Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Vrasja e Drizės, autori i tretė nė pranga
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Vrasja e Drizės, autori i tretė nė pranga

Policia e Kombinatit i ka vënë prangat të akuzuarit për vrasjen e të sapo-liruarit nga burgu

Vrasja e Drizës, autori i tretë në pranga

Ened Janina

TIRANË- Arrestohet në kryeqytet i akuzuari për vrasjen e Petrit Drizës. Altin Hoxha është arrestuar dje nga policia, vetëm dy muaj e gjysmë pas vrasjes së Drizës në lagjen Kombinat. Disa kohë më parë në ngarkim të tij, Prokuroria e rrethit Tiranë kishte lëshuar urdhër ndalimin duke e akuzuar si një nga autorët e vrasjes me paramendim. Vrasja e Petrit Drizës ka ndodhur në 15 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm pak ditë pasi ai ishte liruar nga burgu. Lajmi është pohuar dje nga burimet zyrtare të policisë së Tiranës. Sipas tyre, motivi i kësaj vrasjeje mendohet që të jetë një sherr i vjetër që ka pasur Driza me të arrestuarin e djeshëm, Altin Hoxha. Dy ditë pas vrasjes në prangat e policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të Hoxhës, Ilir Neziri dhe Xhemal Avdillari.
Vrasja e Petrit Drizës është kryer mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit të kaluar në lagjen Kombinat të kryeqyteti. Rreth orës 20.30 të asaj nate, Petrit Driza ka qenë duke ecur në rrugën “Llambi Bonata” kur disa persona i janë afruar nga pas dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Plumbat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme Drizës, ndërkohë që autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e kryeqytetit, e cila ka kryer hetimet e para. Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve okularë por edhe nga hetimet e mëtejshme rezultoi se shkaku i kësaj plagosjeje ishte një një sherr i mëparshëm që viktima kishte pasur me dy vëllezërit Altin dhe Klodian Kodra. Nga hetimet e policisë rezultoi se Driza dhe vëllezërit Hoxha kishin pasur një sher me njëri- tjetrin në një bilardo, dhe gjithçka kishte përfunduar me grushta. Pasi e ka marrë veten nga sherri, Driza është armatosur me një pistoletë dhe ka shkuar tek vendi ku zakonisht rrinin dy vëllezërit Altin dhe Klodian Hoxha. Mëngjesin e datës pesë mars të vitit të kaluar ai i ka takuar dy vëllezërit dhe pas një sherri me fjalë ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Fatmirësisht Altin dhe Klodian Hoxha vetëm janë plagosur dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore kanë dalë nga rreziku për jetën. Pak orë pas kësaj ngjarjeje Driza ishte arrestuar nga policia dhe më pas gjykata e kishte dënuar për këtë vepër penale.
Edhe pse Driza ka bërë burg për plagosjen e vëllezërve Hoxha, ajo nuk është harruar prej tyre. Altini 29 vjeçar, nuk ia kishte falur hakun hasmit të tij dhe për këtë arsye i kishte zënë pritë. Nga hetimet e policisë rezultoi se Altin Hoxha e kishte kryer vrasjen e Drizës së bashku me Ilir Nezirin. Ky i fundit është arrestuar nga policia vetëm dy ditë pas ngjarjes. Në prangat e policisë ka rënë edhe taksisti që ka ndihmuar Hoxhën që të largohet nga vendi i ngjarjes, 38 vjeçari Xhemal Avdillari. Ndërkohë policia kishte shpallur në kërkim autorin kryesor të ngjarjes, Altin Qamil Hoxhën. Dy ditë më parë efektivat e policisë kishin identifikuar vendndodhjen e Hoxhës dhe kishin planifikuar arrestimin e tij. Paraditen e djeshme uniformat blu kanë mundur që të prangosin Altin Hoxhën pa i lënë kohë që të reagojë. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim më datë 15.12.2006, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes me paramendim të shtetasit Petrit Driza, ngjarje kjo e ndodhur më datë 14.12.2005 në Kombinat, vepër penale e parashikuar në nenin 78/2, 278/2 dh 25 të kodit penal”, thanë dje burimet zyrtare të policisë pas arrestimit.





04/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 12:22
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Vrasja e Drizės, autori i tretė nė pranga

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.