Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Jeta dhe vdekja proces i nje jete! - "aristoteles"
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kURTh
Anetar i ri

Regjistruar: 14/08/2006
Vendbanimi: EARTH
Mesazhe: 8

Zakonisht, ne vend qe te kuptojme vdekjen, ne tronditemi prej saj. Prandaj zemra fillon e dridhet me frike.
Dhe frika nuk ndihmon aspak, bile frika zymton mendjen akoma me shume. Prej frikes
kurre nuk ka dal ndonje menyre te kuptuari.

Keshtu qe sa here ndjejme frike eshte nje shans, eshte nje mundesi e madhe qe te kuptojme
qe jeta eshte momentale, kalimtare, e bere nga i njejti lloj materiali sikurse edhe enderrat.
Sa reale duken enderrat kur jemi ne gjume -- ne fakt, me reale sesa eksperiencat qe kemi
kur jemi te zgjuar. Mbase asnjehere nuk e kemi menduar, por nderkohe qe jemi te zgjuar
mund te dyshojme: "Ndoshta kjo qe shoh eshte thjesht nje enderr". Une mund te jem nje enderr,
ti mund te jesh nje enderr, e gjitha kjo bashkesi njerezish mund te ndodh tamam si nje enderr.
Paspak do zgjohesh dhe do gjesh qe: "oh, ishte thjesht nje enderr".

Kur je zgjuar ekziston nje mundesi dyshimi, te mosbesosh realitetin qe te rrethon. Ndersa
ne gjume nuk mundesh bile as te dyshosh ne ekzistencen e enderres. Eshte kaq reale, eshte
me reale se realiteti. Ne ndonje enderr, ke dyshuar ndonje here, ke menduar qe ndoshta po shikon
nje enderr? Ne momentin qe dyshon, zgjohesh dhe enderra mbaron menjehere. Enderra mund te
qendroje atje vetem nese je plotesisht ne gjume, kaq thelle saqe asnje dyshim, asnje mosbesim
mos te shfaqet.

Por tek ata qe kane kuptuar te dyja, jeten dhe vdekjen si asgje tjeter vecse si dy aspekte te
nje realiteti, enderra dhe i ashtu-quajtur realitet i zgjimit te koshiences ne parim nuk kane ndryshim.
Sikurse zgjohesh ne mengjes dhe jeta e enderres mbaron, nje dite ne vdekje zgjohesh ne nje realitet
tjeter dhe cdo gje qe ishte reale deri atehere -- per 80-90 vjet -- behet vecse nje enderr. Asnje lloj
gjurme nuk mbetet ne vetedijen tende.

Vdekja eshte nje kujtues konstant qe "Mund te vij ne cdo moment. Pergatitu". Dhe cfare eshte
pergatitja? Pergatitja eshte: Te jetosh jeten aq totalisht, aq thelle, te jesh aq i zjarrte me te saqe
kur vdekja te vije mos me pas ankesa, qejfprishje, merira. Pra te vish ne ate lloj stadi ku te jesh
absolutisht gati sepse e ke jetuar jeten totalisht, i ke njohur gjithe misteret e saj.



Dhe per mua, jeta nuk duhet marre shume seriozisht. Sa me shume buzeqeshje, sa me shume ngrohtesi,
dashuri aq me e embel behet rruga e saj. Serioziteti eshte i ngurte, eshte pjese e vdekjes.


Jeta ka ardhur prej dashurise dhe me dashuri duhet te iki.



Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2006 08:08
kURTh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kURTh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kURTh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kURTh Shto kURTh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kURTh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arsona
Veteran ne forum

Regjistruar: 15/11/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 786

Cfare eshte jeta? Shume filozof te medhenj si Sokrati, Plato, Aristoteli dhe te tjere jane munduar te shpjegojne ate pyetje, por e verteta qendron se asnjeri nuk e di. Sokrati dhe Plato me sa di une e mbaj mend jane munduar te shpjegojne kuptimin e se vertetes duke perdorur llogjiken, dhe teoremat e Formave dhe te tjera matematikore, qe filozofet me te rinj si psh Aristoteli nuk pajtohet me ate shpjegim sepse nuk eshte konkret eshte dicka abstrakte  qe shpesh here mundohemi ta shpjegojme. 

Jeta dhe Vdekja eshte nje periudh kohe ose sic e quajne filozofet e lasht Grek "Shkalla e kohes"  qe cdo gje qe ne harrim ta shpjegojme ne cdo step te asaj shkalle eshte natyrore dhe te tjerat nuk jane. Valle a eshte kjo e vertet? kete se dime. Por kshilla me e mire eshte se ne si human pakashum e dim mesatarisht sesa vite jete kemi, atehere duhet ti shfrytezojme ato duke e jetuar jeten, dhe jo duke pasur friken se cmund te ndodh mbas saj, dhe si eshte vdekja, Mos kini merak duam sduam te gjithe doe e provojme, por te pakten me kohe e me rradh ajo pune , Ok kaq per sot se po vazhdova te shkruaj akoma per kete teme, kushedi cfare enderrash shoh

__________________
Find the light that makes you
shine and then use those rays to illuminate your way

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2006 08:23
arsona nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arsona Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me arsona (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: arsona Shto arsona nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arsona nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freespirit
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525

Shume idera ka per pas vdekjen edhe pse asnje se di, te gjitha jane thjesht presupozime. Megjithate une nje gje nuk dua ta besoj faktin se kur vdes njeriu apo shpirti apo cfaredoqofte harron plotesisht realitetin qe ka jetuar. Cfare kuptimi ka qe une te jetoj nje realitet tjeter kundra deshres sime mendoj se do ta pranoja me mire vdekjen ashtu sic eshte thjesht vdekje, sesa nje realitet qe perdor qenien time sic i teket. Kjo eshte jeta ime keta jane njerezit e mi miqte e mi une jam kjo qe jam dhe nuk do te doja kurre ta ndryshoja kete edhe pas vdekjes. Megjithate disa gjera si kemi ne dore po nuk i dihet ndoshta edhe eshte keshtu sic them une.
shendet

__________________
Don't be afraid to show your true colors.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Gusht 2006 17:06
freespirit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freespirit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freespirit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freespirit Shto freespirit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freespirit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kURTh
Anetar i ri

Regjistruar: 14/08/2006
Vendbanimi: EARTH
Mesazhe: 8

Smile

Qenia e secilit prej nesh eshte manifestim i natyres, EKZISTENCES. Nuk eshte zgjedhja jone, ne jemi pjese e saj. Ajo nepermjet nesh shpreh vetveten ...

Perdorimi apo shperdorimi eshte koncept, ide njerezore.

Sikurse dhe deshira eshte produkt i mendjes.

Eshte nje iluzion i yni perceptimi i vetvetes si te ndare prej se gjithes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Gusht 2006 21:27
kURTh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kURTh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kURTh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kURTh Shto kURTh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kURTh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
leopardi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/06/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 220

Vdekja/frika

 

Nga vdekja nuk kam frike, . Jo

Por kam frike nga pavdeksija e saj...

 

 

__________________
e harrova.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Mars 2007 19:49
leopardi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė leopardi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me leopardi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: leopardi Shto leopardi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto leopardi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:33 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Jeta dhe vdekja proces i nje jete! - "aristoteles"

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.