Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > qelizat burimore (staminale)
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

zbulohet lista e gjeneve te kontrolluar nga Oct4

Cod. A21062007

kur flasim per qeliza staminale na duhet te kemi gjithmone parasysh qe jane qeliza qe jane "te papjekura". kete gje duhet ta nenkuptoni ne menyren qe gjenet dhe perdorimi i tyre eshte ndryshe nga si mund te jeni mesuar ti degjoni tek qelizat e rritura. tek nje qelize e rritur,do kemi perdorimin e nje pjese te gjenomes kurse pjesa tjeter e saj,do te mbahet nen nje heshtje qe te mos shfaqet.ajo pjese e gjenomes qe eshte aktive ndryshon nga qeliza ne qelize kur flasim per qelizat e rritura.nje qelize muskuli nuk mund te shprehe te gjithe gjenet qe shpreh nje qelize kocke e keshtu me rradhe per qelizat e tjera.
nese ky kontroll prishet atehere ka probleme per jeten e qelizes dhe nese ky problem kap me shume qeliza,do te kete nje perfshirje me te gjere deri ne interesimin e organeve te tere.

te kuptosh se si funksionon ajo pike para se te kryhet kjo heshtje paraqet nje sfide,aq emocionuese aq edhe e komplikuar...e komplikuar per faktin se kur flasim per gjene nuk mund ti mendojme te ndare njeri nga tjetri. dhe sikur kjo gje te mos mjaftonte nuk duhet te limitohemi vetem tek gjenet kur marrim parasysh kontrollin qe mund te ekzistoje. edhe nje grup i vogel metilesh mund te beje diferencen ne kontrollin e nje gjeni (1),nje nukleotid i vetem ne nje distance shume me larg nga gjeni mund te ndikoje ne shprehimitetin e ketij gjeni.menyrat mund te jene nga me te ndryshmet duke filluar qe nga modifikimi i vendosjes se enzimave te transkriptimit e duke vazhduar pastaj ne perkthimin e atij segmenti.

pra,e gjithe ceshtja eshte te kuptosh kete rrjete qe ekziston mes gjeneve,kush jane kontrolluesit,si e bejne kontrollin dhe cilet gjene kontrollojne. ne kete drejtim eshte bere nje zbulim i ri qe ka te beje me gjenit Oct4 (2). nje grup kanadez ka arritur te identifikoje 1155 gjene qe kontrollohen nga Oct4,te cilet kerkuesit e quajne "regjist" te qelizave staminale.

kerkuesit me pak fjale kane thene gjerat qe kam permendur me siper
kane thene qe qelizat staminale jane ato qe mbajne ADN-n e tyre ne nje forme te paketuar por eshte nje paketim qe mund te modifikohet ne cdo moment,kane aftesine te mbajne nen nje kontroll te perpikte ndarjen qelizore (mos harroni qe qelize staminale,si definicion, eshte nje qelize qe pas nje ndarje qelizore formon nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize qe eshte e diferencuar deri ne nje fare grade),ndalojne sinjalet qe mund te cojne ne vdekjen e tyre,rregullojne me nje saktesi te madhe demtimet e ADN-s (nese nuk gabohem edhe nje enzime qe quhet telomerazi,ne keto qeliza eshte funksionale kurse ne qelizat e rritura eshte e bllokuar.kjo cilesohet nje enzime jetesore per jetgjatesine e qelizes) dhe mbajne e forcojne keto karakteristika qe permendem me siper duke kontrolluar me imtesi molekulat qe mund te futen ne drejtim te qelizes.

kerkuesit kane kontrolluar me imtesi StemBase, arkivin me te madh ne bote per sa i perket te dhenave mbi kontrollin gjenik te qelizave staminale.nje analize ne te cilen jane perdorur edhe metoda matematikore per te arritur ne rezultatet e mesiperme

mbi kete zbulim Michael Rudnicki, i Universitetit te Ottawa,dhe drejtues i grupit te kerkimit,eshte shprehur qe "mund ta quajme nje "TEORI E GJITHCKAJE" per qelizat staminale.

rendesia e ketij zbulimi eshte ne faktin qe sa me shume te kuptohet menyra e funksionimit te gjeneve ne keto qeliza,aq me e sakte do te jete nje terapi e mundshme e tipit te rigjenerimit te indeve ne te ardhmen.

zbulimi i mesiper eshte publikuar ne numrin e fundit te revistes online PLos ONE

(1) metilimi i ADN (Cod. B 12032005)
(2) qelizat staminale embrionale ( pjesa 2) (Cod. B 24072006)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Qershor 2007 14:46
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

edhe qelizat staminale plaken

Cod. D26072007

ne kete teme me para kam permendur nje postim qe ka pase te beje me plakjen e qelizave staminale (1).ishte nje shkrim qe datonte qeshorin 2005 e publikuar tek revista "PNAS".tani kane ardhur informacione te reja rreth kesaj ceshtjeje


qelizat staminale luftojne pleqerine duke zevendesuar qelizat e vjetra dhe te prishura me qeliza te reja,por nje publikim i sapo publikuar ne revisten online PLoS Biology te ben te mendosh qe me moshen aftesia rigjenerative e qelizave staminale bien dhe hap pas hapi shtohen difektet funksionale ne to!



Stuart Chambers, Margaret Goodell dhe koleget e tyre kane studjuar mekanizmat qe fshihen pas mplakjes se qelizave staminale duke vezhguar profilet e shprehjes gjenike te qelizave staminale hemopoietike nderkohe qe ato mplaken.keshtu kane gjetur qe gjenet qe marrin pjese ne pergjigjet infiamatore dhe kundra stresit behen edhe me teper aktive me kalimin e kohes ndersa gjenet qe jane te rendesishem ne rregullimin e shprehjes gjenike dhe integritetit te gjenomes behen me pak aktiv.

ky fakt ndihmon per ti dhene pergjigje faktit tjeter qe qelizat hemopoietike kane tendence te humbin funksionalitetin, me ane te nje mekanizmi qe sheh selektinen P (selektinat jane struktura ne siperfaqen e qelizes dhe bashke me shume struktura te tjera si kaderinat,ose integrinat etj bejne te mundur nje nderlidhje te qelizave njera me tjetren) te mbishprehur dhe kjo gje nderhyn me funksionin e molekulave te ngjitjes qe lejojne qelizat e reja te popullojne palcen e kockes,por pohon edhe vezhgimet mbi proceset e infiamacionit qe ndodhin ne veshke,tru dhe ene te gjakut me kalimin e moshes.

ulja e shprehimitetit te gjeneve qe marrin pjese ne rimodelimin e kromatines,nje rregullues epigjenetik i shprehimiteti te gjeneve (2),te ben te mendosh qe mund te kete nje crregullim ne gjithe gjenomen.

edhe pse modelet e sotme e shohin mplakjen si nje mbledhje te shume difekteve tek gjenet,rezultatet e tanishme tregojne qe mund te jete nje problem ne gjithe gjenomen dhe jo ne nje pjese te saj.

me kalimin e kohes,nje crregullim i kromatines mund te coje ne nje crregullim te shume gjeneve dhe humbjen e funksioneve normale qelizore dhe te rregullimit te rritjes.

(1) kur plaken qelizat staminale... (Cod. A 18052006)
(2)kromatina (Cod. A 29032005)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2007 16:01
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Kini degjuar per studimin ne Minnesota te Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilet krijuan nje zemer me pulsime ne laborator?

Studiueset hoqen indet e zemres se miut dhe i zvendesuan me qelizat e zemres te nje miu te sapolindur. Me ndihmen e sinjaleve elektrike zemra filloi te funksiononte perseri.




Per me teper mund te lexoni artikullin anglisht:
http://edition.cnn.com/2008/HEALTH/...eart/index.html

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2008 13:24
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

qelizat staminale ne sistemin hemopoietik

Cod. A08062008

nese do doja te permendja nje shembull te qelizave staminale ne trupin e njeriut,do ishte ajo e sistemit hemopoietik ku qelizat staminale prodhojne qelizat e gjakut. ketu llojet jane te shumta dhe ne baze te sinjaleve te ndryshme qe i dergohen qelizes here pas here,vendoset edhe drejtimi qe kjo qelize do te marri.keto sinjale jane faktore te rritjes,interleukina etj



per te kuptuar me mire kete,marrim ne konsiderate figuren e mesiperme.
qeliza qe qendron ne fillim eshte nje qelize staminale pluripotente. si mund ta kuptojme kete? nje qelize staminale sa me shume diferencohet aq me shume humbet nga aftesite e saj per tu transformuar ne nje qelize te ndryshme. ne kete rast nje qelize pluripotente eshte nje qelize e afte te transformohet ne shume lloje qelizash. tek kalohet nje shkalle me tej,kjo qelize behet qelize staminale multipotente, e cila nuk ka aq aftesi sa ajo pluripotente. me pak fjale,kjo qelize mund te transformohet vetem ne nje grup qelizash te caktuara dhe jo ne nje grup tjeter. ne shembullin e figures,kemi qelizen staminale multipotente linfoide (nga ku do formohen qelizat e bardha te gjakut) dhe ato mieloide (nga ku do formohen rruazat e kuqe te gjakut dhe trombocitet.
pas kesaj,nje qelize multipotente humbet serish nga aftesia e vet dhe shnderrohet ne nje qelize edhe me teper te diferencuar sic jane kolonite,prej te cilave do formohen edhe qelizat perfundimtare.
thene keto kalojme tek sinjalet.
kur kemi nje qelize pluripotente eshte si me pase nje gur te cilin do ta skalitim dhe forma qe do marri,do jete sipas menyres qe ne do ta godasim. e njejta gje ndodh me qelizen pluripotente. nese kjo qelize stimulohet nga interleukinat 1,6,9,3,11,12 ose faktore te rritjes sic jane GM-CSF dhe G-CSF ose Trombopoietina atehere keto transformohen ne qeliza paraardhese sic jane ato multipotentet linfoide dhe mieloide. me pas mbi keto veprojne faktore te tjere si ato qe permendem me siper. kur mbi nje qelize mieloide vepron interleukine 3 dhe 4 atehere kjo shnderrohet ne nje qelize bazofile ndersa veprimi i interleukines 3,5 dhe GM-CSF e transformon kete qelize ne nje eozinofil e keshtu me rradhe. normalisht qe kompleksiteti i nje sistemi te tille eshte mjaft i madh dhe nuk eshte qe dihen te gjitha etapat qe kalon nje qelize,por jane bere goxha hapa te medha per te kuptuar keto shnderrime.
rendesia e kuptimit te ketyre mekanizmave qendron ne perdorimin e tyre ne kerkimet qe mund te behen mbi kanceret qe qelizave te gjakut. kur mendojme qe kanceret e qelizave te gjakut jane kryesisht semundje qe vijne si pasoje e humbjes se kontrollit te nje qelize staminale prej se ciles pastaj formohen klonet,atehere te kuptohet se si ndodh kjo gje sherben per te gjetur menyren se si me e ndal ose me e kuruar problemin baze.
duhet me pase parasysh qe cdo faktor qe vepron mbi nje qelize staminale hemopoietike, ka si pasoje stimulimin gjenik. psh faktoret qe veprojme mbi nje qelize staminale linfoide,shkaktojne nje prodhim te atyre qe quhen kluster diferencimi (qe ne literaturen mjeksore marrin inicialet CD...besoj se keni degjuar shembuj si linfocite T CD4+ psh qe jane shenjestrat e virusit HIV...). ne momente te ndryshme te diferencimit qelizor,ka edhe struktura te ndryshme mbi membranen qelizore dhe kjo te ben te kuptosh se ne cilen faze ndodhet qeliza dhe te behet edhe klasifikimi mes nje kanceri qe eshte pak a shume te diferencuar dhe nje kanceri te padiferencuar...nga ku merren pastaj emertimet kronike ose akute sic mund ta keni degjuar ne leucemite akute linfoide ose kronike. te kuptosh se ne ca faze jane qelizat kancerogjene,te jep edhe informacione te rendesishme klinike etj etj.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Qershor 2008 00:11
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > qelizat burimore (staminale)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.