Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Greqia shpall gjendje tė jashtėzakonshme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Greqia shpall gjendje tė jashtėzakonshme

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re _44078758_mountains_taygetos_ap203.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 53 herė.

Pamje nga Greqia
Kryeministri grek Kostas Karamanlis ka deklaruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbarë vendin, ndërkohë që zjarret nëpër pyje kanë përfshirë tërë vëndin.
Z.Karamanlis tha se kaq shumë rënie zjarrjesh nuk mund të jenë rastësi.

Ai shtoi se personat përgjegjës për vënien e zjarreve do të gjenden dhe ndëshkohen.

Qeveria e Athinës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për të ndihmuar për shkak se shërbimet e emergjencës janë të mbirngarkuara, ndërsa përpiqen për të shuar më shumë se 170 zjarre anembanë vendit.

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2007 04:29
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

le te kallet gjithe greqia
te behet shkrumb e hi
te lemeriset dhe femija.
Ne radh dite e nate na lene, si bageti
ashtu si femija e nenes shqipetare
zendeliset ne kufi
per te shkuar
per te punuar
per ato dy lek te mallkuar

po i shikon zoti ,cdo here qe shqipetaret kethehen serisht ne gerqi pas festave ne vendin e tyre,ne kufi po i torturojne,tani le te digjen i madh e i vogel,felliqesirat

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2007 13:29
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Ari...ben mire ta heqesh vete!

Me vjen keq per ty Ari!

Te bej thirrje ta heqesh vete kete postim.Le ta quajme qe ishe per nje moment i dehur!

Zjarri nuk urohet as per armikun ne front!
Ata qe po digjen aty jane qytetare e fashatare te thjeshte si ti e une.Nuk po digjen as anti-shqiptaret e as inspiruesit e Megal-idhese.


E quaj shume fisnik gjestin e qeverise shqiptare ,e cila ishte e para qe dergoi ndihma.

Fatkeqesine natyrore nuk do e uroja edhe per Tora-Boran.Nese ndodh,bashke me Osaman do jene edhe plot njerez qe aq mend kane,ose gra dhe femije.

Ari,kerkoju Moderatoreve ta fshine postimin tend.Ta keshilloj si bashkeatdhetar dhe antar i ketij Forumi.

------------------------------------------------

Ne rast se ka dicka per te shtuar,ka te beje me neglizhencen e Qeverise Greke.E gjithe Administrata eshte e leshuar ishujve duke bere pushime dhe Peloponezi ishte lene ne meshire te fatit.
Politikane dallkauke,jo pak te ngjashem me politikanet tane.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2007 13:56
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

5 viktima jane shqiptare

Sunday, 26 August 2007

Pesë shqiptarë figurojnë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur mes 51 viktimave të shënuara nga flakët që kanë përfshirë të gjithë Greqinë. Njëra prej shqiptarëve që kanë gjetur vdekjen quhet Altina Tomorri, 33 vjeç, të paktën deri mbrëmë vonë vetëm ajo është identifikuar. Ndërsa i plagosuri nga Elbasani, që tashmë është jashtë rrezikut për jetën, quhet Spiro Kosia. Si pasojë e nxehtësisë së madhe, një makinë ka marrë flakë duke bllokuar trafikun dhe më pas nëntë persona të tjerë u dogjën të gjallë në makinat e tyre në qytetin Zahero, që është bërë dhe qendra e gjithë tragjedisë. Mes viktimave është dhe një nënë me katër fëmijët e saj. Ndërsa kryeministri i vendit, Kostas Karamanlis, që vizitoi dhe zonën Zahero, e ka quajtur situatën një tragjedi të paimagjinueshme duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe qeveria i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për ndihmë. Zjarret janë përhapur aq shpejt saqë njerëzit janë gjetur krejt të pafuqishëm për të shpëtuar. Të dëshpëruar banorët kanë telefonuar stacionet e radiove dhe televizioneve për të kërkuar ndihmë, pasi ekipet e emergjencës janë shpërndarë në gjithë vendin dhe ka qenë e pamundur të fokusoheshin kryesisht në Peloponez.
Viktimat
Qyteti Zahero në Peloponez është bërë dhe qendra e gjithë tragjedisë në shtetin helen. Rreth 51 persona figurojnë të vdekur, 40 janë plagosur në gjendje të rëndë, çka do të thotë se numri i viktimave mund të jetë në rritje. Qeveria greke i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian për të përballuar situatën. Dhe, nuk kanë munguar ofertat e para nga Franca, Gjermania dhe Norvegjia. Këto shtete kanë dërguar avionë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve.
Situata
Duke e parë vendin të mbuluar në flakë dhe duke e cilësuar si një tragjedi për Greqinë, kryeministri grek Kostas Karamanlis është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e emergjencës është shpallur në provincat e Lakonias dhe Mesinias. E premtja ishte gjithashtu një ditë vdekjeprurëse për pyjet, të cilat tashmë i kanë lënë vendin tokave të shkretuara. Gjithsej në tërë Greqinë llogariten 187 vatra zjarri. Të paktën deri në orët e vona të pasdites situata vazhdon të jetë njëlloj e rënduar. Dy vatra zjarri i janë afruar Athinës dhe një re e madhe somgu ka mbuluar qiellin e kryeqytetit grek.

 Karamanlis shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në një ditë të tillë ku Greqia është përfshirë nga flakët, kryeministri Kostas Karamanlis është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, duke deklaruar se vendi po kalon një tragjedi. Gjithsej në tërë Greqinë llogariten 187 vatra zjarri. Të pezulluara janë gjithashtu të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive. Situata e rëndë, në të cilën ndodhet Greqia, detyron kryeministrin Kostas Karamanlis të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Jozefina Topalli, letër ngushëllimi homologes greke

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka dërguar një letër homologes së saj greke, Ana Benaki. Letra e Topallit vjen pas tragjedisë së rëndë në Aeropoli, ku si pasojë e zjarreve të pazakontë janë shënuar mbi 51 viktima, nga të cilët 5 prej tyre mendohet se janë shqiptarë. “Ndoqa me dhimbje lajmet e hidhura”, thuhet mes të tjerash në letrën e Topallit. Dhe, më tej kryeparlamentarja Topalli, duke shprehur ngushëllime për viktimat, thotë se qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë Greqisë në këtë tragjedi.


Basha: Ngushëllime të thella qeverisë reke dhe familjeve të viktimave
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i qeverisë shqiptare pas situatës së rëndë të zjarreve në shtetin grek. Ministria e Jashtme i ka shprehur ngushëllimet qeverisë greke si dhe familjarëve të viktimës, 33-vjeçares Altina Tomorri. “Ambasada jonë në Athinë ka dërguar përfaqësues pranë familjes së viktimës për t’i ngushëlluar dhe për t’i ndihmuar në procedurat e rastit.

SHQIPTARET
Altina Tomorri, e vdekur

Spiro Kosia, i plagosur

4 të tjerë, të paidentifikuar

......... 

Kronologji
Ora 7:50
Vatrat e zjarrit
Pothuajse një e treta e territorit grek është përfshirë nga flaket e zjarrit. Janë konstatuar rreth 170 vatra zjarri, pjesa më e madhe e të cilave në gadishullin e Peloponezit. Përhapja e zjarreve ka shkaktuar edhe shumë viktima, numri i të cilëve ka arritur në rreth 37 persona. Si pasojë e flakëve kanë humbur jetën 4 zjarrfikës, 2 turistë dhe disa fëmijë, ndërsa janë evakuuar banorët e 15 fshatrave. Në këto rrethana qeveria greke ka mobilizuar të gjitha forcat për shuarjen e vatrave të zjarreve. Athina i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për të ndihmuar.

Ora 11:20
Shtohen viktimat
41 kufoma janë gjetur deri tani, të gjithë të vdekur nga zjarret masive që kanë përfshirë një të tretën e Greqisë. Një pjesë e trupave janë gjetur të karbonizuar, disa të vdekur në shtëpitë e tyre, të tjerë të bllokuar brenda makinave, pasi janë përpjekur të shpëtojnë për t’iu shmangur flakëve. Si pasojë e nxehtësisë së madhe, një makinë ka marrë flakë duke bllokuar trafikun dhe më pas nëntë persona të tjerë u dogjën të gjallë në makinat e tyre në qytetin Zahero, që është bërë dhe qendra e gjithë tragjedisë.

Ora 13:05
Viktima e parë shqiptare
Viktimë e flakëve që kanë përfshirë gadishullin e Peloponezit në Greqi është bërë edhe një emigrante shqiptare. 33-vjeçarja Altina Tomorri, banuese në fshatin Aeropoli, humbi jetën teksa po mundohej të shpëtonte një çift turistësh. Bashkë me emigranten shqiptare humbi jetën nga flakët pronari i hotelit turistik, ku punonte 33-vjeçarja dhe kolegia e saj. Nga ana tjetër flitet edhe për një tjetër emigrant shqiptar të vdekur, por autoritet zyrtare greke nuk e kanë konfirmuar ende informacionin. Flitet edhe për 10 persona të zhdukur.
Ora 14:20
Dy shqiptare të vdekura
Konfirmohet vdekja e një shqiptareje tjetër, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga Shqipëria. Altina Tomorri është viktima e parë, ndërkohë që identiteti i të dytës nuk dihet ende. Ndërkaq mësohet se një tjetër emigrant shqiptar është plagosur nga flakët e zjarrit që kanë përfshirë shtetin helen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirgos, ku emigranti Spiro Kosia, nga qyteti i Elbasanit, ka marrë disa plagë në trup si pasojë e flakëve. Ai është dërguar menjëherë në spital për mjekim dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ora 16: 00
Vatra të tjera zjarri
Dy vatra të reja zjarri janë zbuluar në zonën e Athinës, duke bërë në këtë mënyrë që një re e madhe tymi ta mbulojë kryeqytetin e Greqisë. Kështu është mbyllur rruga mes qytetit dhe aeroportit grek. Menjëherë janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e banorëve përreth zonës, si dhe manastirit pranë zjarrit. E gjendur në këto kushte edhe Italia i ka dërguar ndihmë Greqisë, nëpërmjet disa helikopterëve për shuarjen e zjarreve.
Ora 18: 45
Pesë shqiptarë të vdekur
[/B]Shkon në pesë numri i shqiptarëve të vdekur nga flakët në Greqi, si dhe tre të tjerë figurojnë të zhdukur mes 51 viktimave. Vetëm një prej viktimave është e identifikuar, Altina Tomorri dhe po punohet për identifikimin e shqiptarëve të tjerë. Burime nga spitali grek në Pirgos bëjnë të ditur se, një tjetër shqiptar është plagosur. Ai quhet Spiro Kosia nga Elbasani, i cili po kurohet nga djegiet e marra. Aktualisht Greqia po përjeton një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e vet.  

Tirana Observer    
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Gusht 2007 15:00
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Greqia shpall gjendje tė jashtėzakonshme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.