Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > C`na duhet Europa?????
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

C`na duhet Europa?????

Disa thone se do hyjme ne 2006, disa do hyjme ne 2009, disa ne 2020, disa nuk do hyjme e disa te tjere nuk e dine.
Hyrja ne Europe "problem dite".
POLITIKANET nje ne tre llafe e kane "hyrje" nje ne kater llafe "Europe"
Zgjedhjet e ardhshme do ti fitoje ajo Parti qe do di te "argumentoje" (genjeje me bindshem) popullin se do te jete e vetmja alternative per te hyre ne te Europes.
DIPLOMATET ne Shqiperi dine te bejne vetem presione se po nuk rame dakort me ata nuk do te na e fusin ne Europe por vetem do na e nxjerrin.
QEVERITARET kane hequr pantallonat dhe po presin cdo mbeshtetje apo sugjerim nga te gjitha shtetet e Bashkimit te Europes.
POPULLI eshte gati te besoje edhe prallen me idiote perkundrejt deshires per te levizur ne Europe pa patur nevojen e nje VIZE.

Une nuk e kam haberin se kur mund te hyjme ne kete te bekuar Europe por jam i bindur se per te hyre duhet te paguajme shtrenjte.
Duhet te groposim plerat e botes, duhet te harrojme Camerine, duhet te harrojme Kosoven, duhet te mbeshtesim ne cdo veprimatari ushtarake Amerikanet, duhet te japim ujin e syrit te kalter italianeve, duhet te njohim Vorio Epirin, duhet te mesojme gjuhen Greke pastaj duhet te rregullojme rruget, te fuqizojme policine, te hyjme ne borxhe neper bankat boterore (kusht i domosdoshem ky) te bejme shembuj disa jete refugjatesh shqiptare qe Europa ta mendoje per te na ofruar ne gjirin e saj.

Na vete ca si teper shtrenjte per "xhepin" tone.

C`na duhet Europa?????!!!!!!!

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2004 03:52
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė uragani Kėrko mesazhe tė tjera nga: uragani Shto uragani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto uragani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Hyrja ne Europe duhet pare ne disa kendveshtrime.

Psikologjikisht:
Te hysh ne Europe per shqiptaret do te thote te mos varesh ne tekat e politikaneve lokale. Ne nje fare menyre do i ngecim derrin mac ne dore qeverise qendrore europjane e cila do nderhyje per te vene drejtesi...
Ne psikologjine shqiptare shtetet perendimore sjellin vetem drejtesi. Nuk ka lindur kot shprehja "Duaje Shqiperine si shqiptaret Ameriken". Pra nga ana psikologjike ne pretendojme stabilitet nga e ardhmja jone ne Europe. Deri diku kane te drejte sepse shtetet europjane nuk mund te lejojne mes tyre nje vend problematik, kriminal, apo diktatorial. Por gabojne kur mendojne se Europes i plas shume per derrin mac te nje vendi kaq jo-domethenes sic jemi ne. Ata thjesht do veprojne kur nuk mban me uje pilafi, qeverite dhe moralin duhet ta rregullojme vete.

Ekziston nje efekt i dyte psikologjik. Te shtunen po ecja rruges me makine dhe shikoja kamionat e ndryshem me targa te huaja. Ne mend me pershkoi deshira per te dale me makine neper Evrope: Gjermani, Bruksel, Hollande, Spanje etj. Dhe kjo nuk ishte fantazi sepse here tjeter e kam bere, kam kthyer timonin dhe kam perfunduar jashte kufijve brenda pak oreve per tu njohur me nje kulture tjeter. Hapja e kufijeve sjell nje liri veprimi ku kulturat nuk ndahen nga kufijte, ku secili eshte i lire te shkoje ku te doje sapo ti teket. Vete programi Erasmus i studenteve ka sjelle nje sens komuniteti europjan, ka bere te rinjte te njihen me kultura ndryshe nga e vetja dhe te pranojne me kollaj shoqerine multietnike. Te jesh i lire te kthesh timonin nga te duash eshte nje hapje psikologjike para se te jete nje optional. Sot gjen avionin me 5 euro per Paris dhe mund te nisesh pasdite pa te bere syri terr, kthehesh pas 3 ditesh dhe ke pare kryeqytetin me te lavderuar te Evropes.
Mbyllja e shqiptareve brenda kufijeve eshte nje ulje shpirterore, nje perdhosje, nje perdhunim i lirise dhe te drejtave te njeriut. Fenomenet e vizave, martesave per interes, vrasjeve ne kufij etj, jane ndryshjet psikologjike me te medha qe mund te kete nje popull. Si mund te ndihet nje popull i barabarte me nje tjeter kur ti qe jeton ne UK gjezdis sipas deshires apo nevojes tende, ndersa ata qe jetojne ne Shqiperi jane mbyllur si ne konserve me cels nga jashte. Duhet te vihesh ne poziten e tyre qe te kuptosh cfare do me thene te te mbyllin brenda baltes dhe papunesise pa patur mundesine te krijosh nje jete. Ka shume raste te njerezve qe ne Shqiperi ishin asgje dhe ne Amerike jane bere inxhiniere dhe profesore. Ambicja e njeriut duhet te lihet e lire te levize aty ku ka rendiment, ndryshe shperdorohet kot.


Ekonomikisht:
Ne kemi qene nje vend i izoluar qe "hanim bar per te mos u dorezuar". Sot jetojme ne epoken globale; nje vend i mbyllur nuk ecen dot perpara. Hapja e kufijve do lejoje zhvillimin eksponencial te ekonomise. Birra Tirana dhe birra Peroni mund ti gjesh ne te njejtin lokal pa u habitur fare. Kamionat qe shkojne e vijne do krijojne terrenin per nje ekonomi te zhvilluar edhe tek ne, nderkohe qe mund ti heqin monopolin tregetareve greke qe sot nuk kane konkurrence.

Ato qe kerkon Europa te bejme nuk jane pretendimet e tyre, por jane kushte per tu bere pjese e ketij kontinenti pa kufij. Eshte normale qe nuk duan te fusin mollen e kalbur ne shporten e madhe. Eshte normale qe ne nuk do hyjme ne Evrope qe te rregullohemi por para se te hyjme ne Evrope duhet te jemi rregulluar vete. Eshte normale qe nuk mund te pranohet ne Evrope nje shtet me probleme morale, qe pranon kriminalitetin si forme popullore e mbijeteses, qe korrupton gjyqtare e ministra per te konvaliduar monopolin. Nuk mund te pranohet ne Evrope nje shtet qe nuk ka sindikata, qe nuk i krijon kontrata pune punetoreve, qe 6 vjet me pare pati lufte civile.

Por te siguroj qe diten qe do jemi ne Evrope do ndodhe gjeja me fantastike qe i ka ndodhur Shqiperise 500 vjetet e fundit. Kur vendbanimi UK mos te duket me nje privilegj por nje zgjedhje e secilit. Kur studentet tane te perzihen me studentet europjane ne Erasmus ne nje ambjent joracist.

Kapish Uragan? Uro qe kete fat ta kene femijet e tu sepse neve po na kalon jeta ne epoken e vizave, ku per copa letrash njerezit ndahen per se gjalli, ku funksionare ambasadash kane te drejten te vendosin mbi te ardhmen tende, ku nuk ekziston viza per motive dashurie... Kapish ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2004 15:47
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Shqipėria nė arenėn ndėrkombėtare > C`na duhet Europa?????

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.