Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! Vlerėsimi i Temės: 14 votime, mesatarja 4.86.
Gjithsej 43 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Anteu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/11/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 41

E disa hahen edhe me berthama,,

__________________
Everything should be made as simple as possible, but not simpler!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2010 11:06
Anteu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Anteu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Anteu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Anteu Shto Anteu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Anteu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ClAuDiO
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/04/2010
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 107

.....dashuria.....ashte nje e verber....qe cmenduria e udheheq.....

__________________
Nese deshiron te kesh dicka qe kurre nuk e ke pasur, bej dicka qe kurre nuk e ke bere!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Maj 2010 11:40
ClAuDiO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ClAuDiO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ClAuDiO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ClAuDiO Shto ClAuDiO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ClAuDiO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ashley
Veteran ne forum

Regjistruar: 22/10/2010
Vendbanimi: thelle ne zemren tende.....
Mesazhe: 2499

Pak...shume...me pasion...cmendurisht???!!!
Cili nga ne nuk e mban mend heqjen e fleteve te nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!
Cili nga ne nuk e mban mend puthjen e tij te pare ne moshen 14,16,18 vjec?
Si eshte e mundur qe vetem nje mendim per dike qe do mund te na pelqente,na bente te lumturoheshim dhe enderronim me ore te tera___pavaresisht se nuk kishim fare muhabet me te?
Ne ishim ne dashuri me dashurine!!
Dalja jone e pare,puthja jone e pare,betimi yne i pare,ledhatimi yne i pare,projekti yne i pare i enderruar nga te dy....sa i bukur,sa i mrekullueshem....asgje nuk ekzistonte pa tjetrin,e ardhmja jone ishte e pamundur pa te....dashuria jone ishte origjinale dhe e perjetshme....Ne transformonim boten,kishim femijet me te bukur dhe jetonim te lumtur....asgje nuk mund te na ndalonte....asgje ne kete enderr....pervec????
Zhgenjimit te pare te dashurise...Sa lot dhe dhimbje!
Si arriti te na e bente nje gje te tille?
Asnjehere nuk mund ta imagjinonim personin te tille!Cfare boshlleku krijon dhimbja e dashurise!Cfare dhimbje shpirti,barku,dhe stomaku na provokoka dhimbja e dashurise!Cfare depresioni!Dhe atehere kur zhytemi thelle,vjen dicka....Nje dashuri tjeter!
Te gjitheve na kujtohen me nostalgji dashurite e para te adoleshences dhe te gjithe marrim pervojen ne nje dashuri te mbushur me kenaqesi,vuajtje,lumturi,zhgenjime.
Deri ne momentin ku "guri i cmuar","dashuria e vertete",arriti...atehere hidhemi perpjete nga gezimi...betohemi te duhemi perjete,ne te mire e ne te keq.
Per fat te keq,sipās statistikave,vetem 2 cifte ne 10,vertetojne mbarimin e bukur te romaneve dhe filmave te dashurise___"martese,femije dhe lumturi pa fund dhe te perjetshme"!
Ne njohim shume cifte qe jane dashur qe ne adoleshence,qe kane studiuar bashke,martuar dhe bere me femije,dhe qe duket se do rrine bashke deri ne ditet e fundit te jetes se tyre.
Po ne njohim akoma me teper cifte qe ...oh!..surprize!...U ndane!
Sipas shifrave dhe statistikave te Organizates Boterore te Shendetit,5 martese ne 10 perfundojne ne ndarje.Dhe tre ciftet qe rrine bashke deri ne fund,nuk flasin shpesh me njeri tjetrin,tradhetohen,ose perfundojne jeten duke u zene....!
Kush eshte sekreti i atyre qe jane bashke dhe ecin drejt te njejtes rruge per vite te tera?
A ka ndonje formule magjike ose mrekulli per ne te tjeret qe nuk na shkon jeta kaq mire?
Cfare ben,qe ca nuk kane probleme ne dashuri dhe jetojne jete te lumtur,kurse ca te tjere vuajne,kane deshire te vdesin mbas nje depresioni ose humbjeje dashurie?
Ca njerez jane te lumtur,"me" ose "pa" partenere stabel,te tjere i ngjiten te parit ose te pares qe ju del perpara,ose te parit ose te pares qe thote me zemer "jo"!
Eshte shkruar shume per dashurine....Me qindra libra tregojne deri ne cfare pike dashuria eshte konsumuar ashti si dikush qe konsumon nje droge te forte,dhe qe ashtu si droga,kur mesohen me te dhe nuk e kane me,arrijne te shfaqin shenjat e dobesise,mungeses fizike dhe psikologjike.
Por cfare eshte dashuria?
Ne themi qe eshte nje "emocion"!
Nje emocion eshte nje levizje,nje ankth,nje reaksion afektiv shume i shtuar.
Dmth dashuria eshte nje levizje,afrim ndaj njeri_tjetrit.A mundemi dot ne jeten tone te respektuar te bejme qe ky reaksion te zgjasi dhe te duroje te gjitha pengesat midis dy personave?
Per mendimin tim ekzistojne tre kushte te rendesishme ne dashuri...
__Admiracioni
__Endrra
__Deshira seksuale.
Te tre keta kompozues duhet te jene te kanalizuar drejt te njejtit person.Dhe ne nje menyre te qendrueshme dhe reciproke...ska rendesi rradha e tyre,deshira mund te lindi nga admiracioni ose anasjelltas.
Smund te duam dike nqs e admirojme ose qe ndjehemi te admiruar nga ky person!
Admirimi eshte nje ndjenje lumturie dhe gezimi para dickaje qe na duket e bukur.
Ne dashuri ka rrespekt.Nga momenti qe fillojme te "gabojme ne dashuri",ne fusim ne nje lloj "hipoteke" dashurine.
Nuk mund te jemi gjithmone dakort per disa mendime,per edukimin e famijeve,menyra sesi secili e prish lekun,por ama duhet te jemi gjithmone dakort ne faktin qe personi qe duam eshte njeri i vecante qe meriton respekt dhe admiracion.
Mos harrojme gjithashtu qe edhe dy te dashuruar jane gjithmone "2 armiq intime"...Por..qe i detyrohen respektit.
Ulja e admiracionit per ate qe duam eshte paralele me uljen e dashurise ndaj tij ose ndaj saj.Prandaj eshte e rendesishme ti pergjigjemi njeri tjetrit dhe te respektohemi duke patur admiracion dhe dashuri.Dy persona qe duhen ndajne te njejtat projekte,endrra,jane dy ortake qe komplotojne bashke per te ardhmen...
Te duhesh do te thote te enderrosh vete i dyte gjera te mundura!
Njekohesisht dashuria eshte e bazuar ne terheqjen fizike..
Ku ka gje me te bukur se te besh dashuri me ate qe do?
Te duash dike do te thote ta prekesh,te ngjitesh me te,te perkedhelesh,te fluturosh,...Kemi deshirat tona te perbashketa qe duhen konservuar duke mbajtur nje fare "largesie"...."ti nuk je une,une nuk jam ti"!
Distanca eshte e rendesishme ne deshire dhe ben te mundur qe afrimi te transformohet ne kenaqesi.
A eshte e vertete qe nje veshtiresi seksuale ose nje humbje deshire do te thote humbje dashurie?......Jo gjithmone!
Eshte e vertete qe zemra ka arsye dhe arsyeja nuk njeh....por arsyeja mund ti mesoje zemres qe te marri drejtimin e duhur drejt emocionit.Dashuria e perjetshme eshte vetem pasion dhe arsye,ne koke dhe ne trup...
Te jetosh vete i dyte nuk eshte nje sjellje instiktive...Ne duhet te mesojme te jetojme ne kete menyre,ashtu sic mesuam te flasim,shkruajme,lexojme,si kemi mesuar ti japim bicikletes,vetures,profesionin...
PO ku jane profesoret???????

Dashuria per mua eshte kjo.....
___Dhurim lulesh pa arsye.
___Ta duash tjetrin me te metat qe ka dhe ti pranosh ato.
___Te besh dicka per te qe tregon diferencen midis te mires dhe shume te mires.
___Te futesh hundet ne jastek dhe te ndjesh eren e tjetrit kur ai iken.
___Te pranosh largesine e perkohshme.
___Te mos tradhetosh.
___Te qeshesh gjithmone bashke.
___Te shikohemi ne sy ashtu si ne diten e pare.
___Te ndash gjithcka.......

__________________
Nese dikush te sheh me lot ne sy, duaje sepse ka frike mos te humbet ty..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2010 20:28
Ashley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ashley Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ashley (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ashley't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ashley Shto Ashley nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ashley nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 17/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

e kujt ishte kjo

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Prill 2014 02:09
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dylan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dylan Shto dylan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dylan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Kam disa tregime me te arrira mbi/me kete teme, por po hedh ketu nje tregim te hershem, artistikisht jo aq i arrire sa disa te mevonshem, por s.d.q., pak i lezecem; i perket nje ideje dhe shkruarje ne vitin 1993. Moderatori mund ta levize apo ta heqe, nese mendon se eshte jo ne vendin e duhur apo i gjate.

Të dashuruarit

Që miush Pupushi edhe mund të çmëndej, kjo nuk qe as çudi dhe as një rastësi. Dashuria e tij për miushe Bishtëtundësen kish marrë dhenë, sa s’kish ngelur mi nën dhč e mbi dhč që mos ta kishte dëgjuar. Në fakt, dashurira, flirte, serenata, ... e jo vetëm këto, por edhe martesa, ndarje, tradhëtira bashkshortore, qarje, gëzime, etj., kishte përditë në shoqërinë e minjve. Por, ajo midis Pupushit dhe Bishtëtundëses kish qenë disi e veçantë. Dashurinë e tyre jo vetëm që nuk kish ngelur mi pa e dëgjuar, por vënde-vënde ajo po kthehej në një legjendë.
Familja e Bishtëtundëses, e cila vinte nga shoqëria e lartë, -babai i saj, miush Kreshpëtori ishte përgjegjës i të gjitha kthesave të kanaleve të ujrave të zeza në zonën jugore të qytetit,- nuk kishte dashur që miush Pupushi të merrte vajzën e tyre të katërmbëdhjetë. Por kjo nuk e kish larguar as pak Pupushin, përkundrazi, serenatat e tij me kitare poshtë dritares së Bishtëtundëses e kishin forcuar dashurinë e tyre. E ç’nuk kish bërë familja dhe gjithë farefisi i Bishtëtundëses për ti dhënë fund lidhjes së tyre! Dy herë e kishin zhdëpur vënçe miush Pupushin, sa çdokush tjetër mi do t’ngordhte menjëherë. Po ashtu edhe Bishtëtundësen e kishin izoluar brënda në shtëpi, por megjithatë të dy miushët kishin bërë shenja, ishin takuar, kishin këmbyer letra, ishin tretur nën shikimin e zjarrtë të njëri-tjetrit, kishin përshpëritur fjalë përvëluese, dhe ishin shkrirë në puthjen e tyre të zhuritur.
Së fundi, Bishtëtundësen e kishin dërguar në një kontinent tjetër përtej detit, ku, siç thuhej, edhe e kishin martuar. Dy tentativa të miush Pupushit për tu larguar me vapor, kishin shkuar kot; familja dhe farefisi i Bishtëtundëses kishte spiunë, që i paguante mirë. Në këtë kohë, -kjo ishte koha kur të gjithë menduan se Pupushi kishte lajthitur-, ai filloi të bënte një kanal të nëndheshëm për të vajtur në kontinentin tjetër. Në fillim gjithkujt i ishte dukur e pabesueshme dhe shumë e merrnin për shaka. Por, kur disa e panë vetë këtë me sytë e tyre, u habitën tej mase. Kjo ishte të mundje pamundësinë! I shkreti, thonin për ’të, nuk na shkonte mëndja se do të rrëshqiste kaq shpejt. Një kanal në distancë aq të madhe nuk do ta niste as edhe një Firmë me mjetet e duhura! Lëre më pastaj Pupushi i vetëm që do të donte të paktën tre-katër jetë të tij! Edhe Profesor miush Hundështypuri, që e kishte hundën të shtypur për shkak të hulumtimeve të shumta që kish bërë, deklaroi, se me atë energji që Pupushi zotëronte, edhe mund të arrinte nga fundi i jetës së tij, por kjo, nëse do të ndodhte, do të ishte një mrekulli.
Edhe fjalët e Profesorit nuk u muarrën seriozisht nga shoqëria e minjve, -në përgjithësi edhe këta profesorët ishin pak të lajthitur, -thuhej! Gjithashtu fjalët e të dehurve, për të cilat shoqëria tregonte kujdes ti regjistronte, sepse siç thuhej dilnin nga të tjera dimensione, nuk deklamonin se Pupushi do t’ia dilte mbanë, përkundrazi, se ai do të vdiste duke punuar në kanalin e tij të dashurisë. Familja e Bishtëtundëses kënaqej që i dashuruari rrodhi nga trutë, dhe kështu vuri në vënd një pjesë të krebilitetit të humbur të familjes, për shkak të rrahjes që i kishin bërë Pupushit javë më parë. Kështu miushët folën edhe pak për ’të, e pastaj e harruan krejt. Në asnjë kafene apo mejhane nuk përmëndesh më emri i tij. Historira të tjera më të vogla mbushën jetën e mëpastajme.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2014 11:23
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Por kush e dinte dhe e besonte, se zemra e Pupushit rrihte si një çekan gjigand për miushe Bishttundësen?!. Kush e dinte se mëndja e tij rrinte vetëm tek e dashura përtej oqeanit!?. Edhe në atë pak gjumë që bënte, të gjitha ëndrrat i shihte vetëm me Bishtëtundësen e tij. Edhe në hapjen e kanalit, një fuqi e tejnatyrshme, që duket ia falte vetëm dashuria, e bënte të punonte si një eskavator pa ndjerë më të voglën lodhje. Nuk dyshonte as edhe pak, se ajo po e priste. Dhe do ta priste derisa ai të vente atje! Fjalët se e kishin martuar, nuk ishin për ’të vetëm se ca manovra që donin ta largonin nga qëllimi i nisur, disa manovra për ta paralizuar. Por, edhe nëse kjo ishte e vërtetë, ai e dinte se e kishin martuar me forcë, dhe zemra e miushes së tij rrihte për ’të, siç edhe e atij për atë hyjnore.
Kjo forcë e pashtershme që i buronte diku nga thellësia e shpirtit, e bënte të punonte ditë e natë papushim. Sa më tepër i afrohej kontinentit tjetër, aq më me forcë rrihte zemra e tij! Ditët, javët, muajt, vitet kalonin, por Pupushi ndjehej po aq i ri sa në fillim të punës. Ai i kish shpëtuar diellit, shiut, erës. Ai nuk dinte më ç’ishte koha. Dita qe natë dhe nata ditë për ’të. Duket se kish qenë i pavarur nga koha, dhe koha nga ai. Materia e tij ishte njehësuar thuajse me energjinë që e përshkonte dhe, ndonëse ishte dobësuar, në fytyrën e tij dashuria kish ndalur kohën e hershme. Nuk jepte asnjë shenjë vitesh të shkuara, por dukej thuajse po ai i ri i dashuruar si më parë.
Kështu, në një nga këto ditë-netë të qëllimit të tij, ai doli në kontinentin tjetër. Po, po, ai shkeli tokën ku e priste e dashura e tij, e që ndoshta qante akoma për ’të, -siç edhe fantazonte shpesh. Menjëherë, me atë energji që nuk i kish pushuar ndonjëherë, u hodh në kërkim të zemërushes së tij. Mirpo kjo nuk qe kaq e thjeshtë. Kontinenti tjetër ishte tepër i madh dhe, për ti rënë kryq e tërthor, duhej të hypje nëpër shumë tramvaje, përndryshe do të ngordhte pa e parë. Dhe kjo punë donte para.
Ai u ul në një cep rruge e filloi të këndonte nga trishtimi. Prapa atij trishtimi rrezatonte shpresa e pashuar, dhe kjo i bënte këngët e tij aq originale, sa kurr nuk ishin dëgjuar këngë të tilla. Për çdo mi tjetër kjo do të qe pak e vështirë, por Pupushit i këndonte zemra. Fjalët i dilnin vetvetiu nën një melodi melankonike, që vetë Nimfa e dashurisë ia inspironte. Aq të bukura ishin këngët që këndonte, sa të gjithë miushët kalimtarë derdhin lotë tek e dëgjonin. Pastaj, bashkë me lotët ata derdhnin edhe monedhat e kuletave.
Pak nga pak dhe ditë për ditë xhepat e Pupushit u mbushën me para. Nuk nguruan ta thërisnin edhe nëpër shfaqje të ndryshme, e kështu nisi karriera e tij si këngëtar. Me mijra miushë e duartrokisnin me simpati, tek hypte nëpër skena e podiume. Filloi të bëhej i dëgjuar. Radio-Miu jepte përditë nga këngët tij. Por as edhe një miush dhe miushe nuk e dinte ku rrihte zemra e këngtarit me këngë dashurie. Ndërsa ai vetë shpresonte se zemërka e tij do ta dëgjonte rastësisht dhe do të fluturonte menjëherë tek ai. Ajo do ta kuptonte nga zëri, nga teksti, ndoshta edhe do ta shihte se ai vetëm sa ishte vjetërsuar pak, por jo plakur, dhe do ti hidheh në krah. Oh, vetë lumturia duhet të ishte diku aty pranë tij, dhe vetëm ajo mbretëresha e fatit duhej, -rastësia-, që ata të dy të bashkoheshin për t’mos u ndarë më.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2014 11:23
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Mirpo ditët dhe javët po kalonin dhe nga Bishtëtundsja e tij nuk po dukej asnjë shenjë! Atëhere pagoi disa agjentë, (siç quheshin ata kërkuesit e Agjensisë), që ti binin kryq e tërthor kontinentit, për ta gjetur thesarin e tij. Tanimë kishte lekë, por i mungonte sublimja e tij, ajo gjysma e vetvetes, siç i thoshte dikur, apo siç i thosh në këngët e tanishme. Dhe këto para të paguara për ta gjetur, e justifikuan vlerën e tyre. Nuk kaluan më shumë se dy javë nga kërkimi, dhe porosidhënësi mori lajmin e pabesueshëm, se ajo miushe që kërkonte ishte gjetur. Agjensia njoftonte se ajo banonte në qytetin F, dhe ishte vërtet e martuar.
Pupushi u bë me krahë. Pa e zgjatur u nis për në qytetin e saj. I la skenat dhe podiumet, pa patur më të voglën dhimbje për ‘to. Edhe duartrokitjet e spektatorit nuk mund ta mbanin dot. Ishte po aq i djegur dhe verbuar nga dashuria për ‘të, sa ç’kish qenë edhe në kontinentin e vjetër. Tani mendonte vetëm për takimin e uritur.
Me të arritur në qytetin F, morri nga detektivi i agjensisë edhe të tjera të dhëna për miushen e tij. Bishtëtundsja ishte martuar për së dyti herë, po-po, por mbas ndarjes me burrin e parë. Ajo bënte një jetë të qetë shtëpiake, pa patur fëmijë në martesën e dytë. Oh, i ndritën sytë Pupushit. Të tjera të dhëna do ta informonin atë me tu mbledhur.
Pupushi u ul e shkroi një letër, as të shkurtër e as të gjatë, ku i tregonte lumturisë së tij të gjitha peripecitë që kish kaluar, si dhe vuajtjet e zemrës së tij gjatë këtyre vjetve të ndarjes së padëshiruar. Letra të bënte për të qarë, siç edhe këngët e tij. Kështu ishte kur dorën ia komandonte zemra e mbushur me një mal ndjenjash. Por nga fundi i saj, ai i la pak vënd edhe arsyes. I shkruante se ai nuk donte më shumë, se ajo të ish e lumtur, qoftë edhe me burrin që kish. Ai ishte i lumtur nëse ajo ishte e lumtur.
E nisi letrën dhe priste si në ethe përgjigjen e saj. Nuk dyshonte aspak, se Bishtëtundsja nuk e kish harruar dashurinë e tyre, ndonëse kishin kaluar shumë vite. Qoftë dhe pak prush të kish mbetur në zemrën e saj nga ajo dashuri e atëhershme, ai do t’ia ndizte atë me afshin e zemrës së tij. Edhe ndarja me burrin e dytë pastaj, besonte se nuk do të ish e vështirë.
Dhe ja, përgjigjia e Bishtundses nuk vonoi. Ajo ishte e çuditur dhe e gëzuar njëhkohësisht. Pa shumë fjalë, ajo i linte për të nesërmen orën dhe vëndin e takimit. Si i goditur nga rrufeja Pupushi nuk ishte më në gjëndje të mendonte. Nuk dinte se ç’do të ndodhte. Ai priste dhe vetëm priste në dhomën e hotelit ku rrinte me padurim. Dhjetë fjali i iknin, njëzet të tjera i vinin. Thirrjet patetike për dashurinë zevëndësoheshin nga vizione veprimesh përkdhelish, dhe këto të fundit nga puthje pambarim. I dukeshin ato orë pritjeje si javë. Për gjumin e natës as që bëhej më fjalë. Mundohesh ta kuptonte përse duhet të priste kaq shumë për ta takuar. Shoqëria ka norma dhe rregulla, i mbushte mëndjen vetes. Por dashuria fiton, hidhte poshtë llogjikën e pak përparshme. Lëvizte nga njëri cep i dhomës në tjetrin. Sapo shtrihesh, ngrihesh prapë për të hedhur në letër një poezi të re. Kështu, i paqetësuar një minutë, siç torturon në këto raste dashuria, kaloi nata dhe erdhi dita e re.
Me tu afruar koha e shumpritur, me një trëndafil mjaft-mjaft të bukur dhe me një kujtim të dikurshëm të sajin, një shami me lotë të tharë, Pupushi u vërsul si i çmëndur drejt vëndit të takimit. Me ta dalluar të shtrenjtën e tij, vrapoi si atlet, duke e përfshirë atë në krahë e duke e mbuluar me dhjetra të puthura. Aq i djegur, i verbuar dhe i etur ish, sa nuk po i dëgjonte fjalët e të dashurës: ngadalë i dashur, se më dërmove! Eh, ku kish zjarrfiks që ta shuante, ku kish polic që ta mbante, ku kish burim që ta ngopte Pupushin!? Vetëm shtytja e saj e lehtë dhe përsëritja e fjalëve i dhanë të kuptonin, se kish marrë më tepër se yryç. I zbuti puthjet e përqafimet, duke i lënë vënd edhe fjalëve të shkëputura: më fal e dashur, … nuk jam në vete, … po si je? … a je po kaq e gëzuar sa unë? … oh, nuk mund ta besoj! … të kam kaq pranë!.., e tjera, e tjera.
Me zbutjen e puthjeve dhe fillimin e fjalëve, vuri re se puthjet e të dashurës kishin kohë që kishin mbaruar. Atëhere u kujtua ta shihte më me kujdes dhe imtësi. Ishte vërtet i lumtur që e shihte qielloren e tij. Ajo ishte mplakur disi, se helbete, kishin kaluar vite, por atij iu duk si një pjekje në moshë. “Ti paske disa rudha fisnikërie në fytyrë”, i shprehu i lumturuar ai. Pasi i dha dhuratat e çmuara që e gëzuan shumë të dashurën, e që atij iu duk sikur zbriti vetë dielli në fytyrën e saj, i futi krahun asaj e filloi të ecte buzë një kanali në formë shëtitje. Mësoi kështu nga jeta e saj se e kishin martuar nëpërmjet një angjesie martesash me një burrë xheloz, me të cilin ajo kish bërë vetëm katër miushë, se më pas ishin ndarë. Shumë më vonë ishte martuar për së dyti me një nënpunës, në moshë shumë më të madhe nga ajo, por me të ardhura të mira, me të cilin nuk kish mundur të bënte miushë të tjerë. Dhe kështu vazhdonte jeta e saj monotone e pa çudira, deri në këtë moment të papritur që po i dhuronte ai miush-Pupushi i saj i dikurshëm.
Oho, kjo ia ngrofi zemrën Pupushit. Pak fjalë tregonin shumë! Për ’të kishte shpresë, se një ribashkim nuk ishte i pamundur. Pastaj gjithë bota le ta dinte se ata kishin gjetur njëri-tjetrin! Ndarja me nënpunësin plak nuk do ta pezmatonte. Ishte i sigurtë për këtë. Për para as që duhej të merakosej, ai kishte mjaft dhe, përveç kësaj, do të punonte gjithnjë për princeshën e tij të çmuar. Ata do të blenin një shtëpi dhe do të jetonin të lumtur. Edhe nëse paratë nuk dilnin tamam për një vile të madhe mondane, ato dilnin për një shtëpizë të vogël lumturie. “Jo i dashur, -e këshilloi miushja e tij-, ti nuk mund ta lësh punën tani në kulmin e saj, siç edhe më tregove!” Vërtet, Pupushi duhet të mbyllte edhe kontratat e hapura e të mirrte një dorë të mirë para, për ta ndihmuar lumturinë dhe ekzistencen e tyre të përbashkët. Dhe ashtu bëri. Iu kthye edhe një herë skenave, ku i mahniti spektatorët me zërin e tij.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2014 11:25
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

„Ti ke bërë shumë përpara!“, i thanë. “Me këtë zë duhet të kalosh patjetër tenor në opera!” Kjo për Pupushin do të thoshte shpërblim më i madh. Por do të thoshte edhe largim nga e shtrenjta e tij. Jo, jo, morri vendim, dhe u nis sërish tek Bishtëtundja. Mbas puthjeve të zjarrta, ia shpjegoi vendimin e tij, të cilin nën vërejtjet e saj tepër të llogjikshme, (siç iu dukën më pas), duhet ta kthente e të vazhdonte karrierën, për të siguruar të ardhmen e tyre të lumtur. Takimet me ’të mund ti vazhdonte hë për hë, në atë dhomë të vogël hoteli, derisa ajo të pregatiste situatn e ndarjes nga nënpunësi plak, nga buri dorështërnguar. Oh, për Pupushin, fjala e saj ishte urdhër. Pas puthjeve dhe shtërngimeve të zjarrta, Pushushi iku përsëri, duke i lënë më parë një dorë të mirë parash, që ajo mos ti shtrinte dorën atij harpagoni që kish në shtëpi. Kështu vajtje-ardhjet e tij vazhduan një kohë të mirë, derisa një ditë ai gjeti në dhomën e hotelit të dashurën e tij me një miush të ri. Po kjo, nuk u besoi syve ai, ç’do të thoshte?!. U bë gati ti thyente turinjt atij kavalieri, mirpo duke i ndërhyrë e dashura në mes dhe marrë me vete, i shpjegoi se ai miush i ri kish qenë i dashuri i saj, ashtu siç kishin të dashur shumica e miusheve të martuara, e me të cilin ajo po përpiqej të ndahej. Kjo ishte pak e vështirë për ish-dashnorin rinosh, por ajo thuajse ia kish arritur qëllimit me shpjegimet e saj. I kish shpjeguar atij tetri, se tani që ajo kish gjetur të dashurin e vet, Pupush-qiellorin, nuk kish më vënd për ’të në jetën e saj.
Pa patur më pikë dyshimi në fjalët e saj, Pupushi u shkri nën epshet e saj të zjarrta, për tu kthyer më pas në qytetin e tij. Tanimë nuk ishte më nevoja ti linte para të dashurës, ai i kish dhënë një kartë me të cilën ajo tërhiqte nga paratë e tija sa ti duheshin, pa ia shtrirë dorën atij plakut formal të shtëpisë. Kështu kalonin ditët dhe javët dhe dukej se kushtet po piqeshin që ata të dy të bashkoheshin plotësisht. Në të vërtetë, jo se paratë po shtoheshin. Ato po paksoheshin, megjithëse ai fitonte mirë. Por ato i shpenzonte e shtrenjta e tij, ai e dinte këtë ndaj nuk merakosej shumë. ǒishte e tij, ishte edhe e saj. Ai kopraci që kish ajo nuk i jepte asnjë grosh. Dhe me atë kopracinë e tij do të ngelesh së shpejti vetëm.
Bishtëtundsja ia kish bërë të qartë, kështu i kish thënë Pupushit, ajo do të shkonte kësaj radhe për pushimet e verës diku vetëm, që i shoqi formal ta besonte ç’ka ajo i kish thënë për ndarjen e tyre. Pupushi ishte në kulmin e shfaqjeve dhe, vetëm pas kthimit të saj, duhet të mendonin se ku do të vendoseshin së bashku. Sa mirë llogjikonte Bishtëtundsja e tij, mendonte Pupushi.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2014 11:25
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Në një nga këto ditë kulmore pune Pupushi vendosi ti bënte një surprizë, duke i vajtur për ta takuar, ndonëse i kish premtuar se do ta priste. Ishte dashuria që e komandonte. Mirpo për çudi, nuk e gjeti atje ku i kish thënë. Atëhere iu desh të organizonte edhe një herë dedektivët e agjensisë së kërkimit, të cilët i justifikuan përpikmërisht paratë e marra me një shërbim shëmbullor e të shpejtë. Ajo gjëndej në tjetër vënd. Pupushi u nis për ta takuar, por kësaj radhe me dyshime në kokë. Këto dyshime nuk qenë gjë përpara asaj që ai pa atje. Bishtundsja e tij bridhte me të tjerë. Harbohej as harbohej me jaranj muskuloz e të rinj. Sa në krahët e njërit, e nën trupin e tjetrit. Hidhte vidhet përpjetë, e ngrinte këmbët big. Tundte gjoksin majtas-djathtas, dhe barkun lart-posht. Puthej gjatë dhe e bënte atë punë shpejt. Ajo i kish vënë brirë si atij burrit saj formal, po ashtu kish shkelur edhe dashurinë e tyre. Ajo gënjente pa pik turpi, dhe mashtronte të gjithë. Gjithshka e bënte vetëm për qejf të saj. Po përse e bënte? Përse? Kjo ishte absurde! Në fund të fundit, unë doja ta bëja atë të lumtur, mendoi Pupushi, pa e ditur se qejfi material ishte për disa mbi atë shpirtëror.
U kthye sikur ti kish rënë pika. Iku për t’mos ta parë më simbolin e përthyer të dashurisë së tij, atë objekt të gjallë që e kish idealizuar si në mëndje ashtu dhe në këngët që kish krijuar deri tani. Iu kthye punës në qytetin e tij, por zëri nuk i dilte më. Provoi e provoi por … ishte shterpë. E kish lënë edhe zemra për prova të mëtejshme. Kontrata iu anullua derisa ti vinte zëri. Për t’ia bërë më të plotë hidhërimin, pa se në bankë nuk i kish mbetur më asnjë kacidhe; të tëra ia kish tërhequr Bishtëtundsja. Nuk dinte ku të ankohej, ku të përplaste kokën. Nuk dinte as ku të kërkonte diçka për të jetuar. Doli edhe nga shtëpia ku banonte me qira. Iu largua qytetit, dhe njerzve që e njihnin. Zëri melodioz i këngëtarit i ishte tredhur dhe ftohur. Siç duket, e kish lënë përgjithnjë ai zë aq i bukur, që i kish bërë minjtë të derdhnin lotë. Mendoi të kthehej në kontinentin e vjetër, por kacidhet e mbetura nuk i dilnin për biletë. Vinte vërdallë kot më kot. Gjithshka në shpirtin e tij ishte shëmbur siç shëmbet një kala nga ato prej rëre buzë detit.
Një ditë nga këto që vinte vërdallë, dëgjoi se Radio-Miu e kërkonte. Kjo sikur ia ngrohu pak shpirtin. Do ti këndonte humbjes, dhimbjes, shembjes, mendoi. Mirpo nuk qe e thënë. Vajti, por i pezmatoi kot miqtë e tij të vjetër. “Ç’qenke plakur kështu, -i thanë, duke mos ia pranuar si këngën shterpe, ashtu edhe zërin e ngjizur. Iku i shembur dhe i këputur në mes, duke lënë pas një ndjenjë keqardhje për veten tek të gjithë. U përfshi në masën e minjve, duke mos u parë më. U zhduk nga sytë e të njohurve përgjithnjë. E kërkuan më pas përsëri, por nuk e gjetën. Dikush donte të bënte një emision për ’të. Edhe familja e tij në kontinentin e vjetër e kërkonte, por më kot. Për herë të fundit, u fol se e kishin parë të hypte në një vapor. Disa të tjerë që e kishin njohur, thanë se ai ishte gjetur i mbytur në breg të detit. Ndërsa të tjerë deklaronin, se ai vazhdonte të këndonte rrugëve andej nga jugu i kontinentit. Asgjë nuk ishte e saktë dhe asgjë nuk u morr vesh për ’të. Vetëm se historia e tij, pak nga pak u përhap edhe në kontinentin e madh. Kjo nuk bëri ndonjë bujë kushedi se ç’ë. Përherë kështu ka ndodhur, thonin të tërë. Miushet kishin vrarë përherë zemra miushësh, e sidomos ato që e tundnin bishtin sa majtas e djathtas, por mjerë ata që e falnin zemrën, thuaj! Mjerë ata që binin në dashuri, thuhej, kur përmëndej historia e miush Pupushit.

***

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2014 11:27
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ashley
Veteran ne forum

Regjistruar: 22/10/2010
Vendbanimi: thelle ne zemren tende.....
Mesazhe: 2499

Dashuria eshte force kur dhurohet nga ata njerez qe deshiron ti te ta dhurojne

__________________
Nese dikush te sheh me lot ne sy, duaje sepse ka frike mos te humbet ty..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2015 02:38
Ashley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ashley Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ashley (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ashley't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ashley Shto Ashley nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ashley nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 43 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Dashuria > ē'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.