amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Diplomat shqiptare rrezikojnė tė mos njihen jashtė
Burimi: shekulli
Universitetet shqiptare rrezikojnë të ngelen jashtë procesit të të aqlakmuarës Kartë të Bolonjës. Rrezikojnë të ngelen jashtë njohjes së diplomave në vendet e Evropës. Sipas një raporti, financuar nga Soros dhe hartuar nga një pedagog shqiptar e një rumuni me gradën doktor, vendi ynë është shumë mbrapa me reformat në arsimin e lartë. Sistemi shqiptar i arsimit të lartë rrezikon shumë të mbetet jashtë procesit të Bolonjës,- raportojnë ata.
Ndërsa vendet fqinje kanë futur kreditet (pikët), kanë filluar të lëshojnë suplementin e diplomës dhe kanë ndryshuar krejtësisht programet, Shqipëria ka bërë shumë pak për tu futur në procesin e Bolonjës. Për ta kuptuar se sa i rëndësishëm është ky i fundit, mjafton të përmenden vetëm dy nga të mirat e tij: që studentëve në Evropë do tu njehtësohet dhe rrjedhimisht do tu njihet diploma pa dallim, duke rritur mundësitë për punësim për të huajt. Dhe që ata mund të lëvizin shumë lehtë nga njëri universitet evropian në tjetrin, në të njëjtin vit dhe degë, pa humbur kohë. Të mira që, sipas raportit, rrezikojnë të ngelen pa u provuar nga studentët shqiptarë.
***
Pedagogu i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, Adri Nurellari dhe rumuni Adrian Miroiu, me gradën doktor, kanë renditur si pikën më të dobët të universiteteve publike shqiptare ngurtësinë e tyre. Moshapjen e dritës jeshile ndaj së resë. Universiteti publik vazhdon të jetë ekstremisht i papërshkueshëm për hyrjet e reja, qofshin këta studentë, programe studimesh, institucione, - thuhet në raportin e tyre. Për rrjedhojë, Shqipëria vazhdon të ketë numrin më të ulët të studentëve në raport me popullsinë mes vendeve ish-komuniste. Në vitin akademik 2002-03 numri i studentëve për 100 000 banorë ishte vetëm 1 420, krahasuar me Moldavinë (3 040), ose Hungarinë (3 771) dhe Slloveninë (5 090). Në vitin akademik 2003-04 ky numër u rrit në 1 550, por sërish mbetet shumë i ulët, edhe nëse llogarisim studentët që studiojnë jashtë. Dhe si të mos mjaftonte kjo, numri i programeve të studimit kontrollohet në një nivel të konsiderueshëm nga qeveria.
Sipas Nurellarit dhe Miroiut, universitetet publike nuk kanë pavarësi as në administrim dhe as në financa. Gjë që duhet të ndryshohet sa më shpejt, nëse deklaratat shtetërore do të përfshihemi në procesin e Bolonjës, janë thënë me tërë mend. Dy studiuesit propozojnë hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë. Implementimi i procesit të Bolonjës në pesë vitet e fundit në vendet evropiane ka sjellë ndryshime në arsimin e lartë, ndaj Shqipërisë i duhet një legjislacion i ri. Universiteteve u mungon një menaxhim i unifikuar. Asnjë universitet nuk drejtohet në bazë të një plani strategjik, ato pak përpjekje që janë bërë për të zhvilluar një strategji të tillë (p.sh, në UT-në e Tiranës në kuadër të CEPES-UNESCO), kanë qenë të pasuksesshme,- vazhdon i pamëshirmshëm raporti.
***
Sa pak tërheqës dhe aspak konkurrentë mes tyre! Sipas Nurellarit dhe Miroiut, tregu i arsimit të lartë publik në Shqipëri thuajse nuk ekziston fare. Nuk ka mekanizma që sigurojnë konkurrencën midis universiteteve përsa i përket tërheqjes së studentëve, zhvillimit të programeve të reja, rritjes së cilësisë. Një nga pengesat më të mëdha është kontrolli i qeverisë mbi numrin e hyrjeve të reja. Kërkesa e lartë për arsim krijon presion për universitetet shtetërore që të regjistrojnë studentë me kohë të pjesshme dhe në të njëjtën kohë, zgjeron hapësirën për universitetet private, të cilat nuk konkurrojnë në të njëjtin treg si universitetet shtetërore,- thuhet në raportin e tyre.
Dhe sigurisht, në gjithë këtë nuk ka sesi të harrohen paratë. Që për fat të keq, janë shumë pak, kur bëhet fjalë për bujarinë e shtetit shqiptar ndaj arsimit në përgjithësi, qoftë ky parauniversitari apo universitari. Arsimi i lartë ka mungesë të madhe financimesh. Shqipëria është një vend evropian, ku shpenzimi publik për arsimin, përfshirë arsimin e lartë, është jashtëzakonisht i ulët (më pak se 3% e PPB-së në 2003-shin). Për pasojë, financimi për student është afërsisht 500 $ në shkencat sociale dhe humanitetet dhe 900 $ në inxhinieri. Kjo situatë sjell paaftësinë e universiteteve shtetërore për të ofruar lehtësi me cilësi të lartë për studentët, si internet, libra e revista, laboratore, lehtësi të reja, rroga tërheqëse.
***
Për të gjitha shkaqet e thëna më lart e ndoshta shumë të tjera të pathëna ende, përfundimet e raportit mbi arsimin e lartë publik në Shqipëri kanë qenë shumë të hidhura. Sipas tij, Shqipëria rrezikon seriozisht të ngelet jashtë procesit të Bolonjës. Nxitjet për reforma janë të vogla. Në të gjitha vendet e Evropës, lëvizja drejt procesit të Bolonjës ka filluar, programet janë ristrukturuar, sipas skemave të cikleve, janë futur kreditet, jepet suplementi i diplomës, janë zhvilluar mekanizmat e sigurimit të cilësisë në nivel universiteti dhe vendi, ndonjëherë arsimi i lartë jouniversitar është përfshirë në arsimin universitar (shkollat e infermierisë p.sh). Sistemi shqiptar i arsimit të lartë rrezikon shumë të mbetet jashtë këtij procesi,- shkruhet fjalë për fjalë në të.
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|