Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Citim: Po citoj ato që tha lezhjani-82
Nje Italian pyet nje Shqiptar (nederkohe qe jane tre pjata(raunde) ne Itali qe hane njerezit) po ne Shqiperi cila eshte pjata e pare qe hani ju?
- Fasule i thot Shqiptari.
- Po per te dyte i thote Italiani cfare hani ?
- Lo riempiamo di nuovo; i thote shqiptari
E mbushim prap :p
E vertete Lezha disa here kur diskutoj me njerez te ndryshem ketu kur bie llafi tek te ngrenet une u them se nuk perdorim menune italiane, primo, secondo contorno etj.
U them se perdorim mezen (antipasto) pastaj direkt kalojme tek pjata e dyte ndersa makarona, pilafra, polenta e qullra te ndryshme i qesim ne fund per ke nuk eshte ngopur.
Ata çuditen kur u them se nuk bejme perdorim polente (qull me miell misri) ne mos gaboj quhet kaçamak ne shqip, ka qene nje tregim i klases se katert me kaçamake e partizane. Buke misri po u them hahet dhe disa te vjeter e kane merak edhe sot.
Pastaj kur u rreshtoj se nuk perdorim kerpudhat, kermijte, bretkosat apo mish kali e gomari e te tjera ata mbesin pa fjale.
Ne fakt mua me pelqen tradita jone , megjithese shume dasma e gezime tashme behen ne lokale dhe ato kane adoptuar metodat e reja sidomos italiane.
Mirpo edhe pije direkt me bark bosh nuk ben mire prandaj dhe njerzit dehen shpejt dhe behen tape e fillojne shamata.
Them se po t'ju mbushesh barkun me qull, makarona apo oriz i kap me pak pija mirpo puna eshte se ata qe kane qejf pijen nuk fusin asgje ne goje perveç alkolit si fillim.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|