir i Heliosit (Diellit); ky Faeton i mori njëherë kuajt të atit, me dëshirën e zjarrtë të përshkuante një herë qiellin e ta shihnin të gjithë se çfarë azgani ishte, mirpo të shkretit i ikën kuajt prej duarsh dhe desh e shkatërroi qiellin, vetë po ashtu u rrëzua keq, (nuk më kujtohet tani në detaje miti, nëse vdiq apo u shtrua në spital në gjendje kome, por sidoqoftë, këto meteorë që duken aty nga nëntori mbrëmjeve, duke rënë në atmosferën tonë, i vishen nga grekërit e vjetër pikërisht kësaj legjende, apo kjo legjendë i vishet këtyre meteorve që bien drejt tokës në këtë periudhë). Mitet e vjetër, fantazistët e sotëm i veshin në tregime të reja fantastike, duke harruar të shtojnë në fund, që krijimet e tyre janë thjesht artistike dhe vetëm për nxitje fantazish filmike.
Tani po japim dhe pjesën e fundit të trillimit alfredian, për t’mos e mërzitur lexuesin shumë me analiza të gjata.
" Ndërsa njëri nga komandantët egjeanë andromedanë të planetit i quajtur Kronos u lidh me drakonianët dhe vrillët (të grinjtë e yllësisë së Orionit të cilët janë në zhdukje dhe janë përzier në rracat bionde saksone), komandanti tjetër i Antlatidës u largua me njerëzit e tij në tre drejtime për të mos shkatërruar edhe Tokën ashtu si edhe dy planetët e tjera të përmendur më lart. "
Autori ynë vazhdon edhe pak me ardhjen këtë vit në tokë të andromedianëve të fshehur në unazat e Saturnit, me fshehjen e drakonianëve në Jupiter, me energjinë që marrin këta të fundit nga shpirtërat e vdekur, si në filmin „Matrix“, të cilin autori ynë e shkruan me „x“ si në origjinalin anglez hollivudian dhe jo në variantin shqip me „ks“; këtu autori ynë mbaron me fantazitë mitiko-shkencore, që ndryshe quhen science-fiktion (shience-fikshën), d.m.th. fantazi shkencore, dhe ai vazhdon pastaj me historikun e hordhive mongolo-turkmene në Europë dhe përfundon me kameleonizmin e kryeministrit shq. aktual, Sali Berishës, duke e bërë këtë padashur më të rëndësishëm se sa është në të vërtetë.
Kështu pra, trillimi mitik-fantastik-shkencor i autorit Alfred Cakos është jo vetëm i dobët në materiale mitike dhe fantastike trilluese, por ky trillim është dhe shovinist, pasi nxit urrejtjen, (më e pakta, shikuarjen me dyshim) midis racave dhe popullsive. I shkreti kinez, thuaj, ata miliona kinezë që janë shpërngulur nga provincat dhe shfrytëzohen në maksimum nga kapitalistët e rinj kinezë nëpër fabrikat dhe uzinat e qyteteve, për rreth 40 deri 60 orë në javë punë, do të thoshte i shkreti po ti besonte këto përralla: oh, sa mirë që qenkam, vërtet më del shpirti në punë papushim për 60 orë në javë, por të paktën nuk do përvëlohem nga ndonjë raketë e këtyre andromedianëve të fshehur në Saturn dhe në llozhat masonike!
Por jo vetëm ai kinezi dhe vietnamezi i fushave të orizit çoroditet nga këto teorira shovinisto-raciste, por edhe ky „pasardhës“ i këtyre andromedianëve-pellazgjikë, shqiptari i sotëm pra, edhe ky mund të manipulohet sadopak në kolizionet e ardhme gjeo-politike që gatuan kapitali i madh perëndimor në bashkpunim me atë kinez apo rus, duke bërë kështu ndonjë hap dhe veprim të gabuar, për të cilin do ti duhet pastaj të paguajë mirë nëpërmjet formave moderne të shfrytëzimit.
Ja pra, se sa dëm i sjellin histori të tilla njeriut, nëse ato vërtet përmbajnë disa të dhëna reale, si bie fjala ndryshimin e ngjyrës së njeriut në raca të ndryshme, apo disa të dhëna historike, si luftrat e ndryshme, apo disa të dhëna shkencore (qoftë dhe teorike këto), si fluturimi i njeriut në hapsirë. Dhe në fakt, çdo trillim do përmbajë gjithnjë nga këto të vërteta brenda vetes, sepse ndryshe dëgjuesi nuk do të paraqesi asnjë interes. Edhe përralla e ujkut dhe kecave përmban, bie fjala, dhomën, oxhakun, derën dhe vrimën e çelsit, shkëmbimin e fjalëve midis ujkut dhe kecave, miellin me të cilin ujku mbuloi këmbën, frikën e kecave ndaj ujkut, largimin e mamasë së kecave, përmban kusinë me ujë në zjarr, kjo përrallë përmban shumë elementë realë, pa të cilat nuk do të tërhiqte vëmëndjen e fëmijve. Kështu dhe trillimet e sotme artistike hollivudiane përmbajnë shumë elementë realë, pa të cilët njerëzit as do të shkonin në kinema për ta parë filmin. Çdo krijim i mëndjes së njeriut do bazohet gjithnjë në ngjarje dhe objekte reale. Pikërisht këto subjekte reale mbajnë pastaj të lidhur edhe subjektet dhe veprimet irreale. Realja dhe irrealja janë aq të lidhura, sa i gjithë tregimi mund të merret nga njeriu pa dije si real. Ndërsa njeriu me (qoftë) edhe disa klasë shkollë, dallon sa i vërtetë është një tregim dhe sa i pavërtetë. Unë jam i sigurtë se nuk ka njerëz në Shqipëri që do të besonin, (biles as dyshonin), që tregimi mitik-fantastik i Alfred Cakos është pjesërisht apo tërësisht i vërtetë. Dhe vetë Alfredi nuk e beson sa ka shkruar. Mirpo kështu si me shaka, aq më tepër që dija dhe arsimimi kanë rënë kudo në botë, (në Shq. edhe më shumë), të tilla tregime ngjallin një farë konfuzioni në raportet e njeriut me realitetin, dhe kur themi realitet kemi parasysh jo vetëm shkencën, ku fusim edhe historinë, pra ngjarjet e shekujve të kaluar, por kemi parasysh edhe kohën e sotme, pra këta popuj e raca të tjera, të cilat, për fatin e keq të alfredianve, janë po aq të evoluar sa gjithë qëniet e tjera. Të ish e kundërta, këto raca dhe popuj nuk do të kishin marrë në historinë e zhvillimit të tyre fare pjesë në proçesin e përzierjeve me njëri-tjetrin. Këto përzierje racash, popujsh, kombesh, etnish, grupesh, individësh, shoqërish, janë aq të përjetshme sa vetë llogjika njerëzore është akoma një pjesë e vogël e saj. Ndaj kësaj llogjike njerëzore i mbetet vetëm ta pranojë këtë realitet të pafund përzierjesh, si dhe evolimi, përndryshe ata individë që nuk e pranojnë këtë mbeten mutantë të racës njerëzore, po të mos përmëndim këtu vetëm rastet kur kjo llogjikë nuk shprehet seriozisht por thjesht për krijime artistike, të cilat nuk janë në stade të tilla racore-shoviniste, por përkundrazi venë në qendër të tyre idenë mbarë-njerëzore pa dallime racash, fesh dhe etnish, ndaj dhe ato ngelen thjesht krijime për të kënaqur shpirtërisht njeriun e sejcilës racë, fe dhe etni.
Me kaq besoj u qartësuam. Lamë shumë detaje pa përmendur, si bie fjala punën e Sethit egjyptian, yllin Sirius në lidhje me fenë egjyptase, por për ‘to do të flasim në tema të veçanta, pa i përzier me tema fantastiko-shkencore.

9÷11. 4. 2012

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Qershor 2013 12:41
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Arturoja (Zheji) pati ne gazeten e tij MAPO me 6 janar nje artikull me titull: 2016 Fshati dhe Planeti. Pati dhe komente lavderuese. Per cudi, e hoqi artikullin e tij brenda nje dite! Nderkohe qe ai i le artikujt e tij dy e me shume jave ne vendin e dukshem. Une i lexoj Arturos dy-tre artikuj ne vit, pra nje ne 5-6 nga ato qe shkruan. Lej komentin tim dhe... eshte e dyta apo e treta here qe ai e heq artikullin e tij, sapo une i le komentin tim! Te jete rastesi?! Nuk e besoj! Dhe, ne fund te fundit as me intereson pse e ben kete! Pune e tij! Por une e jap kete lajm kaq te parendesishem, (nuk e them per hipokrizi, por edhe per mua nuk eshte lajm me rendesi; dava shkrimesh dhe komentesh per tema koti politike), per arsye se ndodh shpesh qe, kur dikush jep ndonjehere nje lajm relativisht me rendesi por te pabesueshem, njerzit nisin e akuzojne per paranoid, per skizofreni, kerkojne llogari pse nuk ke folur me pare, ndaj keto lajmeza te vogla ketu dhe tani duhet ti japin te kuptoj cdo kush se pas ferres se vogel fshihet nganjehere edhe nje lepur i madh. (Per lepurin e madh do flas kur te vije koha; relativisht i madh.)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Janar 2016 15:56
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ne fakt ky koment i meposhtem duhej tek nentema: a duhen lejuar komentet neper gazetat online?, por meqe kam nisur ketu me keto gazetat, po bej te ditur dicka jo aq te re me fenomenin e komenteve te pabotuara ne gazetat online. Ne rreth 10-20 komente qe une jap afersisht ne nje muaj tek gazeta MAPO, me dalin aty gjysma e tyre deri 2/3 e tyre. Deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar, sepse ne fund te fundit jane tema jo shume te rendesishme ashtu dhe komentet e mia. Problemi qendron se dalin gjithmone ato komente te dobta dhe pa vlere. Ndersa kur behet ndonje kritike paksa e forte, kjo nuk e sheh kurre driten e daljes poshte artikullit. Keshtu edhe sot, teksa kjo gazete, (po ashtu dhe te tjerat me pare) i meshojne tezes se vetvrasjes se nje suedezi ne Tirane para 2-3 ditesh, nderkohe qe nga sa jepet te lind edhe dyshimi i nje vrasje, ndaj dhe une e deklasova kete anim te shtypit shqiptar ndaj vetvrasjes, qe vetem i ve brire ketij populli dhe e paraqet si kriminel. Nese ne ndonje te ardhme do dalin fakte se mund te kete qene edhe vrasje, atehere cdo suedez do te mendoje se si ka mundesi qe ne kete vend (Albania) nuk pati as edhe nje ze per hetim vrasjeje kundrejt gjithe atytre provave aq te dukshme ne kete dyshim!? perse u fol gjithandej per vetvrasje? Si u mbuloka kaq shpejt krimi ne kete vend ndaj te huajve, panvarsisht se edhe keta te huaj mund te mos jene aq te paster? Ndaj dhe komenti im nuk u lejua te dali tek MAPO. Por une po e jap ketu! Dhe artikullin: "Vetvrasja ne Tirane, misteri i darkes se fundit te drejtorit te kazinose" mund ta lexoje kushdo tek MAPO sot 13.3.2016, ndonese jam i sigurte se edhe artikulli mund te hiqet apo kalohet me tej, per t'mos u pare me. Per mua kjo eshte nje gazetari mafioze. Fatkeqesi per kete popull.
Komenti im i padale:
Sa specialiste qe jane keto gazetat!... Aty paskan qene edhe persona te tjere para (vet?)vrasjes. Pra, eshte kollaj te gjindet se kush kane qene.
Ne vend qe shtypi (gazetat) te ngulmojne per zbardhjen e kesaj ngjarje, sepse nese nje dite do te dale qe e kane vrare, i gjithe ky popull mbetet me turp per vrasje te te huajit, ngaqe nepermjet medias dhe gazetave te korruptuara u perpoq ta mbulojte krimin, ne vend te ketij ngulmimi, keto gazeta shqiptare flasin me te madhe per vetvrasje. TURP i kesaj medie te paguar dhe i ketij populli qe hesht ndaj kesaj medie (rrezik) te lidhur me krimin. (Jam i sigurte se ky koment nuk do te dale, si shumica e komenteve te mia, por sot ne kohen e internetit une do t'ua tregoj juve se si ju ca komente i nxirrni e ca nuk i nxirrni!)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Mars 2016 12:46
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Gazeta MAPO po mi ngre vlerat, ndonese nuk kemi te bejme me artikuj dhe komente te kalibrit te larte. E shikoj me ralle MAPO-n dhe shkruaj nje-dy komente ne muaj tashme tek MAPO, meqe mi ka rritur vlerat ne menyre te padrejte, teksa nuk mi nxjerr komentet, ndonese keto (po si dhe artikujt) jane te notes mesatare! Kjo mosnxjerrje komentesh -mendoj se- nuk tregon thjesht fiksimin e tyre ndaj meje, se sa mosnxjerrjen e mjaft te vertetave te hidhura sot, qe nuk ben ti dijne lexuesit. ne kete rast MAPO eshte bazuar tek shtypi anglez, ndaj komenti im mund te dilte ca bllof, mirpo ata serish nuk e nxorren kete koment, sepse ka te beje me ato te verteta qe lexuesi (budalla, sipas tyre) nuk duhet ti dije! Ja me pare ketu artikulli i MAPO-s dhe pastaj komentin tim i panxjerre.

"Edhe këtë të mërkurë, Erion Veliaj u shfaq më shumë me kostum kryeministri, teksa priti presidentin hungarez.
Mediat po ziejnë me spekulime se ai do jetë pasaardhësi i Edi Ramës si kryetar i Partisë Socialiste dhe ndoshta si kryeministër.
Kaq i zjarrtë është ky debat, sa e përditshmja Standard i kushton kryeartikullin e saj një interviste me mjeshtrin e teorive konspirative, Kastriot Myftaraj.
Ai thotë se lobi sorosian e ka përgatitur Veliajn si pasaardhës të Ramës.
“As Saimir Tahiri, as Ben Blushi dhe aq më pak Pandeli Majko nuk kanë mbështetjen e këtyre forcave ndërkombëtare, të cilat pas vitit 1997 përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në PS. Shikoni, PS erdhi në pushtet me çmimin që iu nënshtrua Sorosit”.
Por ndërsa Myftaraj nuk e sheh Blushin si kryetar të PS, një e përditshme tjetër, “Sot”, e njohur po ashtu për spekulimet, shkruan se Blushi në shtator do të themelojë një parti të re."

Ky ishte artikulli i MAPO-s. Tani komenti im i panxjerre:

Qysh para se Veliaj te zgjidhej kryebashkiak i Tiranes, ishin me dhjetra komentues ne faqe te ndryshme interneti, perfshi dhe keto te gazetave, qe "profetizonin" zgjedhjen e tij kryebashkiak dhe zgjedhjen e tij kryeminister ne te ardhmen. Keshtu, Kastriot Myftaraj eshte i vonet ne kete "profeci". Por gazetat, si dhe MAPO me pare, kane nje mani te terbuar ne monotonine e tyre, per ti kategorizuar disa figura, ngjarje, kategori, keshtu edhe per ti sherbyer pagatorve te tyre, te cilwt i kane ndare me pare rolet e ketyre figurave, kane sistemuar prezantimin e ngjarjeve, e te tjera paraprogramime. Keshtu Ngjela eshte stamposur si kritikues ne sferen e drejtesise. Kur ky flet, te gjithe ata te drejtesise ia fusin gjumit edhe me teper, pasi e dine se eshte nje kritike brenda programit te caktuar me pare. Kur Kastriot Myftaraj ben nje "profeci", te gjithe ata qe gjoja jane te prekur, flene edhe me qete, sepse e dine qe eshte "profeci" e programuar. Keshtu dhe lexuesit flene te qete, pasi mendojne se dikush po kritikon, dikush po profetizon, keshtu po shkakton dridhje andej lart. Gjithshka eshte nje film me skenar te parapregatitur, si e si gjithshka te duket demokratike, si e si te mos futen te tjere ne skenarin "demokratik".

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Prill 2016 16:17
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Harrova ta theksoj me qarte, se qellimi i njoftimit qe dhashe me siper eshte te tregoj kete lloj manipulimi te hershem, prej dekadash, per t'mos thene prej shekujsh, qe perdoret nga kapitali i madh dhe sherbetoret e tij, qeveritaret dhe shtetaret e ndryshem, perfshi ketu sidomos edhe mediat, pra ata qe punojne ne gazeta dhe televizione, manipulim qe konsiston ne venien ne gjume te qytetarve nepermjet (gjoja) frymes demokratike qe media e (cdo) vendit ndjek, teksa persona te caktuar (piketuar) me pare luajne rolin e kritikuesit, te profetizuesit, te revolucionarit, te pa-pajtueshmit, te atij qe (gjoja) lufton per drejtesine, etj. kallepe te ketyre formateve kaq simpatike ne syte e cdo qytetari. Keshtu shohim per nate e per jave po te njejtet persona neper televizione, po te njejtat dokrra per drejtesine dhe korrupsionin, po te njejten loje hileqare, qe u shkon disa fytyrave si Arturo Zheji e te tjere qe i kemi per nate e per jave ne TV. Dhe asnje nuk shkon perpara drejtesise, asnje nuk denohet, pra kemi po te njejtin spektakel, njelloj si tek Truman-show. Ndaj e dhashe ketu artikullin e MAPO-s dhe komentin tim te panxjerre, per te treguar se si funksionon puna e sherbetorve te paguar nga kapitali i madh, medias.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Prill 2016 18:12
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Te parashikosh Veliajn kryeminister eshte gjeja me llogjike. Eshte personi me i dedikuar, me i afte, dhe me i talentuar qe ka sot politika. Kjo duket sheshit ne cdo perballim me median apo kundershtaret politike. Nuk mund te manipuloje dot Sorosi talentin e njeriut. Prandaj filmat me kospiracione nuk kane vend fare ketu, edhe pse shqiptaret duan te gjejne kospiracionin ne cdo event madhor, ne menyre qe te justifikojne humbjet shekullore qe pesojne si popull (edhe pse ne rasting e Veliajt mendoj se do fitonin he per he).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2016 00:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

G99 ose fiku.

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Te parashikosh Veliajn kryeminister eshte gjeja me llogjike. Eshte personi me i dedikuar, me i afte, dhe me i talentuar qe ka sot politika. Kjo duket sheshit ne cdo perballim me median apo kundershtaret politike. Nuk mund te manipuloje dot Sorosi talentin e njeriut. Prandaj filmat me kospiracione nuk kane vend fare ketu, edhe pse shqiptaret duan te gjejne kospiracionin ne cdo event madhor, ne menyre qe te justifikojne humbjet shekullore qe pesojne si popull (edhe pse ne rastin e Veliajt mendoj se do fitonin he per he).
Ke plotesisht te drejte. Mund te shtoje se prej tij patem edhe ardhjen ne pushtet te Sali Berishes ne 2005. Kjo eshte shume e rendesishme ne Cv e fikut.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2016 20:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Ah, kjo gazetaria shqiptare!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.