Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kush qendron pas suleve te Londres.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Kush i kreu atentatet e Londres?

Mengjesin e se enjtes me 07.07.2005 , momentin kur ne metrot londineze ndohen eksplozimet, kompania e specializuar ne menaxhimin e krizave "Visor Consultants" http://www.visorconsultants.com
organizonte nje stervitje madheshtore duke imituar nje atentat terrorist ne te njejtin moment e ne te njejtat vende me ato te atentateve te verteta.
Stervitje te tilla te ngjashme te meparshme u mundesuan autoreve te 11 shatorit, te neutralizojne proçedurat e kontrollit ajror (per kureshtaret , kam gati nje material mbi autoret e vertete te 11 shtatorit).

Po paraqes per ju, intervisten e Peter Power drejtorit te pergjithshem te Visor Consultants, dhene ITV diten e atentateve te Londres.

POWER: Ne oren 9:30 te mengjesit ishin ne stervitje , per nje kompani te perbere nga 1.000 persona ne Londer, stervitje e cila konsistonte ne imitimin e atentateve terroriste , me bomba mesimore qe do te shperthenin pikerisht ne ato vende ku ndoshen atentatet realsiht. Tani qe ndodhi kjo... me rrenqethet mishi.

ITV: Per te qene me i qarte, ju po benit nje stervitje imituese per atentate terroriste, dhe ato ndodhen vertete gjate momentit ku ju po kryenit kete stervitje?

POWER: Pikerisht. Ishte ora 9:30 e ketij mengjesi, ne kishim organizuar kete stevitje per kete kompani, per asrye evidente nuk do mund te deklaroj emrin e saj, por sigurisht jane perpara televizoreve te tyre dhe do ta kuptojne.
Hapesira ishte e mbushur me menaxhere te krizes dhe shume shpejte e kuptuam se kjo ishte realitet..."


Intervista gjendet ne audio, ne gjuhen angleze ne linkun e meposhtem:
http://www.reseauvoltaire.net/article17465.html mjafton te klikoni te imazhi i vetem ne link.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Korrik 2005 20:42
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Kush qendron pas suleve te Londres.

Pershendetje.

Artikulli i meposhtem eshte i dates 8 korrik 2005 dhe eshte marre nga BBC.
Do t'i lutesha moderatorit te ketij nen forumi qe te ndaje nga tema 11 e shtatorit temen "Kush i kreu atentatet e Londres " dhe ta bashkoje me kete teme.

Ja dhe artikulli:

Kush qëndron pas sulmeve të Londrës


Policia po i heton të gjitha pistat
Nuk ka të dhena se kush ishte pas sulmeve në Londër dhe një pretendim nga një grup që thotë se flet për Al Qaeda në Evropë nuk mund të konsiderohet përfundimtar.
Megjithatë, konsensusi mes ekspertëve është se një grup i tipit të Al-Qaedes është më i mundur të jetë i dyshuar për këtë sulm.

Si sulmet në Madrid vjet, këto ishin sulme të sinkronizuara kundër të ashtuquajturave objektiva të "butë" dhe ishin planifikuar të koincidonin me një ngjarje të madhe politike - në Spanjë me zgjedhjet e rendësishme ndërsa këtu në Britani me samitin e G8-ës.

Analisti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Roger Hardy, thotë se duket se ka të ngjarë që sulmet të kishin qëllim të dyfishtë - të trondisnin dhe vinin në pozitë të vështirë udhëheqësit botërore ndërsa ata mblidheshin në Skoci për samitin e tyre dhe të ndëshkonin Britaninë për rolin e saj si një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në Irak dhe në "luftën globale kundër terrorrit".

Nëse sulmet ishin me të vërtetë punë e një grupi të lidhur me Al Qaedën, thotë ai, ato sinjalizojnë një ndryshim të rëndësishëm të strategjisë së tyre.

Në të kaluarën Britania ka qenë e dobishme për grupet radikale islamike, si një vend ku mund të gjenin strehim, të mblidhnin fonde, të bënin propagandë dhe të siguronin rekrutë.

Sulmet në Madrid dhe Londër sugjerojnë se tani kjo ka ndryshuar dhe se Evropa Përendimore nuk shihet më kryesisht si një bazë e dobishme, por është tani në shënjester.

Ndërkohë korrespodenti i BBC-së për çështje të sigurisë, Frank Gardner
thotë se për momentin është shumë e rëndësishme që të mbahen të hapura të gjitha mundësitë për atë se kush është pas sulmeve.


Ai thotë se është e dukshme që është terrorizëm - këto sipas tij janë disa sulme të koordinuara dhe shumë të kalibruara.

"Megjithëse sulmet janë të tmerrshme, dhe ka viktima, ato nuk janë në shkallën e Balit apo Madridit ," thotë ai.

Gardner thotë se është e qartë se këto sulme kishin si qëllim të paralizonin sistemin e transportit të Londrës - të godisnin Londrën, Britaninë, atje ku u dhëmb më shumë.

Për ta bërë këtë ata nuk kanë nevojë të vrasin shumë njerëz, ata thjesht duhet të bllokojnë transportin e Londrës, dhe të shkaktojnë një klimë frike, përfundon Frank Gardner.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Tetor 2005 09:31
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Personi qe mendohet te jete kryesori i grupit qe kreu aktet terroriste kishte bere nje video propagande* 1 vit para shperthimeve,dhe duket hapur lidhja e tij me al-kaiden.Gazeta ( The Mirorr*) ne britanine e madhe ka thene qe ky person ka qene i njohur nga sherbimet sekrete dhe nen mbikqyrje,por arriti te shkas nga mbikqyrja e MI5 para se shperthimet te ndodhnin, gje qe e provon akoma me teper lidhjen me organizata profesioniste ne fushen e terrorizmit.Gjate propagandes ne videon e xhiruar kohe para shperthimeve ai fliste mbi armepushimin qe al-kaida i ofroi perendimit,dhe lavderonte Bin-ladenin.Por si gjithmone ne kete lufte nuk mund te zbulohet asnjegje ,Xhorxh Bush tha qe ne fillim qe -NE NUK DO NDAJME INTELIGJENCEN ME JU* gje qe do te thote se vetem sherbimet sekrete e dine te verteten ne kete lufte.Askush nuk e di kush i monton video-propagandat,kush i kryen aktet terroriste,dhe aktet e deshtuara terroriste,kush jane heronjte dhe tradhetaret,terroristet dhe agjentet e dyfishte.Eshte nje lufte agjenturash dhe si e tille nuk mund te mesohet kurre nga publiku.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Tetor 2005 14:39
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Kush qendron pas suleve te Londres.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.