Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Milazim Krasniqi!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Milazim Krasniqi!

LULJA E SHPËTIMIT
Poezi








POEZI SHQIP “LULJA E SHPETIMIT”
NGA MILAZIM KRASNIQI
PER SHQIPTARET QE LEXOJNE SHQIP, FLASIN SHQIP DHE MENDOJNE SHQIP

ALBANUR




[b]POEZIA MË NDIHMOI QË TË KONSUMOJA ILUZIONET


I nderuari Adnan,
Botimi në këtë vëllim i poezisë sime të plotë, sipas seleksionimit që kam bërë vetë dhe sipas formës përfundimtare që u kam dhënë këtyre poezive, më jep një kënaqësi të veçantë, si kënaqësia që ka secili njeri kur e përfundon një punë të mundimshme e të gjatë.

Poezia ime që botohet në këtë vëllim, është finalizimi i tërë një projekti estetik që kam pasur si poet për më shumë se tridhjetë vjet.

Korrigjimet që kam bërë në shumë poezi, janë rezultat logjik i ndryshimit të koncepteve të mia estetike, fetare dhe jetësore, në udhën e vështirë të kërkimit të së vërtetës dhe të kuptimit të jetës sonë njerëzore.

Tash e di se e kam gjetur udhën e vërtetë, e cila më mundëson vetërealizimin si njeri në këtë botë dhe shpresoj edhe shpëtimin në botën tjetër.
Kërkimi im i gjatë poetik dhe jetësor, shumë herë ka qenë si i përhanshëm, kaotik dhe plot vuajtje, e kjo ka ardhur si pasojë e faktit se nuk e pata zbuluar me kohë të Vërtetën.

I jam mirënjohës poezisë sime, e cila më ndihmoi që të konsumoja iluzionet dhe të gjendesha në një truall, ku zgjedhja në mes të humbjes dhe shpëtimit, nuk ishte më e vështirë.

Dhe më duket se në poezi më nuk kam çka të them.

Kjo është forma përfundimtare e poezisë sime, të cilën do të dëshiroa ta kisha si një lutje të përhershme për veten time dhe për të gjithë njerëzit.

Lutem që edhe fjala poetike të jetë në shërbim të afrimit tonë me Krijuesin tonë.

Vetëm poezia që është e shkruar me idenë që të jetë adhurim ndaj Allahut dhe falënderim ndaj Tij, për të mirat me të cilat na e ka mundësuar dhe zbukuruar ekzistencën në këtë botë, është e denjë që të ribotohet.

Në Prishtinë,
1 nëntor 2004

Me respekt,
Milazim Krasniqi

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga Indrit datė 09/11/2005 ora 11:25

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2005 10:13
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

KRONIKË

Këto gërmime i bënë
do arkeologë të egër

Të tyret janë shifrat
mbishkrimet
edhe ato që s’thuhen

Thonë kanë thënë të urtët
thonë kanë thënë të marrët

Dikujt duhet zënë besë
Me sytë mes rrënojash,
Kur harron besën e vërtetë

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2005 10:26
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

DETI

Det o det det o gjëmë e kaltër
këlthitur nga ëndrrime të mëdha

Të shikoj si fërgëllohesh
dhe njësohem me dallgët e shqetësimeve të tua
që vijnë nga ora qiellore që mat kohën tonë
Mbi kokat tona

Edhe në ty e shoh mrekullinë e krijimit
Të qiejve e të tokës
Dhe të jetës sonë
Të cilës Krijuesi i tha: “Bëhu” dhe ajo u bë
Që t’i jep kuptim mrekullisë
Përmes adhurimit

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2005 10:31
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

NATA E QIRAVE

Sonte kanë zbritur në kulmin e shtëpisë
shpirtrat e engjëjt

Ne s’i shohim dot me sy

Sonte kanë ardhur shpirtrat e engjëjt
për të na dashur o gjykuar

Lehtë ia bëjmë me këto të mira në sofër
Po si t’ia bëjmë
me varfërinë e shpirtit

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2006 20:52
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

GURI I MEGJËS

Bën po atë gjumë guror
Të shekujve të fjetur

Në faqen e tij të rrahur nga era e shirat
si në një skenë filmi të tmerrit
zgërdhihet nofull’ e vdekjes

Qëndron në një bucë të rëndomtë dheu
Po njerëzit ia bartin peshën në zemër
Që kur humbën paqen në shpirt

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2006 20:54
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

DASMË

Ja po vijnë dasmorët po vijnë
shtegmalit e breglumit gjithkah
të gjithë të buzëqeshur

Në oborr është ndezur zjarri
për busull e mirëseardhje
edhe atyre që s’janë të ftuar

Porta është sofër për të gjithë
gëzimi daulle e të gjithëve
një shtëpi kalamaj miq uroni
Dhe dritë në të gjitha anët
Dritë që na shpëton nga humbja
Nëpër udhëkryqet e lumturive
Të rreme

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2006 20:56
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > Milazim Krasniqi!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.