Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Peshėngritje > A duhet vlerėsuar edhe si shqiptar Pirro Dhima?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

A duhet vlerėsuar edhe si shqiptar Pirro Dhima?

Botuar tek shekulli nga AHMET SHQARRI

Jo per replike, por per hir te se vertetes dua t’i rikthehem edhe nje here temes mbi peshengritesin e mrekullueshem nga Shqiperia, Pirro Dhima. Aty ketu degjohet apo shkruhet se Pirro Dhima sa u be kampion e rekordmen bote, mohoi atdheun, kombin e kombesine. Por ata qe thone e shkruajne keshtu, nuk e di se nga çfare burimi jane nisur e vazhdojne te bazohen, por e verteta natyrisht qe eshte krejt ndryshe. Tjeter eshte te shkruash e te perserisesh ato qe thone per dike, pra tjeter eshte te merresh me thashethemnaje, e tjeter eshte kur nisesh nga burimi identik dhe nga arsyetimi logjik i fakteve. Jo vetem une qe si gazetar i hershem e njoh shume mire Pirron, madje qe ne femijerine e tij, kur ai nisi qe te formohet si peshengrites dhe atehere, jo pa entuziazem, pata nisur t’i thurr lavde atij, por te gjithe dashamiresit tane te sportit besoj e kane ende te fresket jehonen e fitoreve te paharruara te Pirro Dhimes ne pallatin e sportit te “Tirana” -s a por edhe te qyteteve te tjere kur ai dilte kampion dhe thyente rekorde, apo kur nën tingujt e himnit tone kombetar merrte medalje ari per Shqiperine gjate konkurrimit te tij ne kampionatin ballkanik. Dhe kjo ndodhte jo ne nje epoke te larget por, tani vone, ne vitet e fundit kur Pirro Dhima i sillte Shqiperise rekorde e rezultate te larta te nivelit boteror. Eshte pikerisht ky Pirro Dhima, qe disa per çudi kerkojne me ngulm nepermjet argumentesh teper naive t’ia heqin te gjitha identitetet si shqiptar! Edhe njehere jo per replike por per hir te se vertetes, dua t’i pyes te gjithe ata qe “e duan aq shume Shqiperine” se çfare kane bere me shume ata me shume se Pirro Dhima per kete vend? Keqdashja primitive, nderkohe edhe “moderne”, nuk e di pse, kerkon ta largoje sa me larg vendlindjes se tij kete sportist mrekulli qe kushdo ne bote do te donte ta kishte te vetin ! Pirro Dhima, emrin e te cilit sot e mbane nje pallat sporti ne Athine, me siguri çuditet kur degjon se per te ne Shqiperi, aty ku ai u rrit dhe u be burre dhe ku u formua si sportist i madh, flitet sikur ai te ishte… deri edhe “tradhtar” ?! Po,po, nje parulle keshtu shkruante tek ngrihej ate mbremje ne stadiumin “Qemal Stafa” kur Kombetarja jone fitonte ndaj asaj te Greqise ne futboll. Ishte diçka jashte normales por gjithsesi mjaft e vertete ajo qe shihej ne ate zhgarravine qe tundej nga ato “duar te pastra “ , kur ne ate mbremje duhej te festohej per futbollin dhe jo t’i bihej tambureve te urrejtjes, dhe perse?!
Nuk jam i sigurt por ka mundesi qe ata njerez te asaj nate por dhe ndoca te tjere qe here pas here “anatemojne” Pirro Dhimen, jane nga ata qe edhe pse bejne nga punet me te rendomta atje ku kane shkuar ne Greqi dhe nuk jane askushi, megjithate i kane ndryshuar emrat e tyre nga Xhemal, apo Qerim, ne Spiro… pse jo edhe ne Pirro, sepse keshtu i pelqen “efendikoit” te tij nderkohe qe ky Pirro Dhima i yne nuk i ka bere asnje ndryshim emrit te vet!
Veç shifres se mbi 100 rekordeve kombetare qe Pirro Dhima ka dhene per Shqiperine, medaljet e shumta qe ka fituar, po ne emer te vendit tone, ne mjaft veprimtari nderkombetare, a nuk jane valle te mjaftueshme per te gjithe ata “patriote” qe po “shkrihen” per kete vend duke dhene “kontributin” e tyre edhe per rastin ne fjale?
Vete ajo çfare ka deklaruar ky kampion i madh shqiptar neper disa te perditshme tonat, si “RD”, apo “Sporti”, e vetmja sportive tek ne në fillimvitet ‘90, se “Shqiperia eshte vendi ku u linda dhe ku u rrita dhe ku u bera sportist i tille qe tashme arrij te fitoj medalje te arta edhe neper Lojëra Olimpike”, apo citime te tjera po neper keto gazeta tonat se, “vazhdoj te ndiej mall per Shqiperine te cilen si shume te tjere e lashe per arsye qe tashme dihen prej te gjitheve”, arsye ne fakt qe vazhdojne te jene ende te forta perderisa ky vendi i yne “i dashur” po boshatiset çdo dite e me shume, a nuk jane perseri keto te mjaftueshme per te thene se Pirro Dhima eshte ai qe ne fakt eshte dhe se i tille duhet vleresuar prej te gjithe nesh.
Ashtu si dikur te medhenjte tane te shquar neper bote si Sami e Naim Frasheri, Vaso Pasha, apo Aleksander Moisiu, qe me te drejte sot vihen ne piedestalin e lavdise, edhe pse aktivitetin e tyre e paten zhvilluar jashte Shqiperise, po keshtu i takon plotesisht edhe Pirro Dhimes nje vend i nderuar qofte ky edhe ne sofren tone sportive. Dhe jo te ngjase ajo qe vazhdojne te bejne ende disa, duke e anatemuar ate, qe nuk ka bere gje tjeter deri tani, veçse ate qe kane bere e vazhdojne shume te tjere, por me dallimin e madh se ky Pirro Dhima tashme eshte ngjitur ne Olimp!
Me duket se po behet gjithnje e me shume nje mani tek ne kjo e denigrimit te personaliteteve gje qe mund te vihet re dukshem jo vetem ne rastin ne fjale te protagonistit tone Pirro Dhima?! A mos valle duhet qe nje njeri me pare te vdese dhe pastaj te flasim e te shkruajme mire per te?! Per te thene pastaj se ai ka qene keshtu dhe ashtu…se e donte Shqiperine dhe se …e tjera, e tjera qe pastaj nuk i vlejne, ndoshta, askujt! Ne fakt, keshtu ka ndodhur ne shumicen e rasteve. A nuk vdiqen e mbeten jashte Shqiperise personalitete te shumte te ketij vendi dhe ne sot kerkojme t’ua sjellim eshtrat ketu ne vendlindje, paçka se edhe kur e realizojme kete nuk mjaftohemi me kaq por ju prishim edhe varrin!?A nuk ndodhi keshtu me Faik Konicen?
Sot jemi deshmitarë te perpjekjeve te shumta qe jane bere e po behen nga analiste dhe historiane te shumte per te vertetuar ate qe ne fakt eshte katerciperisht e vertete, per t’i dhene identitetin e plote si shqiptar, artistit te famshem te skenes boterore Aleksander Moisiu, qe disa vende kerkojne ta bejne te vetin!? Kerkojme dhe çfare nuk po bejme qe ai te jete i yni. Megjithate, e kemi ende te pamundur qe te gjejme edhen nje fjale te vetme shqip te deklamuar nga ky shqiptar qe pati tronditur boten me artin dhe …fjalen e tij!
E bera kete retrospektive per te thene se gabimet e se kaluares, kur mbi njerezit tane te shquar jashte vendit, hidhej pluhuri i harreses, per shkaqe te ndryshme e veçanërisht per konjuktura politike, sot kur jemi ne kushte krejt te tjera, demokratike, ne asnje menyre ato nuk duhet te perseriten. Dhe jo me te veprojme keshtu, si ne mesjete, qe i digjnin ne turren e druve heretiket. Ndryshe, ne vend qe t’i kemi tanet, ne nuk do te bejme gje tjeter, veçse do t’i largonim gjithnje e me shume keta njerez, reputacioni i te cileve ne fakt do t’i shtonte me teper prestigj e dinjitet Shqiperise sone.
Se ne fund te fundit nuk eshte Pirro Dhima i vetmi sportist shtegtar neper bote qe konkurron per nje vend tjeter. Keshtu ka bere vite me pare Macola i famshem qe pat lene Brazilin e tij per te luajtur me Perfaqesuesen e Spanjes. Keshtu pati bere madje edhe nje futbollist i lindjes, hungarezi i famshem Ferenc Pushkash qe gjithashtu pati lene vendin e tij per te luajtur po ne Spanje, duke u quajtur ne fillim edhe ai “tradhtar”, natyrisht nga regjimi i atehershem Stalinist nderkohe qe sot vleresohet si nje nga herojtë me te shquar te Hungarise!
Duke qendruar prane njeri -tjetrit, duke respektuar sidomos vlerat e paraqitura tek njerezit e shquar, nuk bejme gje tjeter, veçse ia shtojme edhe me shume vlerat vetes dhe vendit tone.
Tani qe jemi ne prag te Lojërave Olimpike “Athina 2004” dhe kur Pirro Dhima kerkon qe te jete ndermjet 5 sportisteve me te medhenj te botes te te gjitha kohërave, duke u shpallur fitues ne 4 Olimpiada radhazi, eshte rasti me i mire per te qene edhe njehere krahas tij, per te treguar se me ne fund edhe ne po kuptojme diçka nga emancipimi evropian!



25/07/2004

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Korrik 2004 22:17
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte tė tjera > Peshėngritje > A duhet vlerėsuar edhe si shqiptar Pirro Dhima?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.