Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Nje shoqeri ne varferim!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Nje shoqeri ne varferim!

“““Paga dhe kushte, skandaloze“““


Nje tjeter fatkeqesi tronditese ka goditur dje Shqiperine. Pese minatore kane vdekur dhe disa te tjere jane plagosur ne nje shperthim ne minieren e Selenices, edhe kjo, si per nje rastesi fatale, ne rrethin e Vlores. Vendin qe nje muaj e gjysem me pare u be epiqender e nje tjeter tragjedie, asaj te mbytjes se 21 klandestineve ne ujrat e Adriatikut dhe zhdukjes se 7 te tjereve. Edhe pse te dhenat e para jane kontradiktore, edhe pse Qeveria ka njoftuar ngritjen e nje komisioni hetimor per ngjarjen; edhe pse perkujdesja kesaj here ka qene e shumfishuar e madje Kryeministri qe mungonte ne rastin e pare ka udhetuar vete drejt Vlores, shija e dhimbjes dhe ajo e nje fataliteti qe po na shoqeron ka mbetur e ngulur fort ne mendjen e shqiptareve.

Por ngjarja e djeshme, e zhveshur nga retorika politike dhe e lene ne tragjizmin e saj, mund te ngreje nje pyetje akoma me tragjike: Pse jane shpeshtuar kaq shume ngjarje te tilla? Pse situata e renduar po mbarset gati cdo muaj me tragjedi te ngjashme, qe po nxjerrin dhimbjen nga ngushtesia e thjeshte e familjeve qe ju ka ndodhur gjema, duke e bere ate me kombetare, me te prekshme dhe te vuajtshme nga te gjithe? Pergjigjia edhe pse e komplikuar ne dukje, eshte fare e thjeshte: Ne vend eshte shtuar varferia, ne vend ka skamje, madje te permasave te tilla qe nuk eshte njohur me pare dhe mbi te gjitha, nje kategori shoqerore, dukshem superiore sot, ka mbetur krejtesisht pa perkrahje. Ka mbetur pa nje zgjidhje per veten, e pamundur te paguaje faturen e telefonit, e pamundur te paguaje faturen e dritave, e pamundur te coje muajin deri ne fund me te ardhurat e pakta dhe modeste. Shqiperia jashte Tiranes, madje edhe ne periferite e saj eshte nje Shqiperi tjeter. Nje Shqiperi qe nuk e gjen dot lehte ne kamerat e TV, nje Shqiperi si ajo qe askush nuk do ta pranoje, por qe eshte pjese e jona. Eshte ajo Shqiperi, djemte e se ciles nisen me nje det 6 ballesh per t'i shpetuar skamjes; eshte ajo Shqiperi, ku minatoret futen nen toke shpesh pa respektuar kushtet me minimale te sigurise, duke konsideruar me te shtrenjte buken e dites se sa jeten; eshte Shqiperia e atyre prinderve qe po vetvriten nga tmerri sepse nuk kane me se t'i ushqejne femijet dhe nuk mund t'i japin pergjigje pyetjes se tyre: PSE?!

Po a mund te zgjidhet nje gje e tille dhe kush e mban pergjegjesine? Pergjigjia ne kete rast eshte fare e thjeshte: pergjegjes jemi te gjithe ne! Pergjegjese eshte e shkuara qe trasheguam dhe e ardhmja qe nuk po e ndertojme dot! Ndaj, nese duam qe tragjedi te tjera te mos jene me pjese e jetes sone, le te nisim nga ringjallja e shpreses! Nga lufta kunder varferise, nje dimensioni qe nuk na ka munguar kurre ne shekuj, por qe nuk ka qene kurre kaq ne kontrast me zhvillimin e pjeses tjeter te botes dhe me shoqerite jashte kufijve tane. Nese askush nuk vepron, nese te gjithe veshtrojne duke besuar se e ardhmja do te rregullohet vete, nuk eshte cudi qe tragjedi dhe drama te tjera mund te na godasin. Le te mendojme me shume per Shqiperine tjeter, per Shqiperine qe nuk gjen gjithnje vend ne kamerat dhe faqet e gazetave tona...

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shkurt 2004 13:29
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:11 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Nje shoqeri ne varferim!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.