Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > 2004 refleksione
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

2004 refleksione

Vitet ku idete mund te behen forca te fuqishme, por vetem atehere perbejne pergjigje per kerkesat specifike njerezore.

Vitet ne te cilet emocionet dekurajohen, por pa dyshim mendimi krijues si cdo veprimtari tjeter eshte pazgjidhshmerit e lidhur me emocionet. Te qenurit "emotiv" sot eshte sinonim i paqendrueshmerise apo cekuilibrit. Me pranimin e kesaj individi dobesohet me shume, mendimi dhe imagjinata e tij varferohen dhe zbehen. Nga ana tjeter, emocionet duke mos u eleminuar plotesisht, kane nje ekzistence teresisht te ndare nga aspekti intelektual i personalitetit duke dhene si rezultat nje lloj "sentimentalizmi per treg " dhe pasinqeriteti me te cilet filmat, revistat apo modele te tjera te gatshme ushqejne konsumatore te tjere te uritur emocionalisht.

Vitet ku ligjet e tregut ne bote apo ato te me te pushtetshmit ne shqiperi po dominojne te gjitha maredheniet shoqerore dhe personale, maredhenia mes konkurenteve bazohet ne indiferencen reciproke, po e njejta fryme pershkruan edhe maredhenien, punedhenes punemarres. Ai qe zoteron nje kapital puneson nje tjeter qenie njerezore, ashtu sic perdor nje makine, perdorin njeri tjetrin per qellime te pastra ekonomike, maredhenia mes tyre eshte nje maredhenie ku te dy jane instrumenta qellimi, pra te dy jane thjesht instrumenta, nuk eshte maredhenie e dy qenieve njerezore qe kane interes njeri tjetrin jashte kesaj dobie.

Po i njejti instrument rregullon edhe maredheniet midis afaristit dhe klientit. Klienti eshte thjesht nje objekt per manipulim, nuk eshte person konkret. Por gjithmone e me shkatarruese ky lloj instrumentalizimi i ftohte behet ne maredheniet e njeriut me vetveten. Njeriu nje profesionist, nuk shet vetem mallra apo sherbime, shet edhe vetveten si mall. Nje mjek apo nje financier, apo nje piktor duhet te kete "personalitet" nqs do te shesi produktet apo sherbimet. Pra ne vetvete shitet personaliteti dhe ashtu si per cdo mall tjeter eshte tregu, me modelet e tij te gatshme qe percakton vleren e ketij personaliteti

Ne kete kuptim te gjitha modelet e gatshme kane nje shkatarrim katastrofik te ndjenjes, per me shume televizioni apo dvd, 999 kanale dhe praktikisht nuk mund te shohesh dot nje film nga fillimi ne fund, per te mos folur per shkatarrimin e cdo imazhi strukturor te botes. Faktet humbasin karakterin specifik dhe mund te kesh per to vetem nje perceptim abstrakt, sasior. Cdo fakt eshte thjesht nje tjeter fakt, nje tjeter fakt....Njoftimi, imazhet per vrasjen, therjen, ekzekutimin e disa ushtareve nderpritet pa piken e turpit nga reklama e nje tipi te ri telefoni. Po i njejti spiker, me te njejtin ze, i cili deri tani ka perdorur imazhin e tij per te na transmetuar pershtypjen e rrezikshmerise apo keqardhjes per ushtaret e vrare, tani imponon publikut meritat dhe marken e vecante te shoqerise telefonike qe sponsorizon emisionin. Gazetat informojne mbi mendimet banale te X personazhi, per dieten e saj, po me te njejten denduri qe i kushtojne permbledhjes se informacioneve per 17 milione ton plehra qe do te digjen as 100 km larg. Per shkak te saj nuk kemi me maredhenie te verteta me ate cka ndiejme, nuk emocionohemi, ndjenjat dhe gjykimi kritik bllokohen dhe ne fund qendrimi yne ndaj ngjarjeve te botes merr nje karakter te shpelare dhe indiferent.

Ne emer te "lirise" jeta po humb skeletin e vet, mbaron se qeni e perbere nga kaq copeza, secila e ndare nga te tjerat dhe mbetet e privuar nga kuptimi i teresise se saj. Njeriu lihet me keto copeza si nje femije me nje loder ne fole .

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2004 15:09
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ADELAIDA
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 24/08/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 694

Zbret shkallet e pallatit ngadale dhe sapo zbret ne rruge te duket sikur ke hapur nje tjeter dere ate zhurmes ,te levizjes .Vazhdon ecen dhe mundohesh ti vesh nje emer kesaj tablloje .Njerez qe te kalojne prane te shikojne nga koka deri tek kembet dhe me pas me nje indiferentizem te gjalle ndaj asaj qe kane pare largohen ,ska si te ndodh ndryse ti je thjeshte 1 ne 6 miliarde te tjere ...Dikush tjeter te kalon prane duket sikur bota ne te cilen jeton eshte gjetke dhe me siguri nuk e kam emrin Toke dhe siku ti te ishe i gati i padukshem perplaset ,te shikon ne sy dhe sikur po shikon komedine me te fundit te Kames ne teater te qesh dhe largohet... Kthen koken duke kujtuar se dikush po te therret ,por prapa shikon vetem nje mesoburre qe me syte nga qielli lutet Zotit te bie shi se vapa po ja derrmon kockat .Nje buzeqeshje e lehte me pushton dhe me vete mendoj se me sa pak gezohen njerezit .Sikur te isha ne vendin e atij zoterise dhe te besoja kaq shume se Zoti do ishte atje larte do i kishathee te me hidhte nje thes me flori , jo jo me mire me para. Nje cifte me tej,pa pyetur se ajo ku po kalojne eshte nje rruge dhe qe vizitorete saj quhen njerez ,vazhdojne te grinden me ze te larte me njeri tjetrin shpesh duke bere qe disa kalimtare tu shmangen .Pak me tutje syte te kryqezohen me vuajtjen ,ajo shprehet fare mire ne syet e nej lypesi qe kenaqet me fare pak.Te uron lloj lloj bekimesh por nuk harron te te kerkoj 10 leke qe ndoshta ne xhepin tend jane 100-fishe dhe prape ata sy perpalsen me indiferentizmin e rradhes.Me sy kerkoj nej njeri qe jeton ne te njetin planet me ty por edhe kesaj rradhe provon ndjenjen e radhes te vetmise .Te gjithe jane kaq ndryshe...Ne ato momente ndodhesh midis dyshimit :eshte kenaqesi kjo ndjenje qe po provoje apo nej derivate i vetmise?Ka shume pyteje te tjera ne jeten time dhe sikur te kerkoja ti zbuloja te gjitha do te harroja komplet sensin dhe kuptimin e fjales ``jete`` .Tani menefregizmi pervec fytyren me pushton dhe shpirtin .Eci e qete dhe futem ne deren e lokalit .Ah me pak harrova .Dal nga dera dhe gjendem perseri jashte .Harrova tju them emrin e tabllose :Nje dite nga te shumtat ne cmendinen e Bulevardit te Tiranes...

__________________
Armiku me i rrezikshem qe do takosh do te jet gjithmone vetvetja...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Korrik 2004 17:47
ADELAIDA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ADELAIDA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ADELAIDA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ADELAIDA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ADELAIDA Shto ADELAIDA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ADELAIDA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > 2004 refleksione

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.