Stanley
I urryer nga injorantet.
Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191
|
Pagabueshmeria e Papes. Hyjnore apo Njerezore?
Kisha Romano-Katolike ka qene gjithmone, dhe eshte, nje Kishe e "gjerave te reja", e novacioneve dhe mendimeve te suksesshme ose jo, e pyetjeve te pafund, vendimeve, programeve, pedagogjise, dhe njekohesisht, perdoruese e shkelqyer e demagogjise per te arritur ne nje qellim, pavaresisht nga cmimi.
E keshtu, Drejtuesi Tokesor i saj, Papa, i pajisur me pushtet nga Lart, drejton dhe udheheq kete Kishe Mbareboterore qe ka ne gjirin e saj te madh, 1 000 000 000 njerez me shpirt.
Ky "Pape" gjate gjithe historise se tij, me ane te Bules Papale ka nxjerre dhe formuar ligje te pakthyeshme dhe te padiskutueshme ne lidhje me shume probleme qe i kane dale Kishes, Ekonomine e Saj, Strukturen, Bamiresite, Kujdesin dhe sidomos ne lidhje, duke mos harruar Veten e Tij.
Keshtu, si njeri, Papa qe jetoi gjate dhjete vjecarit te 7-8 te shekullit XIX, qe une nuk ia di Emrin, shpalli zyrtarisht Pagabueshmerine e Tij.
Sipas kesaj Doktrine, kur Papa flet "ex katedra", si Bari dhe Mesues, atehere shpreh ne menyre autentike se fjala e tij perben ligj kishtar, pa qene i domosdoshem miratimi i peshkopeve te tjere, pa qene i diskutueshem dhe i pandryshueshem, sepse konsiderohet "Pasues i Pjetrit".
Perpjekja per konfirmimin e kesaj doktrine me ane te pjeseve nga Shkrimi i Shenjte, nga Tradita dhe nga Eterit, e kane cuar ate ne nje thellesi te humbur akoma me te madhe se e para. Se pari, sepse Kisha Romano-Katolike e sheh Pjetrin si nje njeri te pagabueshem.
Por, asnjehere dhe askush nga interpretuesit e pjeseve te diskutueshme nuk konkludon ne pagabueshmerine e Pjetrit. Madje tek "Veprat e Apostujve", Sinodi Apostolik nuk i dha Pjetrit te drejte, por dikujt tjeter.
Tradita e Kishes tregon se marrja e vendimeve eshte bere gjithnje prej Sinodeve Ekumenike, qofte edhe Lokale, por gjithmone ne Sinode.
Fatkeqesisht, dogma e Papes hedh poshte kete tradite. Vete Papa Piu XII tha: "Tradita jam Une". Kur peshkopet e tjere e kundershtuan duke i paraqitur Traditen e Vertete, Piu arriti ne sakrilegj deri ne permbysjen e sistemit dogmatik, administrativ dhe adhurues se Kishes, gje qe coi ne copetimin ne shume sekte dhe skizma brenda Kishes Romano- Katolike.
Madje, Kisha Romano-Katolike tregoi cdo gje, pervec pagabueshmerise qe nuk eshte Papa. Kete e pohojne edhe vete teologet Katolike te shquar si Her, Kuenk kur u referohen denimeve qe Sinodet Ekumenike dhe Lokale i dhane Peshkopit te Romes.
Ekzistenca e Sinodeve Mbareboterore e ben te pavlefshme Pagabueshmerine e Papes. Do te ishte arrogance nese katoliket do te kembengulnin per te kunderten. Keshtu, duke menduar logjikisht, konkludojme se vetem njera nga dy anet duhet te ekzistoje:
1) Papa, zeri absolut, i vetem i pagabueshem,
ose
2) Sinodet Ekumenike, zeri i te gjitheve.
Si rrjedhim, Pagabueshmeria e Papes eshte e padobishme dhe demton imazhin ekumenik te Kishes.
Nje rrjedhoje tjeter eshte qe, Pagabueshmeria e Papes i dha shkas te themeloje brenda Kishes nje rregjim kozmik. Eshte i njohur njehsimi i pushtetit kishtar me ate politik ne personin e Papes. Ai nuk vendos vetem per gjera kishtare, por edhe per ato politike.
Rezultati i dhimbshem i kesaj eshte qe Kisha e Papatit te konsiderohet me teper nje sistem global politik se sa nje organizem Hyjnoro-Njerezor.
Nje rezultat tjeter i saj eshte edhe zhvillimi i Klerikokracise, qe u mbeshtet ne frymen e absolutizmit dhe zoterimit qe kultivuan doktrinat e reja te Papeve. Disiplina e hekurt qe imponon Papa tek Peshkopet e tjere, shtrihet edhe tek laiket. Kjo tregon nje carje te unitetit brenda Trupit te Krishtit. Ndikimi i struktures se pushtetit kozmik e ben pasive dhe e nekrotizon veprimtarine reale te Kishes. Keshtu, kleri behet nje murr ndares midis Perendise dhe njeriut.
Por, me e keqja nga te gjitha eshte se Pagabueshmeria e Papes ka lene tek njerezit nje pershtypje te thelle se Papa zevendesoi Krishtin. Sigurisht qe vazhdohet te predikohet Krishti, por "Jo sic do Krishti, por Papa", ka thene Dostojevski.
Megjithate, inkurajues eshte fakti se teologe Romano-Katolike, mjaft te rendesishem, filluan nje mobilizim kunder dogmave papale, ku jane dukur fryte te pakta. Kjo levizje u zyrtarizua kryesisht ne Sinodin e Dyte te Vatikanit ku filloi te dale ne drite sistemi i munguar Sinodik.
Sigurisht, pa zhvleresimin e pasojave te vazhdueshme te arbitrariteteve te kaluara papale.
__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|