robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
(vazhdim, art.2) Ndaj dhe shqiptarët, sipas ndihmës që dhanë, morën dekorata të ndryshme, disa nga rusi, disa nga osmanët, disa nga Austro-Hungaria më vonë, e disa nga Greqia. Muarën dekorata, individë të ndryshëm u shpërblyen edhe me toka në kurriz të bashkatdhetarëve të tyre, ata të anës osmane sidomos, kështu ngelën të fundit të lidhur akoma pas të Sëmurës së Bosforit, kështu ngelën një shumicë e tyre nëpër shtete që kishin gjuhë zyrtare tjetër nga ajo e tyre. Shqiptarët që kishin një fe të njëjtë me atë të fqinjve, kryesisht atë ortodokse apo edhe katolike, u përzien, u asimiluan, evoluan nën një bashkësi me popullsitë fqinje ku bënin pjesë. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm në fund të shek. XIX dhe gjatë shek. XX; jo kjo ka ndodhur edhe në fillim të shek. të XIX, ka ndodhur edhe gjatë shek. XVIII, si dhe shekujt të mëparshëm, sidomos me arbërfolësit e larguar më larg, në Serbi, Hercegovinë, Kroaci, Austri, Itali, Greqi, Itali. Duke qenë kultura dhe mënyra e jetësës më e zhvilluar në këto vende nga ajo e vendeve të pushtuara nga perandoria osmane, (sepse kjo perandori solli një farë regresi në marrdhëniet dhe traditat e jetës), e përveç kësaj ajo kulturë e këtyre vendeve vazhdoi të zhvillohej më tej, proçesi i asimilimit, proçesi i harrimit të gjuhës dhe traditave të dikurshme ndodhte vetvetiu brënda pak breznish në ato vende. Edhe në popullin arb (më vonë i quajtur shqiptar) kanë hyrë dhe janë asimiluar nga popuj të tjerë mjaft individë dhe grupe, por sidoqoftë më pak nga sa janë larguar dhe janë asimiluar (përzier gjatë zhvillimit) arbër në të tjerë. Kështu, pa bërë shumë histori, sepse historikisht këto proçese i mëson çdo nxënës në shkollë, gjithashtu ne i kemi trajtuar në librat tona të mëpërparmë, duhet thënë se, 1. për shkak se një pjesë e mirë e popullsisë arbëre ishte kthyer në myslimane, gjë që do të thoshte akoma rrezik për popujt kristianë të Ballkanit, 2. për shkak se vetë Turqia u mbajt si shtet i madh nga vetë fuqitë europiane si balancë ndaj Rusisë që kishte projekte dalje në Dardanele dhe deri në Selanik, çfarë do të thoshte se pas kësaj pjese të madhe myslimane në Ballkan qëndronte një fuqi e caktuar ushtarake, Turqia, e cila vazhdon dhe sot ta luajë rolin si mbrojtjsja ideo-fetare, deri diku edhe politike, e këtyre popullsive, 3. për shkak se përgjegjësit kryesorë të këtyre konjukturave janë fuqitë e mëdha si Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, Amerika, etj., gjë që do të thotë se lëvizjet e milingonave të vogla nuk mund të bëhen aq pa pëlqimin e këtyre gjinkallave të mëdha, pëlqim ky që nuk është gjithnjë në akord, -nga të gjitha këto del se çdo lëvizje kufijsh në Ballkan nuk mund të bëhet aq kollaj dhe vetëm nga dëshira e një apo dy shteteve të veçantë, por do japin aty zërin e tyre edhe disa profesorë në Londër, panvarsisht se ata, ashtu të përkulur me binokolin në dorë mbi harta të vjetra, mund të duken nga pamja e jashtme si të rudhosur, do të japin mendim disa burokratë me barkun të fryrë nga vodka në Moskë, pas groksimave të herpashershme, paçka se dija e tyre nuk ia kalon asaj të një nxënësi të dikurshëm mesatar shqiptar të gjimnazit, do të japin mendim disa dhe shumë politikanë të disa vendeve me zë të fuqishëm, shumica e tyre të sjellshëm në aparencë ndërsa përbrenda të vuajtur nga gjithfarë kompleksesh, dhe të cilët as i kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre vendet e Ballkanit. Këto gjëra i dinin në kohën time mbi 90 përqind e shqiptarve, sepse ishin gjëra që mësoheshin në shkollë, sot i dinë jo më shumë se tridhjetë përqind e tyre, për shkak se sot janë eleminuar leksionet mbi historinë e zhvillimit të njeriut dhe shoqërisë, duke u zevëndësuar me leksione të historisë së zhvillimit të kulturës seksuale të njeriut dhe shoqërisë dhe ndikimin e saj në kulturën e përgjithshme. Unë nuk e di pse tekstet mësimore janë reduktuar dhe kanë marrë tjetër drejtim!
Pse çfarë mësoheshin në kohën e diktaturës, do të tallet si pa dashur ndonjëri. Si padashur vazhdojmë edhe ne duke hyrë tek tema e dytë, ajo e shpërbërjes së Maqedonisë. Nuk kemi mbaruar akoma plotësisht punë me temën e bashkimit Shq.-Kos., por do kthehemi dhe një herë në fund të shkrimit tek ajo temë.
Është për tu habitur, është për tmos e besuar, është për të mbyllur veshët tek dëgjon (apo lexon) fjalë të patriotëve-nacionalistë shqiptarë, që hedhin teza si profesorë mbi të ardhmen e pashpresë të shtetit Maqedon. Ky është një shtet artificial, është deviza përmbledhëse e këtyre gjykimeve të këtyre nacionalistëve, dhe jo vetëm shqiptarë por, (nga ato pak që kemi hasur në internet), edhe e zërave të veçuar naciona-listësh bullgarë, apo dhe ndonjë shteti tjetër. Dhe si argument këto zëra paraqesin faktorin etnik të përbërjes së popullsisë së tanishme të Maqedonisë. Kështu këta thonë se aty dy grupet kryesore etnike të popullsive janë shqiptarët dhe bullgarët, pastaj vijnë serbët, e ndoca grekë, turq, magjypë (roma dhe egjyptianë), etj.. Pra, sipas këtyre zërave, ky shtet mund dhe duhet të ndahet midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, po mund të kenë pjesë edhe Greqia si dhe ndoshta edhe Serbia. Pak a shumë kjo është ideja e tyre. Kështu vendoset edhe paqja në Ballkan, sipas tyre. Duket në pamje të parë shumë kollaj, gjë e zgjidhshme, mjafton vetëm dëshira e mirë e këtyre katër shteteve të tjera ballkanike dhe
gjithshka u zgjidh!
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|