mayday
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50
|
Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist
Bashkangjitje: dossier-1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 163 herė.
Ramize Gjebrea, viktima e pushtetit komunist
*************************************
Nga Edmond Prifti
Misteri i ekzekutimit të partizanes së Brigadës së V-të sulmuese, Ramize Gjebrea, dhe akuzat vrasëse të dashurisë së 21- vjeçares me Zaho Kokën
Atë vit edhe pranvera erdhi e ftohtë. Ishte 5 marsi i vitit 1944. Atë ditë mungonin vetëm dy udhëheqësit (?), Komandanti i Brigadës së V-të, Shefqet Peçi, dhe Komisari Hysni Kapo, ndërkohë që organizohej vrasja për akuzën e pabesë, në shtabin partizan..., - rrëfen ish- partizani i Brigadës së V-të Sulmuese, Mato Hasamataj.
21 vjeçarja, përgjegjësja e rinisë së brigadës së V-të Sulmuese, Ramize Gjebrea, pushkatohet në 5 mars të vitit 1944, pa asnjë provë por me urdhër nga lart që kurrë nuk u mor vesh nga cili nënshkruhej.
Të vërtetat e kësaj vrasjeje janë në varr por nuk është bërë asnjë përpjekje edhe për të gjetur autorët e këtij ekzekutimi megjithëse, një vit më vonë u Zhvillua gjyqi i Gjykatës së Lartë.
Ramizeja u akuzua se ishte e dashura e fshehtë e Komandantit të batalionit të Brigadës së V-të, Zaho Koka, e ndërsa ishte zyrtarisht e fejuara e Nako Spirut. Gabim ky i pafalshëm, (dashuritë e fshehta) për partinë dhe Ramize Gjebrea meritonte ekzekutimin e pabesë prapa shpine
!
Por pse jo, shkaqet këtij ekzekutimi lidheshin me luftën personale për karrierë që në ato vite kishte shpërthyer ethshëm.
Me këtë akuzë, pra imoralitet, gjykata e Brigadës së Pestë e dënon Ramizenë me pushkatim.
Ramizea do të ishte ende gjallë, në qoftë se letra e korrierit, e nisur nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të mbërrinte tri orë më parë në Ramicë të Vlorës, e cila kundërshtonte vendimin e Gjykatës së Brigadës së V-të, për ekzekutimin e saj.
Por ishte tepër vonë, Ramizesë nuk i rikthej më jeta edhe pse e drejta për të jetuar i jepej edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.
Ekzekutimi!
Përtej maleve, në Ramicën e vetmuar, në afërsi të Vlorës, vranë pabesisht vajzën 21- vjeçare, partizanen gjirokastrite Ramize Gjebrea. Nga kujtimet e asaj kohe, Mato Hasemataj, partizan në Brigadën e V-të, shkruante në kujtimet e tij diku në fillim të viteve të demokracisë, ...Atë mëngjes me cikmë marsi, me fjolla resh si të përhirme, tek çelte sytha në zall, bajamja e lajthia, Mesaplikut i ndrinte nuri e bardhësia...mos kishe faj që e doje jetën e që sgëlltite dot gënjeshtrën. Dy sytë e tu që fort e deshën çdo gjë të bukur, të vërtetë. E që sdo mundem ti harroj, sa të kem frymë edhe jetë!. Pas ekzekutimit prapa shpine, nga Gjykata e Brigadës së V-të, Gjykata e Lartë, në vitin 1945, kreu një gjyq formal, ku u hetua rreth pafajësisë apo jo të fajit të saj, por jo për fajtorët e vërtetë të krimit. Ndërkohë që gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, për publikun, Nako Spiru- i fejuari i saj- e mbështeti figurën e saj gjatë gjithë kohës.
Sipas të dhënave të fundit arkivore, ka qenë Dushan Mugosha (Dusan Mugosa), delegati i Partisë Komuniste Jugosllave (asajkohe ndihmonte partizanët, në Ramicë të Vlorës) së bashku me anëtarë të tjerë të Gjykatës së Brigatës së V-të Sulmuese, ata, të cilët kanë dhënë urdhrin për ekzekutimin e Ramize Gjebresë. Kjo e fundit mësohet nga Nijaz Dizdarevic, konsulenti jugosllav në ndihmë të rinisë shqiptare, gjatë kohës së luftës, i cili në vitin 1988 boton një libër në gjuhën serbo-kroate të titulluar Albanski Dnevnik ( e botuar nga tipografia Globus në Zagreb të Kroacisë).
Ramize Gjebrea nuk është vrarë pa dijeninë e Dushan Mugoshës!.
Megjithëse, Ramize Gjebrea u pushkatua, ngelet ende enigmë fakti, sesi arriti ta ekzekutonte Gjykata e Brigadës një anëtare të sajën, kur dihet që urdhrat për ekzekutime vinin vetëm nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë- thotë Ali Gjebrea, njeriu i afërt i familjes së Ramizesë. Sipas tij, ky ekzekutim skishte të bëntë me një histori dashurie por me eliminimin e personave që nesër, (pas luftës) mund të kishin një të ardhme në pushtet. Po ashtu Aliu tregon se Nako Spiro është shprehur se edhe nëse kjo histori dashurie e saj me Zaho Kokën të ishte e vërtetë, kjo ishte një çështje e tij personale dhe jo e partisë. Këtë mendim ka ruajtur deri në fund të jetës së tij, duke u shprehur gjithnjë me konsiderata për të fejuarën e tij.
Gjygji falls
Një vit pas vrasjes, zhvillohet gjyqi mbi vrasjen e Ramize Gjebresë, i cili mori në shqyrtim vetëm faktin nëse Ramizeja kishte apo jo marrëdhënie me Zaho Kokën. Në përfundim të këtij hetimi, Gjykata e Lartë me kryetar Frederik Nosin, deklaron të pafajshme Ramize Gjebrenë, duke i dhënë asaj titullin Dëshmore e Kombit. Me tej kjo gjykatë nuk mori në shqyrtim se cilët ishin autorët e vrasjes as dhe kush urdhëroi ekzekutimin e Ramizesë, por thjesht historinë e dashurisë së saj me Zaho Kokën e konsideroi si thashethem të thurur në emër të pushtetit.
E vërteta e asaj dite krimi, u fundos përfundimisht, atje ku prehen eshtrat e Ramize Gjebresë, pranë monumentit Nënë Shqipëri, që nga zhvarrimi i saj nga vendi i pushkatimit në maj të vitit 1945!.
Vajza beratase me gjak Kaçaniku
Ramize Gjebrea lindi në qytetin e Beratit në 20 prill të vitit 1923, në një familje me tradita patriotike. E ëma, Safia ,ishte nga Kaçaniku i Kosovës. Ndërkaq në kohën e luftës me zgjedhën turke, u njoh me Rustem Gjebrenë, me të cilin shumë shpejt u martua. Ramizeja, që në fëmijëri, u frymëzua nga origjina e familjes së saj, dhe u kthye në një patriote të flaktë për çështjen mbarëshqiptare. Sikur ta imagjinonte fatin e Shqipërisë të pasluftës, ajo i drejtohej Agllai Zotos, - veprimtares së gruas në Bregdet, - në datën 29.08.1943, me fjalët : ...ne jemi për luftën Nacional Çlirimtare dhe jo për të prurë rusin ose grekun me sërbin këtu....
Ramizeja, nusja që kaloi shtetrrethimin
Vajza beratase që arriti të bëjë famë me intelektin e saj, u radhit ndër të parat femra rebele, të Institutit Femëror Nëna Mbretneshë, në Tiranë. Në 1935-1941 ajo u shqua për një përgatitje shkollore, prirje letrare dhe organizatore, duke u bërë udhëheqësja e demonstratave, veprimtarive antifashiste dhe shpërndarjes së këngëve patriotike. Karriera si gjimnaziste u mbyll për shkak të bindjeve të saj proshqiptare, duke u shënuar në histori si femra e parë shqiptare, e cila u vu në krye të demonstratës së 28 Tetorit 41, kur rrëzoi nga kali oficerin fashist të karabinerisë, i cili tentoi të griste flamurin shqiptar.Vera Malo, ish- shoqe e Institutit Femëror, shprehet për të se ajo lexonte shumë, sidomos libra të ndaluar, të cilat kishte dëshirë ti diskutonte me ne- deri sa një ditë- një thirrje e të rinjve, ra në duart e Këshillit Pedagogjik, dhe e përjashtuan atë, shtatë ditë. Për atë dhe shoqet e saj, kishte ardhur koha të hidhej në ilegalitet. Që nga viti 1942 ajo punon në fshehtësi, - arrestohet, dhe për mungesë provash lirohet pas katër ditësh, - duke u lidhur sakaq me Shejnaze Jukën në Shkodër, (ndodhet një artikull i shkruar nga Taras Begeja, në Muzeun Historik Kombëtar) dhe në mars të po atij viti, bashkëpunon me Qemal Stafën në qarkun e Gjirokastrës. Rikthehet në Tiranë në vitin 1943, ku caktohet përgjegjëse e rinisë së Beratit dhe mbledh sakaq Konferencën e Rinisë të Shqipërisë, në Zaloshnje (Skrapar). Së bashku me Mihal Durin dhe Misto Mamen ajo organizon rrëmbimin e shtypshkronjës Gutenberg, si dhe atë të kalimit të postobllokut armik, e maskuar si nuse. Punon në Elbasan, Sulovë, Mallakastër, Lubonjë, Treblovë, Kuç dhe së fundi në Ramicë të Vlorës.
Kujtime, vetëm kujtime...fajtorët?
Veterani i Brigadës së V, Andon Cane Xhaka nga Vlora, tregon se pas plumbit të parë që nuk e zuri, Ramizeja e habitur kishte thënë : Uaa, çndodhi kështu?. Por i paramenduar dhe kriminal, ky pushkatim u krye. Janë bërë shumë komente për këtë akt dhe për fajtorët e vërtetë...E vërteta është se Ramizeja u bë viktimë e injorancës dhe inkuzicionit komunist.
Shkrimtari Shefqet Musaraj, në Revistën Shqiptarja (Nr.11, viti 1973) shkruante:...Nga gratë që kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar gjatë luftës, ka qenë Ramize Gjebrea....
Liri Belishova rikujton edhe njëherë dy momente të cilat i kanë mbetur në memorje : I pari, kur kemi kënduar në kor në Institut këngën, Mjaft në robëri, Kosovë e Çamëri..., dhe së dyti, aksioni i rrëmbimit të shtypshkronjës Gutenberg, ku diktatori Enver Hoxha nuk e përmendi fare emrin e saj. Liria tregon më pas për Ramizenë e bukur dhe të zgjuar, dhe pse ishte e tillë, atë e zgjodhi për të fejuar Nako Spiru.
Të vdekurit jetojnë me ne, ata vetëm fizikisht nuk janë me ne, - kujton Liria thënien e Viktor Hygosë, duke shtuar se kjo është shumë e vërtetë, pasi atë e kemi ndier vazhdimisht pranë...ashtu siç foli në 20 janar 1944, në themelimin e Brigadës së V-të Sulmuese, para më shumë se 3000 partizanëve, në luginën e Bramyshnjes.
- ...hakmarrje për çdo pëllëmbë tokë të shkelur nga armiku, hakmarrje për gjakun e shokëve! Armiku do ta paguajë çdo pikë gjaku me një kokë ushtari..., pati thënë ajo ato ditë dimri...
Veterani i Brigadës së V, Lefter Kasneci
E kam njohur Ramizenë në dhjetor të 41, atëherë kur punonte ilegalisht. Ishte vajzë e zgjuar. Zotëronte shkëlqyeshëm italishten, frëngjishten dhe turqishten (të cilën ia kishte mësuar e ëma). Ishte interesante, ashtu siç kishte pseudonimin, ashtu siç u pa gjatë fjalimit të saj para Brigadës me 3000 partizanë.
Requiem
Një gjë me sa duket ka ngjallur xhelozi dhe armiqësi kundra Ramizesë. Sipas fakteve, ajo ishte me bindje antijugosllave, çka bëri që ajo të mos pajtohej me prishjen e marrëveshjes së Mukjes nga Enver Hoxha duke thënë se (gusht 1943): Tani do të fillojë një vëllavrasje e madhe midis Shqiptarëve, dhe Jugosllavëve do tju bëhet qejfi.... Kështu është shprehur Ramizeja pas Konferencës së Mukjes duke thënë haptazi mospajtimin e saj ndaj rrjedhës së mëtejshme së çështjes Kosovare.
Akuza e njollosjes së moralit të saj, nuk ishte e vërtetë, çka u hodh poshtë edhe nga seanca gjyqësore e Gjykatës së Lartë, në 1945. Sipas veteranit Xhaka, inkuizitorët komunistë u penduan që e vranë, pasi disa orë pas pushkatimit, kishte ardhur urdhri i anullimit, por ishte tepër vonë....Ramize Gjebrea nuk ishte dakord me trajtimin që i bënte Partia Komuniste Shqiptare dhe udhëheqja e saj prosllave, çështjes së Kosovës- historinë dhe tragjedinë e copëtimit të saj, të cilën ajo e njihte mjaft mirë, - pasi ishte mbesë nga Kaçaniku i Kosovës.
Ndoshta fati nuk ka qenë me të!. Akuzat shumëllojëshe, të hedhura ndaj saj, që çuan më pas në pushkatimin, nuk patën të njëjtin fat edhe për Zaho Kokën. Ai u shpall Hero i Popullit, duke rënë në betejë kundra gjermanëve në Vuno të Himarës, në 08.06.1944. Ndërsa i fejuari i Ramize Gjebresë, Nako Spiru, vite më vonë pas ekzekutimit të saj, u martua me Liri Belishovën. Ai u konsiderua si agjent i komploteve nga emisarët e Titos në Shqipëri, në prag të Plenumit II, të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, në Berat. Vrau veten në 1947.
Flitet se disa nga filmat siç janë Nusja dhe shtetrrethimi dhe Vajzat me kordele të kuqe subjektin e skenarit të tyre e kanë marrë nga veprimtaria e Ramize Gjebresë.
Shënim: Dokumentet u shfrytëzuan nga arkivat personale të fisit Gjebrea. Dorëshkrime origjinale, komente, intervista, botime, dekorata dhe fotografi
__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|