Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Ne emer te Fjales se Delire
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Ne emer te Fjales se Delire

E vërteta është konkrete
HEGEL
Lirim Deda shumë u mburre sa u dhjeve në poture!
Në ditët e para të muajit maj, në disa numra të gazetës "Ndryshe" u publikua intervista e z. Lirim Deda:" Burra të sertë labërie" E vërteta jetësore historike dhe saktësia e paapelueshme e kohës së ngjarjeve që shtjellon autori, më obligojnë që për gjithçka që do të polemizoj, të pohoj publikisht: përgojimi, shpifja, dhe poshtërimi i sakrificave sublime dhe i gjakut të derdhur nga bijtë heronj të Labërisë së lavdishme dhe të Kolonjës martire, vatër drite e basorielev lirie, nuk kanë asgjë të përbashkët me urtësinë dhe karakterin kockëstralli të trevës labe. Njëkohësisht pohimet e tij të zgjyrosura dhe etja e tij pisanike për lavdi, dëshmojnë për degradimin e tij moral, shpirtëror, intlektual e mëmëdhetar. E thënë vënçe: z. Lirim Deda s'i ka mbetur asgjë e shenjtë dhe njerëzore nga vyrtytet e morali i botës së gjërë e fisnike të burrave të sertë të Labërisë.
Rrenat me bisht, ç'ndyrësirë! Bylmet i shpirtit këllirë!
Marrëdhënieve të poetit Agim Shehu me ish partizanin, shkrimtarin dhe kuadrin e lartë akademist në armën e artilerisë bregdetare Xhafer Matuka, që një çerek shekulli prehet në gjirin e tokës mëmë, L. Deda u jep një vend të veçantë. Vlen të theksohet dukshëm se i "sinqerti autor", mendimet, vlerësimet, kritikat, përgojimet, sharjet e citimet ua vesh atyre që për vite me radhë e dekada, kanë rënë në gjumin e përjetshëm. Ç'poshtërsi e pashoqe! Ç'burracakëri ndyranake!
Z. Lirim Deda, mishëruesi tipik i xha Temes të "portokallisë", pohon se bashkë me Xhafer Matukën, Agim Shehun dhe kushëririn e Shefqet Peçit, progonatasin Dalip Haxhiu, kishin shkuar në shtëpinë e Sh. Peçit kur ishte botuar vëllimi i tij poetik: "Vjersha në torbën e fishekëve". Sipas Lirimit vëllimin e kishte: " redaktuar Agimi në fakt, por kishte venë emrin dhe një parathënie të Ismail Kadaresë, megjithëse ky i fundit as që kishte marrë mundimin ta lexonte librin në dorëshkrim. ( gaz. "Ndryshe", f .15, 2/5/2007)
Mbasi ishin zhdëpur së ngrëni e së piri, kur ishin larguar nga shtëpia e Sh. Peçit dhe, kur ishin afruar monumentit, që autori nuk thotë se kujt heroi i përkiste vepra monumentale, Xh. Matuka i kishte thënë poetit A. Shehu:
- Mirë, shumë mirë, e kishe bërë atë librin, të lumtë! Ta pret mendja për këto punë ty, xhuxh i mutit!
Sipas xha. " Temes portokallist", Agimi ishte përgjigjur me fjalë fyese dhe Xh. Matuka "... hapi krahun dhe i këput Agimit një pëllëmbë, sa ai fluturoj në ajër nja 5m. (fluturim baladash-I.G.) dhe u përplas në gurët e monumentit... pa ndjenja dhe nisi të shkumëzonte " ( gaz. "Ndryshe", f .15, 2/5/2007) Lirimi na qënkej shqetësuar dhe kishte thënë se duhet ta çonin sa më shpejt në spital, por Xh. Matuka kishte thënë:" lerini..., nuk pëson asgjë".
Por ç'thotë e vërteta jetësore përballë kësaj shpifjeje të ndyrë?!
Vëllimi poetik e Sh. Peçit "Vjersha në torbën e fishekeve", doli në dritë nga Sh. B. "Naim Frashëri" në vitin 1976. Në vëllim emri i A. Shehut si redaktor nuk duket gjëkundi. ( shih faksimilet- I. G.) E quaj të domosdoshme të deklaroj se në 9 vëllimet poetike të Sh. Peçit edhe në vëllimin: " Gjerdan këngësh ", botuar në vitin 1978, nuk është vënë emri i redaktorit.
Parathënia brilante e Ismail Kadaresë në vëllimin:" Vjersha në torbën e fishkëve", dëshmon qartë dhe prerë: një parathënie të tillë mund ta derdhte vetëm pena e I. Kadaresë. Të shpifësh për kolosin e letrave shqipe që me veprën e tij madhore "pushtoi" mbarë globin, siç bën L. Deda, do të thotë se fjala e ndershme dhe e vërtetë për Lirimin është e barazvlefshme me " gjëmimet" fundore të zorrës së trashë. Asnjë individ dhe ent botues, nuk do të guxonte të vinte emrin e shkrimtarit të shquar, qoftë edhe për disa radhë e jo më në një parathënie të një vëllimi poetik.
Ka një të vërtetë të madhe jetësore: urrejtja, gënjeshtra, shpifja e ndyrë, etja zgjyrë për lavdi dhe halucionacionet e marrakotet alkoolike, kur bëhen pjesë e pandarë e çdo qelize të shtatit, poshtërsia nuk njeh turp e kufi. Pyes z. L. Deda:
- Ku ishin dhe ku punonin: A. Shehu, Xh. Matuka, L.Deda dhe autori i kësaj rragate në vitin 1976 kur u botua vëllimi poetik i Sh. Peçit :" Vjersha në torbën e fishekëve"?
Poeti A. Shehu që nga viti 1974 ishte në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit ku vazhdonte të vinte në jetë dënimin që i kishte dhënë organizata bazë e partisë "Zëri I Popullit" duke ribërë dhe njëherë stazhin e kandidatit të partisë. Xh. Matukën, fill pas masakrës së përgjakshme që ra mbi kuadrot e ushtrisë, e larguan nga Instituti i Studimeve Ushtarake si kuadër i mbrojtur dhe i përkëdhelur nga Petrit Dume, Hito Çako e Rrahman Parllaku. Xhaferi nuk pranoi të shkonte në detyrën e re në repartet e artilerisë bregdetare. Në shenjë proteste kërkoi lirimin dhe doli në pension në vitin 1975 pa mbushur moshën e pensionit. E çmoj të rëndësishëm publikimin sërish të faktit se në vitin 1962, një oficer me anën e një letre, e denoncoi Xh. Matukën në ish drejtorin e kuadrit të ushtrisë për vlerësimet e qëndrimet e tij kundër udhëheqjes së partisë''... të cilët kanë çuditur gjithë botën si Enver Hoxha e M.Shehu". ( Revista "Klan" fq 36-37, Nr. 499, shkurt 2007). Unë, ish Sekretar Kolegjumi i gazetës "Luftëtari" u transferova me detyrë komisar grupi artilerie në Manzë. Z. L. Deda, falë edhe letrës prej dhjetra faqesh të vëllait të tij Faik Deda, adresuar ish Komitetit të Partisë të MM Popullore, ku demaskonte vëllain e vet për qëndrimet dhe veprimet e tij që binin ndesh me mësimet e partisë dhe të shokut Enver, u përjashtua nga partia dhe u dërgua në repartin e montimit të qendrave të zjarrit në shkrepat e Sopotit. Unë me shokët e mi oficerë dhe ushtarë, nisa të ndërtoj tunele artilerie në Kodra- Laç, në të cilët sot këndojnë kukumjaçkat dhe vërshëllejnë gjarpërinjtë. Njëkohësisht fill pas ndëshkimit të Agim Shehut nga partia në vitin 1974 dhe ngjarjeve në ushtri, lidhjet tona me Sh. Peçin u ndërprenë. Lirimi dhe Agimi nuk u takuan më me Sh. Peçin dhe djemtë e tij, kurse Xh. Matuka dhe unë i mbajtëm lidhjet dhe takimet me Rustemin dhe Agronin. Marrëdhëniet e mia me R. Peçin u ndërprenë pas botimit të shkrimit tim " Këmborë e çjerrë" në "Zërin e Popullit".
Faktet e sipërthëna flasin qartë se në vitin 1976 nuk ka pasur asnjë përplasje midis Xh.Matukës dhe A. Shehut. Natyrshëm lind dhe kjo pyetje. Si mund të shkonte Lirim Deda i përjashtuar nga partia në shtëpinë e ish anëtarit të K.Q. të PPSH dhe Kryetarit të Komitetit të Veteranëve të LNÇL. Sh.Peçi, kur në shkrepat e Sopotit L.Deda do të derdhte vargjet:
" ...Eh, ky xhins lab, derr xhins,
Të qërohet larg ta shqyejnë qentë e barinjëve,
I ndërseni ujqërit e kuq, as këmbë të mos i mbetet...
Rasati i këtij xhinsi të zhduket, të tretet''
'' Bukuria të verboka" fq, 316-317, Dumre, 1976.
Midis Xh. Matukës dhe A.Shehut ka pasur një grindje që nuk mund të mohohet, por jo në Tiranë, por në Progonat kur disa shkrimtarë e publicistë kurveleshas me dëshirën e tyre dhe dashamirësinë e Sh. Peçit, morën pjesë në të gjitha takimet që bëri Sh.Peçi me popullin e Kurveleshit të Sipërm.
I kujtoj z. L.Deda se ne të dy biseduam gjatë për atë ngjarje nën degët e rrepeve të Progonatit.Dhe nisur nga fakti se edhe Sh. Peçi "e tejkaloi" ngjarjen pa i kushtuar vëmendje dhe ne duke menduar se: " në dolli e sini", siç thonë në anët tona ndodhin ngjarje të tilla, bëmë sa mundëm që ai gjest të tretej në tisin e heshtjes. Gjithashtu edhe Xh. Matuka dhe A. Shehu me maturi dolën vetë nga ajo dukuri e pahijshme që nuk ka asgjë të vërtetë me përmasat dhe vendin e ngjarjes që jep Lirimi.
Vlen të theksohet se pas darkës në shtëpinë e Sh.Peçit midis Lirimit dhe Agimit është bërë një debat për vëllimin e poetit Halil Qendro "Këngët e Progonatit". Në atë debat Dalip Haxhiu mbështeti mendimet e L.Dedës.Pra Xh. Matuka nuk ka qënë atë mbëmje në shtëpinë e Sh. Peçit.
Tronditëse, rrënqethëse dhe poshtëruese është "analiza" që i bën Lirimi poetit A.Shehu si bashkëshort dhe prind. L. Deda, duke shpalosur devizën e tij tanimë të njohur: '' Lavdëro, poshtëro, pështyj ,lëpij", mbasi e ngre në qiellin e shtatë A.Shehun si poet, derdh mbi të gjithë lëngun katran të lëkurës së drurit të frashërit, me të cilin gjyshet e nënat tona ngjyenin sherqet, palltot dhe poturet prej shajaku. Vini re se si shprehet i vetëquajturi "burrë i sertë" i Labërisë.
Në shpirtin e Agim Shehut: '' është një tigër që është gati të hajë edhe dy djemtë e tij të mrekullueshëm, edhe vajzën e tij. Ai tigër dhe ata demonë ja kanë sfilitur shpirtin Zanës, e cila është përpjekur shumë në jetë që kjo pjesë e tigërt e shpirtit të tij të bëhej njerëzore dhe nuk ja ka arritur dot. Ai kënaqet me fatkeqesitë e të tjerëve, sidomos kur i shkakton vetë ato.'' ( Gaz " Ndryshe " fq. 14, 2 maj 2007)
Sa poshtë që ke rënë o i katranosuri L.Deda! Ky "ligjërimi" yt, s'ka asgjë të përbashkët me burrërinë, ndershmërinë dhe karakterin e burrit dhe birit të sertë të Kurveleshit tonë dhe të mbarë Labërisë. Labit burrë mund t'i zërë syri dukuri jo të mira kur shkon në shtëpinë e shokut dhe të mikut, por kurrë nuk i bën muhabete pazaresh e llafe të turpshme gazetash. Qëndrime e veprime të tilla si në Labëri dhe në mbarë trojet shqiptare janë të dënueshme nga çdo kanun, zakon, karakter, dhe emancipim demokratik. Madje,dikur në anët tona, për pohime të tilla të shkonte koka në bajgat e gomarit.
Shefqet Peçi nuk ishte "plaku lugat", por Burri - Hero që u thinj mes dallgëve e stuhisë.
Është në nderin e çdo lexuesi të këtyre fakteve, mbasi të njihet me tërë ato radhë të pështyra, përgojuese dhe shpifëse ndaj Sh.Peçit, të vjelë konkluzionet e veta. Ja ç'na përrallos L. Deda.
''... Na shtroi një darkë xha Shefqeti, na dendi me raki, deshi të na ulej në tavolinë edhe Rustemi, por ai nuk e la, e shau me rrënjë dhe e ndoqi dhe kështu ndenjëm deri afër mesnatës. I çuditshëm ai njeri ka qënë ai burrë. Plak po pinte sa një lugat dhe i vinte të gjithë përpara. Një herë në Picar... i dehu të gjithë burrat që ishin ulur në tavolinë. Vetëm një grua guxoi të pinte njerën pas tjetrës plot 13 gota uji me raki dhe e mposhti xha Shefqetin" ( gaz " Ndryshe", fq.15)
Vini re si e potretizon Sh. Peçin sarahoshi bukëshkalë L. Deda: " Plak lugat", që deh të gjithë burrat por që e mposhti ( vini re fjalën "mposhti " - I. G.) një grua!? Baba arrogant, që në prani të shokëve dhe miqve birin e tij nuk e lejon të ulet përkrah tyre dhe e largon duke e sharë "me rrënjë".
Në këto radhë të zeza nga një mendje e zemër e pistë, gënjeshtra, shpifja dhe poshtërsia ngjiten në kupë të qiellit. Historia e kombit shqiptar Shefqet Peçin e njeh të përjetësuar – BIR, atdhetar të lavdishëm dhe prind edukator të dhemshur. Ende pa vënë brisk në faqe u hodh mbi telat me gjemba dhe bunkerët e okupatorit në Kotë e Drashovicë krahë Selam Musait e Kanan Mazes. Në vitet e lavdishme të Luftës Nacionalçlirimtare, batalionet e njësitë e mëdha të Ushtrise NÇL, nën udhëheqjen e tij dhe të shokëve të vet të idealit e betejave, shkruan faqe të ndritura lavdie. Në kujtimet e shokëve te tij të luftës dhe në dy vëllimet e kujtimeve të Heroit të Popullit Hito Çako, heroizmi i Sh.Peçit vendosmëria, përkujdesja vëllazërore për partizanin e thjeshtë e deri te kuadrot e larta partizane, shpalosen po me ato penelata rembrandeske, të cilat i shquari I. Kadare i gjeti në motivet poetike të vëllimit të autorit: " Vargje në torbën e fishekëve" dhe i derdhi si rrallëkush në parathënien e vëllimit.
Cilido që kaloi pragun e nderurar të shtëpisë së Sh.Peçit, kushdo që bëri me të qoftë edhe një copë udhë, secili që u ul në krah e përballë tij në një darkë apo drekë familjare, në festa përkujtimore, në takime, urimesh e ngushëllimesh; tek Sh. Peçi nuk gjeti "plakun lugat", por njeriun e vëmendshëm bujar e mikëpritës; gjeti burrin fisnik e të sertë të Labërisë, që kur bindej se kishe të drejtë, bënte çmos që guri të zinte vendin e vet.
Por, ja, në radhët e L.Dedës, na del një burrë tjetër. Mjerani L.Deda duke shpifur për mardhëniet at – bir, harron se Rustem Peçi, në ato vite nuk ishte një trazovaç 7-8 vjecar, por një kuadër i lartë akademist ushtrie në poste të larta. Kujt i shërben ky lloj "manteli" sa i zi aq edhe i bajgosur që shpalos mitomani L.Deda?
Të habit edhe një fakt "jetësor" që shpalos Lirimi: '' kur isha në Vietnam çdo ditë ai (Sh.Peçi - I. G.) dërgonte në shtëpinë time makinën e tij dhe interesohej: kishin ndonjë hall a ndonjë nevojë gruaja dhe fëmijët, kishin të hanin, donin para ushqime a ndonjë robë''.( Gaz "Ndryshe" fq. 15, 2/ 05/ 2007)
Gjepura! Si paska "harruar" heroi Sh. Peçi, që derisa të na vinte Lirimi nga Vietnami, të vendoste edhe një truproje pranë shtëpisë të L.Dedës!?
Për Sh.Peçin lajkat ishin po aq të poshtra si edhe shpifjet e gënjeshtrat. Një baba që përbuz e shan birin e vet midis shokëve e miqve, vështirë të bëjë për fëmijët e të tjerëve siç përrallis L.Deda. Po pse i hedh këto radhë '' burri i sertë niviciot" si bajga në vjeshtë ?! Që të bëhet sa më i besueshëm për shpifjet e poshtërsitë siç do shtjellojmë edhe më poshtë. Që të dëshmojë sërish se deviza e tij : "Lavdëro - poshtëro, pështyj - lëpij" do ta shoqërojë deri kur ti ngrijë kokërdhoku i syrit.
"Tablo" e denjë për një badakçi të pocaqisur
Në atë intervistë edhe " incidenti" midis Hito Çakos dhe Xhafer Matukës do të mbetet një "shëmbull i shkëlqyer" gënjeshtari i" burrit të sertë "L.Deda.
Sipas Lirimit në revistën "10 Korriku" ishte botuar një tregim i Xh. Matukës i shoqëruar me fotografit e tij kur studjonte në ish Baskimin Sovjetik. Hitua kur e kishte parë revistën na paska thënë: "po ky maskara ç'mi ka vënë këto lule këtu si ato gratë e liga" ( L.Deda nuk pohon numrin dhe vitin e revistës kur është botuar tregimi i Xh.Matukës.)
Hito Çako, ish Drejtori i Drejtorisë Politike të Ushtrisë, gjenerali që në tri akademi doli me rezultate të shkëlqyera, na paska thirrur Lirimin në raport. Dhe tok me Lirimin ka shkuar dhe H. Laze dhe Xh.Matuka. E ndërsa Lirimi i paraqitet H. Cakos, ish antari i KQ të PPSH, H. Çako i drejtohet Xh. Matukës:
- Ule, ore ule dorën. Xhafer Matuka me ty e kisha. Mos na bëj pisllëqe në revistë me ato fotografi. Atje ne det ik e mbytu po të duash, por këtu ka zot hauri. More vesh! ( gaz. "Ndryshe" f. 15, 2/5/2007)
Xh. Matuka sipas lehjeve të L.Dedës, na i paska thënë H.Cakos se revistën "10 Korriku", nuk ja kishte lënë babai, se H. Çako na qënkej rritur me thërrimet e të tjerëve. Se nga lumi i fjalëve të pista, siç pohon i "nderçmi" Lirim Deda, që e kishte parë me sytë e tij, mësojmë: ''... se Hito Çako u zverdh, uli kokën dhe iku si i menderosur ( gaz. "Ndryshe" fq 15 02,05,07)
Kjo tablo, "përjetimi e krijimi" përbythësi, e "denjë" vetëm për penën e L.Dedës na "bind" se Hito Çako nuk ishte ai personalitet i shquar i LNÇL dhe gjenerali hero i tri akademive me famë botërore, që diktatori Enver Hoxha, për të përballuar situatat më të rënda dhe më të vështira që përjetonte mbrojtja e atdheut, ia besonte Hito Çakos të cilat i përmbushi me nder, besnikëri dhe atdhedashuri të pashoqe; por një nëntoger i niviciot i milicisë fashiste që milicëve të varfër dhe të mashtruar u vidhte rrogën që u jepte Musolini dhe në të njëjtën kohë i stërviste sesi të frikësonin dhe të vidhnin popullin e varfër e liridashës të Tepelenës e Kurveleshit.
Kush jetoi e studjoi për vite me radhë në Leningrad (Shën Peterburg) tok me Hito Çakon e Xhafer Matukën, e di fort mirë sa e si e respektonin dhe e çmonin njeri - tjetrin, dy bij të mençur intelektualë e luftëtarë të lirisë të Kurveleshit djep heronjsh.
Janë të njohura tërë "kritikat" e Hito Çakos ndaj Xh. Matukës , si është i njohur edhe fakti prej ish shumë shokëve të tyre që kanë shërbyer në FLD dhe në repartet e altilerisë bregdetare " dënimi " që i dha H. Çako në një ditë feste Xhaferit. Por në mbrëmje krejt papritur H.Çako ra në" kurthin" e Xh. Matukës. Një "kurth", të cilin gjenerali hero do t'ja kujtonte shpesh Xhaferit dhe cilido që e dëgjonte për herë të parë do të qeshte me gjithë shpirt.
Koha dhe fati në ato vite të vështira marrëdhëniesh Shqipëri – ish BS, më hodhën në Sazan me detyrë shef shtabi i artilerisë bregedetare të ishullit. Në ato situata të ndera ne artilierët bregdetarë H. Çakon dhe Xh. Matukën i pamë sa herë në pozicionet tona pranë njeri tjetrit. Më ka ngelur në kujtesë dialogu i gjatë dhe shkencor midis H.Çakos e Xh. Matukës dhe shtabit tonë të ishullit për efektivitetin e zjarrit të ABD natën dhe për ndërlidhjen midis baterive bregdetare e anijeve të FLD.
"Dialogu" një sajesë shpifarake e dashakeqe e L.Dedës sipas logjikës së tij zezonë, duket sikur i bën nder Xh.Matukës. Derëziu L.Deda, harron se Xh. Matuka, inteluktual me vizione të gjera demokratike e lab me zemër të madhe, bir i një babai fisnik i një nëne bujare e bijë ballëndritur golemi, nuk mund të fyente e të talllej me brengat e hallet që kishin rënë mbi supet e njoma të Hito Çakos si edhe mbi shumë bashkëmoshatarë të tij vatrave të Kurveleshit.
Xh. Matukës nuk ja lejonte as edukata e mbi të gjitha dashuria dhe krenaria për Kurveleshin flakadan lirie, që ti thoshte H.Çakos:
- Jam Xhafer Matuka unë, jam nga Nivica dhe jo nga Progonati! ( gaz " Ndryshe" fq. 15, 2/5/2007)
Pra, sipas Lirimit Xh. Matuka nuk ka sharë vetëm H. Çakon, por një fshat të tërë. Ç'shpifje zgjyrosëse në adresë të Xh. Matukës!
Për Xhaferin çdo gur e prag Kurveleshi ishte i shenjtë, i shtrenjtë dhe e nderuar çdo vatër e pëllëmbë shqipërie. Se ishin të tilla, ndaj në moshën 14- vjeçare ngjeshi gjerdanin, hodhi dyfekun supit dhe luftoi si një trim i vërtetë midis aradhave heroike të Kurveleshit, Labërisë dhe mbarë Shqipërisë.
Ti Lirim Deda që me '' guximin '' e nënteksin e fjalëve të tua turpmbuluar fyen një fshat me histori majalavdie, ti që kërkon e nxit mërinë e sherrin e vëllavrasjes midis dy familjeve të nderuara kurveleshase, nuk do t t'ia arrish kurrë synimit dhe qëllimit tënd të zi - nxirosjen e marrëdhënieve H. Çako - Xh. Matuka. Respekti e dashuria e njerëzve të Xh.Matukës për Hito Çakon, veç të tjerave, u shfaq sërish madhërishëm edhe pas vdekjes të Xhaferit nga nipi i tij Isa Tare, që pa pyetur askënd e duke marrë burrërisht çdo përgjegjësi mbi supe, për të cilën edhe pagoi, varret e gjeneralëve të shquar: B. Balluku, P.Dume e H.Çako, me një kushtim mirënjohjeje, në emër të Klubit Sportiv "Partizani", i thuri me kangjella plot art e dashuri, ashtu siç mund ta thurë nëna për birin e vetëm dhe çdo mëmëdhetar për herojtë e pavdekshëm të lirisë.
Debati midis Hitos dhe Xhaferit nuk ka asgjë të përbashkët me '' parafabrikatet '' e tua të fëlliqura. Hitua dhe Xhaferi në atë takim te hyrja e MMP, mbasi u përshëndetën, biseduan edhe për lejet krijuse që i kishte dhënë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë shkrimtarit Xh.Matuka. Ja se ç'më ka thënë Xh.Matuka për debatin e tij me Hiton:
- Në hyrje të MMP u takova me shokun Hito. Më pyeti për problemet e artilerisë bregdetare dhe për krijimtarinë time letrare. Folëm dhe për lejen krijuese. Hitua më tha:
- Leje krijuese për ju shkrimtarët ushtarakë nuk do të japim më.
Unë i thashë:
- Se ç'do të bësh me shkrimtarët e tjerë, e dini ju shoku Hito. Unë do ta marr lejen krijuese, se ma jep partia e shteti dhe nuk ma jep xha Shaqua. ( Babai i H. Çakos- I.G.)
- Po Hitua çfarë të tha?
- E ç'do të më thoshte, asgjë. Kemi kaluar vite bashkë. Intimiteti na lejon që të flasim "labçe" nganjëherë me njëri tjetrin.
Dihet se Letra e Hapur e ish KQ të PPSH që u drejtohej komunistëve, punonjësve, ushtarëve dhe oficerëve u botua në 4 Mars 1966. Fill pas botimit të asaj letre, H.Çako u emërua Drejtor i Drejtorisë Politike në MMP. Në atë detyrë qëndroi deri në vjeshtën e dytë të vitit 1974.
Gjatë atyre viteve revista "10 Korriku" botoi në disa numra në vite të ndryshme nga krimtaria letrare e Xh. Matukës. Unë po i sjell lexuesit fakte konrete. Dhe është e drejta e tij që të bëjë vlerësimet për '' kadiun dhe hallexhiun'', për të vërtetën dhe gënjeshtrën.
Nga krimtaria letrare e Xh. Matukës në revistën "10 Korrik," prej vitit 1967 - 1975 ,gjithësej në 6 numra, janë botuar tregime e fragmente nga vëllimet e romani i tij. Fotografia e autorit është ekspozuar vetëm një herë në krye të tregimit "Intedenti" ( Rev. "10 Korrik" nr 11, fq. 18 - 19, viti 1973). Dihet se në ato vite gradat në ushtri ishin hequr. Edhe sikur autori të këmbëngulte, asnjë organ letrar e publicistik nuk do të guxonte t'i kundërvihej vendimit të ish KQ të PPSH për heqjen e gradave në ushtri. Rjedhimisht edhe gënjeshtra e L.Dedes "me vlerë 24 karat", bëhet pluhur. Uniforma e Xh. Matukës në atë foto është uniforma e " thjeshtë" e oficerit të popullit, "e denjë" për çdo qerrexhi e karrocier kur mbarte prodhimet bujqësore nga arat e kooperativës.
Pyesim: pse gënjen kaq trashë e poshtërsisht L.Deda? Çfarë çorbe të ndyrë ka përpirë e me "ç'këshilltarë është konsultuar" që e detyron të pohojë se pas atij debati Hito Çako kishte ikur si i "menderosur", duke harruar se menderosja mitomanin niviciot L. Deda do ta shoqërojë edhe në botën e Hadesit.
Marrëdhëniet e H.Çakos me Xh.Matukën ishin marrëdhënie të ngrohta e vëllazërore. Si intelektualë me horizont të gjërë shkencor e kulturor, ata e donin dhe i çmonin me maturi vlerat e njeri tjetrit. Nuk e teproj aspak kur pohoj se masakra e madhe që ra mbi ushtrinë tonë në vitet 70, rrallë kush e përjetoi si Xh. Matuka. Dhe jo rastësisht, pas burgosjes e pushkatimit të atij stafi të ndritur gjeneralesh, që artin e luftrave shekullore të popullit e kombit shqiptar për liri e pavarësi, përmes analizash e konkluzionesh shkencore, e materializuan në kërkesat e artit tonë ushtarak; për Xh. Matukën rinisi një kalvar tjetër. E përjashtuan nga partia për një periudhë të gjatë kohe, se vite më parë kishte sharë udhëheqjen e partise që, '' kishte' çuditur gjithë botën".
Lirim ziu, të gjitha fyerjet për të gjallë e për të vdekur, ua vesh të vdekurve. Ai "harron" të pohojë se Xh. Matuka me njerëzit e afërt e H.Çakos, sa herë e kudo që i takonte, u fliste po me atë respekt e dashuri kur Hito Çako ishte gjallë e në poste të larta shtetërore. Mes banorëve të Laprakës, në satcionin e autobuzit, duke venë re se nipi i H.Çakos, piloti i shkëlqyer Çobo Skënderi, ju shmang takimit me Xhaferin për ta ruajtur nga çdo përgojim, Xh. Matuka midis turmës së njerëzve i tha:
- Fol, o Çobo Skënderi! Dhe mbaje kokën lart, se Hito Çakon hero të lirisë dhe gjeneral të shquar e njohu gjithë Shqipëria!
Ishte e dyta herë që Ç. Skënderi i dëgjonte këto fjalë. Herën e parë ia pat thënë progonatasi, trimi i rrallë Dalip Haxhiu.
Faktet e sipër treguara për marrdhëniet e H.Çakos dhe Xhafer Matukës, dëshmojnë se "incidenti" i stisur sipas kërkesës së ustait, është një shpifje dashakeqe dhe e "denjë'' për një badakçi mejhanesh.
Lexuesi ynë i nderuar do të njihet edhe më me lumë gënjeshtrash e shpifjesh të Lirimit, të cilat nëse regjizori i Tomit e Xherit po t'i hidhnin në ekran, do të shqyhej gazit jo vetëm njeriu, por edhe bufi, baldosa dhe ariu.
"Çizmja" e Lirimit - kokrra e misrit të "nderë" në litarin e Nastradinit
Në një vizitë në familjen e një shokut tonë, L.Deda "mësoi" se e vajza e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kandidatit të ish Byrosë Politike P.Dume, me një autorizim të të atit, pasi kishte marrë masën e çizmeve kishte porositur: 12 palë çizme... "të bardha, të zeza, të kuqe, të verdha, jeshile, kafe, gri, blu, vishnje, etj; dhe më në fund" ajo, kishte zgjedhur " një palë dhe të tjerat i ka lënë aty, sikur ta kishte mallin e babait". ( gaz "Ndryshe" 2/5/2007)
Dhe komunisti i " rritur si idealist", siç pohon L.Deda, i frymëzuar nga mësimet e shokut Enver: " secili, hapur dhe me shkronja të mëdha të shkruajë çfarë mendon ai për punën dhe për njerëzit" ( gaz "Ndryshe" fq. 14. 2/5/2007) Lirim Deda u ul dhe " e qëndisa shkrimin. Të nesërmen më thiri Ramizi". Dialogun midis tyre po e japim në ligjëratë të drejtë.
Ramiz Alia: - Ku e gjete faktin dhe përse e botove këtë shkrim?
Lirim Deda: - Ma dha gruaja e shokut tim dhe... shkova edhe vetë në punëtorinë ushtarake për ta verifikuar...
Ramiz Alia: - Hallall të qoftë! Mbaje vetë përgjëgjesinë, se këtej e tutje s'do të gjesh vend ku t'i vesh patomat e këmbëve. Do të paguash shumë shtrenjtë çmëndurinë tënde dhe unë nuk të mbroj dot, sepse nuk mund ta marr në mbrojtje një njeri që diskretiton figurën numër Një të ushtrisë.( gaz Ndryshe fq 14. 2/5/2007)
"I gjori Ramiz, sa intim dhe i sinqertë" ndaj L.Dedës! Sa i "ndershëm" ndaj B.Ballukut dhe goxha "frikacak" para P.Dumes!
Që L.Dedën gënjeshtra e ka vënë nën thundrën e saj ndyranake, duket sheshit. Sqarojmë se zonja I Turhani, në një bashkëbisedim me të dhe bashkëshortin e saj N. Turhani, ajo më tha :" Në ish puntorinë ushtarake qepeshin vetëm çizme të zeza. Ngjyrë tjetër nuk kemi njohur. Me Lirim Dedën kurrë nuk kam bërë një bisedë të tillë." Gjithashtu Lirimi edhe citatin që jep nga veprat e Enverit, jo vetëm që nuk e jep saktë, por i baltos edhe ditëlindjen.
Ç'ngjau më vonë!? Ndiqni me vëmëndje "ligjërimin" e Lirimit dhe do të çuditeni e gazoviteni.
Gjenerali, Arif Hasko tok me një kolonel, me të hyrë në zyrën e Lirimit ,kishte ulëritur:
- Ku është L.Deda?
- Shoku gjeneral, L.Deda është në Sazan - i tha Halil Lazja.
- Lirimi, siç shkruan për vetveten që të mos binte në sytë e gjeneralit, ishte fshehur pas kurrizit të Halilit si miza në bythë të kalit. Dhe ec e mos e quaj" burrë të sertë labërie?!"
Lirimi pohon vetë, "i kishte ngrirë gjaku." Kurse Arif Hasko kishte sharë me degë e rrënjë të gjithë " maskarenjtë" që kishin guxuar të ndynin" figurën e Shefit te Shtabit të Përgjithshëm, njeriut më të pastër që ka ushtria". ( gaz "Ndryshe" fq. 14, 2/5/2007)
"Labi i sertë" - L Deda për të bërë fakt të vërtetë " gënejshtrën e Halilit ", "pjellë" e gënjeshtrës së Lirimit, mbasi tundi e shkundi xhepat e Julisë dhe të Halilit u nis drejt Vlorës. Por me të zënë vend në mjetin e linjës Tiranë – Vlorë, thuhet se një grup lebër ja kishin marrë këngës:
Ç'u nis Limiri në Vlorë,
U nis mut, do kthehet pordhë.
Balta pis në Vlorë s' ngjiti,
Baltovinë mendja e shpirti.
Dhe historia: (Tomi, Xheri e xha Teme portokallisti), s'ka të sosur...
Me të vënë këmbën në Vlorë, "kritiku zemër çeliku" L.Deda urdhërohet që të kthehet urgjentisht në Tiranë. Dhe me të sosur në kryeqytet, larë djersë..., trokiti në derën e paradhomës të Shefit të Shtabit të Përghithshëm të Ushtrisë P. Dume. Por ai kishte thënë: " nuk e pres, disa minuta para Lirimit kishte pritur një kinez". Por kur kish mësuar se i ardhuri ishte ai që e kishte: "dërrmuar e bluar", koqet ja kish rruar
– "Lirim Çizmja", P.Dume tha:
- Thuaj se nuk dua t'ia shikoj bojën dhe le të reagojë vetë se këtu jemi. ( Gaz, "Ndryshe" 2/5/2007)
Dhe, ja, papritur dhe krejt rastërsisht L.Deda pa P.Dumen ballë për ballë. Nivicioti ynë " djalë i gjallë", siç pohon vetë u: " mundova të sturkesha prapa krahëve të shokëve". Por Gjenerali P.Dume kishte kërkuar që " gazetari revolucionar t'i dilte ballas. Dhe Lirimi doli. P.Dume e pyeti:
- I gjete ato 11 palë ç... çizmet, ë?
- Jo, shoku gjeneral, unë 10 gjeta se një palë e kishte marrë vajza juaj.
Flet Lirimi "fitimtar", baltën na e shet për ar.
Shpejtësia e karvanit të gënjeshtrave të L.Dedës lë qindra km pas edhe kuajt e baladave të Gj. Elez Alisë dhe të Kostandinit. Lirimi, fill pas shkëmbimit të disa fjalëve me P.Dumen, niset drejt Kongresit të Lidhjes së Shkirimtarëve dhe Artistëve të Shqiperisë ku midis " Lirimit dhe Enver Hoxhës do të zhvillohet një bisedë e përzemërt" alla gënjeshtaro - lirimçe.
Po për të arritur deri tek ai "çast solemn", është e domosdoshme që L.Dedës t'i kujtojmë disa "vogëlsira". Lirimi u nda me P.Dumen mbasi i tha: " Jo, shoku gjeneral,unë 10 gjeta se një palë i i kishte marrë vajza juaj". Pra nuk ishin hequr gradat, kur dihet fare mirë se dita e Një Majit të vitit 1966 ushtrinë e gjeti pa grada. Pra, del se shkrimi " Lirim - Çizmja" ka "lindur" para majit të vitit 1966, kurse fjalët e E. Hoxhës: " Cilido pa frikë dhe me shkronja të mëdha të shkruajë çfarë mendon ai për punën dhe për njerëzit" ; E. Hoxha e ka thënë dy - tre vjet "pas botimit" të shkrimit të Lirimit për çizmet. (E.Hoxha. " Revolucinarizimi i mëtejshëm i partisë dhe i pushtetit" 6 shkurt 1967). ( Për Partinë, përmbledhje veprash, vëllimi i dytë fq. 360.)
Në cilin kongres të shkrimtarëve dhe artistëve u takua Lirim Deda me Enver Hoxhën dhe Nexhmien!? Lirimi nuk na thotë gjë.Po e ndihmoj që L. Deda të "kalojë lumin dhe të hidhet në anën e përtejme ku e pret çdo ditë veterani i portokallisë, trimi si Lirimi,xha Teme." Gjithashtu vlen të thuhet se Lirimi gënjen kur pohon se në redaksinë e revistës "10 Korriku" bënin pjesë: Lirimi, Halili dhe Julia. Shefin e tyre Zv. kryeredaktorin e revistës,Mehmet Danaj,që nga fillimet e viteve 1960 e deri në nëntor të vitit 1972 nuk e përmend fare. Që të dalë kudo i pari Lirim "fitimtari".
Faktet pohojnë se L.Deda ka marrë pjesë në Kongresin e Dytë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë,në vitin 1969, punimet e të cilit u zhvilluan prej datës 24 - 26 - 04 -1969. (shih revistën "Nëndori"botim i posaçëm së bashku me revistën "Nëndori" nr 5)
Nga ushtria në Presidiumin e Kongresit u zgjodh shkrimtari Resul Bedo, që në atë kohë ishte emëruar në Drejtorinë Politike të Ushtrisë përgjegjës për botimet që bënte ajo: "Yje të pashuar" ,përmbledhje poezish të letrarëve ushtarakë, etj. Madje në kongres ai diskutoi për punën që bëhej në ushtri për krijmtarinë letrare dhe me talentet e reja. Po japim disa radhë nga diskutimi i R. Bedos: " Sukses është edhe fakti që letërsia me temë ushtarake ka mundur të krijojë disa personazhe pozitivë... Këto i gjejmë të mishëruara bukur në novelën e vëllimet me tregime te Q.Buxhelit..., N. Jorgaqit ... Th. Notit...., F. Zeqirit...., L Qafëzezit..., M. Danaj..., Xh. Matuka dhe në vëllimet me poezi të L.Dedës..., H. Koçiut...., I. Ganit..., në vjershat e goditura të A. Hilës, F. Bajos, H.Milloshit... etj (rev "Nëndori" fq. 140, botimi i posaçëm, 1969.)
Lirimi, që siç duket tërë skenën e " takimit me E.Hoxhën" e ka parë në ëndërr me sy hapur ,nis të tregojë si nëna e Zeqos majë thanës.
"... Mua më kishin caktuar në presidium. Në radhë të parë ishte E.Hoxha pastaj Shuteriqi, Dritëroi dhe unë prapa tyre. Mbaroi seanca e parë, u dhanë 10 minuta pushim dhe E.Hoxha ktheu kokën nga mbrapa:" Ore Lirim më pyeti, pse kaq i dobët ti? Unë u emocionova dhe nisa të flas si papagall: Të rroni juve shoku Komandant i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura... Hajde më tha E.Hoxha, lëri këto, dhe të pimë një kafe sëbashku... O Lirim, më tha, nuk kemi shumë gjeneralë ne që t'iu biesh ti me shkrime bam e bum... Prit, o prit më tha se heronjtë e popullit i kemi me lopatë".(Gaz "Ndryshe" fq. 15, 2/5/2007)
Lirimi i kishte thënë" E.Hoxhës" se e kishte kritikuar P.Dumen për një palë çizme i frymëzuar dhe i trimëruar nga mësimet e tij. Madje Lirimi i kishte përmendur "... atë citatin e tij të famshëm për shkronjat e mëdha" por E.Hoxha e ndërpreu dhe i tha Lirimit:
- Po lëre ç'kam thënë unë,... mos u nxito ti, se ato fjalë i kam thënë për popullin jo për gazetarët. ( Gaz "Ndryshe" fq.15, 2/5/2007) Pra, sipas Lirimit, E.Hoxha na del një kodosh i vërtetë që ndryshe flet për popullin e ndryshe për gazetarët.
Nga i gjithë ky "bashkëbisedim" sa "jetësor dhe po aq i sinqertë" vetvetiu lindin disa konstatime.
E.Hoxha shkrimin e L.Dedës e paska lexuar kur në ushtri nuk ishin hequr gradat pra, kishin kaluar 4 vjet dhe shkrimi " Lirim - çizmja", i kishte "ngelur" peronë në tru.
Sipas Enverit, Shqipëria i kishte heronjtë e popullit me lopatë, " se hero ishte vete ai madje dy herë i shpallur dhe nuk i pëlqente të kishte të tjerë në krah". (Gaz "Ndryshe" fq. 15, 2/5/2007) .
"Ç'bisedë e përzemërt? midis Enverit dhe Lirimit!" Ndryshe fliste për popullin dhe ndryshe për gazetarët. Sa shumë i paska dashur gjeneralët Enveri!? E kush i deshi më shumë se ai?! Sa keq i paska urryer heronjtë e popullit që i paska patur me lopatë!
Tani që lexuesi u njoh mirë me këto "tablo" sa mashtruese e shpifëse bindet se ato janë mishërim i gjallë reflektimi haluçinacionesh të një gënjeshtari të pashoq." Tablot "e tij na e bëjnë të qartë se për L.Dedën gënjeshtra për të është bukë e djathë. Por zëri i së vërtetës na jep të drejtën që t'i bëjmë disa pyetje gënjeshtarit mburracak L.Deda:
Në ç'gazetë apo revistë dhe në ç'muaj e vit u botua shkrimi juaj të cilin unë e kam pagëzuar " Lirim -Çizmja"?
Ç'qëndrim mbajti organizata bazë e partisë e shtypit ushtarak për shkrimin" bombë që E.Hoxhën e mahniti, R.Alinë e çuditi", kurse gazetarëve të gazetës "Luftëtari", "10 Korriku" "dhe për "Mbrojtjen e Atdheut" nuk iu drodh asnjë qime b….?
Si heshti Drejtoria Politike e Ushtrisë e sidomos shokët tanë të nderuar: Xhemal Shehu, Ilo Prifti dhe Hamza Malaj, që për problemet e shtypit e të propagandës, përgjigjeshin para organeve të larta udhëheqëse të partisë?
Po Aparati e KQ të PPSH, sektori i shtypit dhe veçanërisht cerberët përgjegjës për shtypin ushtarak P.Mitrojorgji dhe K. Kapetani, si nuk u shqetësuan për shkrimin tënd " rrëmet, dallgë e bajgë" ?!
Si t'u tha gjuha e nuk i the asnjë fjalë organizatës bazë të partisë dhe ish kolektivit të shtypit ushtarak për "atë takim të përzemërt" me shokun Enver!?
Si nuk shkrove asnjë varg për udhëheqësin e ndritur, që ishte bërë aq "merak për shëndetin tënd!?"
Por kur u dënua'' kasta ushtarake puçiste" dhe kolektivi i shtypit ushtarak për tre ditë e netë, nën drejtimin e të deleguarit të sektorit të shtypit P.Mitrojorgji, morën në analizë të tre organet tona, si t'u tha gjuha ty poetit e publicistit "kurajoz", ultra revolucionar që të na kujtoje " shkrimin çizme" dhe " përplasjet "e tua me ish gjeneralë e heronj, që për më shumë se 20 vjet prehen në gjumin e përjetshëm?!
Por si shpjegohet që në ato kohë të vështira E.Hoxha dhe R.Alia ,që të "donin aq shumë " as që e çanë fare bythën kur partia në ushtri të flaku nga gjiri i saj si një brashnjë të përmutur?
Por të mos u hamë "hakën" ,siç duket si Enveri dhe Ramizi ta kanë pasur me hile. Por dhe ti me hile ua ke pasur. Madje Ramizi që të ka dashur aq shumë, tabloja që vjen më pas do ta bëjë edhe më të qartë "dashurinë e respektin e madh "që kishte për ty.
Në mbledhjen e organizatës bazë të partisë të ish Drejtorisë Politike R.Alia tha: "Ka tendenca mendjemadhësie tek shkrimtarët ushtarakë si L.Deda, I Gani etj. Shkrimtarët ushtarakë mendojnë: " ne jemi partia, ne luftojmë për çështje të mëdha". ( Protokolli Nr. 5 i organizatës bazë të partisë të Drejtorisë Politike fq 225/1, 13/08/1974 )" Tribuna demokratike fq. 4, 13/12/1996"
Me të marrë asin, shokut futi prasin!
R.Alia, rrufjan i pashoq, jo vetëm që L.Dedën e harroi, por edhe atë ditë që përcolli Enverin në botën e përtejme, të bardha e të zeza ja vari gur varri në qafë dhe vetë lau duart si Pilati. Në fjalimin e lamtumirës R.Alia, tha:
- E tërë jeta e shokut E.Hoxha ka qënë luftë. Luftë për lirinë e atdheut, luftë për ndërtimin e socializmit, luftë kundër armiqëve të jashtëm dhe të brendshëm.
Shoku Enver është arkitekti i Shqipërisë së re, organizator dhe udhëheqës i drejtpërdrejtë i gjithë transformimeve revolucionare... Ai e mësoi partinë të zhvillojë drejt luftën e klasave. ( "Zëri i popullit", 16 prill 1985)
Pra veç të mirave..., vepër e E.Hoxhës janë edhe: lufta e klasave në disa breza, kampet e interrnimit me një shtrirje të admirueshme gjeografike, burgosjet, pushkatimet, tufëzimi, zhdukja e institucioneve fetare, izolimi dhe mbyllja e vendit midis bunkerëve etj.
Po edhe ti Lirim, kodosh i pashoq je. Kur u binde se të dy të mëdhenjtë të bënë naftën, me vjershën tënde "Pasardhësi" shkruar në vitin 1985 kur vdiq Enveri dhe botuar në vëllimin tënd poetik: " Eja të blesh zemrën time" fq 27- 28, viti 1997, u ke dhënë ç' ka meritonin. Siç duket të mëdhenjtë "Tarasi" dhe "Rinori" të mësuan lojën e tyre të adhuruar: " me të marrë asin, shokut futi prasin". Këtë vlerësim më nxit ta pohoj vjersha jote" Pasardhësi" të cilën po e botojmë të plotë që lexuesi, veç "vlerave" të tjera që do të fitojë, do të njohë edhe më mirë dyfytyrësinë tënde. PASARDHËSI Ishte ora e fundit.
Pas një ore,
jeta do të shuhej si filmi që digjet në dritë...
Ai e ndjente, e dinte merhumi
se dhe para tij kishin vdekur
me radhë e me bujë gjithë perënditë.
Llogaritë
Një më një i kish bërë
për të tjerët, natyrisht dhe për vete.
Për pasardhësin
Çuditërisht
gjithnjë i pushtuar nga një ëndër e keqe!
Ish ora e fundit.
Pas kësaj ore kurrsesi
s'do të kish as shpirt as tru për të qënë.
Thirri....
Priti.
Hiç!
Çudi!
Vetëm për vetëm me hijet,
vetëm për vetëm me vdekjen si qen!
Në dhomën tjetër, ndërkaq
e shoqja shkërdhehej me solemnitet...
Sekonda e fundit

e minutit të fundit sakaq
ra
dhe lavjerësi prej hijesh e xhindesh godet
kambanën e qiellit
që shungulloi me kuje nën kafkë!
Shkërdhata në atë shkarëzim intim
e kish shkaravitur Testamentin...
Funerali,
si anije
shtyhej
në detin plotë përbetime!...
Ish ora kur ai
Pasardhësi doli në krye
kruajti zërin dhe funeralit iu bë
se qiellin e çau një krrokamë korbi!
Ajo krrokamë më pas do të drithëronte vetë

kombin.
( fq 27-28, viti 1985)
Dhe për çudi këtë poezi e ka qëndisur poeti Lirim Deda, që pothuajse para 38 vjetëve kur "takonte" Enver Hoxhën në Kongresin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë …siç dërdëllit Lirimi i…" dridhej buza… si para perëndisë". Se "edhe nga përrallat e nënës, perëndinë nuk e kisha parafytyruar edhe më të fuqishme dhe më të bukur se Enver Hoxha…" (Gaz. "Ndryshe", fq. 15, 2 maj 2007)
"Perëndia" e Lirim Dedës e "dekretuar" publikisht në maj të vitit 2007 dhe vargjet e tij derdhur në vitin 1985 "(Thirri…,Priti.Hiç ! Çudi! vetëm për vetëm me hijet, Vetëm për vetëm me vdekjen si qen!), na " frymëzojnë" që t'ia themi labçe: Diktatori qen i zi,
Diktatori-Perëndi,
Lirimi i mban në gji.
Kurvelesh mall e lavdi,
Ç'maskara përkunde ti!?
Liria do të ishte një nocion abstrakt nëse populli dhe kombi i tij dritën e saj nuk do ta gjenin të mëshiruar në begatinë, fjalën e lirë,në progresin demokratik në rritje dhe në dinjitetin sovran mbarëkombëtar. Të gjitha këto që i përjetojmë në rrjedhën e përditshme, kur vështrimi ynë ndalet mbi një përmendore, bust heroi, mbi një lapidar a pllakë përkujtimore, mbi një kështjellë; kur historia e popullit na flet përmes poezisë , dramës, filmit këngës për gjakun e derdhur për liri e sakrificat sublime, ne ndjejmë se në qënien tonë të vrundullojë furishëm ndjenja e krenarisë kombëtare, dashuria për mëmëdheun, mirënjohja për heronjtë legjendarë dhe Plejadën e ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare. Dhe nis e mediton…Atdheu, kombi ynë në mëndjen dhe zemrën tonë, shenjtërohet: i bukur, krenar, i pavdekshëm e pothuajse i pashoq përmbi dhe“!
Marr kurajon qytetare të pohoj se me këtë vështrim e gjykim e panë dhe e njohën Nënën Shqipëri: Naimi kur shkroi për Gjergj Kastriotin, Vaso Pasha për Shqipërinë, Çajupi për Labërinë, Fishta për Oso Vraninën, Noli për Bajram Currin, Bulka për Ulqinakun, Lame Kodra për Bilbilenjtë, Kadareja për De Radën, Siliqi për Prishtinën, Agolli për Baballarët, Arapi për Drashovicën, Shehu për Selam Musain, Bregu për Kosovën, Qendro për Matohitin, Xhaferi për Çamërine…e sa e sa të tjerë.
Por ja, papritur e pakujtuar një lapërdharë, për fat të keq përkundur në një djep Kurveleshi, përgojon e ndyn pritjen bujare të Shefqet Peçit, duke e quajtur"plak lugat", menderos e hajdutëron sakrificat sublime të "Heronjve të Popullit" Petrit Dume e Hito Çako, gjakun e vëllezërve të tyre Baki Dume e Rakip Çako dëshmorë të lirisë, gjakun e P.Dumes e H.Çakos që në vite luftrash lirie, disa herë në treva të ndryshme shqiptare, gjaku i tyre u derdh si lulëkuqet e bukura të majit. Ai gjak dallgëzon në palët e flamurit fitimtar të vaditura edhe me gjakun partizan.
Të fyesh Hito Çakon, një ndër gjeneralët e shquar në atë staf të respektuar gjeneralësh, që me bandazhe të përgjakura mbi plagët e veta, tok me gjeneralin fitimtar në çdo në çdo stuhi Sh.Peçi dhe vëllain e tyre kosovar Fadil Hoxha, dy ditë pas çlirimit të Tiranës: me kosovarë, lebër e tropojanë çliruan kryeqytetin e Rilindjes sonë Kombëtare - Prizrenin; të fyesh atë që ballë për ballë admiralëve të Rusisë në gjirin e Vlorës dhe në Sazan ua bëri të qartë se zot në këto troje kanë qënë dhe do të jenë bijtë e Shqipërisë…, do të thotë të bësh çmos që të përbaltosh ballin e ndritur të lirisë dhe për rrjedhojë dinjitetin vetiak e atdhedashurinë tënde ta kredhësh përjetësisht në llumin e turpit më të zi.
Të lehësh zagarçe për ta shpallur kusar për një palë çizme birin e lavdishëm të popullit dhe të kombit shqiptar Petrit Dume, që në sa e sa beteja u plagos duke prirë në ballë të sulmit , të fyesh atë zgalem stuhie që në provokacionet e gushtit të vitit 1949 sërish I tregoi shovinizmit grek se toka shqiptare në çdo çast shndrrohet në varrezë për çdo agresor, të fyesh atë që pa ju dridhur qerpiku në zemër të Traktatit të Varshavës në Moskë Mareshallit rus Malinovski i dha të kuptojë se në një traktat miqësi e reprociteti nuk ka Carë dhe ushtarë, por aleatë të barabartë, do të thotë të synosh të menderosësh nderin dhe lavdinë shqiptare të merituara në sa e sa beteja heroike në rrjedhën e historisë.
Për fat të keq këtë "mision" e merr me dëshirë mbi vete një poet që për interesa meskine nderin dhe turpin i "ekspozon" në një bankinë me një kapadaillëk palaçoje të paparë e të padëgjuar.
Për të gjitha këto shpifje të ndyra ty Lirim Deda të ftoj në ballafaqim me shkrimtarë dhe veteranë ish skënderbegas: Gjergj Titani, Rustem Peçi, Shpend Topallai, Milianov Kallupi, Hamza Koçiu, dhe me pjesëmarjen e shokëve tanë të nderuar ish gazetarë në organet e shtypit ushtarak: Vasil Gjylameti, Dhori Shkodrani, Thoma Noti, Novruz Turhani, Fuat Çeliku, Pandeli Ristani, Thanas Tane, Shevqet Vangjeli dhe cilido që ti mendon të marrë pjesë në këtë ballafaqim duke na paraqitur: Vëllimin e Sh.Peçit "Vargje në tokën e fishekëve", revistën "10 Korrik" me shkrimin e Xh. Matukës dhe me fotot e tij kur studionte në ish Bashkimin Sovjetik, shkrimin tënd pa titull, por që unë e kam pagëzuar "Lirim Çizmja" si dhe fotografinë e Presidiumit të Kongresit të Dytë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në të cilin ti u zgjodhe antar i Komitetit Drejtues të Lidhjes.
Z. Lirim Deda,
Ti je djali i Nivicës. Unë jam bir i Progonatit. Ballafaqimi do t'i japë cilitdo aq sa i takon . Si djalë Nivice besoj se nuk do t'i shmangesh ballafaqimit. Vendin dhe kohën përcaktoje ti, por jo më vonë se 15.10.2007.Nëse nuk do të paraqitesh në ballafaqim po të them publikisht, labërisht dhe shqiptarisht:
-Ti nuk je djalë i Nivicës! Ti je zhapiku i ferrave të Këndrevicës dhe bajga e gomarit në bythë të gorricës!
Unë jam i gatshëm që të plotësoj çdo obligim për këtë takim , të cilat mendoj se ju duhet t'i publikoni mundësisht sa më shpejt.

Nga Ibrahim Gani 

---------------------------------

Artikulli eshte pak i gjate, por ata qe mund ti  ken njohur ose te kene degjuar per z. Shefqet Pecin etj , ketu ka vende per te diskutuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 14:12
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

Re: Ne emer te Fjales se Delire

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur

sa ka shkruar dhe ky me duhet nje dite e tere ta lexoj
heq dore
dikush na tregon cfare permban apo behet fjale

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 16:29
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atiola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atiola Shto atiola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atiola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Ne emer te Fjales se Delire

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.