Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ylli Stefanllari
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ylli Stefanllari

Sonet

Kalimtare që fundin ta merr era
Dhe kofshën e hajthme shpejt mbulon,
Mos i gropos lastarët që pjek vera,
Vështrimi im si fllad i ledhaton.

Nga e çara e fundit shpërthen jetë
Me e mbarë se çdo mendimi i zi,
Në e ke zgjedhur atë veshje vetë,
Se zgjedh dot syrin që sheh me kërshëri.

E panjohur, rrugës ku të ndesha
Dhe të përskuqi keqas syri im,
Unë vetëm kaq të të thoja desha,
Ti ule kokën e ndaj s’u ndjeva trim,
Por pashë si një çunak i mbarë,
Kur mbi pambuk çel e para farë

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2012 23:15
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Orkidja e purpurtë

Një zonjë në dritaren e vjetër,
(e zhveshur krejt,)
Ujit lulet me kujdes.
Gjerbja kafen time atë mëngjes
Dhe vështroja atë gjoks të kolmë,
Paksa të varur,
Por çuditërisht të njomë,
Dhe befas m’u fanepsën kavalierët,
Me kortet e tyre në kohën e çajit,
Dhe lavdet për lulet në mbrëmje dhe mandej,
“Ah, ç’fikus i shkëlqyer!”
“Oh ç’kaktus!”
“Ëëëë, ç’aromë!”
Dhe sytë e tyre që vërtiten e vërtiten
Diçka tek kërkojnë gjithandej.
Zonjë, zonjë!
(Për orkiden e purpurtë tek dhoma e gjumit
flasim më vonë.)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Korrik 2012 00:05
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:25 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Ylli Stefanllari

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.