Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha shelgu
Krenaria eshte mekat. Lexo Biblen me kujdes. Ne atje i marrim mesimet o Piktor.
E kam shpjeguar mese miri, mungonte vetem te theksojase duhet bere kujdes me krenarine qe te ben mendjemadh e mburravec. Gjithsesi besoj se edhe ti si te gjithe ke pasur momente kur je ndier krenar per ndonje arritje.
Mbaj mend se ne te mesmen kur mora nje flete-lavdrimi jam ndier shume krenar dhe te tjeret me dukeshin te vegjel. Bashke me te me dhane edhe nje flete kampi per ne Golem, por qe nuk shkova per arsye se ishim te varfer dhe nuk kisha nderresa. Ja dhashe nje komshiu per 500 leke, kushtonte 800 nese nuk me kujtohet keq.
Per here te pare bleva nje pale kepuce lekure me ato leke, 400 leke, te kafta me qafa, nuk kam luajtur top kurre me to dhe ndoshta kam fjetur me to dhe i llustroja perdite.
Atekohe idhulli im ka qene Luan Rama dhe vetem atij ja kisha friken.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|