Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Per te interesuarit.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Per te interesuarit.

Sot mora nje leter ne kutine time te e-mailit.. Po jua sjell ta lexoni, por ju lutem nuk do te doja debate dhe diskutime koti mbi te.. asgje nuk eshte e vertetuar..
Mesazhi ishte:
Letra e meposhtme i eshte derguar via e-mail Sali Berishes, si dhe zyrtareve perkates shqiptare, amerikane dhe te BE-se. Ju lutem shperndajeni kete mesazh tek shoket dhe njerezit tuaj ne Shqiperi dhe kerkojini atyre te bejne te njejten gje. Per shkak te natyres se kesaj letre, eshte e qarte qe as Berisha, as Nano, nuk do te kene interes qe kjo histori te tregohet, dhe si zakonisht te jeni te sigurte qe shumica e mediave shqiptare s'do te kene guximin t'a publikojne ate. Por e rendesishme eshte qe sa me shume njerez ne Shqiperi te marrin vesh te verteten rreth "liderve" te tyre dhe veprimeve te tyre te paskrupullta. Ato mund te perpiqen te pengojne shtypin, por s'mund te ndalojne internetin. Ju faleminderit per ndihmen tuaj. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari



2 Shkurt 2006

Prof. Dr. Sali Berisha Kryeminister Republika e Shqiperise Tirane, Shqiperi

Shkelqesia Juaj,

Gjate nje interviste televizive te koheve te fundit, ju deklaruat qe nuk mund te fillonit ndjekjen penale ndaj Fatos Nanos sepse nuk dispononi nje dosje per te.

Duhet t'a pranoj qe kur degjova per here te pare kete koment per ceshtjen ne fjale, nuk po u besoja vesheve. Kjo sepse pikerisht para zgjedhjeve, ne kuadrin e fushates suaj anti-korrupsion, ju ne menyre te vazhdueshme sulmuat Fatos Nanon duke e akuzuar publikisht per krime te llojeve te ndryshme qe perfshinin vrasje, lidhje me krimin e organizuar, praktika korruptive, trafik njerezish dhe droge, duke permendur ketu vec ca prej tyre. Por tani, duket sikur ose ju ka zene nje humbje e perkohshme e kujteses, ose po ju zhvillohet nje rast i parakohshem i semundjes Alzhaimer. Prandaj per t'iu ndihmuar ne kete problem, mendova t'ju freskoj kujtesen me disa informacione.

Ndoshta ju kujtohet takimi qe patem ne zyren tuaj ne maj 2004. Ne ate takim ju bete akuza per Xhoana Nanon dhe Shpetim Idrizin, sipas te cilave ata ndermerrnin rregullisht udhetime jashte shtetit per te pastruar parate qe perfitoheshin nga aktivitetet ilegale Fatos Nanos. Ne ate takim ju gjithashtu me treguat qe Fatos Nano, ndersa kish qene duke i dhene makines rruges per Durres , kish shtypur nje njeri te pafajshem dhe as qe nuk kish ndaluar per te ndihmuar viktimen. Me pas ju me thate qe nje nga keshilltaret tuaj te afert kish perpiluar nje raport te detajuar mbi aktivitetet illegale dhe korrupsionin e Fatos Nanos (nese do te jete e nevojshme, ky raport mund te behet i vlefshem si korespondence e-maili nga keshilltari juaj ne arkivin e kompjuterit tim) dhe ju rate dakort qe te benit te mundur qe une te perfitoja nje kopje te atij dokumenti. Pas ketij takimi keshilltari juaj me dergoi raportin me e-mail, nje kopje e te cilit eshte bashkengjitur ketu ne versionin e tij origjinal (si dhe nje perkthim anglisht i tij). Sipas ketij raporti aludohet qe Fatos Nano dhe zyrtaret e qeverise se tij kane qene te angazhuar ne trafik droge dhe te tjera aktivitete ilegale.

Ekziston gjithashtu dhe nje aludim tjeter qe Fatos Nano ka bashkepunuar ne menyre te fshehte me Fehmi Abdiun, ish Kryetar i Komisionit te Ligjeve ne Parlament, per te abroguar ligjet e trafikut anti-droge qe kane qene ne fuqi ne 1996. Ju posedoni nje transkript te nje bisede te bere ndermjet Nanos dhe Abdiut ne Hotel Rogner, qe thuhet te jete incizuar nga Sokol Kociu, dhe ato qe jane diskutuar ne ate bisede perbejne nje shkelje te kushtetutes shqiptare dhe, per pasoje, te besimit te popullit shqiptar. Z. Kociu eshte aktualisht ne burg, por kohet e fundit i deklaroi nje gazetari qe kasetat jane akoma ne kontrollin e tij ne nje vend te sigurte.

Ndoshta Ministri juaj i Mbrojtjes, Fatmir Mediu mund t'ju ndihmoje qe t'ju vije kujtesa. Fatmiri ka qene pjese integrale e fushates suaj, dhe kur ju dhe une hengrem darke bashke ne Grand Hotel ne maj 2004, ju me informuat mbi planet qe kishit per t'a derguar ne Uashington per te deshmuar para Komisionit te Helsinkit. Deshmia e Fatmirit perpara ketij komiteti kongresional amerikan ne korrik 2004 perfshinte keto fjale "Sot Shqiperia po perballet me nje situate te veshtire, si rezultat i nje qeverie te paafte per t'iu sherbyer qytetareve te saj, por ne te njejten kohe teper te afte per t'iu sherbyer interesave ilegale te nje grupi te njerezve te veshur me pushtet. S'ka dyshim qe kjo ka ardhur si rezultat i influences se krimit te organizuar dhe korrupsionit te qeverise Nano, qe po pengon zhvillimin e vendit dhe te ardhmen e popullit"

Ju gjithashtu jeni vene ne dijeni te aludimeve qe Nano disponon nje llogari ilegale bankare ne "Credit Suisse". Ndonese une vazhdoj te kem arsye te besoj qe kjo llogari ekziston, ligjet mbi privatesine bankare nuk lejojne te bashkepunosh me "Credit Suisse" per dhenie informacioni pa autorizim te shkruar nga Fatos Nano. Pa dyshim qe Fatos Nano nuk ka interes te bashkepunoje per kerkesen time. Por qeveria shqiptare ama mund te kerkoje bashkepunimin e "Credit Suisse" dhe qeverise zvicerane ne kuadrin e nje hetimi kriminal te nje zyrtari qeveritar te korruptuar. Sigurisht qe nese Nano ka nje llogari ne "Credit Suisse", ai s'do t'a lejonte qeverine e tij te bente nje kerkese te tille qe do te conte ne denoncimin e tij. Ju, nga ana tjeter, nuk keni lidhje me qeverine Nano dhe per pasoje, nese do te vendosni t'a ndiqni kete ceshtje, une do te isha i gatshem te bashkepunoja me prokurorine.

Shpresoj qe kujtesa te mos ju jete demtuar aq keq sa te keni harruar letren time drejtuar juve ne 6 janar te ketij viti, ku propozoja per domosdoshmerine e nje hetimi ne sektorin e telekomit shqiptar qe eshte pergjegjes per tarifat e larta telefonike te shqiptareve. Ne 2004 ne gjithashtu diskutuam perfshirjen e mundshme te Fatos Nanos ne kete ceshtje dhe Partia juaj Demokratike madje filloi nje hetim te telekomit, po per disa arsye misterioze ju nuk jeni ndjere me per kete ceshtje. Kjo eshte nje ceshtje e rendesishme per t'u adresuar qe ka lidhje dhe me akuzat e tjera per korrupsion kunder Nanos, dhe une akoma jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj rreth planeve per nje hetim ne sektorin etelekomit.

Perseri ne varesi te gjendjes se kujteses suaj, ndoshta gjithashtu do ju kujtohet letra qe i dergova Fatos Nanos qershorin e kaluar ne lidhje me aludimet ndaj tij per korrupsion. Kjo korrespondence iu be e njohur publikut shqiptar gjate nje emisioni ne televizionin Klan disa dite para zgjedhjeve. Ju ishit burimi i informacionit per shume nga akuzat kunder Nanos te pershkruara ne kete leter dhe ju ishit betuar per vertetesine e tyre; dhe tani, pasi keni ardhur ne pushtet, deklaroni qe nuk dispononi nje dosje per t'a hetuar? Si ka mundesi?

Nje shpjegim i mundshem per "humbjen e kujteses" suaj eshte qe keni genjyer paturpesisht: ose keni genjyer rreth atyre qe paraqitet si fakte para zgjedhjeve, ose genjyet kur i premtuat popullit qe ju do te luftonit korrupsionin. Per shkak te eksperiences sime te meparshme me ju ne drejtim te keqinterpretimit te fakteve, une nuk e mora informacionin qe ju me dhate si te mireqene. Si pasoje dhe ne vazhdim, une i verifikova dhe me nje numer burimesh te tjera ne Shqiperi aludimet qe ju bete rreth Nanos, dhe rezultati qe qe shume nga akuzat ishin te bazuara ne fakte. Prandaj, nje shpjegim me i besueshem per "amnezine" tuaj eshte qe ju keni genjyer tek shqiptaret me paramendim per t'i bere ata te besojne se ju vertet do te hetonit Nanon dhe qeveritaret e tjere, te cilet jo me kot kishin ngjallur aq antipati ne popull.

Tani zgjedhjet mbaruan dhe ju moret pushtetin, dhe ju me ne fund arritet cfare deshet. Sa per Fatos Nanon, megjithese nuk eshte me Kryeminister dhe as Kryetar i Partise Socialiste, ai vazhdon te bredhe boten e te beje nje jete perrallore (se fundi ka qene duke shetitur neper Amerike me Xhoana Nanon dhe Shpetim Idrizin, duke qendruar neper hotelet me te mira, duke ngrene neper restorantet me lluksoze dhe duke bere blere per "first lady-in" e tij ne dyqanet me te shtrenjta). Shume nga ish ministrat e tij vazhdojne gjithashtu te gezojne nje jete te tille. Arben Malaj, i njohur per aferet e tij korruptive dhe perfitimet nga skemat piramidale, ka mundur te rregulloje nje burse ne Harvard ?per mendimin tim, nje dhunim i integritetit te atij institucioni prestigjoz. Igli Toska, i akuzuar ne raportin bashkengjitur per kontrollin e nje prej linjave kryesore te heroines ne Shqiperi, eshte pare kohet e fundit duke shijuar restorantet e Uashingtonit.

Tek shume shqiptare, vecanerisht tek ato qe votuan per ju ne zgjedhjet e fundit, eshte me se e qarte se si dhe pse Nano vazhdon te beje nje jete aq lluksoze. Megjithate, aludimet dhe akuzat mbi burimin e pasurise se Nanos duhet te vertetohen tamam permes nje hetimi formal, dhe nese do te dale e nevojshme, venien e tij para drejtesise.

Popullit shqiptar i erdhi aty ku s'mbante me me krimin dhe korrupsionin qe simbolizonin qeverine Nano dhe fatkeqesisht vete vendin, dhe per kete arsye, lufta kunder ketyre te keqijave perbente platformen qendrore te fushates suaj. Dhe kjo qe arsyeja qe njerezit votuan per ju ne zgjedhjet e fundit. Ju gjithashtu premtuat qe do te forconit shtetin ligjor, dhe sic duhet ta dini mire, nje parim themelor i ligjit eshte qe askush nuk qendron mbi ligjin. Si rrjedhim, eshte pergjegjesia juaj ndaj shqiptareve qe te filloni menjehere nje hetim mbi akuzat qe ngrihen kunder Fatos Nano ne kete raport (burimi i te cilave, direkt apo indirekt, keni qene ju). Nese nuk do t'a beni kete gje, kjo do te thote disa gjera. Nje shpjegim i dukshem, sic u permend me pare, eshte qe ju genjyet e premtuat tek shqiptaret vetem me qellim qe te fitonit zgjedhjet. Nje tjeter eshte qe ju keni bere nje marreveshje sekrete me Fatos Nanon, ose per qellime politike, ose qe te perfitoni financiarisht nje cope te tortes qe Nano ka perfituar nga privatizimi i Albtelekomit, nga mareveshja e kazinos Hyatt, nga tarifat e lidhjeve te telekomit, dhe nga pasurite e tjera kombetare. Nje arsye e trete mund te jete qe disa fraksione jashte Shqiperise mund te kene bere presion mbi ju qe te evitoni ndjekjen penale te Nanos, dhe nese kjo eshte arsyeja dhe ju gjendeni ne nje pozite te veshtire, ju lutem me thoni dhe di une si te merrem me ta.

Por nese ju s'do te beni asgje dhe do te lejoni qe Fatos Nano te dale i palagur, shpjegimet e lartpermendura per ju per shmangjen nga hetimi te Nanos do te merren si te verteta. Pastaj do te behet e qarte per popullin shqiptar qe ju e keni mashtruar, gje qe i ben "bemat" skandaloze te Nanos mos duken asgje ne krahasim. Dhe ju do te njiheni nder shqiptaret si simbol i premtimeve te pambajtura dhe enderrave te thyera.

Sic thote shprehja "Me bere njehere budalla, turpi bie mbi ty, me bere dy here, turpin t'a mbaj vete". Ndoshta eshte koha tani per shqiptaret t'u kushtojne vemendje fjaleve te Peter Townshend: "ne s'do te genjehemi perseri".

Ju faleminderit. Sinqerisht,

Gary Q. Kokalari

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 18/04/2006 ora 19:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Prill 2006 10:04
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Gary Kokalari, ska cfare te beje tjeter, dhe vetem i teket ene sec nis ndonje leter nga shba duke u ankuar apo duke bere korrigjime te qeverisjeve, duke dalur ca si shume patriot.

Mqs i digjka kaq shume gary and co. per Shqiperine ja nje keshille falas prej meje: Ktheu ne Shqiperi, merr pasaporte shqiptare, beji bizneset po ne Shqiperi dhe atehere ke te drejten morale te ankohesh per qeverite dhe politikanet.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Prill 2006 16:52
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Geri Kokalari ka te drejte per nje gje: qe Berisha ka per te detyre tani qe eshte ne qeveri te deshmoje ku bazohej kur fliste poshte e lart per korrupsionin, pra te sjelle fakte.

Ndersa per kusurin e shkrimit me ngjan me nje stil Abdi Balete ne 92-shin (apo si e kishte ai ekstremisti qe donte te behej krytar i PD-se ne Tirane). Nuk i njoh shume aferet korruptive te qeverise Nano, por me ka rastisur te kem te bej me Igli Tosken. Mesa me kane thene edhe parate e fushates (qe ka shpenzuar kot per mendimin tim) i ka marre borxh tek nje familiar i tij. Keshtu qe, duke lexuar Geri Kokalarin dhe "burimet" e tij, arrij ne perfundimin se edhe ky tipi (qe jetoka ne amerike) nuk eshte as me pak dhe as me shume se pjese e thashethemeve arkaike qe jane pjese e tavolinave te kafeneve ne Shqiperi. Prandaj mendoj se keto carcafet e zoterise duhen marre me kujdes. Ndoshta ka dicka te vertete, por nga menyra si shkruan dhe faktet qe sjell ngjan vetem nje ekstremist i etur per urrejtje dhe jo nje qytetar qe do drejtesi. Kjo me duket intuitive po te mendosh qe ka ngrene e ka pire me Berishen para nje viti.

Persa i perket Credit Suisse, do ishte bukur ti nxirrte emrat aq kollaj, por kam pershtypjen se Kokalari shef endrra ne diell. Bankat zvicerane jane fole te sigurta prej shekujsh. Me dhjetra qeveri perendimore kane patur deshire te marrin te dhena prej tyre dhe s'kane marre gje. Rasti i fundit ishte qeveria amerikane qe i beri presion rendshem per te luftuar terrorizmin etj, dhe prape se pare mbeten me gisht ne goje. Tani do shkoje Kokalari me firmen e Berishes me vete dhe do merrka vesh llogarite e Nanos. Amon, qafsh plaken...


P.s. Ah, dhe dicka tjeter ka te drejte Kokalari. Kur thote "Partia Juaj Demokratike". Me sakte se kaq s'ke ku e gjen. PD eshte partia e Berishes. Gjithe te mirat.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Prill 2006 18:33
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Annika
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2003
Vendbanimi: suedi
Mesazhe: 42

berisha gënjeu sa plasi gjatë gjithë kohës në opozitë dhe me sa duket po përpiqet të realizojë qëllimin që i kish vënë vehtes( ose ja kishin dhënë si detyrë shtëpie) që tja nxjerrë fundin Shqipërisë, ta shesë si të dojë, të ndajë jugun nga veriu, ëndërr e vjetër e serbomëdhenjëve, që pastaj të marrë secili pjesën që i ka takuar që në 1912 sipas fuqive të mëdha.
Turpi më i madh është shkrirja e Akademisë së shkencave.
Me sa duket nuk do që argumentat shkencore që vërtetojnë origjinën tonë nuk i pëlqejnë të ashtuquajturit "doktor" ndonëse këtë titull e ka marrë në kohën kur i shërbente partisë me zell. Ai nuk duhet të pranojë të quhet doktor se ka kohë që e ka lënë zanatin, ai përkundrazi e sëmuri Shqipërinë në vënd që ta shëronte sic mund të bënte nj doktor i vërtetë.
Berisha uluriti për paraardhësit vetëm e vetëm që të merrte pushtetin, dhe ulurinte në atë farë feje sa që gënjeshtrat filloi ti besonte dhe vetë si të vërteta.
Mjerë Shqipëria në c'duar ka rënë.
Për më shumë se një vit asnjë punë nuk ja doli në krye vetëm prishjes së udhëkalimit tek Zogu i zi.
Mjek që shkatërron, vetëm atë kam parë.

__________________
cfarė do mbjellėsh do korrėsh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Tetor 2006 23:31
Annika nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Annika Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Annika (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Annika Shto Annika nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Annika nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Berisha nuk genjeu atehere per Nanon por e drodhi tani.
Akademia eshte turpi i shqiptareve. Ne te eshte personi qe solli Janullatosin...

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Tetor 2006 20:09
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Per te interesuarit.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.