Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Jane besimet fetare objekt i shkences??
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Jane besimet fetare objekt i shkences??

Jane besimet fetare objekt i shkences??

Ka koncepte te cilat per nga natyra jane abstrakte por tashme jemi familjarizuar me to dhe tani jane te futur thelle ne jeten tone. Koncepte si besimi,feja, hyjnorja, objektet,dije,shkence te cilet jane te njohur dhe te panjohur e shume te perdorur.Eshte me se e qarte se shume nga nuk njohim thelbin, kufinjte e limitet e tyre e keshtu qe ne dashur pa dashur gabojme ne perdorimin e tyre ne jeten e perditshme.
Kur kemi fe e kur kemi shkence?
Po sa e si na duhen ne jeten e perditshme nje sqarimi i koncepteve si fe, objekt shkence?
Kerkoj nje sqarim sa me te kuptueshem e te thjeshte te ketyre koncepteve ne menyre qe pastaj te jene te pranushem e te kuptushem nga njeriu i thjeshte edhe fakte te tilla si; qeshtja e Galileut apo nirvana ,mesazhi qe na jep feja e natyra e shkences e me se fundi nderthurja e tyre nen driten e zbulimeve te reja ne kuadrin e matematikes,fizikes e gjenetikes, si dhe ne driten e Koncilit te dyte te Vatikanit.
Cfare ndolle nese i japim pergjigje ekzistences ose jo te hyjnores? Cila eshte hapi tjeter pas njohjes se hyjnores? Cfare ka pertej? Pasi te gjejme cfare eshte hyjnore atehere cfare na mbetet per te studiuar,besuar per te njohur. Cili eshte kuptimi I jetes I vdekjes I dashurise I friges?
Ndjenja e sigurise ose e friges ka bere qe njeriu te mundohet ti kontrolloje e ti nenshtoje keto ‘’fenomene’’.At’here nese i japim pegjigje ekzistences se Hyjnores s’na mbetet gje tjeter per te zbuluar e nje palevizshmeri e plote do te ekzistonte ne jeten tone ne cdo kuptim.Deshira per te njohur hyjnoren eshte ushqimi eshte motori levizes jo vetem per shpirtin por edhe trurin, dijen, shkencen.Keshtu mund te themi qe besimet kane qene e do te jene objekt shkence dhe I shkencave deri ne ‘’njohjen’’ e hyjnores.
Vete Hyjnorja me mesazhet qe na ofron ne dhe me besimet e ndryshme fetare na ofron disa te verteta.Si keto te verteta mund te jene objet i shkences per te pasuaruar njohurite tona ne shkence?Si besimi ose besimet mund te ndihmojne ose kane ndihmuar shkencen per te ecur me perpara?
Mqs shkenca dhe teknologjia kane arritur nje shkalle shume te larte zhvillimi per shume dhe per njeriun eshte shpesh here dicka abstrakte po mjaftohemi vetem me rezulatat e tyre pa marre parasysh asgje tjeter duhet pyesim veten se si me vetem konceptimin e besimit si objet shkence mund te ndihmohet ne rikonsiderimin e kuptimit mbi shkencen dhe konceptimi i domosdoshmerise se shkences ne jeten e preditshme.
Duke u munduar te njhim ate kemi mberritur ne kete shkalle zhvillimi.
Ekzistenca e hyjnores mund te kete penguar ose ndihmuar ne zhvillimin njerezor.
penguar--sepse qenja njerezore nuk ka qene e lire nga paragjykimet per konceptimet e ndryshme,e besimi eshte bere pengese sepse dija dilte jashte kufinjeve te percaktuar nga feja.
ndihmuar--sepse deshira per te njohur dicka me te larte se njerezorja ka bere te mundur deshiren per kerkime e per te ecur lart e me lart si njerzim pra
(shihet qarte se sa afer por edhe sa larg ndollen shkenca dhe fete e ndryshme). ’’Zoti’’mund te kete ‘’penguar’’ ose ndihmuar ne zhvillim njerezor. Vete koncepti se nuk ekziston asgje njerezore ateiste ose me mire ateismi absolut eshte nje fare pergjigje qe Zoti (divine) ekziston.Ekziston materialisht, fizikisht, shpirterisht ose ne forma te tjera te njohura (liber, ikone, shpirt) tregojne se ai ekziston.
Po cfare eshte ekzistencializmi dhe cfare kuptojme me ekzistencializem te zotit………

Shume interesante eshte edhe pytja dhe konsiderimi,nese shkenca mund te jete nje besim ne vete?
Shkence eshte relacioni yne me dijen,me zbulimet e reja me arsyen,me dijen absolute (qe nuk mund te arrihet per momentin).Dija universale e paarritshme e cila shnderrohet ne nje objekt universal njohjeje. Cfare mund te themi per njohjen ne pergjithesi nga momenti qe edhe feja edhe shkenca kane si objekt te tyre njohjen universale por me metoda te ndryshme dhe rruge te ndryshme.
Dija universale arihet nese mund te arrihet nje njohje e pranueshme nga te gjithe si nga feja ashtu edhe nga shkenca e pandryshueshme ne kohe e ne hapesire. Njohja behet universale kur eshte e kapshme nga te gjithe e ne baze te saj eshte zhvillimi e liria.
Per shume njerez fetare,‘’jo e njohura’’ eshte hyjnorja,dhe per kete per shkencen hyjnorja eshte nje tentacion per te pare kufijne e dijes dhe te njohjes.
Pa perfekteshmeria e shkences e ne vacanti ne lidhje me Hyjnoren varet nga fakti qe nqs siper-kalon konceptin ‘’eshte me e lehte te tregohet mos exsistenca se sa te tregohet ekzistenca ‘’.
Nga ana tjeter shkenca nuk mund te pergjigjet vetem ajo te gjitha pergjigjeve. Ajo eshte gjithmone ne lidhje ‘’negative’’ me besimet.Negative ne kuptimin qe sa me shume shkenca zhvillohet dije ne teknologji aq me shume besimet behen me shpirterore ne konceptimine tyre.
Ne kemi njohjen shkencore dhe ate fetare te cilat nuk duhet te largohen nga njera tjetra dhe ato duhet te gjejne dy te verteta per te njejtin problem per boten tone dhe objektin e saj njeriun.
Afrimi mes shkences dhe besimit fillon qe me autonomine qe Shen Tomasi na ka dhene me terminin e ri’’ autonomia e arsyes’’ ose me mire ‘’liria e mendimit’’.Brenda autonomise se mendimeve nuk mund e nuk duhet te abuzojme me ‘’autonomine e arsyes ’’ ne dem dhe largim reciprok mes zhvillimitn te shkencave - dhe shpirterores ne besimet fetare pse mund te dalim nje dualitet gje qe na largon nga ajo duhet te arrijme ne ate te thuhet (GNOSI) Njohja Universale dhe identitet te GNOSIT.
Sa me mire te shpjegohet e percaktohet principi i identitetit te Gnosit / Dijes aq me mire do te ishte per shkencen dhe te ardhmen e saj si dhe lidhjen e saj me besimet fetare.Nje ndryshim i indetitetit te Gnosit / Dijes do te kushtezonte absolutisht racionalitetin e shkences dhe ndryshimi i konceptit te saj do te bente te shfaqej ajo irracionale qe shkenca ka per detyre te beje racionale
Kohet e fundit flitet per shpikjet e fundit te shkences ne gjenetike fizike kimi dhe per nje autonomi absolute te saj e cila largon shkencen nga njeriu dhe e kthen shkencen ne dicka irrazionale duke e largu shkencen dhe duke e penguar te lidhet ne menyre natyrale me gjithe ciklin e jetes shpirterore.
Shkenca dhe besimet per njeriun dhe prej njeriut

Keshtu Einstein ne here shkroi:-’’ Science without religion is lame, religion without science is blind.

TRESH tetor 1999
Pjesa e mesiperme eshte nje pjese nga hyrja e tezes nga teza qe behet kur mbaron universitetin (tesi di laurea)....te plote se ve dot :p

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2005 15:14
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Jane besimet fetare objekt i shkences??

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.