Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Kamarieri dėnohet me 3.4 vjet pėr dy cigare hashash
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Kamarieri dėnohet me 3.4 vjet pėr dy cigare hashash

Kamarieri dënohet me 3.4 vjet për dy cigare hashash

Flamur Vezaj

**** Prokuroria kërkoi lirimin me kusht për Ilir Doracin, por gjykata e dënoi atë me 3.4 vjet burg për cigaret e hashashit

TIRANË- Jo të gjitha veprat penale, të cilat kryhen nga individë të ndryshëm mund të dënohen me burgim nga gjykata. Kështu deklaroi para disa ditësh, ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, pas një mbledhjeje me ekspertët juridikë të Këshillit të Evropës, të cilët diskutuan për mundësinë e futjes së dënimeve alternative në Kodin Penal. Sipas ministrit Bumçi, me futjen e dënimeve alternative mund të përfitojnë vetëm ata persona që kanë kryer vepra penale të lehta dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore. Por për ironi të fatit, 34-vjeçari Ilir Doraci është lënë për 3 vjet e 4 muaj në burg, edhe pas kërkesës së organit të akuzës që të lirohet me kusht për dy vitet e ardhshme. Shkaku që e la Doracin për 3-vjet e 4 muaj në burg ishin dy cigare hashash, të cilët babai i një fëmije i kishte për përdorim vetjak. Këtë fakt, jo vetëm që e pranoi i dënuari para gjykatës, por ky fakt u konstatua edhe në akt -ekspertimin e bërë nga organi i akuzës gjatë vitit të kaluar, ku ekspertët vërtetuan se kamarieri i një lokali në zonën e “ish-Bllokut” është përdorues i cigareve të hashashit.
Vendimi
Në konkluzionet përfundimtare të organit të akuzës, prokurori i çështjes, Ervin Karanxha, pas leximit të fabulës së akuzës, renditi para togave të zeza një mori faktesh që i lehtësojnë të pandehurit sadopak akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ai i kërkoi gjykatës, që në caktimin e masës së dënimit t’i ketë parasysh disa rrethana, që mendohej se do t’i shërbenin caktimit të një dënimi alternativ, pasi vetë i pandehuri ka shprehur pendesën për veprën penale, moshën e re të tij dhe faktin që më parë nuk ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria kërkoi nga togat e zeza që 34-vjeçarit Ilir Doraci t’i pezullohet ekzekutimi i dënimit me burg dhe vënien e tij në provë për një periudhë dyvjeçare, pasi ishte kapur me hashash, për të cilën ekspertiza vërtetoi se e përdorte vetë. Ndërkohë, avokatja e tij mbrojtëse, Vjollca Pustina, në leximin e konkluzioneve përfundimtare kërkoi nga gjykata që për klientin e saj të merren parasysh rrethanat lehtësuese, pasi sipas saj dy cigaret e kapura gjatë arrestimit janë shfrytëzuar për përdorim vetjak dhe se i arrestuari kishte shprehur pendesë për vepren penale. Por përkundër kërkesës së prokurorisë, togat e zeza të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, pas tërheqjes për vendim vendosën të dënojnë 34-vjeçarin Ilir Doraci me 5-vjet burg, por me pranimin e gjykimit të shkurtuar atij i mbeten për të vuajtur 3-vjet e 4 muaj heqje lirie, me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Akuza
Sipas organit të akuzës, mbrëmjen e 2 dhjetorit të vitit të kaluar, forcat e policisë së seksionit të luftës kundër drogës, në një kontroll të ushtruar përballë dy lokaleve në zonën e Bllokut kanë arrestuar në flagrancë kamarierin e njërit prej këtyre lokaleve, gjatë kohës që ky i fundit po shkëmbente cigare hashashi me një person tjetër me inicialet Xh.Xh. Dy të dyshuarit u arrestuan dhe u shoqëruan në komisariat, ku më pas Xh.Xh. u lirua, pasi rezultoi se ishte përdorues hashashi. Ndërsa mbi 34-vjeçarin u ngrit akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pasi i arrestuari tjetër që më pas u la i lirë, Xh.Xh. deklaroi se kishte marrë edhe dy herë të tjera, cigare hashashi tek kamarieri Doraci. Ndërkaq, edhe ky person rezultoi se ishte përdorues i hashashit, por gjykata, ndryshe nga raste të tjera ku trafikantë të drogave të rënda dënohen po kaq, ka vendosur të lërë për 3 vjet e 4 muaj në burg 34-vjeçarin Doraci.



05/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2006 15:36
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Kamarieri dėnohet me 3.4 vjet pėr dy cigare hashash

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.