diabolic
bastard_inside
Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Re: Fajtor
Citim: Po citoj ato që tha arturm
Keto qe thote IQ-ja jane fjale te arta. Kjo eshte BAZA shqiptare, na vjen s'na vjen mire ne.
Keto qe thote IQ-ja, dhe qe te gjithe e dime/ndjejme qe jane te verteta, jane realiteti shqiptar.
Fajtor.
Ti si moderator (apo ku e di une c'je) ne kete forum, duhet ta dish shume me mire se une qe shumica dermuse e pjesemarresve ne kete forum jetojne prej vitesh larg Shqiperise, sidomos ne perendim. E PRA, ti je i detyruar tu "lutesh" ketyre personave qe te flasin me kulture ne kete teme, pa militantizma, me qetesi, me arsyetim etj etj.
Kur ti detyrohesh tu kerkosh nje gje te tille personave qe patollogjikisht duhet te ishin vaksinuar nga "shqiptarizmat" per te cilat folem deri ketu, CFARE PRETENDON nga "people"-ja qe jeton ne Shqiperi ?
Shumica e shqiptareve jane Varka, miku im, dhe prandaj do lundrojme per shume kohe ne keto ujra.
Artur fakti qe jetojme jashte shqiperis nuk na ben me te mire sesa ata qe jetojne ne shqiperi , nuk na ben as me inteligjent as mč me kultur edhe as me pak te shqiptarizuar.
Nese do vazhdojme akoma te flasim kodra mas bregut duke ndejtur rehat ne shtepit tona perendimore sdo arrijme asgje te mire per vendin tone.Une dua te degjoj ate qe eshte elektorat i vertet , ate qe jeton ne shqiperi dhe perballet cdo dite me veshtirsit dhe jo te degjoj emigrantin qe shkon per dy jave dhe vetem ankohet dhe ben kritika.Problemi qendron se politika eshte bere maniakale per disa shqiptar qe kudo qe ndodhen flasin per te dhe behen pjese perberese e ideologjis partiake te ciles i perkasin.Ti akoma vazhdon bashke me Varken te ofendoni njeri tjetrin dhe te mos nxirrni asgje ne drite, pervecse duke bere vetem nje amulli pa konkluzione ne diskutimet qe keni me njeri tjetrin. Kjo patologji e juaj eshte aq e dukshme sa ne cdo shkrim qe beni dihen pergjigjet tuaja.Kjo patologji eshte e pergjithsuar edhe ne elektoratin shqiptar te mbushur me militant qe objektivitetin nuk e shikojne askund .
Une personalisht si nje person qe do te merret me politik ne jeten e tij sepse ate po studjoj kam arritur ne konkluzionin qe politikat ndryshojne nga politikanet , mund te kete politikan te padrejte dhe politika te drejta edhe anasjelltas.Ne te shumtat e rasteve ne shqiperi nderthuren elemetet politik e padrejte dhe politikan te padrejte.
Une jam i djathte si parim , antar dhe simpatizant i partise demokratike por mendoj se shpetimi i partis eshte ikja e berishes , si nga partia edhe nga politika .Problemi eshte se shume njerez kan lidhur interesat e tyre te ngushte me berishen dhe nese berisha iken shume interesa te tyre humbin bashke me te dhe keshtu bejn te pamunduren qe ekuilibrat te mos ndryshojne ne parti dhe ne politik pergjithsisht.Kush eshte zgjidhja ?
Zgjidhja eshte largimi i berishes ?
Si mund te largohet berisha, o largohet nga antaret e pd-se qe tashme eshte e pamundur pas daljes nga skena e Bamir Topit i vetmi qe kishte konsiderat me te madhe se Berisha ne parti, o largohet nga vota e popullit .
Por kush eshte alternativa nese berisha votohet?
Nje e majte e percare , nje Rama qe eshte i ngaterruar ne afera ndertimesh , apo nje Meta i ricikluar bashke me Hijet e Fatos Nanos?
Nuk e di , nuk ka alternativa , nese iken nga ujku berish perfundon te hienat , Rama , Nano dhe Meta qe jane te gjithe figura te se njejtes medalje.
Duhet nje fryme e re , njerez te rinj , pertej politikes se vjeter te interesave , kush do ta sjelli kete risi eshte problemi, kush do jete Messia ?
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|