Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Mbi Filozofine e Marrdhenieve Nderkombetare Vlerėsimi i Temės: 7 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Mbi Filozofine e Marrdhenieve Nderkombetare

Sistemi Nderkombetar eshte i themeluar ne baze te dy kuptimeve kyce: te Sovranitetit dhe te Anarkise. Nga I pari rrjedh I dyti. Domethene kemi anarki ne marrdheniet nderkombetare sepse kemi faktin e themeluar egzistencialisht te sovranitetit te me shume se dyqind entiteteve qe jane organizuar ne shtete te cilat jane te pavarura dhe ushtrojne sovranitet te brendshem dhe te jashtem. Sovraniteti-Anarkia eshte nje fakt te cilin s’mund ta mohoje askush dhe ai qe e mohon fillon natyrshem gabimisht cfaredolloj analize te politikave nderkombetare dhe te menyres se nderveprimit te shteteve midis tyre. Sovraniteti-Anarkia bazohet ne kritere morale ekzistancialisht te themeluara ne luften e pafund te shoqerive njerezore per liri dhe pavaresi te cilat karakterizohen nga diversiteti social midis tyre dhe bazohen ne te verteten historike e cila eshte shume afer absolutes filozofike. Eshte pikerisht diversiteti social I shoqerive njerezore qe jane formuar ne planetin tone dhe qe jane te organizuara qe prej 1648 (nga Traktati I Versalies) ne shtete I cili e thyen sistemin nderkombetar ne pjese te vogla qe perfaqesojne shumen e nje mozaiku heterogjen. Dhe njekohesisht eshte pikerisht ky heterogjenizem I cili shtyn sistemin nderkombetar drejt kerkimit te nje ekuilibri dinamik I cili rralle shfaqet (u shfaq gjate shekullit te 18te dhe 19te me ekulibrin e fuqise midis 5 supefuqive europiane, dhe gjate shek. 20te me ekulibrin atomik midis dy supefuqive) dhe qe I jep formen e nje antagonizmi midis shteteve perberese te sistemit per rritjen e fuqise, te influences dhe te devijimit te sistemit drejt permbushjes se interesave te tyre kombetare qe s’jane tjeter vecse ruajtja e pavaresise (si minimum egzistencial) dhe mbizoterimi ne sistem (si maksimumi egzistencial). Gjithashtu ky reflektim na drejton ne konfirmimin se sistemi nderkombetar ndodhet ne fazen e nje shoqerie embrionale me karakteristikat e shoqerise se hershme njerezore ku lufta per egzistence ishte benefiti numer nje ne mendimin njerezor dhe ishte ai qe shtyu njerezit te organizoheshin ne struktura shoqerore me vlera te perbashketa morale.
Ne kete pike hyn ne kete argumentim ceshtja e moralit dhe e vlerave ne marrdheniet midis shteteve. Kur flasim per moral dhe vlera ne marrdheniet midis shteteve s’duhet te harrojme se kemi te bejme me struktura kollektive morale dhe me identitete kombetare qe jane skalitur gjate luftrave shumeshekullore te shoqerive per pavaresi, per liri dhe per rend social dhe jo me moral te individit dhe vlerat e tij. Rrjedhimisht kur flasim per moral dhe vlera ne nivelin e marrdhenieve ndershteterore flasim si per formen e strukturave moralo-regulative ashtu dhe per brendesine e ketyre strukturave. Domethene per teresine e organizmave nderkombetare si dhe per thellesine institucionale te tyre te cilet jane te bazuar ne vlerat supreme te rivendikimit te lirise dhe pavaresise, te mosnderhyrjes ne punet e brendshme te shtetit si dhe te respektimit te ligjeve nderkombetare te shoqerise se shteteve (“society of states” dhe jo “international society” (komuniteti nderkombetar) sic shprehen shume ne ditet e sotme, pa e kuptuar se cfare thone). Keto jane tre vlerat dhe gjithe morali I marrdhenieve ndershteterore sic jane zhvilluar nga koha e qyteteve-shtete greke deri ne ditet e sotme, pavarisisht oshilacioneve gjate rrjedhes se shekujve. Kuptohet qe keto vlera s’jane absolute por evolohen me evolimin e shoqerise se shteteve dhe te kerkesave te jetes nderkombetare qe jane ne varesi te zhvillimeve teknologjike, ekonomike, ushterake si dhe kulturore te shoqerive njerezore. Si e drejte rivendikimi per pavaresine e nje entiteti kollektiv percaktohet e drejta e ketij entiteti (shoqerie) per tu ndare nga nje entitet tjeter kollektiv me fuqi absolute me te madhe qe pengon te drejten e te parit per te patur mundesine e nje jete sociale te pavaruar dhe autonome. Nga ana tjeter ligjet nderkombetare jane e vetmja menyre e pranuar nga shumica derrmuese e shteteve ne baze te se ciles organizohen marrdheniet midis tyre, qe gjen themelim ne kritere morale egzistencialisht te themeluara te qeverisjes se sistemit.
Ne nivelin e pare – ate te shoqerise politike brenda nje shteti – shoqeria politike prodhon avenimentin politik ne nje strukture socioregulative qe sot quhet kombi-shtet karakeristika kryesore e te cilit eshte nje sistem sociopolitik I afte te ushtroje monopolin e dhunes ne nje perpjekje per te sjelle rendin social, consolidimin social si dhe te prodhoje jeten politike. Ne nivelin nderkombetar avenimenti politik nuk egziston – dhe ky eshte nje fakt I pranuar nga te gjithe dhe qe vertetohet nga vete historia.
Fakti I mesiperm I mosegzistences se avenimentit politik ne nivelin sitematik nderkombetar na nxjerr ne fushen me kryesore te studimit te jetes nderkombetare – ate te Shkaqeve te Luftes midis shteteve dhe te dilemave te sigurise. Si shkaku numer nje qe ka cuar ne lufte midis shoqerive ka qene dhe eshte – qe ne fillimet e organizimit njerezor ne struktura sociale – zhvillimi I pabarabarte. Zhvillimi I parabararte I referohet nje sere faktoresh: zhvillimit numerativ te popullates, zhvillimit ekonomik, teknologjik, territorial, ushtarak si dhe zhvillimit te abilitetit per te ushtruar influence ne sistemin nderkombetar. Zhvillimi I pabarabarte sjell dilemen e sigurise e cila ne shumicen derrmuese te rasteve shtyn shtetet ne rritjen e treguesve te fuqise – kryesisht ushtarake – dhe con ne menyre pothuajse matematike ne ndermarrjen e veprimeve luftarake nen dogmen “mbrojtja me e mire eshte sulmi” qe gjeti shprehjen e vet shpeshhere gjate shek. 20te si dhe ne dogmen aktuale te SHBA-ve. Ai shtet qe s’e merr parasysh kete fakt eshte I destinuar te deshtoje ne detyren principale, ate te ruajtjes se pavaresise dhe sovranitetit te brendshem dhe te jashtem dhe te perfundoje si vegel e shteteve me tregues fuqie me te medha.


Vijon

Shkrimin e mesiperm e shkruajta duke patur parasysh qe me konkludimin e kontekstit teorik do vijoje nje aplikim i mundshem ne rastin e Kosoves.Shpresoj ta kem gati ne ditet ne vijim.
Faleminderit qe duruat ta lexoni...

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Korrik 2005 19:11
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

vijim..

Liria kolektive ne marrdheniet nderkombetare nuk jepet (nuk dhurohet) por konkuistohet sepse liria kolektive eshte ne varesi te treguesve te fuqise se nje shoqerie (ku perfshihet teresia e treguesve te fuqise), te grades se homogjenitetit te saj, te kosmoikones (botekuptimit) se perbashket te shoqerise qe eshte themeluar nepermjet nderveprimit social shumeshekullor, si dhe te kapacitetit te nje shoqerie per ti perdorur dhe nderthurur keto tregues. Rivendikimi I lirise kolektive eshte stadi I pare qe tregon sensibilizimin e nje shoqerie kundrejt treguesve social te perbashket dhe gjen shprehjen e vete nepermpjet luftes per pavaresi qe ne sfond kerkon krijimin e nje shteti. Nje rivendikim ky qe shpreh deshiren per nje egzistence te vecante dhe te dallueshme nga te tjerat me sovranitet te brendshem dhe te jashtem ne perputhje te plote me ligjet nderkombetare sic jane themeluar ne Karten e Kombeve te Bashkuara. Ne rrenjet e cdo entiteti kolektiv te cdo kombi shtet gjendet (dhe kjo eshte ndoshta pjesa me esenciale e analizes qe behet) nje bazament antropologjik dhe ideologjik I themeluar egzistencialisht ne rivendikimin e lirise kolektive. Pikerisht mbi kete bazament antropologjik-ideologjik gjendet e ndertuar gjithe struktura socio-politiko-ideologjike qe gjen shprehje ne jeten sociale te entitetit.
Ne vazhdim te ketij argumenti – I cili prek pike se pari gjendjen e shoqerise kosovare - mandati kryesor I nje shteti eshte: 1) te ofroje liri kollektive – domethene autonomi politike dhe moralo-regulative ne kushtet e nje organizimi institucional te jetes sociopolitike. 2) Te forcoj, te legjitimoj dhe te stabilizoj strukturat e perbashketa moraloregulative nepermjet perballjes vazhdimisht me zhvillimin e pabarabarte ne brendesi te tij, si midis pjeseve te shoqerise me identitet te ndryshem ashtu eshte midis periferive te territorit te tij. 3) Te perbeje organ negocimi dhe trataktivash zyrtare me shtete te tjera ne te gjitha fushat e jetes nderkombetare (ekonomike, politike, ushtarake, teknologjike dhe kulturore) me synim paresor ate te sigurimit kolektiv ndaj revisionismave te mundshme te shteteve me tregues fuqie me te medhenj.
Bazuar ne teresine e argumenteve te mesiperm, si dhe ne graden e larte te homogjenitetit social te shoqerise kosovare, mund te themi – pa patur frike se mos biem ne gabime shkencore – se kushtet plotesohen per te arritur ne rivendikimi final te pavaresise mbas stadit te pare (ate te luftes per pavaresi) qe misherohet ne krijimin e nje shteti me sovranitet dual.
Kosmoikona (botekuptimi) I shoqerise kosovare konfirmohet egzistencialisht.
Ligjet nderkombetare jane te bazuar ne themelet e jetes politike internacionale sic u shprehen me Traktatit te Vestfalias ne 1648 dhe qe bazohen ne shtetin-komb dhe ne respektimin e rivendikimit te lirise.
Entiteti kolektiv I shoqerise kosovare bazohet ne nje bazament antropologjik dhe ideologjik te caktuar, I afte te prodhoje avenimentin politik ne jeten sociale.
Entiteti kolektiv ka krijuar ne menyre te mjaftueshme strukturat sociopolitike dhe moraloregulative te afta per te prodhuar avenimentin politik.
Ne te njejten kohe plotesohen dhe kushtet per mandatin kryesor te shtetit sic u pershkruan me siper.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2005 15:45
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Dossier : Konfliktet Ndėrkombėtare ndėr vite > Mbi Filozofine e Marrdhenieve Nderkombetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.