Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Dyshimet e Nene Terezes
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

Kolombi s'ka bere asgje per Italine,por ama italianet krenohen me te se eshte italian,.... Ka shume figura boterore qe kane prejardhje te tjera dhe kane bere gjera te medha per kombe te tjera ose per njerezimin,...Kjo ben qe ato kombe nga te cilat keta njerez kane prejardhjen te krenohen me ta,...Nene Tereza ka ndihmuar te varferit e te varferve,..atyre qe gjithkush i sheh ne cep te rruges duke vdekur dhe largohet me perçmim,..u ka dhene ndime lebrozeve,..te uriturve ,..te miturve rrugeve e vendeve me te varfera te botes,...Nene Tereza dhe motrat e veta i kane treguar botes qe meshira njerezore e shtyre dhe nga meshira dhe dashuria hyjnore ekziston....Nene Tereza eshte dhe nje çmim nobel per paqen,...gje qe na ben te krenohemi me shume ne si Shqiptare,...Por ama shoh se ketu dikush do te na veshi patjeter identitet myslim,dhe çdo gje qe nuk eshte myslime nuk na u dashka,...Ja ku na dolen edhe mbrojtesit e shqiptarizmes,...Le ta fillojme me Nene Terezen e pastaj te zvogelojme dhe figurat e tjera kombetare qe s'kane lidhje me islamin,...Mua Toli me akuzoi dhe per rracizem(shoku yt Walker)por ai harron qe eshte nje rracist fetar,...Ne mesazhin e pare ne kete teme bera pak shaka(per ke nuk kupton),..por une jam shume shume krenar qe kjo grua,..kjo shenjtore eshte Shqiptare,...veprat e saj kane treguar nje nga anet me te mira te kombit tone,..tolerancen(ajo ndihmonte pa dallim feje,moshe,seksi,rrace),...bashkjetesen,mikpritjen,..dhe mbi te gjitha meshiren,..Ne rruget e botes Walker dhe po te jesh duke vdekur as nuk ti hedh syte njeri,ne Shqiperi ndalojne te gjithe te ta japin nje dore,...Kini kujdes djema se me te vertete po bini pre e dogmave trularese te te ashtuquajturit islamizem ekstrem,...kete ja them edhe atij qe me fshin mesazhet e mia..............

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2008 01:22
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

O Sajmo, marshalla paske shkru gjith ato mesazhe sot, qeke frymezu. Po pune me te mire se te merresh me mua, nuk ke dot? Ti vulat i vure njehere..shave, sle gje pa thene, na tregove shpaten, un ste ktheva faqen tjeter si keshillon Jezu Krishti dhe ti arrite ne perfundimin ' ja, keshtu jeni ju muslimanet te gjithe the, e provova ato qe shpreha' ...taktike interesante ne fakt, po me kete taktike provon qe jane te 'dhunshem' gjith shqipetaret: thuaji kujt te duash ato qe the ti, 'per ti vene ne prove', dhe pastaj kur te te kthejne pergjigje thuaj 'ja, e shikoni si eshte ky..'
Tani cdo? Ti qe je kaq i sigurte ne ato qe thua?
Mir me, sje racist, ti qe thua qe islami eshte besimi me primitiv ne bote, ti qe ke studjuar gjithe besimet e gjithe popujve te botes..ti nuk je racist..
Ti je nje i ditur qe ben thirrje te largohemi nga nje besim 'primitiv' qe po mahnit gjithnje e me shume boten joislame dhe kryesisht intelektualet... bej nje kerkim ne youtube per personat qe pranojne islamin.. mbase gjen edhe ndonje paleontolog si ty, se me shkencetare e ke mbushur plot..
bej edhe nje kerkim per besimet 'primitive', shiko mos gjen ndonje besim tjeter 'primitiv' vec islamit qe nuk ka rene ndesh kurre me te vertetat shkencore qe te pelqejne ty, qe ka frymezuar dhe shpjeguar qarte ngjarje dhe zbulime te shume shekujve qe do vinin ne te ardhmen..
Shiko mos gjen ndonje besim primitiv qe nderron 180 grade veset e keqija te nje shoqerie per 23 vite dhe qe e ben kete shoqeri superfuqine e kohes, ShBA-ne e sotme.
Ti nuk je racist, kur vjen puna per ato qe ti quan te pranueshme, por me fjalet e tua ti je racist kok e kembe, fjalet e mia nuk kan qene shume me te bukura ne raport me ty, por nqs jam racist i nje gjeje ne 'biseden' tone, jam racist i racizmit tend, i gjuhes tende te shpifur..cu bone ti ere te shash pa te keq besimin tim dhe njerezit qe dua dhe qe i thone vetes muslimane..
me logjiken 'them cte me doje qejfi' i bie ndesh damarit tone shqipetar..ty mbase te eshte 'holluar' me ndonje gje tjeter, nuk e di..
...nuk kam thene ndonje here dhe as besuar, qe ortodokset jane greker, as kam leshuar thirrjen 'le te behemi turq', qe shpreh ti ne nje teme tjeter..ti shpreh ato jane deshira jote, dhe jo budallalliku e as tradhetia ime..
Permend te derguarin e fundit te Allahut, ik e lexo dicka me pare, para se te leshosh pyetje 'sfiduese'..car ke lexuar ti rreth tij qe te ben te thuash 'mos e thente Zoti perhapjen e mesazhit te tij ne Amerike', po ku di ti se car behet atje, kete lutjen tende ta kishe bere pak me perpara....

I derguari i Allahut liron dhe bireson nje skllav zezak, ne nje kohe dhe vend qe as sklleverit dhe as zezaket nuk kishin ndonje te drejte..nje prej miqve dhe njerezve me te dashur eshte serish zezak..ne trajtimin qe ben mes njerezve nuk ben asnje dallim..ne hutben e fundit qe mban keshillon bindjen ndaj drejtuesve edhe nqs jane zezake etj etj...po car shprehin keta per ty...ku mendo ti se ShBA quan nje nga sukseset me te medha te Kenedit lejimin e shkollimit te zezakeve ne nje shkolle me te bardhet, packa REAGIMEVE TE SHUMTA..dhe vetem para me pak se 50 viteve...

ika se nuk kam shume kohe dhe fatkeqesisht nuk para ja vlen..

po deshe te besh bisede, fol si njeri, liji sharjet dhe keshillat..ose mos mu drejto me mua, ske cben ndonje gje me te mire se te merresh me mua?? Zdo kthej pergjigje 20 mesazheve

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2008 09:29
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

Toli,..sklleverit zezake ne Sh B A nuk i liroi allahu apo Malkolm x,..kjo eshte nje histori e gjate qe ka filluar qe me Linkolnin,...Por po me duket se ti paske kuptuar ç'ke dashur,...Une shtrova pyetjen se çdo te bente Muhameti ne periudhen e ne kohen e tij po ti binte ne dore Amerika e jo ne shek 19,...Sa per ate rracizem qe ti akoma vazhdon te me akuzosh duhet ta dish dhe kuptosh mire qe eshte nacionalizem dhe jo rracizem(dhe per kete akuzome sa te duash),...Une p.sh nuk jam dakort me ata qe e identifikojne veten ne rradhe te pare si myslimane e pastaj si shqiptare dhe per me teper duan ta kthejne islamizmin ne identitet kombetar,...Po pse se pranoni te pakten mor njerez qe islamizmi s'ka as 300 vjet qe eshte futur tek ne???Kaq e veshtire qenka te pranohet e verteta???Keta shoket e tu Toli qe thone ne rradhe te pare jom mysliman e pastaj shqiptar,..me lind pyetja mua çdo te benin ne rast te ndonje zhihadi qe prek interesat e kombit tone???Po pse mo Toli ti do te me thuash mua qe ty nuk te pelqeka stili i veshjes mysliman me femrat e mbuluara koke e kembe e meshkujt me mjekrra te gjata???(mos u trego hipokrit kesaj rradhe e mu pergjigj)E me thuaj sipas teje çfare lidhje ka (historikisht) kjo menyre jetese me menyren shqiptare te te jetuarit e te veshurit apo ushqimit???A po te thosha une Toli se ku do i çoni ju grate e medha te ketij kombi???A eshte e vertete Toli se shoku yt Walker u mundua te hedhe hi mbi figuren e Nene Terezes(shtese,....une s'kam pare ndonje myfti apo hoxhe te ndihmoje lebrozet,..i kam pare te mbysin vetem xhindet duke qene dhe te paguar pale) Une pastaj nuk merrem veç me ty se s'paskam pune tjeter por po mundohem te debatoj siç bejne gjithe te tjeret ne forum,...Se pastaj ti merr zjarr dhe shan sepse nuk do t'ju pergjigjesh disa pyetjeve te thjeshta e te qarta pune tjeter,....Po me shave te shaj dhe une Toli se ti e di qe asnje Shqiptar se ka zakon te te ktheje faqen tjeter i çfaredolloj feje qofte se ne rradhe te pare eshte Shqiptar....

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2008 01:55
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Cdo bente Muhamedi (s.a.s) ne periudhen e kohen e tij po ti binte ne dore Amerika ?
Kete e di vetem Zoti. (nuk eshte nevoja te shtjelloj se perse kjo pyetje eshte pa pike kuptimi, gjersa ty te duket me kuptim)

Histori e shkurter fare: Meka eshte qyteti ku lindi Muhamedi (s.a.s), te paret e tij ishin ndertuesit e Qabes. Aty atje i jepet detyra e profecise dhe fillon te perhape mesazhet qe i vinin nga Zoti, sic i ndodhi profeterve te tjere. Aty ndeshet me nje armiqesi te tmershme (dhunohet fizikisht, tentohet te vritet, po ashtu ndjekesit e tij, sidomos te varferit dhe SKLLEVERIT , shume prej te cileve vriten..) .. detyrohen te mergojne dhe pasi ishin nisur nje pjese e madhe e muslimaneve te atehershem per ne Medine, niset edhe ai, bashke me shokun e tij me te afert, Ebu Bekrin. Armiqte nga Mekke kembengulin ne armiqesine e tyre dhe shpallin disa here lufte ndaj muslimaneve. Vetem pas 8 viteve prej mergimit te tij , Rasulullahu kthehet me nje ushtri prej 10000 vetash. Islami ishte perhapur me nje shpejtesi te jashtezakonshme dhe kete nuk e kishte bere Muhamedi (s.a.s), e kishte bere Allahu. (qe eshte emer i pervecem dhe per te treguar se ke pak edukate, duhet ta shkruash me leter kapitale, sic shkruan Malkolm x, qe meqe ra fjala, ishte musliman..)
Pra Allahu (Zoti i vetem dhe i plotefuqishem) ka cdo merite...gjithe bota te mblidhet, nuk krijon dot asnje krah mize..as profetet, njerezit me te lartesuar nga Zoti, me perfektet..
Muhamedi (s.a.s) futet ne mesin e atyre qe i kishin bere cdo te keqe dhe qe tashme pritnin te ekzekutoheshin. Por Rasulullahu i tha ''un po ju them ato qe i tha Jusufi vellezerve te tij 'sot per ju nuk ka ndeshkim per ato qe keni bere ne te kaluaren' ikni, jeni te gjithe te lire''.. perfshi te paret e armiqve te deritanishem
Ca do bente po te shkonte ne Amerike ne kohen e tij? Ne lidhje me sklleverit zezake? Sklleverit zezake nuk i kishin sjellur akoma.. Aty kishte fise autoktone qe benin kurban femijet e tyre per besime boshe.. Mbase ato do i bente muslimane, do i bente te hiqnin dore nga veset e keqia, sic beri me idhujtaret qe u kthyen ne muslimane..


Vetes nuk ka dyshim qe nuk i thua racist ti, nacionalist do i thuash, e njejta gjendje e neonazisteve. Keshtu qe mos te lodhemi kot me ceshtje qe nuk i diskutojme dot, sipas teje ke te absolutisht te drejte dhe une sipas meje kam te drejte, keshtu qe i leme keto dhe te kapim ato qe mund te diskutojme..

Ti nuk je dakord qe ca identifikojne veten ne radhe te pare si muslimane, pastaj si shqipetare. Ok, Nuk je dakord. Por ske pike te drejte te kalosh cakun. Nqs nuk e mban veten dhe nuk respekton te drejten e tyre per te besuar ashtu si besojne, ti ben shkelje te lirise se besimeve te tjetrit, jo ata.

Islami 300-350 vite ka qe eshte perhapur ne mase, po. Un e kam thene per vete disa here..ne nuk e pranokemi? Po cka ketu per te mos e pranuar..car kuptimi paska njeher ky fakt kunder muslimaneve?

Ke identiteti i personit, nuk e di se ckuptim ka radhitja e tille: Ne radhe te pare jam musliman, pastaj jam shqipetar, pastaj jam Korcar, pastaj jam ...
Cdo gje ka vendin e vet... Pa kuptim do ishte te thuhej : Ne radhe te pare jam ortodoks, pastaj jam musliman, pastaj jam hebre...
Jam musliman e vlla, se kam besimin islam.. Jam shqipetar, nqs me pyet per kombesine, kam ide te majta, nqs me pyet per bindjet...etj etj psh...

Cila eshte situata ku dikujt i qeka vendosur shpata ne gryke, qe qeka detyruar te vendosi mes te jetuarit te besimit te tij apo te qenit shqipetar? ah po, kete situate jane munduar ta krijojne Degjeneratat si Enveri (qe ka lene kopile, Envere xhunjor edhe ke forumi )...qekur qeka detyruar dikush te beje radhitje te tilla..?
'Zhihadi qe prek interesat kombetare' eshte situate qe nuk e kuptoj dot, sqaroje , mjaft u lodha duke u munduar te gjej pak kuptim te pyetja se cdo bente pejgamberi a.s po ti binte ne dore SHBA-te..

Pyetja ne lidhje me veshjet..ahhhhh.... si eshte pergjigja 'johipokrite' qe pret nga ana ime...te them 'po', se ate do ti? Si bohen pyetjet ashtu mer? Hipokrizine time nga e nxore.. ti kot qe pyet atehere, meqe je aq i sigurte se mua me pelqen mjekrra shume (se thua 'mos me thuaj tani qe nuk te pelqen'..atehere cke qe pyet..se po te them 'jo', do thuash ' te thashe leje hipokrizine...' o Zot..!
Une te them 'Jo' , sme pelqen 'moda' e disa muslimaneve ne shqiperi, por kane punen e tyre.. eshte gje shume kot madje qe te themi 'jo me, edhe ato kane te drejtat e tyre', sikur u kemi shpirtin ne dore, sikur ne jemi anetaret e jurise, ato te paditurit..sikur vertet nuk kane te njejtat te drejta me ne..
Po ndaj mbuleses se femrave, mjer une te kem gje, eshte urdher i Zotit, eshte pjese e besimit islam.. e besimit islam nuk i jipen forma sipas atyre qe mendon ti e IQVlora... hoxha le te pije raki...po pra, keto hoxhallare qe marrin leke dhe qe nuk ndihmojne lebrozet jane turpi, por i vetes se tyre ama, jo islamit...keto 'hoxhallare' e hoxhallare si IQVlora kane dhene fetva tyret, si duan te japin ca: 'po eshte nxehte shume veres, nuk ka kuptim mbulesa',apo talebanet qe mbulojne vajzat e vogla, packa se nje gje e tille nuk eshte fare ne islam, perfshi mbulimin me zor...
Mjekrra te me pelqente ne menyre te vecante, apo stili me pantallona trecerekshe, do e praktikoja.. por ja qe nuk di reth islamit aq sa di ti, me 'observimet' e tua te 'sakta', apo me njerez qe mendojne si ty dhe qe niveli intelektual nuk tejkalon ate te IQVlores. Shko njehere ne Xhami, per kuriozitet, dhe shiko se ato qe falen nuk jane vetem 'mjekroshat', por provo edhe te njohesh nje nga 'mjekroshet', do shohesh se ato 'nuk flasin arabisht'..

Nga ta di une se car thote Walkeri, thot Walkeri 'teknologjia esht mjet ne duart e djallit', car faji kam une..ne islam djalli nuk ka forcen ti jape njerezve armet ne duar, ka aftesine te mashtroje, por njeriu ka edhe ndergjegjen qe mund ta ktheje teknologjine ne mjet per shpetimin e njeriut. Islami inkurajon pa me te voglin dyshim kerkimin e ilaceve, profeti thote 'pa dyshim per cdo semundje (por jo per vdekjen ka kure) ka kure, zbulojini', e per fluturimin e Sulejmanit a.s, shume dijetare bejne komentin qe eshte nje nxitje, qe njerezit mund te fluturojne, apo gjetja e kurave per cdo semundje nga hz Isai, sic e permenda me siper..

Po ti cdi rreth islamit, nje pamje mashkulli me mjekerr dhe pantallona trecerekshe dhe femra qe nuk shkollohen dhe qe vishen me carcaf te zi...nuk eshte ky islami
Ti lexo dicka rreth islamit, shiko se cthote ky besim, atehere mund te diskutojme sic diskutohet.. Nuk ka pergjigje per shpifjet, sidomos kur nuk do pergjigje, sidomos kur pyet dhe thua ' po mos me thuaj qe nuk eshte ashtu sic mendoj une'..

Me sinqeritet, sa merresh me ato qe thot Walkeri dhe ato qe them une, shiko icik ne youtube per shkencetaret qe kthehen ne muslimane...
shiko icik shifrat e kthimeve ne islam ne perendim.. dhe thjesht mendo qe mbase nuk jemi aq budallenj, qe kemi pare dicka interesante te dicka, rreth te ciles ti di vetem qe eshte 'besim primitiv'

Sa eshte mosha mesatare e vdekjes ne Shqiperi? Eshte valle 60 ? Po mendoja qe kam kaluar nje te treten pa e ndjere fare.. babai im ka kaluar me shume se 2 te tretat e kesaj moshe...
Po mund te behemi 100, ja max 105. Mundesia qe mos te jetojme der neser, eshte e madhe.. ka dicka qe quhet vdekje dhe per te cilen mendojme shume pak..per vete kam kerkuar pergjigje dhe nuk jam ndalur te islami jo se duhet genjyer vetja, por se kam gjetur ato qe doja dhe madje me shume.

Kuptoj te moskuptuarit e dickaje, te ndjerit antipati mbase, por jo armiqesine ndaj dickaje qe nuk te demton..

te tani me lal, flasim dicka qe na intereson, dhe shume langaraqe te cileve nuk u perzihet kush ne muhabetet e tyre, te tregojne deren.. sa kot... klasike per ne, fatkeqesisht kemi shume vese te keqia, mes te cilave tu perzihesh ne punet e tjereve

__________________
dita me e bukur: sot

Modifikuar nga tolstoy86 datė 20/05/2008 ora 12:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2008 12:15
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

pu pu pu,..sa koka te medhaja qenkan bere myslimane mor jahuuuu.Tani po shkoj te behem edhe une,...po me duhet te mesoj dhe ndonje gje arabisht perpara se ndryshe nuk lutem dot.Apo mund te lutem duke e quajtur Zotin Zot ,....ne Shqip desha te thosha....ky eshte problemi im i vogel,...Sa per 300 vjetet pyeta thjesht se shume nga ju dhe eshte perhapur fatkeqesisht edhe jashte Shqiperise kjo ide,thone se kemi identitet mysliman si komb,..d.m.th i bie te kemi lindur me identitetin tone 300 vjet me pare kur disa nga zonat e Shqiperise u fallsislamizuan(them falls se te gjithe ne e dime mire se sa myslimane te mire jane Shqiptaret) Por po shoh me çudi qe keta te tanishmit qenkan me serioze se (e them gjithmone) gjysherit e tyre adoptues,...P.s...Toli e di qe Malkolm X ishte mysliman prandaj e shkruajta.

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Modifikuar nga sajmolabi datė 05/06/2008 ora 22:15

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 21:59
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sjara
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/04/2008
Vendbanimi: gjėegjėzė
Mesazhe: 173

Citim:
Po citoj ato që tha sajmolabi
pu pu pu,..sa koka te medhaja qenkan bere myslimane mor jahuuuu.Tani po shkoj te behem edhe une,...po me duhet te mesoj dhe ndonje gje arabisht perpara se ndryshe nuk lutem dot.Apo mund te lutem duke e quajtur Zotin Zot ,....ne Shqip desha te thosha....



Lutu dhe ne shqip sajmolab, mos e mundo veten me arabishten, por lutu ta kesh fatin te behesh dhe ti musliman sepse Zoti kete I'a jep atij qe do.

E modifikove por une me e shpejte ta citova, gjithsesi me duhet ta modifikoj edhe une dhe te te them se do te ishe me fat te ishte ky problemi yt i madh, nese ky eshte i vogli atehere qenke pa fat.


SAJMOLAB UNE PO PRES TA MODIFIKOSH NJE HERE E MIRE SEPSE E BERA POSTIMIN CARCAF. E TRETA HERE QE E MODIFIKON

Modifikuar nga sjara datė 05/06/2008 ora 22:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 22:06
sjara nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sjara Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sjara (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sjara Shto sjara nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sjara nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

vetem shtova nja dy gjera

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 22:16
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sjara
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 17/04/2008
Vendbanimi: gjėegjėzė
Mesazhe: 173

MENDOHU MIRE PARA SE TE KALOJE 30MIN MOS KE LENE GJE PA SHPREHUR

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 22:19
sjara nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sjara Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sjara (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sjara Shto sjara nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sjara nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sajmolabi
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/04/2007
Vendbanimi: IT
Mesazhe: 111

Talking

po s'kena kohe pra se po shikojme dhe digitalbin,..do zoti nuk shkoj ne ferr per gjithe keto mekate....

__________________
E MEGJITHATE RROTULLOHET

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Qershor 2008 22:24
sajmolabi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sajmolabi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sajmolabi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė sajmolabi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: sajmolabi Shto sajmolabi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sajmolabi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
refet
Anetar i ri

Regjistruar: 15/07/2007
Vendbanimi: croaci
Mesazhe: 3

tereza shkoj ma u sos puna e saj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Korrik 2008 22:13
refet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė refet Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me refet (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: refet Shto refet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto refet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Dyshimet e Nene Terezes

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.