AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Enkelejd Lamaj
I vdekuri i gjallë
E kanë thënë shumë kohë më parë, por askush nuk e ka besuar. Ndoshta sepse ai që e ka thënë nuk ka qënë shumë i njohur, ose ndoshta sepse njerëzit kanë qënë tepër të zënë për të menduar vetëm mbi ato që ka thënë Nostradamusi.
Shumë kanë guxuar dhe kanë shkruar rreth saj, por të paktë kanë qënë ata që e kanë lexuar.
Akoma edhe më të paktë ata që e kanë besuar.
Ka nga ata që i kanë dedikuar filma, por sytë që kanë parë ata filma, nuk kanë arritur të shikojnë përtej figurave, të lexojnë midis rreshtave, të mbushin mendjen që një ditë
që një ditë toka do të revoltohej dhe do të villte jashtë çfarë kish ngrënë.
Dhe ajo, koha, në të vërtetë, ka ardhur. I vdekuri është ngritur prej varrit dhe ka filluar të ecë nëpër rrugë. Tamam sikur banesës së fundit, ku e kanë përcjellë, ti ketë dalë pronari dhe ta ketë përzënë.
Jashtë!
Mjaft më në gjumë!
Jashtë!
Në jetën e të gjallëve.
Ka ardhur koha.
Më në fund!
Kështu, i vdekuri është zgjuar. Ka shtrirë krahët e tij, diku ende të mbuluara prej mishit, diku thjesht kockë e, diku, fole krimbash dhe vermesh. Me duar ka çarë arkivolin e kalbur. Me gishta ka gërrmuar dhčun. Pllaka e mermertë është lëkundur, pastaj është rrëzuar; korniza e rrumbullaktë është çarë dhe fotografia që ajo mbartte ka rënë përmbys; lulet e vendosura në korrispondecë të kokës së tij, janë përpirë prej tokës që u hap. E kështu, ndërsa hëna ishte duke shprehur refuzimin e saj për të qënë dëshmimtare, duke u fshehur mbas një grushti resh, ai ka ardhur sërish në jetë.
Zombi.
I vdekuri i gjallë.
Në rrugët e qytetit ka filluar të ecë.
I uritur.
Në fillim çdo gjë e gjallë që i afrohet pranë, kthehet në ushqim. Çdo gjë kurioze që ecën e që merr frymë e që i afrohet më shumë nga çduhet, ai e kafshon.
E, mbasi e kafshon, e kafshon përsëri.
E përsëri.
E përsëri.
Gjersa i gjalli të kthehet në të vdekur.
E pastaj, në qoftë se i gjalli i kthyer në të vdekur është me fat (nëqoftëse kemi të bëjmë me fat), kthehet në një të vdekur të gjallë, që do të thotë se është gati për të kafshuar çdo gjë kurioze që ecën e që merr frymë e që i afrohet pranë; në të kundërt po qe se fati, ato momente, është i zënë diku tjetër pjesët e trupit të tij fillojnë të lëviznin nëpër rrugë, secila prej tyre për hesap të vet, ose, më keq akoma, në qoftë se i vdekuri i gjallë, në fillim, i ka ngrënë kokën, atëhere ai (i gjalli që kthehet në të vdekur), është i destinuar të hahet i tëri, derisa ti ngelen vetëm pjesët e patretshme: kockat.
Po. Sepse i vdekuri ka kohë që nuk ha.
Është i uritur.
Shekuj pa përtypur gjë.
Por, sidoqoftë, kjo gjë ndodh në fillim. Më vonë jo shumë vonë i vdekuri që jeton, ndalon së kafshuari kuriozët që ecin e që marrin frymë e që u afrohen pranë.
Fillon të kafshojë të frikësuarit që ecnin e që marrin frymë.
Po. Sepse të gjallët fillojnë të mos afrohen më.
Kurse ai, i vdekuri i gjallë, fillon të kërkojë të afrohet.
Fillon të mundohet të afrohet.
Në fillim i vetëm, por pastaj, sikur ta kuptojë se ashtu nuk ka për tia dalë dot, fillon të organizohet. Gjen një shok, dikë të sojit të vet dhe fillon ti qëndrojë pranë. Në dy, e kanë më të lehtë të gjejnë të frikësuarit që ecin e që marrin frymë; jo dhe aq shumë të lehtë, por sidoqoftë, më të lehtë sesa kur janë të vetëm.
Por edhe në dy janë përsëri pak. Ata që ecin e që marrin frymë janë më të fortë, prandaj dhe, nga dy bëhen tre e pastaj, nga tre bëhen katër e kështu me rradhë, gjersa bëhen grupe të mëdha.
Sepse në grupe, është më e lehtë të sulmosh.
Në grupe, është më e lehtë të ushqehesh.
Dhe kjo gjë, fillon të përbëjë me të vërtetë një problem të madh.
Shumë të madh.
Mos më thoni që nuk jua thashë.
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|