Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > ''Receta'' per zhvillimin e basketbollit shqiptar
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

''Receta'' per zhvillimin e basketbollit shqiptar

Mbas viteve te 90-ta Shqiperia ballafaqohet me pasojat e ndryhsimit te sistemit politiko-ekonomiko-social. Keto pasoja po shihen edhe ne sportin shqiptar. Ndryshe nga vitet e socializmit, ekipet e futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, etj duhet vete te financojne veprimet e saj, sepse shteti nuk ka parate e duhura per te financuar te gjithe ekipet shqiptare. Tani nuk duhet te jete me shteti, aj i cili i paguan lojtaret, i cili ua blen materialet sportive (si fanellat, topat, rrjetat, golat, etj) ekipeve. Keshtu qe sot ekipet shqiptare duhet gjejne sponosore per te financuar pagat dhe transferet e lojtareve, materialet sportive, udhetimet e ekipeve, etj. etj. Fjala kyçe e financimit te aktiviteteve kulturore ne sistemin kapitalist eshte gjetja e sponsoreve, te cilet jane te gatshem, te japin para per te organizuar ndonje aktivitet kulturor. Ne rastin e basketbollit, ne Shqiperi e dime se nuk ka sponsore, te cilet jane te gatshem te financojne basketbollin shqiptar, sepse aj nuk eshte aq popullarizuar siç eshte futbolli. Vihet re qe basketbolli (por edhe sportet e tjera) ne Shqiper jane lene pas dore. Keshtu qe se pari eshte e nevojshme, qe te behet publicitet per basketbollin neper mediat eloktronike shqiptare. Ndeshjet e basketbollit duhet te transmetohen nga televizionet shqiptar. Ne kete drejtim Tele-Sport (televizioni i vetem sportiv ne Shqiperi) ka bere nje hap per para dhe ka filluar te transmetoj ndeshjet e kampionatit dhe kupes. Por edhe televizionet e tjere si RTSH, TV Klan, Top Channel etj. duhet te fillojne nje aktivitet te tille, per te sensibilizuar publikun shqiptar me shume per basketboll. Po ashtu edhe gazetat duhet te informojne publikun shqiptar me shume per ndeshjet e basketbollit, per levizjet e merkatos, per talentet e rinje etj etj. Nese eshte bere ky hap i pare dhe shume i nevojshem, atehere "rota fillon te rrokulliset" dhe biznesmenet shqiptare, por edhe ato te huaj do shohin se me sponsorizimin e basketbollit mund te bejne fitim dhe te bejne publicitet, siç po e bejne edhe ne futboll. Nje prej shembujve me te mira eshte ekpi "Valbona" e Tropojes. Aj ekip eshte i vetmi ekip shqiptar, i cili ka nje sponsor. Dhe sponsorizimi i atij ekipi nga kompania e sigurimeve "SIGAL" ka si pasoje nje zhvillim shume te madh. Valbona ka blere lojtaret me te mire nga kampionati shqiptar si Afrim Billali, Real Vorfa, etj. Dhe si resultat i ketij investimi te madh, Valbona vitin e kaluar "papritur" per here te pare u bere kampion dhe kete vit fitoj edhe trofene e kupes. Nese te gjithe ekipet shqiptare do te kene nje sponsor te fuqishem, atehere merkatoja shqiptar do te perjetoj nje "rilindje" dhe shume lojtare shqiptare do te levizin neper ekipet ndryshme dhe shume lojtare te huaj nga Amerika, Rusia Bullgaria, Kroacia, Serbia etj etj do te luajne ne ligen tone te pare. Ne Kosove si shembull sponsorizimi i ekipeve e ka zhvilluar ligen kosovare ne 5 vite aq shume, sa qe Shqiperia eshte zhvilluar per 15 vitet e fundit. Mbasi qe te kene marre ekipet shqiptare basketbolliste te huaj, si hap te tjeter duhet te marrin ekipet edhe trainere dhe eksperte te huaj, te cilet kane me shume pervoje me basketbollin nderkombetar dhe me basketbollin ne pergjithesi, se sa ekspertet tone. Keto hapa te fundit jane shume te rendesishem per te zhvilluar basketbollin shqiptar. Keshtu qe ekipet shqiptare ne nje kohe te afert do mund te luajne ne fillim per kualifikimin e Euroligues dhe keshtu lojtare e talentuar shqiptare do kene mundesi te behen te njohur dhe te luajne neper ekipet europiane. Keshtu qe do te kete nje transfere reciprok ndermjet ekipeve europiane dhe atyre shqiptare per blerjen e lojtareve gjate merkatove. Kete "analize" mund edhe ta thelloja me shume, por mua si nje adhurues i thjeshte i basketbollit shqiptar me mungojne me shume njohuri per basketbollin shqiptar, si pasoje te informacionit te varfer nga mediat shqiptare. Kjo ishte vetem nje pamje nga mendimi im dhe nuk do te thote qe kjo duhej te jete zgjidhja e vetme e krizes se basketbollit ne Shqiperi.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2004 09:29
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Basketbolli shqiptar, yjet mbeten te pashuar.

Historia e basketbollit shqipetar, eshte me te vertete nje histori e paharruar, e cila deri ne vitet 90 ka pasur nje nivel te kenaqshem (per kushtet e atehershme), ku me lojrat e bukura ne kampionatin kombetare si dhe ne aktivitete nderkombetare kane bere lojra te niveleve te larta. Ne vecanti skuadra e Partizanit ka thyer skuadra te nivelit evropian. Lojrat e Radojes, Shehut, Papavangjeli e Shaka, padyshim shenuesit te paharruar, mjeshtrit Fagu jane duartrokitur dhe ne ish-pallatin e sportit Partizani akoma oshetijne thirjet “HAJDE CUNA”
Stafeta e Hajde Cunave , vazhdon me lojtare te tjere si Kasmi, Zace, Mushi, Trebicka e deri ne brezin e fundit te viteve 90 te cilet ben nje kthese ne zhvillimin e basketbollit, jo vetem nga niveli i lojrave te tyre por dhe nga niveli i larte teknik. Niveli teknik dhe pergatitja e larte fizike, ben kthesen nga nje loje klasike ne nje loje moderne. Caci e Cuka sebashku me lojtare te tjere si Kalaj, Rustemi, Bushati i dhane tonin per vite me rradhe. Gjuajtjet e Cacit, levizjet me hapa poshte koshit ,po te ishte dhene mundesia ai do te ishte nje kandidat i denje per N.B.A. Lojrat spetakulare te Cukes me shpejtesine e driblimit e gjuajtjes; do ti kishte zili cdo ekip europian. Caci e Cuka sidomos ne aktivitete efundit te kampionatit Eouropian ne Gjermani,ne balkaniaden e Shkupit si dhe ne lojrat e mesdheut ne Selanik,u bene tmerri i skuadrave me ne ze te asaj kohe dhe padyshim shpallen dhe lojtaret te dalluar te ketyre aktiviteteve. Ketu vjen dhe fundi i thirjeve “Hajde Cuna.”
Ne meriten dhe sukseset e ketyre brezave nuk mund te leme pa kujtuar punen e palodhur te trajnereve si Lleshi,Greva ,Shalsi,Shehu etj,te cilet kane pregatitur keta breza dhe kane vene themelet e basketbollit shqipetar.
Erresira dhe yjet
Mbas viteve 90 deri tani, thirja hajde cuna filloj te bjere e deri ndoshta te zhduket fare. Cfar mund te kujtojme. Asgje. Nje federate qe nuk funksionon, nje kampionat me nje nivel te dobet.Nje ekip kombetare qe nuk figuron as ne FIBA
E vetmja gje mbas viteve 90 eshte aktiviteti ne 1995, ku organizohet ndeshja, midis kombetares aktuale dhe ekipit te ish yjeve. (per kete duhet te pergezohen organizatoret)Sportedashesit megjithese te lodhur nga jeta dhe me hallet e shumta te cilet kalonin,treguan dhe njehere se sa popull me kulture sportive jemi, Pallati i sportit "Asllan Rusi" mbushet plot e perplot dhe thirja Hajde Cuna filloj te ndegjohet perseri duke i mobilizuar dhe mbeshtetur sulmet e veteraneve me Fagun ne krye Perfundimi i ndeshjes. Yjet ndricojne ne erresire. Fitojne me 2 pike. Te dalluar si gjithmone:Fagu-Caci-Cuka, pa mohuar kontributin e Trebickes, Mushit,Bushatit.Cuka fiton dhe kupen per gjuajte nga 3 pike.
Shtrohet pyetja: perse keta veterane jane me te miret. Pergjigja: Puna e palodhur dhe pa fjale, kembengulja, patriotizmi dhe deshira per ta perfaqsuar denjesisht uniformen e ekipit kombetar.
Po sot ku jemi? Perballe Andorres, Gjibraltarit, Maltes etj. Neqoftese dikur ishte krenari uniforma e ekipit kombetare,tani sportistet nuk kane deshire , bile japin dhe deklarata per te cilat federata dhe kryesia te mbajne qendrimin e duhur.
Te jesh krenar qe je Shqipetar
Kohet e fundit ne shume artikuj, gazeta, internet, programe tv etj, ka diskutime dhe debate rreth ekipit kombetare. Si gjithmone ne shqipetaret me teper japim mend se sa pune.Te bejne pershtypje deklarata e te riut Kuqo ne nje internet Turk, dhe te jatit.
1- ai shpreh deshiren e madhe qe ka pasur per ta veshur uniformen e ekipit Turk.
2-I jati (megjithese i perket yjeve)deklaron ,djali do te vi ne ekip kombetare,vetem neqoftese xhaxhai i tij do te jete trajner ne kete ekip
3-te kete nje makine dhe internet ne nje dhome private te hotelit me te mire.
4-Une vi nga nje famile basketbolli,ku babai im ka qene numri2 ne shqiperi.Le ti diskutojme. Demokracia te jep mundesine te jetosh i lire dhe si te duash.Nuk ka rendesi ke ekip zgjedh e aq me teper kur ke dhe nenshtetesine dhe te nje vendi tjeter Kur ti ke luajtur me ekipin kombetare te te rijve te shqiperise(si ne rastin e Kuqos)nuk ka se si te lozesh prane nje ekipi tjeter. Venia e kushteve besoj qe asnje nuk e pranon.Kariera juaj nisi me profesor Shehun. Vazhdoje me pasaporte sllovene per tu bere Turk. Mbasi nuk bere gje ne fillim atje babai juaj perseri foli gabim duke thene se jeni me origjine greke dhe per kete ju do te luani ne Greqi. Dhe kjo deshtoi. U nise ne Amerike ku kerkush nuk te vlersoi dhe perseri degjojme deklaratat bombastike, se ke luajtur ne universitet,se te kerkon nba etj. Te gjitha pallavra. Interneti qe ti kerkon ne dhome kemi pasur fatin ta kemi shume perpara se sa ty. Dhe nga informacionet qe kemi ,universiteti qe ti ke qene eshte nje shkolle pregatitore 2 vjecare, pa program basketbolli dhe ty asnje ekip nga NBA ste ka kerkuar, sepse nuk figuron ne asnje liste.
Genjeshtra tjeter. Babai juaj nuk ka se si te jete numri 2, kur nuk ka asnje ankete apo vlersim nga federata. Qe ka qene aneter i ekipit kombetare, e vleresojme dhe dime tja bejme vendin e duhur. Mos na u mburrni kaq shume. Po te tregoj dicka nga kujtimet. Mbas ndeshjes tradicionale Partizani -17 Nentori , njeri nga sportistet e Tiranes i merzitur nga humbja,kthehet ne shtepi. E ema ulur te kryet e rrugices e pyet.”ho me cuno si dole. -U rrafem none,po une luajta shume mire ,kam rrejte 6 veta. E te morrsha tligat,pergjigjet nona,po ti sikur mke thone se loja luhet me 5 veta me nonen. Dhe sportisti duke qeshur i thote, kam rrejte 2 here fshatarin Kuqo. Kemi lene kockat per ta mbajtur gjalle kete basketboll, ashtu si dhe babai juaj qe me pune te palodhur arriti te veshi uniformen e ekipit kombetar.ndaj dhe eshte vlersuar per aq sa i takon. Asnje nuk eshte mburrur ne kete menyre. Lerja historise vlersimet neqoftese do te lesh nje gjurme ne te. Yjet qe lindin do te ndricojne.
Shume djem te talentuar po dalin ne Shqiperi dhe ne Kosove.Kjo perben nje interes per zhvillimin e basketbollit.Aktivizimi ne klube te ndryshme te Europes,apo dhe ne kolegje te Amerikes padyshim do te rrise dhe nivelin e ekipit kombetar.Kjo perben nje detyre nga ana e federates qe ti ndjeke zhvillimet e tyre.Por akoma me e rendesishme eshte zgjedhja e trajnerit.Nje pune e programuar me kampe dhe seleksionime,me ndihmen e federates dhe kryesise,me turne te ndryshme,patjeter do te kemi rezultate.
Te terheq vemendjen se kohet e fundit ka mjaft polemika per zgjedhjen ideale te trajnerit dhe ka shume abuzime.Trajneret aktuale kane pervojen dhe aftesine te drejtojne,neqpoftese ata do te lihen rehat te punojne.Them se kane pervoje,ne krahasim me ata kandidate qe flitet poshte e perpjete. Zgjedhja e trajnerit nuk behet mbi baza njohjeje apo interesash personale.Kjo zgjedhje i perket kontributit qe ai ka dhene per basketballin shqipetar si dhe per karieren aktive qe ai ka aktualisht.Ky eshte nje fenomen qe ndodh ne te gjithe boten ne fushen e sportit.. Dikush para ca kohe vjen nga jashte dhe ne nje interviste te nje televisjoni privat. Thote.Une jam Leka dhe me takon te drejtoj kete ekip.bile po te zgjidhem une do te bie te gjithe lojtaret nga jashte e ne vecanti Kuqo.Ti marrim me rradhe.
E para:Kush eshte ky Leka.Neqoftese ke luajtur te Partizani,fale kraheve te Cacit,Terihatit,Bushatit,nuk do te thote te jesh trajner.Juve asnjehere skeni qene anetare i ekipit te te rijve te shqiperise e le me pastaj.
E dyta: Kur ti paske ne dore te tilla gjera,per te prure ose jo lojtare,atehere ti qenke shkaktare per mos pjesmarjen e lojtareve,dhe ky perben nje gabim qe duhet te ndeshkohet.
E treta: Cfare pervoje dhe aktiviteti ke si trajner(me aq sa thua stervit ca kalamaj atje ne itali,qe kush e di).A ke drejtuar ndonjehere ekipe te kategorive te ndryshme.
Rast tjeter na qenka dhe nje kandidat,qe punon ne Ministrine e sporteve. Mesa duket akoma vazhdon teoria e biografive. Ky kandidat dikur dhender me biografi te mire.Vllaznia ka plot emra, si Kotri, Taci. Vorfa Kalaj etj. Por me sa duket ata akoma vazhdojne te jene me biografi te keqe. Cuditerisht kjo situate e cila nuk duhet te lejoje depertimin e ketyre sharlataneve,na gjen dhe perkrahjen e zotit Shkurti(anetar i kryesise) I cili kohet e fundit po na del si nje idhull i basketbollit. Dhe kerkush nuk i thote ndal. Ne kemi plot njerez te afte te cilet me te vertete drejtojne dhe kane eksperiencen e duhur.Si ka mundesi Fatmir Cuka qe per 11 vjet me rradhe drejton ekipe te niveleve te ndryshme ne Turqi ,deri dhe ne Ekipin kombetar te tyre. Ka fituar nje sere kampjonate e medalje, Si ka mundesi Cuka del nenkampion i botes per shkollat e mesme ne Israel.Si ka mundesi qe ai aktualisht punon me lojtare te NBA dhe federata jone nuk ndihet fare. Sic thashe dhe me siper qe me keta talent,aq me teper qe shume talent kemi dhe ne kosove. Me pune dhe perkrahje do te kemi rezultate te larta. Ti leme menjane, inatet, e llafet, po te te punojme per ta ngritur nivelin e basketballit te shqiperise atje ku i takon. Keshtu ne do te therrasim perseri. HAJDE CUNA

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2004 13:08
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Basketboll > ''Receta'' per zhvillimin e basketbollit shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.