Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Samiti i Selanikut dhe rendesia e tij per shqiptaret
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Samiti i Selanikut dhe rendesia e tij per shqiptaret

Përfaqësuesi ndërkombëtar për Kosovën Michael Steiner tha se ishte e rëndësishme që Bashkimi Evropian të vazhdojë të jetë i angazhuar në Kosovë.

Duke folur para parlamentit evropian në Bruksel, zoti Steiner tha se Kosova do të mund të bëhet një enklavë në Bashkimin Evropian pas pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, prandaj BE- ja shtoi ai duhet të qartësojë pozicionin e saj për të ardhmen e Kosovës në samitin e Selanikut.

Korrespondentja e BBC-së Oana Lungesku e pyeti zoti Steiner se çfare priste ai nga samiti, në një kohë që as ministri i jashtëm grek Jorgo Papandreu dhe as komisioneri evropian për politikën e jashtme Chris Patten nuk e përmendën Kosovën në propozimet e fundit të tyre për Ballkanin:

Steiner: Unë kam folur me të dy zyrtarët që përmendet edhe ata janë të shqetësuar për Kosovën edhe në kontekstin e samitit të Selanikut.

Në delegacionin e Selanikut do të kemi përfaqësues nga UNMIK-u dhe një përfaqësi shumëetnike.

Mendoj se përpara këtij shqetësimi lidhur me rëndësinë e samitit të Selanikut është një çështje, ajo ne nuk mund të shmangim më - përderisa nuk jemi në luftë, - që të diskutojmë çështje teknike që kanë të bëjnë me interesine e përbashkët.

Lungescu: Pritet të shihet nëse përfaqësuesit e Kosovës do të mund të nisin në Selanik me delegacionin serb të kryesuar nga kryeministri Zoran Zhivkoviç, një dialog të rëndësishëm.

Në Bruksel zoti Steiner i refuzoi thirrjet e kryeministrit serb për moskalimin e kompetencave tek autoritetet lokale të Kosovës, pas vrasjes së një familjeje serbe në Obiliç.

Steiner: Unë mendoj se nëse nuk transferojmë kompetencat në sektorë të tillë që janë përgjegjës për sigurinë si policia, kjo nuk ka të bëjë me situatën e sigurisë.

Ne duhet të veprojmë në përputhje me ligjin që është në biblën tonë 1244 si dhe në kornizën kushtetuese.

Rezoluta në mënyrë mandatore kërkon, të dorëzojmë në institucionet e provizore ato sektorë që nuk janë të rezervuar.

Në kushtetutë disa nga sektorët janë të rezervuar, si politika e jashtme, siguria, sistemi gjyqësor, por ka edhe sektorë që duhet t'i përkasin institucioneve provizore.

Dhe nëse ne nuk bëjmë kalimin e kompetencave do të thotë të shkelim ligjin. Dhe kjo do të ishte më e keqja që mund të bënim.

Lungescu: Delegacioni në Selanik përfshin edhe Milorad Todoroviç, koordonatori ndërministror për kthimin e personave të zhvendosur.

I pyetur nga gazetarët se nga do të marrë ai udhëzime nga Beogradi apo nga Prishtina ai u përgjigj:

Todoroviç: Në Prishtinë edhe gjatë udhëtimit unë do t'i shtrëngoj dorën delegacionit të Kosovës.

Por nëse prisni që të kemi qëndrime të ndryshme si delegacion i Kosovës nga ai serb kjo është e gabuar.

Nëse institucionet e Kosovës do ta kishin mbrojtur më mirë komunitetin serb në Kosovë nuk kishte nevojë që ata të kërkonin mbrojtjen e Beogradit.

Lungescu: Një tjetër pjesëtar i delegacionit do të jetë edhe presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova:

Rugova: Do të takohemi me delegacione të vendeve fqinje dhe të vendeve të tjera. Është një takim i dialogut edhe proceseve pozitive në Evropën juglindore.

Lungescu: Për eurodeputeten Doris Pack, e cila kryeson delegacionin evropian për Evropën juglindore, janë rritur shumë shpresat rreth asaj që do të mund të arrihet nga samiti i Selanikut.

Pack: Unë nuk i nënvlerësoj të gjitha shpresat tona, por duhet të jemi më të moderuar, sepse ndoshta nuk do të kemi shumë fonde.

Unë mendoj se Bashkimi Evropian do të përqëndrohet në Ballkanin Perëndimor, ndryshe do të humbasim përsëri.

Duhet të përqëndrohemi në rajon për të zgjidhur çështjen e Kosovës atë të Bosnjës dhe probleme të tjera që kemi në tryezë.

Lungescu: Zoti Patten propozoi një fond shtesë prej 70 milonë eurosh në vit për vendet e Ballkanit, ndërsa zoti Papandreu sygjeroi që BE-ja t'i japë Ballkanit 300 milionë euro shtesë në vit.

Do të jetë në dorën e udhëheqësve evropianë javën e ardhshme të vendosin se çfarë mund ata realisht t'u ofrojnë vendeve të Ballkanit dhe ta bëjnë më të qartë politikën e tyre për Kosovën që për momentin nuk duket e tillë.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2003 20:12
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

gjate vizites se Shtajnerit ne Tirane

STEINER: " PJESËMARRJA E INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS NË DELEGACION, NUK NDRYSHON NË ASNJË MËNYRË STATUSIN E KOSOVËS"



Alma Çupi


Kryeadministratori i Kosovës, Michael Steiner tha sot në Tiranë se çështja e statusit të Kosovës është e hapur dhe se duhet zgjidhur duke marrë në konsideratë aspektin rajonal.
Gjatë një konference për shtyp me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ilir Meta, kryeadministratori Steiner tha se më i rëndësishëm se rezultati i këtij procesi, është mënyra se si do të vemi atje.
"Sa më shumë të kemi prova që ka institucione, që sillen siç duhet dhe marrin përgjegjësitë që kanë, aq më e lehtë do të jetë për të zgjidhur këtë çështje. Kam thënë gjithmonë që kjo çështje do të zgjidhet dhe në fund Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të miratojë një rezolutë, por nuk kemi arritur deri aty. Tani për tani duhet të përqëndrohemi në detyrat që kemi përpara dhe detyra më e afërme është pjesëmarrja në Samitin e Selanikut, që është një shans i madh. Dhe detyra e institucioneve të Kosovës është të provojnë se janë partnerë, me të cilët të tjerët mund të bisedojnë dhe që janë në gjendje të mbrojnë interesat konkrete që i kanë zgjedhur", tha zoti Steiner.
Ndërsa zëvendës kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se për përcaktimin e statusit të Kosovës duhet të kihen parasysh dy faktorë të rëndësishëm: e drejta e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik për t'u shprehur për të ardhmen e saj dhe së dyti, ky proces duhet bërë dhe duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar.
" Dua të theksoj se ajo që është më e rëndësishmja është se politikanët e Kosovës, qytetarët e Kosovës, duhet të synojnë një status me ndërkombëtarët dhe në bashkëpunim të ngushtë me ta dhe jo pa ndërkombëtarët dhe në kundërshtim me ta; një status që sjell integrim dhe prosperitet dhe jo një status, i cili do të sillte probleme për stabilitetin e Kosovës dhe për stabilitetin e rajonit tonë", tha Ministri i Jashtëm Meta.
Pyetjes se cilat janë efektet e pjesëmarrjes së drejtuesve të institucioneve të Kosovës në Samitin e Bashkimit Europian në Selanik, kryeadministratori Steiner iu përgjigj:
" Fakti që në delegacionin e UMNIK-ut unë do të përfshij dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, tregon pranimin e nevojës politike se ata që janë zgjedhur, duhet të marrin pjesë në mënyrë të drejtë e të ligjshme në ngjarje që janë të rëndësishme për Kosovën. Por në asnjë mënyrë kjo nuk ndryshon statusin e Kosovës. Nuk ishte ky qëllimi dhe nuk do të jetë as efekti", tha kryeadministratori Steiner.
Gjatë bisedimeve, që zoti Steiner zhvilloi sot në Tiranë me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, u ra dakort për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe u diskutua perspektiva evropiane e vendeve të rajonit.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2003 20:14
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ilir MEta per MArredheniet Prishtine Tirane

RADIO EVROPA E LIRË
Cila është arsyeja e vizitës së zotit Michael Shtajner në Tiranë?

ILIR META
Mendoj se kjo është një vizitë, e cila duke u zhvilluar në prag të samitit të Selanikut, natyrisht që ka në qendër të vëmendjes së saj edhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor parë nga këndvështrimi i samitit të ri.
Sigurisht që do të diskutojmë për marrëdhëniet me Kosovën, do të bëjmë një follow-up që nga vizita e tij e fundit në Shqipëri, dhe bilanci mendoj se është pozitiv. Ne do të synojmë që të nënshkruajmë sa më shpejt marrëveshjen për tregtinë e lirë, e cila është në proces. Do të hapim pika të reja të kalimit kufitar dhe të shikojmë për një bashkëpunim të dobishëm bilateral.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ministër, cili është vlerësimi juaj për punën e deritanishme të kryeadministratorit Shtajner në Kosovë?

ILIR META
Ne kemi bërë vlerësime të vazhdueshme për angazhimin e
kryeadministratorit Shtajner. Dua të theksoj se kemi shprehur në vazhdimësi vullnetin tonë për të bashkëpunuar me kryeadministratorin Shtajner. Ne e kemi vlerësuar vizionin e tij për marrëdhëniet me fqinjët. Na ka ardhur keq për vështirësitë që ka hasur në këtë drejtim. Por jemi të sigurt se asnjëherë asnjë vështirësi nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë nga ne, pasi kemi qenë shumë të hapur me zotin Shtajner, ashtu sikurse kemi qenë partnerë shumë të hapur me drejtuesit dhe institucionet e Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Së shpejti do të zhvillohet samiti i Bashkimit Europian në Selanik. Çfarë pret Shqipëria nga ky samit?

ILIR META
Ne besojmë se Samiti i Selanikut do të ketë rezultate
konkrete dhe do të jetë produktiv në drejtim të europianizimit të Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë se
ai do të arrijë të pasurojë procesin e Asociim-Stabilizimit me elementë të rinj të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, që do të thotë se do të bëjë më të qartë ekuivalentimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, apo marrëveshjet evropiane siç quhen ndryshe, duke qartësuar edhe më tej se nuk do të ketë nevojë edhe për një marrëveshje tjetër ndërmjet asaj të Stabilizim-Asociimimit dhe asaj të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Veç kësaj ne besojmë se ky samit do të marrë angazhime konkrete dhe financiare nga më të suksesshmet të Stabilizim-Asociimit.

RADIO EVROPA E LIRË
Diplomacia shqiptare ka këmbëngulur që Kosova të përfshihet në këtë samit. Cilat janë argumentet mbështetëse?

ILIR META
Ky është një samit që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, dhe Kosova i takon Ballkanit Perëndimor, dhe njëkohësisht Kosova ka treguar tashmë se e shikon të ardhmen e saj si pjesë e të ardhmes europiane të këtij rajoni. Pavarësisht se Kosova ka qenë e ftuar përmes përfaqësuesit të saj special në samitin e mëparshëm të Zagrebit, në këtë përfaqësim duhet të kihet parasysh dhe një realitet i ri i krijuar gjatë këtyre tre viteve, kur atje janë krijuar institucione të reja përfaqësuese; pra përveç shefit të UNMIK-ut, edhe përfaqësuesit e drejtuesit e institucioneve të reja të zgjedhura gjatë kësaj periudhe. Megjithëse janë bërë hapa përpara siç është edhe krijimi i mekanizimave mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, del e nevojshme të bëhet edhe më e qartë, institucionalizimi i Kosovës në procesin e Stabilizim-Asociimit.

Intervistoi Alma Çupi

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2003 20:17
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Ceshtja kosovare dhe me gjere > Samiti i Selanikut dhe rendesia e tij per shqiptaret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.