Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Miqėsia ime me Aldo Baren
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Orion
Student

Regjistruar: 04/11/2003
Vendbanimi: Italy ( Rome )
Mesazhe: 802

Post

Miqėsia ime me Aldo Baren

I akuzuari si anëtar i bandës së Lushnjes rrëfen jetën e tij në qeli si dhe jep argumente pse akuzat janë të sajuara

Miqësia ime me Aldo Baren

Flamur Vezaj

“Akuzat, të sajuara nga ish-funksionarë për t’i sekuestruar Alfred Shkurtit Lagunën e Karavastasë”

TIRANË- Thotë se adhuron Gëten. Ditët e tij në qeli maten nga njëra seancë gjyqësore në tjetrën, e më së shumti, mbushen me leximin e librave të paktë që ka mbi komodinë. Emri i Maksim Çelës është lakuar dendur në faqet e kronikës së zezë që prej vitit 2000, kohë kur ai përfundoi në pranga, i gjendur përballë një sërë akuzash të rënda, si njëri prej anëtarëve të bandës së Lushnjes. I akuzuari Çela ka pranuar të rrëfejë në një intervistë për “Shekullin” fëmijërinë e tij, ditën e arrestimit, pretendimet për dëshminë e të penduarit të bandës, Petrit Liçit si dhe miqësinë shumëvjeçare me të akuzuarit si kreun e bandës, Alfred Shkurtin. Sa për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Çela pohon se stacioni i fundit ku do të kërkojë drejtësi do të jetë Strasburgu.
Kush është Maksim Çela, që nga koha e fëmijërisë së tij e deri më sot, kohë kur po përballet me një sërë akuzash të rënda?
Kam lindur në vjeshtën e vitit 1965, në qytetin e Lushnjes. Jam fëmija më i vogël, i shtati i Ramadan Çelës. Me origjinë jam nga Skrapari, por lindur dhe rritur në Lushnjë, pasi babai ishte transferuar të punonte në degën e brendshme si oficer operativ. Si fëmijë i vogël që isha, për mua janë kujdesur 4 vëllezërit dhe tre motrat, pasi prindërit i kisha me punë. Kam qenë një tip shumë i shoqërueshëm si fëmijë dhe kam patur shumë shokë e shoqe dhe asnjëherë nuk jam zënë me njeri. Kam mbaruar vetëm shkollën e mesme profesionale në Lushnje, pasi kushtet e këqija ekonomike më detyruan të mos vazhdoja shkollën e lartë. Gjithmonë më ka pëlqyer e bukura dhe e mira dhe jam mësuar të respektoj veten dhe të tjerët. Por, natyrisht, kam edhe të metat si çdo njeri tjetër në këtë botë. Kam patur respekt të madh për prindërit dhe më ka mbetur peng në zemër, që nga padrejtësia nuk më lanë t’i hidhja një grusht dhe babait që vdiq në janar të vitit 2002 dhe nuk më lanë të marr pjesë në varrimin e tij.
E mbani mend ditën kur u arrestuat dhe cilat janë akuzat e ngritura kundër jush?
Jam arrestur më 14 prill të vitit 2000, rreth orës 22:30 të natës në shtëpinë time. Policia, pas kontrollit të imtësishëm të shtëpisë më kërkoi të shkoja në komisariat për të “sqaruar diçka”. Me të hyrë në dhomën e izolimit, aty filluan torturat dhe keqtrajtimet gjatë marrjes në pyetje. Më akuzuan për një vrasje që kishte disa ditë që kishte ndodhur në Lushnje, që unë e mora vesh gjatë pyetjeve të oficerëve të policisë. Ditën kur ka ndodhur ajo vrasje, unë kam qenë në shtëpi duke punuar me ustallarët: këtë fakt e kanë vërtetuar edhe ustallarët të cilët u morën në pyetje nga policia atë natë. Pasi këtë fakt e vërtetuan se unë ditën e vrasjes kam qenë në shtëpi, prokuroria më ndryshoi akuzën, duke më akuzuar për vendosjen e bombës në stadiumin e Lushnjës. Por të gjitha inskenimet dhe alibitë janë bërë dhe po bëhen për Alfred Shkurtin, duke e cilësuar si terrorist apo kreu i “bandës”, për t’i sekuestruar të vetmen pasuri të familjes, Lagunën e Karavastasë. Me këtë akuzë të vendosjes së bombës, më nxorrën para gjykatës së Elbasanit prokurorët e çështjes. Gjatë zhvillimit të seancave, prokuroria nuk solli asnjë dëshmitar që të thotë se unë, Maksim Çela kam vendosur bombën në stadium. Por Gjykata e Rrethit në Elbasan, pas presioneve shtetërore, mori një vendim qesharak që për veprën penale të terrorizmit, apo të vendosjes së bombës në stadium, ku mund të kishte pasoja deri në 700 persona të vdekur, të dënohem me 5-vjet burg. Këtë vendim, gjyqtari e mori për hir të karriges dhe karrierës dhe dënoi njerëz të pafajshëm, duke manipuluar procesin. Kështu dënimi im erdhi nga kupolat mafioze të shtetit që nuk janë të ngopur, duke ia pirë gjakun këtij populli të vuajtur dhe të përgjumur akoma nga pasojat e diktaturës dhe tranzicionit të famshëm. Me këto akuza të manipuluara shteti po arreston shumë qytetarë të Lushnjes, duke i akuzuar ata si pjesëtarë të “bandës së Lushnjës” edhe pse jemi dhe janë të pafajshëm.
Maksim, ju jeni arrestuar që prej vitit 2000. Më së shumti, si i kaloni ditët në qeli?
Brenda katër mureve të qelisë mundohem të bëj pak stërvitje, për të mbajtur shëndetin dhe shumicën e kohës tjetër, e kaloj duke lexuar literaturë të huaj. Lexoj veprat e Drajzerit, Tolstoit, Cvajgut, tregimet e Daniel Still dhe librat e idhullit tim, Gëtes, të cilin nuk mund ta heq nga komodina e librave të pakët që kam në qeli. Me këtë rast, dua të them thënien e të madhit Hygo: “fatkeqësia më e madhe e njeriut është të pushtohet nga injoranca”, dhe shumicën e elitës shqiptare e ka pushtuar kjo fatkeqësi, ku për hir të karrierës dhe nën trysninë e delirit së madhështisë që kanë, janë të gatshëm të falin korbat dhe t’i bien në qafë pëllumbave.
Procesit gjyqësor po i vjen fundi, ndërkohë që ndaj jush prokuroria ka ngritur akuza mjaft të rënda. Gjatë gjithë procesit keni mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave. Ku e bazoni qëndrimin tuaj, përballë akuzave dhe provave që ka në dorë prokuroria?
Ky proces gjyqësor, fundin e tij e ka pasur që në momentin e ngritjes së akuzave, sepse është proces i ngritur nga shpifjet e Petrit Liçit dhe intrigave të prokurorisë dhe jo në bazë të provave dhe fakteve. Fillimisht ndaj meje ka qenë ngritur vetëm një akuzë, ajo e vënies së bombës në stadium të qytetit dhe në korrik të vitit 2003 më është komunikuar nga ana e prokurorisë se mbi mua rëndon akuza edhe e vrasjes së oficerit të policisë, Klenti Bano, vrasje e ndodhur më 14 prill të vitit 2000. Në Gjykatën e Elbasanit isha i pandehuri i vetëm që nuk kisha akuzën e “krijimit apo pjesëmarrjen në një bandë imagjinare të prokurorisë”. Për këtë akuzë, Gjykata e Lushnjës më dha pafajësi. Por dy prokurorët, Anton Martini dhe Përparim Kulluri, apeluan vendimin e gjykatës së Lushnjës në Gjykatën e Apelit në Vlorë dhe gjyqtarja e shumëpërfolur për shkelje kohët e fundit, Gjinovefa Gaba, në kundërshtim të ligjit zhvillon gjyqin tim pa praninë time dhe të avokatit, duke më shpallur fajtor për këtë vepër të vendosjes së bombës. Por, absurditeti i prokurorëve po vazhdon edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, gjatë këtyre dy viteve, ku gjatë seancave gjyqësore na doli se bombën e paska montuar një inxhiner armatimi me emrin Riza Balla dhe po ky inxhinier qenka shpërblyer për çaktivizimin e kësaj bombe. Po këtë bombë e paska përgatitur dhe vendosur edhe Petrit Liçi dhe organi i akuzës nuk më përcakton akoma rolin tim në këtë proces gjyqësor për të justifikuar edhe mbajtjen time në burg që nga viti 2000, në mënyrë të pafalshme.
Dëshmia e Petrit Liçit duket se është prova më e fortë e organit të akuzës kundër jush dhe të pandehurve tjerë në këtë proces. Mund të na rrëfeni marrëdhëniet tuaja me këto persona dhe sa qëndron kjo dëshmi për ju?
Dëshmia e Petrit Liçit ndaj meje është absurditet i kësaj akuze. Ai jo vetëm që po shpif, por edhe për këto shpifje që po përdor, janë të gjitha imagjinare. Ai deklaron se: “natën e vrasjes kam parë Maksim Çelën që po fliste në telefon me disa çuna të tjerë dhe nuk kam dëgjuar asgjë. Të nesermen mora vesh që është vrarë oficeri i policisë dhe bëra lidhjen që këta e kanë vrarë”. Kështu ka dëshmuar ai i “penduari i drejtësisë” i cili shpif dhe imagjinon. Gjykata e Krimeve të Rënda po pranon dhe lejon të shpifë një person, i cili ka pranuar që ka bërë vrasje dhe po ky dëshmitar flet edhe për akuza që ai nuk i ka kryer apo ka marrë pjesë që ligji i ndalon të flasë për to. Gjykata gjithashtu nuk ka asnjë provë tjetër apo dëshmitar të thotë që Maksim Çela ka bërë këto vrasje. E vërteta është që unë nuk i kam bërë, e megjithatë po mbahem në burg që nga viti 2000 pa asnjë motiv. Kjo që po ndodh në Gjykatën e Krimeve të Rënda edhe në kohën e diktaturës nuk ka ndodhur që të dënohen njerëz vetëm me një dëshmitar. Në vitin 1976 diktatura dënonte njerëz vetëm me tre dëshmitarë, ndërsa në vitin 2006 dënohen vetëm me një. Në qoftë se kjo gjykatë është ngritur të dënojë njerëz të pafajshëm, pa fakte, pa prova vetëm se kështu kërkon politika, unë do i drejtohem të gjitha shkallëve të gjykatave, deri në Gjykatën e Strasburgut, ku besoj se drejtësia do të triumfojë. Marrëdhëniet e mia me Petrit Liçin nuk qëndrojnë fare. Unë atë nuk e kam njohur pasi edhe mosha, unë 40-vjeç e ai 20 nuk na lejon që të jemi shokë, e aq më tepër që unë nga viti 1990-2000 kam qenë jashtë shtetit, në Gjermani. Por, prokuroria ka shfrytëzuar shtëpinë time të marrë me qera në shtator të vitit 1997, pasi më vdiq nëna dhe u detyrova të shes atë shtëpi, për të ndërtuar një të re, pasi kisha edhe lekë të kursyera nga puna në Gjermani. Prokuroria përpos intrigave të ndryshme kundër meje, për të krijuar një alibi se unë paskam qenë anëtarë i “bandës imagjinare të Lushnjës”, ka përdorur edhe presione se shtëpia ku unë po ndërtoja, ka qenë trualli i familjes së Petrit Liçit, ku pas këtij presioni të prokurorëve e kam larguar familjen time duke e vendosur në shtëpinë e vëllezërve të mi. Prokurori Anton Martini më ka bërë presion duke më thënë se po t’i kopsitim letrat, t’i nuk del nga burgu pasi ke shtëpinë tek Petrit Liçi.
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Alfred Shkurtin, emri i të cilit është përfolur se ishte urdhëruesi i krimeve për të cilat ju akuzoheni?
Njohja ime me të është që në fëmijëri, pasi jemi në një moshë, jemi rritur në një lagje dhe për më shumë kemi hyrje- dalje me të. Babai dhe vëllai im kanë punuar në komisariatin e Lushnjës, ku shef komisariati ishte babai i Alfred Shkurtit, Idajet Shkurti. Unë e kam dhe e pranoj që e kam shok të ngushtë edhe sikur të marr burgim të përjetshëm, po nuk e di a do të më pranojë Alfred Shkurti mua si shok, me gjithë këto akuza. Deri në vitin 1987, rrinim bashkë me Alfredin, pastaj ai filloi punë në forcat speciale dhe unë fillova në drejtorinë e Higjenës dhe Epidemiologjisë në Lushnje. Deri në vitin 1990, jemi takuar rrallë dhe në shtator të vitit ’90 unë u largova për në Gjermani. Më pas, në vitin 1995 unë u ktheva në Lushnje dhe fillova të merresha me biznesin e makinave dhe pjesëve të këmbimit, deri në ditën e arrestimit tim më 14 prill të vitit 2000. Aty nga viti 1999, pasi e kishin vrarë vëllanë e Alfred Shkurtit, familja e tij nuk dilte dhe më kërkuan mua që t’i rregulloja makinën dhe t’i shoqëroja në varreza, pasi Alfred Shkurti nuk ndodhej në Shqipëri dhe nuk kishte kush t’i dërgonte me makinë. Unë këtë e bëja si shok i fëmijërisë së Alfredit dhe miqësisë tonë me ta. Kjo ka qenë edhe historia, për të cilën prokuroria ka filluar të ngrejë akuza ndaj meje dhe disa djemve të tjerë nën akuzën e bandës së “Aldo Bares”. Të gjitha këto akuza janë sajuar nga ish-funksionarë të policisë së asaj kohe në Lushnje dhe Fier, vetëm që t’i sekuestrohet pasuria e vetme Alfred Shkurtit, Laguna e Karavastasë. Këto manipulime janë bërë në emër të një kupole mafiozësh, të cilët në pamundësi për të bërë konkurrim të ndershëm të biznesit, mundohet t’i ekzekutojnë biznesmenët e ndershëm apo t’u sekuestrojnë në emër të ligjit pronat dhe pasuritë tyre. Kjo po ndodh edhe në qytetin e Lushnjës.
Nëse gjykata vendos dënimin tuaj, cili do të jetë reagimi juaj i pritshëm, pas këtij procesi gjyqësor?
Në Kodin Penal thuhet se duhet dënuar një njeri kur ka prova dhe fakte. Në qoftë se mua më dënojnë atëherë edhe fjalët prova dhe fakte në Kodin Penal, duhet të zëvendësohen me shpifje dhe aludime. Petrit Liçi, së bashku me prokurorët, më akuzon mua dhe shokët e mi për akuza të rënda, që dëshmitarët e ngjarjeve thonë të kundërtën në sallën e gjyqit. Atëherë, pse prokuroria nuk po i arreston dëshmitarët për dëshmi të rreme. Në rast se unë dënohem, kjo më bën të kuptoj që politika dhe mafia shqiptare ka arritur t’i fusë hundët edhe në drejtësi, ku përfundimisht nuk ka drejtësi, pasi nuk të lë kupola shtetërore të punosh me duar të pastra. Vetëm ato duar jo të ndotura me gjakun e njerëzve të pafajshëm, mua më japin pafajinë e mohuar prej 6-vitesh. Pastaj, e vetmja gjë që më ngelet të bëj është të apeloj dënimin tim në të gjitha shkallët gjyqësore, e deri në stacionin e fundit, në Gjykatën e Strasburgut.


PËR AKUZAT

Erion Cici

E ashtuquajtura “banda e Lushnjës” është një alibi e politikës, që pushteti e ka përdorur dhe e përdor sa herë dëshiron të ushtrojë represionin dhe dhunën mbi gjyqtarët. Mbase e ekzagjeroj, por një alibi të tillë përdori edhe Hitleri kundrejt çifutëve, për të realizuar ëndrrën e tij të çmendur. Ky gjyq dhe proceset tjera që po vihen në lëvizje duhen parë pikërisht me këtë optikë. Pushteti e ka fatkeqësisht halë në sy Lushnjen, sepse aty ishte djepi ku nisi revolta popullore ndaj regjimit antipopullor të Sali Berishës. Mbas Lushnjës me siguri e ka radhën Vlora e Cërriku se sa për Tropojën ajo vazhdon të mbetet njëlloj si Lushnja, në terror. Procesi gjyqësor ndaj meje dhe të tjerëve mund të quhet pa asnjë hezitim proces politik.


Dritan Vila

Ky burgim i padrejtë ka rrënuar përfundimisht jetën time. Duke mos patur mundësi ekonomike që të ndjek çështjen, rashë viktimë e hashashit. Në fillim të 1997, nëna më vdiq aksidentalisht dhe unë kalova në depresion. Nuk e mbaj mend arrestimin tim, pasi kam qenë nën efektin e drogës. Dhe vetëm më pas e kam marrë vesh se më akuzonin për vepra të rënda, që nuk ia kam idenë. Përderisa janë akuza të manipuluara, për mua janë edhe të pavërteta. Dhe unë nuk dua të dënohem me fjalët e një të papërgjegjshmi, me të cilin prokuroria po mburret duke akuzuar të pafajshëm. Ai, jo vetëm që gënjen, por edhe përdoret nga dy prokurorët e çështjes, duke na akuzuar ne për akuzat e tij



05/03/2006 ( Shekulli )

__________________
[o_O]-[JuVeNtUs]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2006 15:45
Orion nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Orion Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Orion (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Orion't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Orion Shto Orion nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Orion nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Miqėsia ime me Aldo Baren

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.