Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edhe ne dite te gezuara si kjo hidhet helm
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
CYBORG
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/06/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 72

Aman bre Vlora akoma me keto historite e komunizmit .Po Saliu vete nuk ishte komunist?
Ramiz Alia e dergovi si njeri te besuar te qetesonte studentet kurse ai e drodhi dhe u vu ne krye te tyre.
Ja dhe ne qofte se eshte i biri i Xhelil Gjonit ai qe thua c pergjejgjesi mban i biri per fajet e te jatit .

Komunizmi Ka vdekur, te pakten ne europe .sot ka vetem 5 shtete ne Bote akoma komuniste .
Te duket e arsyeshme qe sot ne 2010 te votojme akoma Saliun se na shpetovi nga komunizmi apo se na futi ne NATO apo se na perfundovi (ca dite para zgjedhjeve )rrugen qe do na lidhe me kosoven.

Rruget i duhet shqiperise po ama kjo puna ''patriotike ''sikur nuk ma mbush mendjen mua

.Po te kete faj thua ti te denohet ? po a ka gjykate a gjykates ne shqiperi qe te denoje Sali berishen .
Denimi i vetem eshte largimi i tij me vote .Dhe per mua nuk ka asnje justifikim. .''''Beri ca njera te mira'' nuk mjafton .Edhe stalini apo hitleri i kane bere ca rruge .
Pershendetje

__________________
IGNORANCE IS CURABLE .STUPIDITY IS FOREVER .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2009 15:42
CYBORG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CYBORG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me CYBORG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: CYBORG Shto CYBORG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CYBORG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E mira dhe e keqja eshte vetem pune mase. Cdo gje ka nje mase, nje limit, nje moment qe nga e mire kthehet ne te keqe. Qofte bakllava, qofshin leke, qofte uje, ajer apo toke, çdo gje ka nje ekuliber tek masa. Per kete "e mira" dhe "e keqja" mbeten koncepte abstrakte.

Nje miliarde dollare eshte nje mase, nje sasi lekesh qe jane paguar nga xhepat tona, jo nga xhepat e Berishes. Jane pesefishi i borxhit qe po merret sot me 10% ne vit. Per te paguar ate shume Shqiperia eshte dashur te vuaje ne drejtime te tjera, te kete renie ekonomike ne fusha te ndryshme. Por nese mbi vuajtjet e popullit ka peshuar edhe korrupsioni i qeverise kjo eshte ne pikepyetje. Ministri i transporteve, Lulezim Basha, eshte hetuar direkt per korrupsionin e tenderave te rruges Durres - Kukes.

Hetimet e Bashes, bashke me nje shok te Bashes qe me tha "po behen me leke lloj lloj njerezish, do kete nje cope dhe per ne" me bejne te kuptoj se Lulezim Basha ka doren e vet ne peshen qe po shkakton ajo rruge ne kurrizin e popullit. Nuk e di me çfare paturpesie rrihet gjoksi per nje veper qe ministrat jane hetuar per korrupsion. Ministra qe per me teper jane akoma ne qeveri.

Dhe megjithate, macet kur degjojne tenxheren e zgjedhjeve nuk e kuptojne kollaj konceptin e mases dhe sulen te kapin mish. Llogjika e mases gjithmone mungon ne keto raste, aq me teper kur edukata diktatoriale i ka bere ca mace te infektohen me konceptin e prijesit.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 01/06/2009 ora 16:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2009 15:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

I dashur Cyborg
Pjeserisht jam dakord me ju.Baballaret dhe gjyshrit e shume familjeve patriote ne vendin tone nuk kishin bere asgje te keqe dhe u poshteruan e degraduan ne ate fare feje sa shiheshin nga njerzit si lebroze.Po baballaret e bareve e Gjonve 7 Co e di se cfare irritimi shkaktojne ne popull.Po e perseris pyetjen e nje veterani te majte i cili ne nje rubrike te ORANEWS pyeste:''edhe tani djemte e vajzat e ishve do te votojme.Po djemte e vajzat e popullit te thjeshte kur do t'i votojme ndonjehere''.Keto fytyra, te cilet jane rritur me gjithe te mirat kur popullit i servirej bar e buke misri thate nuk e meritojne te na udheheqin.Ata nuk i ngacmon kush.Le t'i nxjerrin mjetet e jeteses me pune e jo me karriken e demokracise.I dashur Cyborg,ne qe i kemi jetuar ato kohe ,i njohim mire ata ******hata dhe pinjollet e tyre,prandaj kemi alergji kur ju degjojme mbiemrat e jo t'ju shohim surratin.Une kam qene dhe jam njeri i ndershem qe jetesen e mirqenien per familjen time e kam siguruar me djersen e ballit.Si i till une kerkoj qe hajdutet dhe banditet duke filluar qe nga 8 vjet qeverisje e PS dhe tani PD-ja te dalin e te japi llogari para togave te zeza.Nqse kjo nuk behet, sepse drejtesia jone eshte e varur nga politika,populli ta ndeshkoje me vote S Berishen .Ja iku edhe Saliu,ne krye do te vije nje kusar tjeter edvini me djemte e ishve.Ku ishim asgjekundi.Une e dua vendin tim e dua kombin tim te vuajtur,prandaj i gezohem asaj rruge dhe nuk kam qef te shoh Baret te vjellin vrere.Keta llafazane mund te jene neser me te keqinj edhe se Saliu.Po te besh nje krahasim me megavjedhjen socialiste miliardeshe me keto qe thuhet se jane vjedhur eshte sa nje e njezeta.Hyneret e bashkise i di gjithe Shqiperia.se si u zgjodh ne krye te PS Edvini e pame te gjithe.
E kaluara eshte teper tronditese per ne.Ju keni qene femije dhe ndoshta nuk e ke konceptin se cfare do te thote te te ta mohojne lirine Xh Gjoni & Co.Edhe dikush qe ka qene pioner ne Tirane ne vitet 80 e adoleshent ne vitet 80 e siguroj se me shume i di teorikisht vuajtjet e babait e nenes se vet e popullit ne teresi.
Patjeter e mira dhe e keqja jane koncepte abstrakte,po he si mund ta zgjidhin shqiptaret kete ngerc?Besoj e pate mitingun ku dhjetra mijra tribu edhe pse binte shi nuk largoheshin por degjonin cjerrjet e Saliut.Ne mitingjet e E rames nuk ka patur asnjehere kaq perkrahes.
Duhet nje operacion radikal ne menyre qe te heq nga trupi i politikes shqiptare gjithe ate qelb te akumuluar.Pytja shtrohet se kush do ta beje ate operacion.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2009 21:44
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CYBORG
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/06/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 72

Zoti IQVlora ,une jam kunder filozofise qe thote se meqe ata te tjeret nuk i dime si do te jene ,te votojme prape saliun.Pra nuk duhet te bejme si thote ajo fjala popullore qe ''Per inat te vjerres shkoj me mullixhine''
Une kam qene i vogel kohen e komunizmit dhe mbaj mend pak ,pastaj nuk kam jetuar ne Tirane keshtuqe shumica jane me te degjuar po nuk duhet jetuar sot ne 2009 akoma me fantazmat e komunizmit .
Nuk dua te mendoj qe ata te PS jane bijte e komunisteve prandaj sidoqofte duhet te votoj PD.
Sinqerisht nuk di ti krahasoj kush ka vjedhur me shume ne keto vitet e fundit PS apo PD .Te dy palet jane profesioniste dhe ne qe jemi larg na vijne vetem ato historite e medha .PO do te mjaftonin vetem skandalet e njepasnjeshme te qeverisjes se PD per mos ti votuar.

une them ti japim nje shans Edi Rames.sigurisht pa pritur ndonje mrekulli.Nuk e di nese do beje me mire se sali berisha po me keq nuk besoj se ben.
Per mendimin tim sali berisha eshte nje karte e djegur. .Eshte nje figure e konsumuar dhe e lidhur me plot skandale e me aq figura te dyshimta sa nuk i ka mbetur me asnje alibi.

Persa i perket rruges nuk me pelqeu trumbetimi patetiko patriotik qe i eshte dhene .Edhe enver hoxha kur ndertonte bunkeret apo ato budalleqet e tjera i bente gjoja per patriotizem ,prandaj une kam njefare dyshimi ku me mbyllin gojen me parrulla patriotike .
Nuk mund te besoj qe sali berishes i digjet zemra per te bashkuar Shqiperine me Kosoven kurse solcialistet nuk e duan kete gje .Saliu i shiste nafte milloshevicit tani po ben patriotin.

Ju vete e kuptoni qe rruga dhe hyrja ne Nato po perdoren per qellime propagandistike.
Sa kushtoi rruga ,1 miliard euro ?Po sikur te kishin thene qe kushtoi 2 miliard dhe ate 1 miliard qe mbetej ta kishin vjedhur kush do ti kontrollonte ?
A nuk e degjuam gjithe ate qe ndodhi me prokurorine kur po perpiqej te hetonte abuzimet .

Sa per mitingun une lexova qe kishte qene nje fare deshtimi dhe per kete ja kishin hedhur fajin shiut dhe organizatoreve po nuk mund te jem i sigurte se e di qe per mitingjet ne shqiperi jepen gjithmone 2 shifra te ndryshme pjesmarresish.
Pershendetje

__________________
IGNORANCE IS CURABLE .STUPIDITY IS FOREVER .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 10:25
CYBORG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CYBORG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me CYBORG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: CYBORG Shto CYBORG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CYBORG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

PershendetjeCyborg
Te falenderoj per diskutimin serioz e me etiken e duhur!
Nqse ke ndjekur prononcimet e mia,une kam thene qe S Berisha duhet te largohet jo vetem nga drejtimi qeveritar,por edhe nga ai partiak per ato arsye qe ju parashtroni,por edhe per 1000 mije te tjera.Kur politikane te demokracive te vjetra po kerkojne falje per £ 70 te pervetesuara duke premtuar se do t'i kthejne mbrapsht,sic ishte rasti i ministres se Home Office.Po bastardet tane qe kane rrymbyer miliona c'duhet te bejne?
Duke jetuar ne diktature dhe duke i njohur diktatoret dhe femijet e tyre qe na kane perbuzur,shqiptaret kane alergji.Per kete te garantoj.Si mund te ma spiegosh qendrimin e Edvinit ne mes te nje grupi enveristesh te krahines sime te Laberise, qe ja kishin marre nje kenge labe per Enverin e ai buzeqeshte i kenaqur?Keta njerez kane akoma ndikim e nostalgji ne Partine qe udheheq E Rama.Saliu po e shfrytezone kete rruge per qellimet e tij,por une perseri mendoj se qendrimi i Bares eshte i denueshem dhe keqdashes.Drejtesia te beje punen e vet ne kete rast.Me kete qendrim PS i shton kundershtaret vetes se vet,gjersa nuk eshte vertetuar asgje.Te garantoj se nqse ka patur dyshime se PS ka qene kunder Kosoves,sot me qendrime te tilla i vihet vula ketyra dyshimeve.Pune e madhe do te thote ndonje i majte,Kosova eshte shtet tjeter,por e ka gabim.Nje minus i madh i vihet PS.Besoj se keto ceshtje nuk shihen me syrin tuaj e te ndonje analisti si M Nano,qe me te drejte e quani shfrytezim per qellime elektorale.
Per punen e NATOS do te thosha se nqse do t'i kishim plotesuar kriteret per tu futur ne ate organizate do te ishim futur ne vite me pare kur ishin te majtet ne pushtet.Kushtet dhe disa faktore te tjere gjeopolitike ne favor te shqiptareve u plotesuan ne kete qeveri.realiteti eshte realitet.Nuk mund te krahasohet koha 8 vjecare e te majtve ne pushtet me keto kater vite.Ne ato vite shteti nuk funksiononte fare i dashur Cyborg.Atehere kish vetem hajna si ne qeveri e ne rruget e Shqiperise.Edhe tani ka,por jane reduktuar tek nje pjese e vogel e te zgjedhurve,qe perseri duhen larguar nga pushteti.Prokuroria te beje punen e saj se ka presidentin ne krahe dhe popullin i cili nuk do qe ta vjedhin.Pse i zgjati kaq shume hetimet prokuroria?
Cyborgu mos ju beso shume gazetave te majat apo atyre qe i jane kundervene Berishes per teka te pa plotesuara.Mitingu edhe pse binte shi ishte madheshtor.Sheshi ishte i mbushur plot e perplot,por me shume do te kish pasur po te mos binte shi.Le te thote ndonje qe e ka ndjekur nga TV-te qe nuk ishte madheshtor.Le te me tregoj ndonjeri ndonje miting te E rames ku ka patur aq shume njerez!
Edhe une mendoj qe rama do te ndryshoj dicka ne menyren e qeverisjes,por perseri ka skepticizem si ne popull pa le me Europa per te.Ju duhet te llogaritni edhe luften per kreun e qeverise.Meta do te beje koalicin me te ,nqse Edvini do t'i jape postin e kryetarit te qeverise.ndarja me PS eshte bere vetem per ate karrike qe Meta synon ta marre.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 11:33
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha CYBORG


Sa per mitingun une lexova qe kishte qene nje fare deshtimi dhe per kete ja kishin hedhur fajin shiut dhe organizatoreve po nuk mund te jem i sigurte se e di qe per mitingjet ne shqiperi jepen gjithmone 2 shifra te ndryshme pjesmarresish.
Pershendetje




Cyborg une e kam ndjekur mitingun nga tvsh dhe e degjova ne radio (nga halli se prisja te shikoja ndeshjet e kampionatit shqiptar ) dhe ishte nje miting madheshtor kishte shume njeres ai i Edit&delexhijte kishte gjysmen e atyre qe pat Saliu&hajdutet.
Shancin ndoshta populli kete here duhet tja japi njeresve qe me te vertet mendojne se do bejne per vendin me vepra por jo me llafe dhe jo ketyre qafe e barkderrave qe intereson vetem karrikja duhet gjak i ri njerez te rinj mendime te reja deshire per ate qe ben ato e ndryshojne vendin jo njeres qe i kane dosjet mbi 1000 faqe nga te zezat qe kane bere e po bejne si ne komunizem e si tani ...dhe pse po te lexosh kandidatet e tyre mendon se sdo bejne asgje vetem do marrin rrogen ne elbasan kan vene nje kandidat si PD dhe PS qe se di nga bie elbasani ishte hera e pare qe vinte si mund te prezantoje qytetin hallet e popullit nje njeri qe sdi nga hyhet ne qytet ?
IQVLORA ndoshta Bare eshte ai qe vjet me duket ne parlament Berisha i tha " mbylle gojen ti re mi halesh " ..apo eshte ndonje tjeter se se kam iden se kush eshte se shof nje te PS nje piskuriq te vogel 1 meter qe nuk pushon se foluri por se di si e quajne....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 11:54
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CYBORG
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/06/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 72

Per mitingun une lexova ne gazeta shekulli po si gjithmone lajmet e gazetave duhen marre me kujdes. .
sidoqofte kjo nuk ka aq rendesi sepse prania ne mitingje nuk eshte ndonje tregues shume i mire i mbeshtetjes politike .Une personalisht i urrej mitingjet .
Me kujtohet njehere para ca vitesh kam qene ne nje miting ku pritej te vinte Edi Rama .Papritur se nga erdhen nja 30 -40 djelmosha me parrulla ne duar dhe me fytyren te lyer me boje te kuqe qe dukeshin sikur kishin dale nga ndonje stadium dhe qe bertisnin sa per 1oo veta .Me la vertet nje shije te keqe sepse dukej qe ishin ose superfanatike ose te paguar.
Kete Baren qe thote Iq vLora nuk e njoh .vjet kur kam qene ne shqiperi sikur nuk e kam degjuar po me gjithe ata politikane qe mbijne cdo dite nuk eshte ndonje cudi .
IQ vlora edhe dicka tjeter .Keni permendur presidentin dhe popullin qe duhet ti kete krah prokuroria ne luften ndaj korrupsionit.Nuk me duket se Bamir Topi ka aq fuqi sa ti kundervihet Sali berishes .Ne PD sali berisha eshte zot i absolut .dhe Bamir topi vjen nga mendesia e Pd .
E mbani mend gjithe ate rremuje qe u be per zevendesimin e prokurorit te pergjithshem sallakut .E mbani mend me sa pompozitet u zgjodh kryeprokurorja e re . Ama sapo filloi ta preke pak autoritetin e Sali Berishes ai menjehere filloi presionet haptazi .
Mua ka dicka tjeter qe me tremb .Sali Berisha jo vetem nuk i ka pranuar asnjehere humbjet ne zgjedhje (ashtu sic bene para 4 vitesh socialistet) po ka treguar se me vote te lire nuk e rrezon dot nga kali.
Te shohim cdo ndodhe sivjet .

__________________
IGNORANCE IS CURABLE .STUPIDITY IS FOREVER .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 12:32
CYBORG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CYBORG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me CYBORG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: CYBORG Shto CYBORG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CYBORG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha CYBORG

.
Mua ka dicka tjeter qe me tremb .Sali Berisha jo vetem nuk i ka pranuar asnjehere humbjet ne zgjedhje (ashtu sic bene para 4 vitesh socialistet) po ka treguar se me vote te lire nuk e rrezon dot nga kali.
Te shohim cdo ndodhe sivjet .


Kam te njejtin mendim me ju,por nqse ai iken kesaj radhe do te jete pozitive per politiken ne pergjithesi.Mbas 4 vitesh do te iki ai qe ka frike te lere bashkine.ndoshta politika vihet ne sherbim te vendit dhe qytetareve.Edvini eshte ne panik nga humbja,prandaj nuk kandidon si deputet.Jo kontrata me tiransit e me the e te thashe jane perralla me mbret.Une nuk di ndonje rast kur kryeministri i nje vendi nuk eshte anetar i parlamentit.
Naten

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Qershor 2009 23:40
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Edhe ne dite te gezuara si kjo hidhet helm

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.